Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4

SHKËPUSIM DISA OPINIONE TË MËSUESËVE TANË PËR SHKOLLËN PLOTËSUESE SHQIPE NË DIASPORE - GJERMANI

Ramiz DËRMAKU

 

Opinion
        SUKSESET  E  SHKOLLËS  PLOTËSUESE  SHQIPE  NË GJERMANI TREGOJNE  PËR  PËRKUSHTIMIN  DHE  ATDHETARIZMIN  E MËSUESËVE TANË
SHKOLLA PLOTËSUESE SHQIPE NË  GJERMANI ËSHTË  LAURATE E SHUMË MIRËNJOHJEVE, NGA INSTITUCIONET VENDORE DHE ATO TË HUAJA

Nga Ramiz DËRMAKU

 

          Shkolla plotësuese shqipe në diasporë luajti një rol vendimtarë jo vetëm në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi por edhe në internacionalizimin e çështjes kombëtare në mërgim deklaron pishtari i Arësimit  të Shkollës plotësuese shqipe në Gjermani,z. Leke PreÇi.  Shkolla plotsuese shqipe organizoi edhe shumë veprimtari tjera me interes kombëtar, të cilat ndikuan në senzibilizimin, përshpejtimin e çështjes shqiptare në Kosovë, e trojet tjera etnike shqiptare, thotë poeti, gazetari  dhe autori i disa librave z. Qekin Bytyqi.
     Sikur edhe shumë segmente tjera të jetës, poashtu edhe edukimi e arsimimi i gjeneratave të reja në diasporë kërkojnë mbështetje dhe përkrahje më të madhe nga prindërit, intelektualët, aktivistët, mediat ( e shkruara dhe ato elektronike) subjektet shqiptare dhe çdo njeri që i thotë vetes shqiptarë, thotë, Profesoresha e Gjuhës Shqipe,( e momentalishtë mësuese ) zonja Zejnie Asllani. Shkolla plotësuese shqipe në mërgim kërkon edhe mbështetjen e Institucioneve të Shtetit të Kosovës,duhet marrin formën e ndihmës së drejtpërdrejtë për ti tejkaluar më lehtë sfidat të cilat i sjell koha ndërhynë Mal Myrtaj. Shkolla plotësuese shqipe në diasporë (si dhe ajo në Kosovë) u ndeshë me shumë rrebeshe të egra, të cilat në disa momente ishin kërcnuese e të  rrezikshme, por vetëm vullneti i çeliktë , guximi i punëtorëve arsimorë (arsimtarëve, prindërve, arsimdashësve, simpatizantëve, intelektualëve ) ndaj shkollës shqipe mundi dhe diti ti mposht  dhe në të shumtën e rasteve të del edhe fitimtar. Kur ishte në pyetje, zhvillimi dhe funksionimi i shkollës plotësuese shqipe në diasporë-Gjermani, kurrë nuk mungoi ndihma dhe përkrahja e mërgimtarëve tanë, sepse ata (pjesa  dërmuese)e kuptoi me kohë qëllimin dinak të okupatorit, i cili gjatë tërë periudhës së funksionimit të  shkollës shqipe në Kosovë e diasporë orvatej me të gjitha forcat ta pengojë zhvillimin e sajë. Numri i atyre që kontribuan në mbarvajtjen e shkollës plotsuese shqipe në diasporë- e konkretisht në Gjermani është shumë i madh dhe është vështirë ti shënojmë emrat e të gjithëve. Shkolla plotësuese shqipe në diasporë luajti rol vendimtarë jo vetëm në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi por edhe në internacionalizimin e çështjes kombëtare shqiptare në mërgim. Shkolla plotësuese shqipe në diasporë – Gjermani, organizoi edhe shumë veprimtari tjera në interes kombëtar, të cilat ndikuan në senzibilizimin, përshpejtimin e çështjes shqiptare në Kosovë e trojet tjera etnike shqiptare. Shkolla plotësuese shqipe në Gjermani është laurate e shumë mirënjohjeve, shpërblimeve, nga Institucionet vendore dhe ato të huaja.
