Jam e
përkushtuar në edukimin
dhe mësimdhënien sa më
cilësore tek nxënësit,
shprehet mësuesja
Belgize Hyseni-Kryeziu.
Për 15 vjet të punës
sime dhe të angazhimit
tim në Shkollë Fillore „Metush
Krasniqi“ në Roganë,
kujtoj se kam bërë atë
që duhet bërë. Nxënësit
e mi e kanë nxënë
kuptimin e ligjërimit,
kuptimin e gjuhës dhe
shkrimit, dhe kuptimin e
vlerave historike dhe
kuturore të popullit
tonë. Dituritë e thella
janë vlera të kohës sonë.
Zhvillimet teknologjike
në arsim japin shumë
mundësi të marrjes së
diturive. Nxënësit e mi,
thotë Belgizare
Hyseni-Kryeziu, e flasin
dhe e shkruajnë drejt e
bukur, gjuhën e
letërsisë, identitetin
suprem të qenies sonë.
Belgizare
Hyseni-Kryeziu u lind në
fshatin Breznicë në
vitin 1974, nga
prindërit; babai Hyseni,
dhe nëna Elmazja.
Belgizare Hyseni-Kryeziu
shkollën fillore e kreu
në vendlindje, të mesmen
në Gjilan, ndërsa
Fakultetin e Mësuesisë
në Universitetin e
Kosovës, në Prishtinë.
Jeta e mësues,
këngëtares së talentuar,
spikeres dhe moderatores
së shkëlqyer, Belgizare
Kryeziut, është plotë
beteja pune dhe suksesi.
Dashuria për shkollën,
dashuria për atdheun,
dashuria për kulturën e
popullit tonë, mësuesen
e Roganes, Belgizare
Kryeziun, e bëjnë vërtet
mësuese të dalluar, dhe
të rrespektuar.
Jeta ime
me nxënës është bota ku
unë krijoj. Thellësitë
dhe gjerësitë e diturisë
janë të pafund. Fal
gjuhës së letërsisë
nxënësit e mi, shprehet
mësuesja Belgizare
Hyseni- Kryeziu, mund të
marrin dijet më cilësore
për moshën. Për 15 vjet
punë që jam mësuese në
Roganë, çdo çast me
nxënësit unë e përjetoj
si çast të parë. Jam
krenare për punën që bëj.
Shkolla fillore „Metush
Krasniqi“ ka 368 nxënës,
dhe 35 arsimtarë. Me
këtë shkollë e kam jeten
time të mësues. Plotë e
kam kraharorin me liri,
plotë kam kraharorin me
Kosovë. Në shkollë këtu
ku punojë kemi një
atmosferë të mirë
kolegialiteti, ku unë
ndjehem jashtëzakonisht
e nderuar. E ndiejë
veten të gëzuar, që
shumë nga nxënësit e mi,
sot janë studentë nëpër
Universitetet e Kosovës.
Liria e Kosovës më thotë
Belgizare Hyseni-Kryeziu,
është mundësi e madhe në
arsimin tonë bashkëkohor.
E kaluara
jonë nuk krahasohet me
të sotmen. Unë shkollën
e mesme e kam kryer në
Shtëpitë-Shkollë.
Kushtet e mësimit atë
kohë kanë qenë nën
rrethim policor. Por,
fal atdhedashurisë të
mësuesve për shkollën,
dhe vullnetit të
nxënësve për më shumë
dije, ia kaluam edhe
armikut edhe historisë.
Mësuesi i Kosovës sot ka
planprogramet e Kosovës
së lirë, dhe ligjëron
historinë dhe kulturën e
popullit tonë me të
gjitha vlerat dhe
cilësitë e kohës.
Unë jam e
diplomuar për pedagoge,
por, letërsinë, këngën
popullore, dhe
folklorike, etnikumin e
vendit tim, e kam për
zemër, dhe e lëvroj me
shumë dëshirë. Jam një
çik kurnace dhe pak e
druajtur në dëshirat e
mia për këngën dhe
poezinë. Në Luftën e
UÇPBM- së, e tërë
familja ime, në Breznicë,
ishte krah dhe
pjesëmarrëse me
kryengritësit e Luginës.
