Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4 5

ISA MUSTAFA, SA MË PARË DUHET TË IK!

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

2015

Opinion
* Vetem te mjeret dhe kokeshkretet, Isa Mustafen e konsiderojn kryeminister te vendit.
* Isa Mustafa perpos shume te zeza qe i solli Kosoves, qe nga koha e Serbise fashiste,tani vehet edhe ne mbrojtje te gjakpiresit, Aleksander Jabllanoviq, qe dite me pare, fyu shume rende nenat gjakovare qe akoma nuk i dijn eshtrat e te afermeve te tyre.
*Isa Mustafa,si ne kohen e Millosheviqit,bashke me Rrahman Morina, perbuzi jeten e 1300 minatoreve ne vitin 1989, tani i ben bisht vizites se minatoreve me leje te Vuqiqit
*Edhe pse humbi shume turpshem disa here ne Kosove,Isa Mustafa erdhi ne krye me bekimin e Beogradit dhe nderkombetareve!
*Ne fushaten parazgjedhore thoshte:"Ne qoftese vi ne krye te Qeverise,do t´i hapi 150.000 vende te reja pune,nderkaq, tani ky faqezi thote,kjo ishte vetem fushate..." Turp!
*Populli i Kosovës, Isa Mustafes, i ra tri herë radhas shuplakë surratit. Por. Isa zeza nuk skuqet fare,sepse eshtë i zier ne kazanet e kuzhinave te Beogradit.
Në botën Demokratike, një kryetar partie që humbet tri palë zgjedhje radhazi ik në shtepi.

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Shume shpejt Isa Mustafa, zbuloi surratin e faqeziut qe gjate fushat parazgjedhore thoshte se neqoftese do te vi ne kryey te Qeverise, do t´i hap 150.000 vende te reja pune,nderkaq tani thote se kjo ishte fushate. Vetem te mjeret dhe kokeshkretet,ose me mire me thene,vetem klyshet e Titos e besonin kete rrene te argatit te deridjeshem serbian,Isa Mustafa.

Shpeshherë kam shkruar në shtypin e shkruar dhe elektronik, për Isa Mustafën, ish-titistin, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtorit më të ngushtë të dilerit të drogës dhe tradhëtarit të kombit, Rrahman Morina, që i kanë rënë këmbanave të mortit kundër vendit tonë. Vetëm naivët dhe puthadorët e deridjeshëm serbian nuk e besonin se ky njeri akoma vesh gëzofin e tyre dhe është njeri i harxhuar. Po ashtu, kam shkruar se ky ish komunist i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (kupto serbe), nuk e përkrahu Bashkimin Kombëtar,himnin dhe flamurin kuqezi.

Populli i Kosovës, Isa Mustafës, tri herë radhazi i ra shuplakë te fortë fytyrës. E shtriu për tokë Isa zezën. Tellallet e tij të hipur në qerren e humbjes, u mblodhën kokë më kokë për të vajtuar si qyqet në lis. Popull të lumtë! Merreni me mend se çka do të ndodhi të kthimi i titistit Isa Mustafa dhe klani i tij i kuzhinave të Beogradit. Ky eshte taman si kanceri në trupin e njeriut!
Ehu, mos e bëj Zot!

Timonin e kombit po e dreejton udhës së Beogradit e jo të Tiranës. Akoma ka nostalgji për atë vendin e kasapëve që lëshuan kosën e vdekjes në kokat tona. Gjatë fushatës trumbetonte gënjeshta të kulluara duke i hedhur popullit pluhur syve në pikë të drekës. Thoshte se do te hapen 150.000 vende te reja pune ne Kosove.Kot e kishte. Nuk piu ujë genjeshtra e tij. Populli ia vuri gishtin kokës se nuk ngopet me fjalë boshe që tashmë u ka dalë boja. Dhe tani ky i poshter thote se kjo ishte fushate. Turp,ore faqezi!

Gjeneratat që kanë jetuar në kohën e satrapit Tito, e din se titistet, këta sahanlëpirës dhe qelbësira të komunizmit jugosllav, nuk skuqen fare, nuk kanë derte për marrëzira. Këta vazhdojnë punën e tyre si të mos ketë ndodhur asgjë. Shih për ketë, akoma qëndron në "shkamin e berberit", ndërkaq, në botën demokratike,një kryetar partie, të humbas zgjedhjet tri herë radhazi do të largohej nga fotelja e butë dhe do t´ia dorëzonte bajrakun dikuj tjetër. Por jo.Titistët nuk e bëjnë dot, sepse janë të zier safi në kazanet e kuzhinave të Beogradit...
Mbajeni mend edhe këtë: Nuk është larg dita, kur të vetet do t'ía fusin sa krahu dhe në mendjen e popullit do të mbetet refreni: Dikur na ishte Isa Mustafa,kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e regjistruar në Beograd, tek Vllado Kambovski, ish-titist i regjur, argat në Qeverinë e Rrahman Morinës, dilerit të kontrabandës së armëve dhe të drogës, tradhëtarit të kombit dhe burrit të ... (qofsha i gabuar, por, baxhanak me Zoran Sokoloviqin...).

Dhe, tani, Isa Mustafa, vehte ne mbrojtje te Aleksander Jabllanoviqit, birit te ... qe tallet dhe fyen shume rende nenat gjakovare dhe shqiptare ne pergjithesi, duke i quajtur "egersira", qe akoma nuk i´u kane thare lotet dhe nuk i dijn se ku i kane eshtrat e me te dashureve te tyre, te vrare e te masakruar nga bishat kriminale te gjaksorve serbo-çetnik dhe te mercenareve rus.

Si mund te jete ky kryeminister i vendit?

Dhe krejt në fund, për të mos i ra muhabetit më tej rrotull, na mbetet të themi sa nuk është bërë më keq: ISA MUSTAFA, SA ME PARE DUHET TE IK KY FAQEZI!

Kaq kesaj radhe nga une, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .