Askush
më shumë
sesa
Ibrahim
Rugova
nuk u
shqua
për
guxim
intelektual,
me
deklarata
e
intervista
për
gjendjen
e rëndë
të
shqiptarëve
në
Kosovë,
për
krimet
që po i
bënte
shteti
jugosllav.
Student
i Parisit,
me
rrënjë
të
thella
në
traditën
shqiptare,
“Çeta e
Profetënve”
të
Pjetër
Bogdanit,
një
rilindësi
shqiptar
e
evropian
qe
interesimi
i tij
fondamental.
Ai
ndiqte
modelin
e Vaclav
Havelit,
disidentit
të
njohur
çek, po
ashtu
shkrimtar.
Gani
MEHMETAJ
Ngjarja
më e
rëndësishme
e
gjysmës
së dytë
të
shekullit
XX
sigurisht
është
formimi
i
Lidhjes
Demokratike
të
Kosovës,
partisë
së parë
shqiptare
në
ish-Jugosllavi
dhe
partisë
më të
madhe
shqiptare
që ka
funksionuar
ndonjëherë
në
Gadishullin
Ilirik.
Themelimi
i LDK-së
u bë në
rrethana
të
çuditshme,
shumë të
ngjashme
me
rrethanat
e
formimit
të
Lidhjes
Shqiptare
të
Prizrenit,
atëherë
kur
rrezikoheshin
territoret
shqiptare,
sepse në
të
njëjtën
mënyrë
po
rrezikohej
qenia
kombëtare
shqiptare
një
shekull
më vonë.
Ndihej
shpartallimi
i afërt
i
Jugosllavisë,
burgut
të
shqiptarëve.
Njëkohësisht
ndihej
shkërmoqja
e
diktaturës
shqiptare
në
Tiranë,
regjimit
më të
egër në
Evropë.
Perëndimi
nisi t’i
drejtonte
reflektorët
e
interesimit
në
Ballkan
si asnjë
herë më
parë,
pasi e
dobësoi
Bashkimin
Sovjetik.
Në fund
të
viteve
të
tetëdhjeta
zhvillohej
një
situatë
paradoksale.
Në tërë
Evropën
Lindore
komunizmi
po
shkërmoqej,
diktaturat
po
dobësoheshin,
ndërsa
në
Jugosllavi
ndodhte
e
kundërta.
Në këto
rrethana
u formua
Lidhja
Demokratike
e
Kosovës,
partia e
parë
shqiptare
në
ish-Jugosllavi.
Formimit
të
LDK-së i
parapriu
një
debat i
brendshëm,
kryesisht
nëpër
kafene.
Debatet
u
mbajtën
në
ëmbëltoren
“Elida”,
të
kryeqytetit,
nga
gazetarët
e
shkrimtarët
e “Rilindjes”.
Para se
të
zgjidhej
kryetari
i LDK-së,
njeriu
më
energjik
e
sistematik
i
debateve,
i
përgatitjes
së
dokumentacionit,
i
përgatitjeve
të tjera
për
formimin
e
Lidhjes
Demokratike
të
Kosovës,
ishte
shkrimtari
dhe
redaktori
i “Rilindjes”,
Jusuf
Buxhovi.
Të
tjerët e
kanë
dhënë
kontributin
e vet,
kryesisht
me
ndonjë
vërejtje,
preferencë
apo me
mbështetje
morale,
por të
kenë
bërë
punë
konkrete,
asnjëri
nuk mund
të
lavdërohej
para
mbledhjes
konstituive.
Që në
javët e
para
pati
vërejtje
pse
grumbullimi
i
dokumentacionit
e
formulimet
e
statusit
mbaheshin
disi
fshehtë,
megjithëse
asnjëri
nga ne
nuk
merrte
vesh në
formulimet
e
statutit,
në
procedurat
administrative
e
juridike.
Në ditën
e
themelimit
lista u
zgjerua
me emra
të rinj,
të cilët
të
entuziazmuar
vunë nënshkrimet.
Nuk u
bëra
kurrë
anëtar i
Lidhjes
Komuniste
të
Jugosllavisë,
prandaj
anëtarësimi
në
partinë
shqiptare
më dukej
interesante
edhe për
faktin
sepse e
konsideroja
parti
kombëtare.
Shumica
prej
nesh
ishim të
sigurt
që pas
aktit të
konstituimit,
apo
mbase
para tij,
policia
serbe do
ta
shpërndante
grupin
nismëtar
e grupin
nënshkrues,
ose mund
të na
arrestonin,
sepse
rrethanat
e tjera
e
paralajmëronin
një gjë
të
këtillë.
