
Si çdo herë, isha edhe kësaj radhe në
Kosovë, të ndjeja për së afërmi
frymëmarrjen e pëlcitur të saj nga
vuajtja e pandarë nëpër decenie dhe
shekuj dhe rastisa edhe unë me
frymëmarrjen e rënduar në mesin e
popullit protestues e revoltues. Nuk
isha e nuk ndodhem nëpër partitë
opozitare dhe asnjëherë nuk kam qenë në
asnjë parti politike. Si bir i denjë e i
mirëfilltë i saj nga mërgata shqiptare
dhe krijuese e deri te populli shqiptar,
i përvuajtur gjithanshmërisht dhe
veçanërisht i popullit të Kosovës,
ndjeja dhimbjet e përpëlitjet e popullit
tim, të shtypur, të persekuetuar, të
vrarë, të shfrytëzuar, të zhdukur apo të
lënë mënjanë si të "zhdukur", me
gërhamat e vdekjes, si leckë e mbrame e
ndotur dhe lënë përdhé nga përqyrrjet e
atyre që janë ngritur nga djersa, mundi
e sakrifica në piedestalin e politikës.
Kosova nuk është as për së afërmi
shprehja e të gjitha atyre gjërave, që
kurdoherë e kanë matrializuar nëpër
rrugicat e botës, edhe unë, pa gjumë e
pa pushim, pa ngrënë dhe i etur, pa u
ndalur e pa pushuar, duke protestuar
kundër dhunës së përdalur të aparaturës
së hekurit sebo-jugosllave, si shumë miq
të së njëjtës luftë. As për së afërmi
nuk e shprehë gjeografikisht tërë atë
preokupimin shumëvjeçar tonin, që
kurdoherë përplasej dhimbshëm nëpër
grupet e shumta nga ana e majtë dhe nga
ana e djathtë, të cilat, vetëm të
goditshin pandërprerë në mes brinjëve,
me thash e themet e tyre të pandalura,
për ikset dhe ypsilanet, pa kuptim të
mirëfilltë.
Edhe kësaj radhe e pashë për së afërmi
Kosovën e dashur si çdo herë, të
sakatuar përherë, një ish-krahinë
autonome e "socialiste" e Kosovës, të
mbushur me ndasitë e përkatshmërinë
fetare të disa feve që e kanë përpirë e
thithur energjinë e popullit të kësaj
ane, aq të vogël. Në anën tjetër,
pakicat serbo-malaziase dhe të tjera, të
shtyrë nga ideologjia fashiste
mbidominuese, e minojnë nga mbrenda këtë
godinë të brishtë e sajshmërisht të
tkurrur, me emrin "Kosovë". Nuk e dija
se cilat ishin thirrjet e përlotura të
varfërisë së skajshme të popullit e
kombit shqiptar të kësaj ane, e cila,
thënë shkurt, të gjithë janë "qytetar të
Kosovës", pjesë e të cilit jam edhe unë,
duke e ditur se vendi kishte nevojë për
një riorganizim politik e partiak, për
ta shprehur tërë atë odiseadë të
përpjekjeve shumëvjeçare; për ta shijuar
njëherë e përgjithmonë lirinë; e cila e
meriton shëndetin, shkollimin e
mirëfilltë, punën e denjë e dinjitetin e
madh. Ai komb ka vuajtur gjatë nën
stërmudimet, humbjet, dhunën e vrasjet e
mizorisë serbe, urisë së thellë e të
skajshme, dhe tani, vuan nga ata që po
vraponin e kanë vrapuar me hapa gjigantë
pas pronës e parasë- derisa populli i
gjërë mbetej pa frymë nga varfëria.
Është stërlodhur nga të gjitha këto
vuajtje të mëdha e nuk ka çka të bëjë,
pos të protestojë.
Dihet, se Republika e Kosovës, me të
gjitha këto parti, nuk po ia del të
arrijë një udhëheqje të një cilësije të
lartë dhe të sjellë vetë përmirësimin
cilësor të zhvillimeve në asnjë lëmi.
Duhet të vëmë përnjëmend bazat themelore
të shtetit e pushtetit, sepse këtë "popull"
të Kosovës-jo vetëm të kombit shqiptar,
e ka lodhur plaçiktja e shumtë e
pasurisë tokësore, industriale e të
përgjithshme të matrapazëve politik, të
materialistëve, të uzurpatorëve dhe të
korrupsionistëve. Tërë energjia mbi
shtresat e gjëra popullore është
negativisht e akumulluar. Ajo ka nxitur
largimin masovik nga vendi dhe është
bërë shkak të zbrazet kjo energji e
madhe. Padyshim, këtu janë infiltruar
njerëz të shërbimeve sekrete, kryesisht
serbe, të cilët i kemi me bollëk.