               Të evokosh vitet e punës së shkollës plotësuese shqipe në Gjermani, do të thotë të kthehesh në një kohë krenarie. Kjo ndjenjë krenarie e ka burimin në vendosmërin dhe vullnetin e arsimtarëve ( sidomos të atyre që detyrën e mësuesit e kryen, e po e kryejnë edhe sot në baza vullnetare- pa kurfar kompenzimi-falas). Të tillë ka shumë por ne po i cekim disa nga ta: Çerkin Bytyçi, Lekë Preçi, profesoret, Zejnie e Zeqir Asllani, i, etj etj. Orvatjet e arsimtarëve për ta mbrojtur shkollën plotësuese shqipe në Gjermani nuk pushuan kurrë gjatë historisë sonë. Në anën tjetër regjimi kriminel e barbarë serb,i udhëhequr prej “ akademikëve e intelektualëve“ për ta penguar punën e zhvillimin e shkollës plotësuese shqipe nuk u ndalën kurrë. Regjimi serbo sllavë përdori metodat më barbare; dhunën, represionin, diskriminimin, apartejdin, etnocidin, gjenocidin, etj, të cilat metoda nuk munguan as në diasporë na thotë mësuesi, gazetari, poeti dhe intelektuali Çerkin Bytyçi. Me shtimin e dhunës e presionit ndaj shkollës plotësuese shqipe tek arsimtarët shtohej vullneti për ta kryer detyrën e mësuesit  ndërhynë skulptori Mal Myrtaj ( ish. mësues në SINGEN). Ndjenja e krenarisë e ka burimin edhe në shkallën e lartë të sakrificës sublime të arsimtarëve (sidomos të atyre që punuan falas), fëmijëve, nxënësëve, prindërve, intelektualëve, dhe arsimdashësve të cilët edhe pse në kushte të vështira asnjëherë nuk e patën dilemën  më të vogël se, a duhet sakrifikuar për mbarvajtjen si dhe funksionimin e shkollës plotësuese shqipe në diasporë. Vendosmëria e guximi i KASH-rë“NAIM FRASHËRI“, në Gjermani, bëri përpjekje titanike me të vetmin qëllim që ti përballojn të gjitha sfidave për ta ruajtur gjuhën, historinë, kulturën, traditat, na deklaron zonja Zejnie Asllani. Pra edhe ndaj arsimtarëve shqiptarë që punuan e vepruan në diasporë pushteti serb, përdori dhunën, konfiskimin e pasaportës, burgosjes, por ata të vendosur nuk lejuan që të asimilohen fëmijët e mërgimtarëve tanë na thotë profesori i Gjuhës Shqipe, e tani kryen  detyrën e mësuesit Zeqir Asllani. Duhet cekur se pjesa dërmuese e arsimtarëve që punuan në Gjermani nuk ishin anëtarë të asnjë partie, dhe çdo herë ishin në ballë të aksioneve, qofshin ato  humanitare, kombëtare, kulturore, sportive, gara të diturisë, protestave, demostratave, kremteve, festave, etj. Sot pasë formimit dhe njohjes së shtetit të Kosovës, është detyrë imediate e MASHT-së e sidomos përgjegjësit apo përfaqësuesit të diasporës shqiptare ti rreket me seriozitet punës për zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe jo vetëm në Gjermani, por ne tërë diasporën shqiptare ( aty ku ka nxënës shqipëtar). Kjo është detyra kryesore e Ministrisë së Mërgatës, e cila duhet të realizohet sa më parë. Këto ishin disa fjalë të mësueseve tanë. Ata sikur nuk harruan që në fundë, tua urojnë vitin e ri 2015 të gjithë shqipëtarëve pa marrë parasyshë se ku ndodhen ata.

Punuar me 11.o12.2014  Weingarten-Gjermani

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .