Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

 Opinione

1

2 3 4 5

OPINION  DEMOKRACIA  NGA  DIASPORA

Kur është një shtet demokratik? Cilat janë elemente thelbësore të tij?

Nga:Ramiz DËRMAKU

2015

Opinion
  Demokracia e shëndoshë në Kosovë e Shqipëri varet shumë nga shkalla e zhvillimit të kulturës qytetare shqiptare, që do të thotë se çdo qytetar me sjelljet, qëndrimet, praktikat dhe normat morale të tij përcakton aftësinë e tij si individ, si shoqëri dhe popull për tu vetëqeverisur.
Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rendë qeverisës i shteteve janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve shtetërore, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci. Pavarësisht nga të gjitha kritikat, demokracia është procesi më i suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve. Kudo në botë, njerëzit mbështeten tek ajo, në rajone dhe sisteme të ndryshme. Demokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është njohuria. Mundësinë e përfshirjes e kanë vetëm ata, të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Për këtë arsye, transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit. Ç'është demokracia? Çfarë formash të demokracisë ekszistojnë?  Si është zhvilluar ajo që nga fillimet e saj në Greqinë antike?
 Çfarë thonë mendimtarët kryesorë politikë?
 Kur është një shtet demokratik? Cilat janë elemente tehlbësore të tij?
 Si duket një shoqëri demokratike?
 Me çfarë vështirësish përballet sot demokracia? Këto janë disa nga çështjet, për të cilat do të bëhet disa fjalë për Demokracin. Klasikët e filozofisë politike, etj., do të përpiqen të bëjmë të qartë nocionin Demokraci, duke pasur gjithnjë parasysh faktin se demokracia nuk është një gjendje statike, por një detyrë permanente.Shoqëria shqiptare, e ardhur nga një sistem politik totalitar komunist për pesë dekada, edhe me ardhjen e demokracisë në vitin 1990 trashëgoi një qytetari të diktuar dhe të nënshtruar, e cila në vetvete nxiste plogështi, rutinë dhe indiferentizëm. Krejtësisht ndryshe, në realitetin e sotëm shqiptar kultura qytetare e një shoqërie të re demokratike është formuar nga veprimtaria e lirë e individit (individëve) dhe e komuniteteve (grupeve) të caktuara në këtë shoqëri Demokracia e shëndoshë në Kosovë e Shqipëri varet shumë nga shkalla e zhvillimit të kulturës qytetare shqiptare, që do të thotë se çdo qytetar me sjelljet, qëndrimet, praktikat dhe normat morale të tij përcakton aftësinë e tij si individ, si shoqëri dhe popull për tu vetëqeverisur.
Shtetasit e një shoqërie të lirë në demokraci ndjekin interesat e tyre, ushtrojnë të drejtat e tyre dhe përgjigjen për jetën e tyre private. Ata vendosin vetë për jetën e përditshme, për të tashmen dhe të ardhmen për familjet dhe fëmijët e tyre, se ku do të jetojnë në Shqipëri, Europë e në botë, se çfarë pune apo profesioni do të bëjnë (zgjedhin) sipas aftësive dhe bindjeve, ku do të banojnë, në qytet apo në fshat, a do të merren me politikë, me art, filozofi, shkencë e kështu me një radhë të pafund interesash.. Demokracia parlamentare është një koncept, që artikulohet në vende të ndryshme, përfshirë edhe vendin tonë si demokraci përfaqësuese. Në këtë lloj sistemi, me fjalë të tjera, populli ushtron pushtetin shtetëror jo direkt, por me anë të të zgjedhurve prej tij, në bazë të Kushtetutës, për një cikël pushteti të Demokracia në Shqipëri ndodhet në një udhëkryq, theksohet në raportin Freedom House një organizatë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë në botë. Në raportin e saj vjetor mbi gjendjen e vendeve në tranzicion, Freedom House thekson se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri nuk janë të lira e të drejta, qëndrueshmëria politike e vendit mund të vihet seriozishtë.
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .