• Ishte
fillimi
i viteve
të
80-ta,
kur unë
sapo
kisha
hyrë në
dekadën
e dytë
të jetës
sime.
Isha
vetëm
një
fëmijë,
por që
bëja
punët e
një
burri.
Më
kujtohet,
kur një
ditë po
ktheheshim
nga
pylli,
me nga
një dru
në
krahë,
nëpër
borën që
kishte
arritur
deri në
gjunjë.
Kështu
bënim
çdo
dy-tre
ditë,
gjatë
gjithë
dimrit,
pasi nuk
i kishim
mundësitë
t’i
siguronim
drutë me
kohë.
Sapo
zbritem
në
rrugën e
fshatit,
takuam
“komandirin”
e
Stacionit
policor
në
Llopushnik,
me të
cilin
kishim
“muhabet”,
pasi ai
e kishte
fqinjin
tonë
“jaran
shpirti”
dhe
kështu u
njohëm
edhe ne
me atë.
Në
bisedë e
sipër,
ti baba
nuk e
kurseve
fare për
t’ia
sharë
partinë,
sistemin
jugosllav
që
dirigjohej
në atë
kohë nga
serbët,
ia shave
shtetin…
Por, kur
mbërritëm
tek
vendi ku
ndalonin
autobusët,
ti i the
se nuk
do t’ia
shash më
partinë,
për
t’mos e
vënë në
pozitë
të
palakmueshme,
para
njerëzve
të
shumtë
që
prisnin
në
stacion
autobusin
e orës
15:00, i
cili
shkonte
për
Prizren!
Komandiri
të
falënderoi
për
mirëkuptimin
që
tregove
ndaj
pozitës
së tij
dhe, në
shenj
respekti,
ta rrahu
shpinën.
Por,
ndonëse
para
meje u
ndjeve i
paprekshëm
dhe i
fortë
ndaj
pushtetit,
kishe
harruar
një
detaj të
vogël
baba…
Dallimin
mes
nesh!
Komandiri
ishte me
kollare
dhe
kundërmonte
nga
parfumi,
ndërsa
ti e unë
ishim të
lagur
nga bora
dhe të
ngrirë
nga të
ftohtit.
Po me
ato duar
të
ngrira,
duhej ta
mbanim
mbi supe
nga një
dru të
njomë,
të cilin
do ta
copëtonim
më pas
në
shtëpi
për tu
ngrohur
në atë
ditë të
ftohtë
dimri.
Harrove
se ne
këtë
punë do
ta bënim
edhe
nesër,
pasnesër
dhe…
deri në
fund të
dimrit.
Ndërkohë,
komandiri
që nuk
të
arrestoi
se ia
shave
partinë
dhe
shtetin,
atë ditë
kishte
aheng
tek
jarani i
tij,
fqinji
ynë.
Këtë ai
do ta
bënte
gjithnjë,
sepse
kishte
një punë
të mirë,
të cilën
e kishte
fituar,
falë
inkuadrimit
në
partinë
që ti ia
shaje.
Nuk
kaloi
shumë
kohë dhe
ti baba,
më 28
janar të
vitit
1984,
kishe
vajtur
për
ngushëllime
tek
familjarët
e një
bashkëfshatari,
në një
lagje të
njohur
për nga
mbështetësit
e
Lidhjes
Komuniste
të
Jugosllavisë
(LKJ).
Atje,
dikush
nga kjo
lagje ta
kishte
zënë në
gojë
faktin,
se në
vitin
1948 të
kishin
lutur që
të
inkuadroheshe
në
radhët e
partisë
por që
ti e
kishe
refuzuar,
duke
ikur
edhe nga
fshati,
derisa
të
kalonte
ai
insistim
i
partiakëve
për të
të futur
në
radhët e
tyre. A
e dije
ti baba,
se kjo
ishte
një
ofertë,
të cilën
shumëkush
e
dëshironte
por që
nuk e
arrinte
lehtë?
Nuk
ishte
lehtë
edhe
nëse e
refuzoje,
nëse ta
ofronin
pa e
kërkuar
vetë! E
ti baba…
në vend
se të
ndiheshe
i
privilegjuar
që
partia
po ta
ofron
besimin,
qysh kur
ishe 18
vjeç,
zgjodhe
të
dytën. E
refuzove
inkuadrimin
në
parti,
duke u
thirrur
në
karakterin
tënd
personal
dhe
familjar,
se ajo
nuk
ishte
partia
që i
duhej
kombit
tonë dhe
as që
ishte e
drejtë
karshi
qytetarëve.
E mua,
si biri
yt, më
thoshe
se
refuzimi
që të
kyçeshe
në
parti,
ishte
veprim i
mençur
pasi, po
të
anëtarësoheshe,
do t’i
sillje
telashe
familjes,
duke i
kundërshtuar
veprimet
e
anëtarëve
të
partisë,
të
cilët,
ndonëse
në emër
të
popullit,
gjithnjë
e më
shumë ia
vepronin
duke ia
shtuar
luksin
vetes,
në
kurriz
të po
atij
populli.
Sido që
të ketë
ndodhur
në atë
kohë, ti
baba
sërish
ua shave
partinë,
atyre që
ndodheshin
në odën
përplot
me
burra,
atyre që
po të
kritikonin
për
refuzimin
që i
bëre
partisë
për tu
kyçur në
radhët e
saj.
Madje,
ti ua
bëre të
qartë se
je duke
e pritur
shtrirjen
e
Shqipërisë,
edhe në
Kosovë.