Këshilltarët
e
zyrtarëve
të lartë
që na
dërgonin
ndonjë
mesazh,
më shumë
kërcënim
e
krijuan
atmosferën
e frikës
e të
pritshmërisë
në
tension,
megjithëse
edhe pa
kërcënimet
e tyre e
dinim
fare
mirë se
ç’mund
të na
priste.
Formimi
i LDK-së
u bë më
23
dhjetor
të vitit
1989 në
objektin
e “Kosovafilmit”,
i cili
iu dha
në
qeverisje
Shoqatës
së
Shkrimtarëve
të
Kosovës,
derisa
Azem
Shkreli
ishte
drejtor
i “Kosovafilmit”,
meqë ata
dolën në
objektin
e ri.
Ka shumë
spekulime
për
propozimet
për
kryetar
të
LDK-së,
ka edhe
të
vërteta
në disa
libra
për këtë
fazë të
rëndësishme
të
konsolidimit
të
demokracisë
e
pavarësimit
të
Kosovës.
Nuk më
kujtohet
saktësisht
kush
ishte
për
Rugovën
e kush
për
Qosjen,
nuk e di
as pse u
dha emri
i Qosjes,
kur
gjatë
gjithë
kohës
nuk u
lakua
fare
emri i
tij, të
gjithë e
patëm
parasysh
Rugovën
që nga
fillimet
e para.
Buxhovi
tha se
Qosja
nuk e
pranoi
kandidaturën.
Megjithatë,
më bëhej
se
propozimi
i
kundërkandidatit
të
Ibrahim
Rugovës
qe lojë
e
“pluralizmit
politik”,
sepse
askush
nuk e
mendoi
seriozisht
R.
Qosjen
kryetar
të
LDK-së,
askush
nga
grupi
ynë nuk
e
propozoi.
Por një
gjë
dihet
fare
mirë:
askush
më shumë
sesa
Ibrahim
Rugova
nuk u
shqua
për
guxim
intelektual,
me
deklarata
e
intervista
për
gjendjen
e rëndë
të
shqiptarëve
në
Kosovë,
për
krimet
që po i
bënte
shteti
jugosllav.
Ishte
kryetar
i
Shoqatës
së
Shkrimtarëve
të
Kosovës,
intervistat
e tij në
mediat
perëndimore
përfliteshin
pastaj
nëpër
kuluare,
bënë
jehonë
të madhe
në
Jugosllavi,
kurse
shtypin
e
Beogradit
e nxitën
të
shkumëzonte
kundër
tij. Fjala
i
dëgjohej
e
lexohej
edhe në
opinionin
europerëndimor.
Student
i
Parisit,
me
rrënjë
të
thella
në
traditën
shqiptare,
“Çeta e
Profetënve”
të
Pjetër
Bogdanit,
një
rilindësi
shqiptar
e
evropian
qe
interesimi
i tij
fondamental.
Ai
ndiqte
modelin
e Vaclav
Havelit,
disidentit
të
njohur
çek, po
ashtu
shkrimtar.
Për disa
muaj e
pushtoi
botën
demokratike
me
guximin,
mençurinë
e
maturinë
që nuk e
pati
asnjë
intelektual
tjetër.
Më
kujtohet
situata
e nderë,
derisa
shëtisnim
në
mbrëmje
me një
grup
gazetarësh
të
rubrikës
së
kulturës,
erdhi
Ibrahim
Rugova
dhe na u
bashkua.
Vazhduam
tutje të
ecnin në
korzo, u
ulëm në
kafen
para
tetarit,
ndërsa
ai na
tregoi
se posa
ia dha
një
intervistë
televizionit
francez,
jashtë
Prishtinës.
Që t’i
shmangej
përcjelljes
së
shërbimit
sekret
serb,
ekipi i
rryer
francez
e futën
në
kombin e
tyre
duke e
dërguar
nëpër
rrugica,
për t’i
ikur ndjekjes.
Dhe
prapë e
sollën
afër
sheshit
kryesor
për
siguri.
Na
tregoi
se që të
mos
përsëritej
(disa
javë më
parë
foli për
të
njëjtin
televizion),
ua
propozoi
për
freskim
Rexhep
Qosjen,
por ata
i
treguan
se Qosja
nuk
pranoi
të
fliste.
Ishte e
kuptueshme,
secili
ruhej në
atë kohë
kritike.