Ata e ndihmojnë këtë zbrazje të
energjisë së akumulluar atje ku nuk
duhet, atje ku do të vuajnë edhe më
shumë e do të varfërohen më
skajshmërisht apo do të vdesin rrugëve
të perëndimit. Shërbimet sekrete ishin
edhe në protestën e Prishtinës të
ndërlidhur, fuqimisht të ndërlidhur, të
cilën e kam vërejtur dhe e kam përjetuar,
para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,
të cilët nxitnin shtyrje të dhunshme.
Janë ngatërruar një listë e tërë
huliganësh, të cilët, i kishin gjepat e
mbushur me gurë, e do ti nxjerrin edhe
disa të tjerë nga kalldremi para
Pallatit të Qeverisë, në qendër të
Prishtinës. Duke u shtyrë me forcë të
madhe, qindra herë, më kanë nxjerrur tri
herë prej rreshtit, duke përfshirë e
plagosur edhe të rinjtë e Lëvizjes së
Vetëvendosjes. Së fundmi,
sikur dëshironin të më nxjerrin edhe mua
atje ku deshën të zbrazim gjepat e
mbushur me gurë apo të nxjerrur nga toka,
në drejtim të Qeverisë, të cilës ia kanë
thyer tërësisht xhamat, edhe duke u
rrahur nëpër rrugë.
Unë, e kuptova mirëfilli këte që herët,
prandaj u largova prej protestës, pas
binës, dhe u lagova edhe nga Prishtina,
para se ta bllokojë policia dhe të
ndërhyjë ashpër kundër protestuesve. Në
mes të pendrekëve, gazit të shumtë
lotsjellës dhe atyre që ishin
protogonista të këtyre trazirave të
qëllimta, sikur dëshironin të përbysnin
me forcë qeverinë nga krizat e mëdha e
të njëpasnjëshme, ndërsa pjesa masovike
e protestuesve ishte për ndryshime
pozitive në Kosovë.
Demokracia në Kosovë është tejet e
brishtë. Ajo nuk e toleron dhunën e
ashpër fizike, as huligazmin e
mirëfilltë. Shprehjet huligane dhe
huliganizmi dënohet edhe në shtetet e
tjera të Evropës. Ne tentojmë të jemi të
ndarë nga Serbia, të jemi të pavarur, të
zhvillohemi pak nga pak e
gjithanshmërisht, të jemi sovranë e të
futemi në Evropën e Bashkuar, në mënyrë
të denjë, të barabartë e të civilizuar
dhe të jemi kështu të barabartë me të
gjithë popujt e Evropës.
Huliganizmi na kthen në pikën zero të
mbarëvajtjes sonë, na kthen edhe njëherë
në vitet `90, që Beogradi dhe serbët e
mbajnë peng Kosovën për ta kthyer kohën
e Millosheviqit. Dhuna është vetëm
pasojë dhe jo shkak i standardit
demokratik. As rrahjet brutale të
policisë së Kosovës dhe as gjuajtjet me
gjësende të forta nga ana e protestuesve
nuk janë mjete që i zgjedhin problemet e
grumbulluara në Kosovë. Në çdo shtet të
Evropës e të botës bëhen protesta.
Nonjëherë, kemi edhe të dhunshme. Por,
kjo nuk është zgjidhje, nuk është rrugë
në drejtim të ndërrimit të Qeverisë,
sado që është i parevokushëm rasti i
ekstremistit fashist nga Lista Serbska,
Aleksandër Jabllanoviq. Duhet të jetë e
pandalur protesta e popullit dhe e
kombit të fyer rëndë, derisa ai të
pranojë dorëheqjen, që të mos lejohet
asjëherë pas tij shprehja përulëse e
ekstremistëve serbë. Nëse nuk dëshiron
t`a ndërrojë Isa Mustafa, atëherë edhe
ai duhet të heqë dorë nga qeveria, i
cili, bëri 6 muaj luftë për pushtet, siç
bëri edhe Albin Kurti. Populli i vuajtur
dhunshëm e ka parë në fund fytyrën e
vërtetë të kësaj kaste politike, në
pozitë e opozitë, e mbështetur nga
AAK-ja dhe NISMA. E para, është e
akuzuar si parti e haraçit, dhe e dyta,
si parti e hajnit e korrupsionit në
rrugët e asfaltit, të cilët, në
bashkëveprim janë edhe në protestë.
Haradinaj, Limaj dhe Kurti kanë qenë që
para 6 mujve në një marrëveshje me
Mustafën.
Racisti i tipit Aleksandër Jabllanoviq
për deklaratën e tij diskriminuese ndaj
grave të Gjakovës e Kosovës së etnitetit
shqiptar, duhet të largohet
përfundimisht. Edhe Kryeministri serb,
Vuqiqi, e ka thënë e sinkronizuar çdo
gjë në fjalët rreth "Kosovës e Metohisë",
sikurse të Jabllanoviqit e të Trepçës,
ku Millosheviqi luftoj pikërisht për
Trepçën. Dhunën e paparë militante të
Serbisë e la të prejë e të grijë në
Kosovë. Vuqiqi tha se duhet edhe njëherë
të bisedohet për Trepçën në mes të
Beogradit e Prishtinës, në Bruksel.