Harrove
baba… se
në këtë
rast
kishe të
bëje me
shumë
komunistë
dhe jo
si në
rastin
kur ia
shave
komandirit
partinë
në katër
sy! Ani
pse
kishin
kaluar
katër
vjet, që
kur
kishte
vdekur
“shoku
Tito”,
harrove
se të
tillët
si ata
që të
provokuan
në atë
odë,
sistemin
e Titos
e
mbajtën
gjallë
edhe një
dekadë
pas
vdekjes
së tij.
Harrove
baba… se
të
tillët e
siguronin
“bukën e
gojës”,
duke i
denoncuar
njerëzit
si ti,
të cilët
guxonin
ta
shprehnin
hapur
kundërshtimin
ndaj
sistemit
“shoqëror-politik”
të
Jugosllavisë.
Ky ishte
rasti më
i
përshtatshëm,
baba… që
të
tillët
të të
lajmëronin
tek
pushteti,
pa u
kuptuar
se cili
po e
bënte
këtë
denoncim,
pasi
ishin
shumë në
atë odë.
Dhe, pas
pak
ditësh
të
arrestuan,
duke na
lënë ne,
fëmijët
e tu, me
dy
kilogramë
miell në
magje,
pa dru
zjarri
dhe pa
zarzavate.
Megjithatë,
dikush
nga
bashkëfshatarët
u
mëshirua
me ne,
duke na
sjellë
pak
miell,
vaj,
sheqer
dhe
gjëra të
tjera
ushqimore.
Ishte
zdrukthëtari
i
ndjerë,
që
njihej
edhe ai
për
mospajtim
me
sistemin,
por që
nuk e
shprehte
këtë,
sikurse
ti baba!
Madje,
po nga
shitësi
ku i
bleu
gjërat
për ne,
ai u
akuzua
për
ndihmën
që po na
e jepte,
pasi ne
ishim
fëmijë
të një
nacionalisti
dhe
separatisti! Ai,
mund
edhe të
dënohej
nga
pushteti
për këtë
veprim,
po të
mos
ishte më
i fortë
se ne
familjarisht.
Prandaj,
ai mori
guximin
që ta
shajë
shitësin,
duke e
paralajmëruar
se mund
ta
pësonte
keq, po
që se
vazhdon
të
llomotisë,
duke e
konsideruar
veprim e
tij
human,
si diçka
që ishte
kundër
sistemit.
E
pagove
shtrenjtë
baba
kundërshtimin
tënd
ndaj
sistemit.
U dënove
“minimalisht”,
12 muaj.
Kështu e
shfajësuan
vetën
njerëzit
e
pushtetit,
duke të
mëshiruar
se kanë
mundur
të të
dënojnë
pesë
vjet,
sipas
ligjeve
në fuqi,
por që
ta kanë
prerë
“një
dënim
minimal,
sa për
të thënë
se të
dënuan”.
Dhe, kë
pate për
dëshmitarë
në
gjykim
baba…?
Dy
persona
që kishe
kërkuar
ti vet
dhe dy
të tjerë
që t’i
kish
sjellë
pushteti;
njëri
kryetar
fshati
dhe
tjetri
kryetar
i
Lidhjes
së
Rinisë
Socialiste
të
fshatit!
Që të
dy,
anëtarë
të
devotshëm
dhe të
besueshëm
të
partisë.
Sot,
baba… a
e di se,
po ata
njerëz
të
besueshëm
të
pushtetit
të
atëhershëm,
janë
përsëri
nëpër
pozita
të
pushtetit
në
Republikën
e
Kosovës?
Nëse jo
të
gjithë
ata, të
cilët u
morën me
ty në
atë
kohë,
bijtë e
tyre
janë!
Të
jesh i
sigurt
se, po
të ishe
gjallë,
prapë të
njëjtit
apo
bijtë e
tyre do
të të
fusnin
në burg.
Kësaj
radhe,
jo sepse
do t’ua
shaje
partinë
ose pse
do ta
kërkoje
shtrirjen
e
Shqipërisë,
edhe në
Kosovë.
Por, do
të haje
burg
baba,
sepse e
di që do
t’i
kundërshtoje
për
mënyrën
se si po
qeverisin
në
shtetin
e
Kosovës.
Baba…
Më fal,
por ke
bërë
gabim të
madh që
refuzove
të
bëheshe
komunist.
Ti do të
ishe i
pushtetshëm
në atë
kohë dhe
ne do të
jetonin
më mirë.
Ndërkaq,
unë sot
do të
isha i
pushtetshëm
dhe ti
do ta
bëje
pleqërinë
shumë më
mirë.
Sidoqoftë,
ti sot i
bën dy
vjet që
ike nga
kjo
botë,
ndërsa
unë
vazhdoj
ta
mundoj
veten me
dilemat,
nëse
bëre
mirë që
refuzove
të
bëheshe
komunist
apo bërë
veprimin
e duhur.
Pyes
vetën,
athua do
të isha
unë sot
një
demokrat
i mirë,
sikur ti
të ishe
një
komunist
i mirë?
Megjithatë,
ti pusho
i qetë
baba,
sepse
unë kam
kohë ta
gjej
përgjigjen
e duhur!
Por, ajo
që po më
mundon,
është
fakti se
bijtë e
atyre që
të
persekutuan
ty
dikur,
sot po
mundohen
të më
degradojnë
mua! Jam
i sigurt
se, po
të ishte
i njëjti
sistem,
që moti
do të
ndodhesha
në burg,
sikurse
ti dikur
baba.
Por…
|
|
|