Shumica
prej
nesh
prisnim
që do ta
arrestonin
Rugovën,
sepse
ata
kishin
arrestuar
njerëz
edhe më
me pak “mëkate”,
mirëpo
guximi i
tij për
të
shpërthyer
bllokadën
informative
në
televizionet
perëndimore,
duke
dalë në
kreun e
emisioneve
televizive
me emër,
iu bë
engjëll
mbrojtës.
Ambasadori
amerikan
u bë
engjëlli
tjetër
mbrojtës
edhe më
i
fuqishëm.
Kështu,
derisa
ne
shkonim
disa
dhjetëra
hapa
prapa,
ambasadori
amerikan
e Rugova
ecnin
para
nëpër
gjysmën
e
kryeqytetit.
Ecja
publike
e
njeriut
të
shtetit
më të
fuqishëm
të botës
me
Rugovën
kishte
një
domethënie
për
policinë
e
shërbimin
sekret
serb.
Sigurisht
edhe
njerëz
të
shërbimit
të
fshehtë
jugosllav
i
shkonin
pas, ose
anash,
ndërsa
ne nuk i
vërenim.
Prandaj,
nuk
mendoj
se
propozimi
i
Ibrahim
Rugovës,
kryetar
i LDK-së,
ishte
rastësi.
Asnjë
situatë
a
ngjarje
e asaj
kohe nuk
ishte
rastësi,
gjërat
diku
koordinoheshin,
kurse ne
kush më
shumë e
kush më
pak
ishim
figurantë
të
situatave
e të
veprimeve.
Fati ynë
u
gjendëm
në kohën
e duhur
dhe në
vendin e
duhur.
Shkonim
rrjedhave
të lumit
të
rrëmbyeshëm
që na
shpinte
në detin
e qetë,
ku
synonim.
Por të
gjithë
ishim të
vetëdijshëm
se mund
të
ngelnim
diku
thepave
të
shkëmbinjve
nëntokësorë
apo të
mbyteshim.
Formimi
i LDK-së
u bë
sepse na
u dhanë
disa
sinjale
nga
jashtë,
elita
intelektuale
reagoi
në kohën
e duhur,
popullata
na
mbështeti
pa
rezerva,
ishim të
gatshëm
të
sakrifikonim
etj.
Në
Kosovën
e
gjendjes
së
jashtëzakonshme
kërkohej
rrugë
tjetër
për të
shpëtuar
nga
shtjella
e vrimës
së zezë.
Paralelisht
me
vënien e
masave
të
dhunshme
në
shumicën
e
institucioneve,
u
shkarkuan
pjesa e
madhe e
zyrtarëve
të lartë
të
Kosovës
jo pse
nuk
punuan
me zell
për
neutralizimin
e
rezistencës,
por
sepse në
Komitetin
Qendror
të
Serbisë
e në
shërbimin
sekret
jugosllav
ishin të
pakënaqur
me punën
e tyre,
ata e
shuan me
gjak e
me tanke
autonominë,
nuk u
duhej më
demagogjia
e
parullave
të
vëllazërim-bashkimit.
Në këto
rrethana
të
gjendjes
së
jashtëzakonshme,
akti i
konstituimit
të
partisë
së parë
shqiptare
në
ish-Jugosllavi,
u bë në
ambientet
e
Lidhjes
së
Shkrimtarëve
të
Kosovës,
ku më
shumë
sesa
entuziazëm
të
frenuar,
mbretëronte
atmosferë
tensioni,
me tym
duhani,
me pak
karrige
e shumë
njerëz,
gjysma e
të
cilëve
rrinin
në këmbë
e në
korridore.
Sipas
rregullave
u tha se
duhej
lista
prej 100
vetash,
kështu
që pos
emrit
tim,
nënshkrova
për
babanë,
lejen e
të cilit
e mora,
ndërsa
dy
vëllezërit
më të
vjetër
erdhën
të
nënshkruheshin
personalisht.
Disa
emra të
njohur
publikë
e
pëlqyen
rahatinë
e
shtëpisë
në vend
se t’u
ekspozoheshin
rreziqeve,
megjithëse
disa
prej
tyre i
thirra
personalisht.
Më
inkurajoi
ardhja e
shumë
njerëzve.
Formimi
i LDK-së
bëri
jehonë
më të
madhe
sesa që
e priti
optimisti
më i
thekur.
Mbizotëro
një
eufori e
jashtëzakonshme.
Më
kujtohet
se ato
ditë
vinin me
mijëra
njerëz
të
regjistroheshin,
ndërsa
ne të
gjithë i
regjistronim
me zell.
