Politika
ka punët
vaj…vaj…vaj.Kështu
i ka
pasë…kështu
i ka…dhe
kështu
mos i
pastë!...Për
popullin
mos i
pastë,se…këtu
është
fjala,këtu
është
konteksti
i
fjalisë
,që
rrjedh
me
mençuri
dhe
sakt:
mallkimi
e zëntë
politikën
që i ka
punët
vaj,vaj,fare
vaj.Për
vete
edhe pse
i ka
politika
punët
vaj,ajo
për
popullin
i gatuan
petullat
pa
vaj.Tek
e fundit
ujë ka
sa të
duash…Kur
dhe
populli
a do t’i
ketë
punët
vaj?Po,vaji
nuk
ngelet
për
popullin,se
vaj,dhe
vaj arre
konsumojnë
politikanët
tanë.Në
fakt,që
nuk
është
aspak
realisht
fakt
“politika
vuan
baraz
aqë sa
vuan
edhe
populli”.Është
për të
qeshur
dhe nuk
e mohon
dot,se
realisht,ky
është
fakti:”Populli
vuan nga
politika”.Mirëpo,kështu,nuk
mund të
shprehesh,se
është
sarkastike,që
politika
vuan nga
populli:
Ooo,de,politika
i ka
punët
vaj:
Xhepambushur,ka
çfarë të
hajë…
Populli
xhepazbrazur,lugë
bosh,
në
mendje
ka
dilemë
hamletiane:
“Të
rrosh
apo të
mos
rrosh?!”...
E,megjithatë,populli
rron e
do të
rrojë,por
,jo, nuk
mund të
shprehesh,se
rron për
politikën
,ama.Këtu
kemi të
bëjmë me
filozofi
të
thellë
se…kur
themi
politika,themi
populli
dhe
anasjelltas,se
kur
themi
populli
nënkuptojmë
politika.Këtu
i kërkoj
falje
edhe
Majakovskit,se
i kam
huazuar
mendimin:”Kur
themi
Partia,/nënkuptojmë
Lenin/dhe
kur
themi
Lenin/nënkuptojmë
Partinë”.Eh,ç’vete,or
ç’vete:si
u
rrokulliska
politika.Politika
qënka
edhe
ku…,por
qënka
edhe
akrobate.Në
pluralizëm,secila
parti,
sipas
rolit të
vet e
qanë
avazin
melodiktë
kërrabës
që
tërhek
nga
vetja.Kështu,kush
luan më
mirë,garojnë
e
djersijnë.Hipën
njëra
palë,zbret
palla
tjetër.Hipin
e
zbresin
po me
sherr.E
hajde e
mohoje
këtë
fenomen
karruseli.Po,po…e
kam
drejtshkruar
fjalën
“pallë”
dhe me
këtë nuk
desha ta
prek
politikën
në
sedër…edhe
pse e ka
hallall
e
hallall
i qoftë
se…
Ooo,politika
i ka
punët
vaj:
xherpaplot,ka
çfarë të
hajë…
Xhepat
zbrazur
populli
i mban…
nga
politika,(politikën
ka
xhan)…
Aman,more
aman,ja
,kështu
kemi
mbetur
matanë
Urës së
qabesë.Dhe
flitet,pastaj,,se
urat
janë
lidhëse
të dy
brigjeve,të
dy
anëve;konkretisht,në
rastin
tonë:politika
është
urëlidhëse
me
popullin
e
vet.Këtë
e besoj
si
shprehje,por
e shikoj
siç
besoj
se…ka
edhe
qiqra në
hell.Mjerë
kush ha
qiqra në
hell!...
Vetëm
politika
të na
jetë
mirë,
pa jeta
jonë të
jetë e
vështirë…
Pa
le,apo
s’kanë
prona
nga
Gjiri i
Lalëzit
apo në
Porto
Romane!Me
100
lekë/metri
katror,de.Prona
kanë
ore,siç
edhe
flitet
nga vetë
populli
etj.etj.
Gjithandej,se
kanë
tokat që
u ka
lënë
babai…(Të
na falin
ata që
nuk
kanë.
Nejse,këtu
u
përkulem
me
përunjësi
dhe ua
them
troç,troç
fare:nuk
ka
politikan
që të
jetë
fukara
dhe ta
marri
bukën me
listë.Politikanët
i kanë
parë
listat e
gjata
nëpër
dyqane e
…,”kur
të vimë
në
pushtet,do
të
zhduken
listat”,kanë
tjerrë
fjalimet
elektorale.Do
të ketë
vuuu
punë,vuuu
pare.Bollëku
vuuu.Vuuu
çdo
gjë,tamam,se
vuuu
qenë
edhe
premtimat
plot
tullumbace
gënjeshtrash:vuuu
e
vuuu!Populli
po
njëlloj,se
edhe
deti po
të bëhet
kos,luga
po bosh
do t’i
ngelet.Ua
theksoj
politikanëve,lutje
me
përzemërsi
kjo:fejtonin
–kartolinë
mbrëmjen
e Vitit
të
Ri,2015,
në
tryezat
e
“varfëra
“që
kanë, ta
lexojnë
dhe të
ngrenë
një
shëndet:”Gëzuar
,o
popull!”
se…se…se…është
bërë
sëmundje
tradite
përsa
bie kjo
daulle.Për
këtë mos
t’u
dhembi
koka
hiç,hiç
fare,se
kështu
është:
Politika
as s’ e
rruan,as
s’ e
kreh,
se punët
i ka
vaj,hëëë,fare
vaj…
Pare ka
dhe vaji
lumë i
rrjedhë.
Dhjetor,2014. |
|
|