Në kohën që po jetojmë,
tregon mësuesja e
Roganës, Belgizare
Hyseni- Kryeziu, nuk jam
pa ëndërr. Unë i takoj
dy shekujve, atij që iku,
dhe këtij që jam.
Profesioni i mësueses më
pëlqen shumë, dhe këtë
punë e bëj me pasion.
Në sferën
e familjes më thotë
Belgize Hyseni-Kryeziu
jam e kënaqur; kam dy
fëmijë, një vajzë dhe
një djalë. Bashkëshorti
im, Gazmend Kryeziu me
profesion është
Magjistër i Farmacisë,
ai më ndihmon shumë, në
krijimin e hapësirës për
punë. Unë dhe Gazmendi
punojmë pandërprerë me
fëmijët. E ardhmëja na
do të ditur. Bija ime,
Enisën, dhe biri im,
Etniku, janë nxënës të
mirë. Fëmijët e mi
shprehet Belgizare
Hyseni-Kryeziu, përveç
mësimeve që marrin në
shkollë, ata kanë „marrëdhënie“
të mirë edhe me
bibliotekën në shtëpi.
Rogana,
ku unë jetoj dhe punoj,
më pëlqen shumë. Kushtet
për jetë po edhe për
punë ( në kushte fshati
) janë të kënaqshme.
Rogana nga këdvështrimi
im lirik, ka një pamje
të pjatës së zgjeruar.
Në Roganë, me pak
investime mund të
krijohen shumë vende për
çlodhje, rekreacion, dhe
aktivitete sportive. Në
kohën e lirë ose
mbrëmjeve, vargje të
pashkruara ndjekin jetën
time të pakënduar.
Në
krijimet e mia në poezi
fjala mbetet e para.
Rogana është fshat i
arsimuar dhe me qytetari
të formuar. Rogana
aktualisht ka 6 doktorë
të shkencave, 15
magjistra, 13 shkrimtarë,
mjekë, inxhinjerë,
farmacistë, profesorë të
profesioneve të ndryshme,
kompozitorë, pikorë,
skulptor, sportistë
kombëtar dhe
ndërkombëtar, me medale
të parë, të dytë, të
tretë, pilot, gjeneral,
dhe kuadro nga të gjitha
profesionet. Në Roganë
ka rreth 100 qytetarë me
diplomë Universiteti.
Fshati Roganë ka 3 mijë
banor. E kaluara e
Roganës është ende e
pashkruar. Në Roganë sot
kemi rreth 230 biznese.
Ndërtimi i shkollës së
re që ka filluar pak muj
më parë, është një
ëndërr ma shumë për
Roganën. Rogana me pamje
të pjatës së zgjeruar,
është si ( Unazë ) për
11 fshatra të Komunës së
Dardanës dhe Komunës së
Bujanocit॑. Gjatë një
shekulli luftë kundër
armikut serb, Rogana i
dha lirisë së Kosovës,
75 dëshmorë.
Në kohën
e lirë, jo rrallë, në
mua troket muza, që t´ia
hapi dritaren për ndonjë
varg të çastit. Në këtë
jetë kështu s´i është,
dashurisë të gjithë i
përkulemi. Jeta i do
sukseset dhe kremtimet e
saj. Unë lexoj
vazhdimisht letërsi dhe
shkencë më thotë
Belgizare Hyseni-Kryeziu.
Jeta në letër, dhe
shkronjat e gjuhës në
libra, prej kohësh ma
kanë marrë gjumin. Sonte
mund të shkuaj në
fletoren tim; Jam lodhur
nga gushtat e zemërimit
/ dhe nga inatet
dashakeqe të pasqyrave/
vetëm vetes pa pasqyre
mund t´ia hapi zemrën /
dhe hijeve me hënë dhe
yje…
Rrustem
Geci – Dortmun, 2015