Kur na
mbaronin
fletët e
regjistrimit,
me disa
veprimtarë,
një herë
edhe me
Bujar
Bukoshin
shkuam
në
Pallatin
e
Shtypit
në katin
e parë
të
shërbimeve
të
përbashkëta,
ku Nazi,
një
punëtor,
në
mënyrë
të
fshehtë
i
shtypte
formularët
e
regjistrimit,
të cilat
prapë me
Bujarin
i
dërgonim
në LDK.
Lidhja
Demokratike
e
Kosovës
u
emërtua
duke
pasur
parasysh
Lidhjen
Shqiptare
të
Prizrenit,
një
organizatë
politike
çlirimtare,
e cila
fatkeqësisht
nuk pati
jetë të
gjatë,
por
jehona e
saj u
shtri në
të
gjitha
territoret
etnike,
ku u
formuan
degë.
Askush
nuk e
thoshte
publikisht,
por
shumë
nga ne e
mendonim
LDK-në,
Lidhjen
e Tretë
të
Prizrenit.
Por ta
emërtonim
në këtë
mënyrë
do të
thoshte
të
ndërseje
qentë e
policisë.
Prandaj
nuk ia
thoshim
as
njëri-tjetrit.
Në të
njëjtin
parim u
formuan
degët e
nëndegët
e LDK-së
në tërë
Kosovën,
madje
edhe në
Ulqin e
Malësi,
por që
më vonë
u
inkuadrua
në
zgjedhjet
e
atjeshme.
Që në
ditët e
para
erdhën
njerëz
nga
qytete e
katunde
për të
marrë
këshilla
sesi
duhej t’ia
bënin
për
formimin
e degëve
e
nëndegëve.
U
tregonim
se duhej
të
formonin
Grupin
nismëtar,
ose
shpesh
kishin
formuar
grupin
nismëtar,
propozonin
organet
e degëve
etj.
Brenda
disa
muajve
në
Kosovë u
anëtarësuan
mijëra
anëtarë,
dy-tri
herë më
shumë
sesa
anëtarë
të
Lidhjes
Komuniste.
Ne
shpesh
talleshim
me ata
që
kishin
qenë në
Lidhjen
Komuniste
të
Jugosllavisë,
duke u
thënë:
ju për
50 vjet
bëtë
rreth 80
mijë
komunistë
me
gjithë
privilegjet
e postet,
që
ofronin,
por edhe
presionet
që
ushtronin,
ndërsa
ne për
disa
muaj ua
kaluam.
U tha në
medie se
LDK-ja
ishte
partia
më e
madhe
shqiptare
në
Gadishullin
Ilirik.
Dhe
mbeti e
tillë,
sepse
asnjë
parti
nuk iu
afrua me
numër as
e
tejkaloi
Ishte
një
eufori e
rrallë.
Ato vite
ishin
vite të
solidaritetit
të madh
në mes
të
shqiptarëve,
ndihmat
që
shpërndaheshin
e
siguronin
çdo
banor të
Kosovës
se nuk
do të
këtë
nevojë
t’ia
shtrijë
dorën
okupatorit,
as të
vihej në
shërbim
të tij
për
bukën e
gojës.
Meqë
fëmijët
tanë dhe
studentët
i nxorën
nga
objektet
publike,
LDK-ja
organizoi
mësimin
paralel
nëpër
shtëpi
private.
Përkujdesja
sociale
e
shëndetësore
bëheshin
në
mënyrë
shembullore
në
bashkëpunim
me
shoqatën
bamirëse
“Nënë
Tereza”.
Rezistenca
ndaj
okupatorit
bëhej me
mosdëgjueshmëri
e
mekanizma
paqësorë.
Për disa
vjet u
ngrit
dhe
funksionoi
shteti
paralel
në
raport
me
Serbinë,
i bëmë
të
pavarura
institucionet
tona të
të
gjitha
niveleve
e
fushëveprimeve
me
disiplinë
të
jashtëzakonshme
të
popullatës
që e
respektonte
hierarkinë
e
shtetit
të tyre.
Popullata
mori
përgjegjësi
e dha
kontribut
të
jashtëzakonshëm
si
asnjëherë
më parë
gjatë
historisë.
Diaspora
ishte
burimi i
rëndësishëm
i
financimit
e i
logjistikës,
që u
angazhua
dhe u
mobilizua
si
asnjëherë
më parë
me degët
e
nëndegët
e LDK-së
që u
formuan
në
Perëndim.
Kurrë më
vonë nuk
do të
zbrazet
një
energji
e tillë
pozitive,
mobilizim
kombëtar
e
gatishmëri
që t’u
falej a
të
harrohej
e
kaluara
e atyre
që
kishin
bërë të
këqija.