Çuditërisht, Albin Kurti e shtron në
planë Kosove Trepçën, siç priti në
vizitë këtyre ditëve 30 studentë nga
Beogradi, të organizuar nga Iniciativa e
të Rinjëve për të drejtat e Njeriut, të
cilëve u kërkoi një lëvizje të majtë në
Serbi, kushtimisht të trashëgimisë së
socialdemokratit Dimitrije Tucoviq, si
kontrast të pasardhësve të plotitikës të
Millosheviqit e të gruas së tij, me të
majtën e rrejshme. E vërteta shplohet
pak nga pak. Trepça do të shkonte në
falimentim me 3 shkurt 2015, e marte,
d.m.th. një ditë para protestës së
paralajmëruar të merkurën, me 4 shkurt
2015, nga mbledhja e përbashkët e
Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të
Lëvizjes së Vetëvendosjes. Albin Kurti
dhe Lëvizja VETËVENDOSJA, së bashku me
AAK-në dhe NISMËN, punëtorët e Trepçës
ndoshta do t`i lëjnë pa punë dhe 15`000
anëtarë të familjeve do të mbeteshin
kështu pa mjete të jetesës. Disa prej
tyre, pa prespektivë, do t`u
bashkangjiteshin turmave të refugjatëve,
në Evropës.
Albin Kurti i ka humbur definitivisht në
zgjedhjet e 4 qershorit 2014 shpresat e
veta. Por, ai do të dal fitues nëse i
shtron zgjedhjet e parakohëshme dhe do
t`i arrijë objektivat e veta politike
përmes protestave.
Duket se kërkesa e tij protestuese për
Trepçën është kërkesë paradoksale dhe jo
fort e sinçertë. Kjo i zbrabsi gratë e
Gjakovës, sikurse minatorët e Trepës.
Mua më la të kthehesha përsëri në Zvicër.
Duke gjuajtur me aq shumë gurë policinë
dhe ndërtesën e qeverisë, ai sillet
sikur "mbret i rrugëve" nëpër Prishtinë.
Kështu nuk jep shenjë demokratike e
pluraliste të Kosovës. Dhuna e ushtruar
nga opozita prej protestës së 27 janarit
2015, demolimet dhe përdorimi i
koktejeve "mollotov", gjuajtja me gurë
mbi policinë e Kosovës dhe thyerja e
xhamave të Qeverisë, sikurse shkatërrimi
i pronës publike dhe private, janë
shenjë e gjallë e motovimit e tyre për
ta djegur e shkatërruar tërë Kosovën.
Atyre u janë bashkangjitur Ramush
Haradinaj e Fatmir Limaj.
Po qese tani nuk i fituan plusët për
imponimin e zgjedhjeve të parakohshme,
nuk do të zgjidhen as në zgjedhjet
parlamentare të vitit 2018. Vjosa i tha
Isa Mustafës, dialogu parandalon
trazirat e mëtejme, dhunën,
destabilitetin, duke e përfshirë edhe
konfliktin ndëretnik, që po i kanoset
vendit tonë, nga jashtë e nga mbrenda.
Do të përfshijmë këtu vetëm një
deklaratë të Putinit, të dhënë Serbisë,
që të ndërhyjë ajo në Kosovë dhe Rusia
do të jetë e gatshme ta ndihmojë me mija
ushtarë dhe armë moderne. Dhuna nuk mund
të zgjidhë absolutisht mospajtimet e
pakënaqësitë. As huliganizmi. Vetë
problemet e mëdha sociale dhe ekonomike
nuk mund të zgjidhen. Papunësia e madhe
e shkaktuar nga keqqeverisja e skajshme
e mandateve, te qytetarët, ka mbërritur
kulmin. Asnjë pakënaqësi nuk mund të
zgjidhet nga cilado palë, nga pozita apo
opozita, posaçërisht me përdorimin e
dhunës, sepse këto forma të veprimit
mund të thellojnë ndarjet. Kështu, do të
rritet dhuna e destabiliteti, duke
përfshirë edhe ato ndëretnike.
E vetmja zgjidhje është dialogu në mes
të Qeverisë dhe opozitës, civile dhe
qytetare, për të arritur një zgjidhje të
pranueshme, në interes të vendit tonë.
Çka ishte e ligë e hileqare, është bërë
deri më sot. Dhëntë fati e mbledhim
mendje nga këto humbje të njëpasjëshme
dhe e krijojmë një forcë të përshtatshme...
|
|
|