Në atë
kohë u
ndërtua
një
filozofi
e
rezistencës
paqësore
jo vetëm
në
raport
me
pushtuesin,
por u
ndërtua
filozofia
e paqes
në mes
të
bashkëkombësve,
u
kultivua
që
mosmarrëveshjet
të
zgjidhshin
me
biseda e
dialog,
u vu në
pah
toleranca
ndaj të
vetit,
por edhe
ndaj
fqinjit.
Debatet
qytetare
rrezatonin
mirësi e
mirëkuptim
të
pakufishëm
në të
gjitha
shtresat
sociale.
Rugova e
rugovizmi
nuk u
bënë
vetëm
sinonim
i
rezistencës
paqësore
pa
përdorimin
e dhunës,
por edhe
sinonim
i
kultivimit
të
qytetarisë
tradicionale,
me një
përcaktim
të qartë
për
Evropën
Perëndimore
e vlerat
e
qytetërimit
të
kontinentit
të moçëm.
Fryma e
tolerancës,
e
mirëkuptimit
e
qytetarisë
ishin
vlera
fondamentale.
Ndërkaq,
mekanizmat
e
brendshëm
të
kombit
për të
mobilizuar
rezistencën
dhe për
të
forcuar
identitetin
shqiptar,
të
përbuzur
e të
nëpërkëmbur
nga
pushtuesi,
thirrëm
në
ndihmë
Gjergj
Kastriotin
–Skënderbeun,
simbolin
e
bashkimit
të
shqiptarëve,
iu
kthyem
rrënjëve,
nisëm të
betoheshim
në emrat
e
princërve
e
heronjve
iliro-shqiptarë
si
asnjëherë
më parë,
por pa
patetikën
folklorike,
i
rimësuan
mësimet
nga
historia
që të
mos na
përsëriteshin
në
historinë
më të re,
iu
kthyem
Perëndimit
si
asnjëherë
më parë.
Si ta
kishim
porositur
për
fatin
tonë e
rrugën
që
zgjodhëm,
emri i
Nënë
Terezës,
Gonxhe
Bojaxhiut,
shqiptare,
u bë
emri më
i
popullarizuar
në tërë
globin,
ndërsa
ajo
njëkohësisht
ishte
shqiptarja
më e
famshme.
Ajo u bë
ikonë e
rezistencës,
por edhe
e
solidaritetit
ndër
shqiptarët.
Nënë
Tereza,
e cila
do t’u
hapë
rrugë
takimeve
të
Rugovës
me
Klintonin
e vinte
në pah
shqiptarësinë
e vet,
ajo e
gjakonte
shtetin
shqiptar,
në të
cilin
nuk e
lanë të
shkonte
derisa
nuk ra
diktatura
komuniste,
ajo
gjakonte
me
popullin
e
përvuajtur
shqiptar,
prandaj
angazhohej
e lutej
për të.
Në
filmin
dokumentar
amerikan
për
Nënën
Terezë
që e
pashë më
1984 në
një
festival
ndërkombëtar,
ajo
thoshte:
“Kam
lindur
në Shkup
në një
familje
shqiptare,
Shkupi
atëherë
ishte
kryeqytet
i
Shqipërisë”,
ndërsa
shikuesit
e huaj
shihnin
të
habitur,
sepse
Shkupi
më nuk
ishte në
Shqipëri.
Fryma e
re pati
ndikim
të madh
në
shtresat
sociale
e në
kastën
politike
për një
kohë të
gjatë.
Qytetërimi
perëndimor
nuk
vihej në
dyshim
nga
asnjëri,
as nga
ato
grupe që
ua
kishin
shpërlarë
trurin
me
paragjykimet
për
kapitalizmin
apo me
paragjykimin
fetar,
edhe
atyre iu
hapën
sytë,
nisën të
betoheshin
në
shenjtorë
të rinj.
Fryma e
re,
tolerante,
e
demokracisë
qytetare,
e
kultivimit
të
krenarisë
kombëtare,
e
qytetarisë
evropiane,
nuk e
krijoi
njeriun
e ri,
por e
ndryshoi
njeriun
që i
kishte
kaluar
të
gjitha
fazat e
dhunës.
Kjo
ishte
fitore e
madhe,
që
askush
nuk mund
ta
mohojë.
Fragment
nga
libri në
dorëshkrim
“Ëndrra
e madhe”
(Fletë
të
shkëputura
ditari
1981-2006
me
portretin
e
Rugovës
në
dritëhijen
e
ngjarjeve
dramatike).
|
|
|