
N’asht
se
themelet
e nji
Shqipnije
shqiptare
mbështeten
mbi
trashigimin
shpirtnuer
qi na
lanë De
Rada,
tre
vëllazërit
Frashëri,
Vaso
Pasha e
Çajupi,
duhet të
pohojmë
se sot
jemi tue
ndërtue
(o
kujtojmë
se diç
po
ndërtojmë)
jashta
atyre
themeleve.
Ernest
Koliqi
Në
historinë
botërore
përmendet
fakti
kur
Aleksandri
i Madh
kishte
urdhëruar
ta
rrafshonin
qytetin
e Tebës
por jo
edhe
shtëpinë
e poetit
lirik
Pindarit.
Napoleon
Bonaparta
e kishte
pushtuar
Gjermaninë,
por ai u
ndal
para
Johan
Volfgang
Goethes
së madh.
Homeri i
heksametrave
të
Iliadës,
qe i
verbër
dhe jo
rrallë u
fye në
kohën
kur
kishte
jetuar,
Eskili-ky
tragjediograf
i madh
grek,
kishte
marrë
pjesë në
Luftën e
Termopileve
por qe
dënuar
me
ostrakizëm
-
përzënie
nga
atdheu,
dhe
kishte
vdekur i
fyer nga
bashkëkombasit
e tij në
Siçili;
Shekspiri
do të
bridhte
me një
trupë
teatrore
e do të
vdiste i
ri duke
u
harruar
gati për
një
shekull!
Dante
Aligeri
dhe
Françesko
Petrarka
shpesh
do të
vuanin
nga
konfliktet
politike
të kohës,
dhe se
dashuritë
e tyre
të
pafatshme
do
kishin
edhe
petkun e
vlimeve
të
vorbullave
politike
që
zienin
në
çerthujt
e kohës,
Miguel
Servantes
Saavadera-gjeniu
i
kryeveprës
letrare
Don
Kishoti,
do të
luftonte
kundër
arabëve,
do të
zihej
rob prej
tyre, do
të
burgosej
në
Kalanë e
Ulqinit,
do të
humbiste
njërën
dorë të
cilën ia
kishin
prerë në
luftë
dhe do
vdiste
në
skamje;
Bajroni
do ta
braktiste
Anglinë
e kohës
së tij e
cila
sipas
tij i
ngjante
një
arkivoli
ngjyrë
hiri
duke u
fundosur
dita-ditës
(Unë jam
për
Anglinë,
por
Anglia
nuk
është
për
mua!)
dhe do
të
vdiste
duke
luftuar
për
lirinë e
Greqisë;
Onore de
Balzak -
Napoleon
Bonaparta
i
letërsisë
botërore,
do të
zhytej
në
borxhe
të
shumta,
e i
lodhur
nga fama
sa edhe
nga
sëmundja
do të
martohej
vetëm
buzë
vdekjes;
Aleksandër
Sergejeviç
Pushkini
- poeti
i madh
rus, do
shkëlqente
në famën
e tij si
poet por
Cari i
Rusisë e
çonte në
deti-larg
syve, do
të
vdiste
në
dyluftimin
mbase të
organizuar
si
kurthë
ku
medoemos
poeti do
të duhej
të binte;
Volteri
do të
përballej
me
Frederikun
e
Prusisë
dhe se
vetëm
vejusha
e
Sirejit
do t’ia
shpëtonte
kokën;
Anton
Pavloviq
Çehovi
do
vdiste
nga
tuberkulozi,
Nikola
Vasileviq
Gogoli
do
vetëvritej
në
çmendi,
Tolsoi
do
braktisej
nga
gruaja e
tij dhe
pastaj
do ta
braktiste
Moskën e
do vente
të
jetonte
në vetmi
të plotë
në
Jasnaja
Poljana;
Dostojevski
do
provonte
veçimin,
fyerjen,
internimin,
sëmundjet;
Sergej
Jesenini
do të
bënte
vetëvrasje,
Vladimir
Majakovski,
Ernest
Heminguej,
Stefan
Cvajg,
Kavabata…
do të
bënin
gjithashtu:
vetëvrasje?!
Ndërkaq,
Lasgush
Poradeci
do ta
shfaqte
krenarinë
e tij të
ligjshme
duke
thënë
se:
Letërsia
shqipe
është
ndoshta
e vetmja
letërsi
ku asnjë
poet,
asnjë
shkrimtar
nuk ka
bërë
vetëvrasje!
...
Panteoni
i
Përdhunuar
Panteoni
i
përdhunuar
e i
përçudnuar!
Shqipnija
u nis
drejt
greminës,
e
“bashkimi
kombtar
me
vishtirsi
i
mëkambun”
prej
Rilindasve,
“u trand
ndër
themele”
- do të
theksonte
Ernest
Koliqi:
“Bukurija
asht
mërgue
nga
vendi
ynë.
E bashkë
me te dy
motrat e
saja:
Besa e
Burrnija.“
Vendi,
shkruante
Koliqi,
ishte
futur „në
nji
robin të
zezë në
të cilën
çdo
dhuratë
e
Perëndis
dhunohej,
ku
vëllau
me andje
të
mbrapësht
e
gjakatare
mundon
trupin
edhe
ndrydhë
shpirtin
e
vëllaut,
ku
mohimi i
çdo së
drejte
njerëzore
quhet
përparim.“
Në këtë
vend të
quajtur
Shqipëri
janë
bërë
tmerre
që do t’ua
ngjethin
mishtë
brezave
të tërë,
do të
pohonte
shkrimtari
Ismail
Kadare.
Republika
Socialiste
e
Shqipërisë
dhe
Republika
e
Letrave
Shqipe,
përkatësisht
Republika
e Lirisë
së
Shqipërisë.
Shteti
i
Platonit
do të
zbatohej
në
Shtetin
e
Republikës
Socialiste
të
Shqipërisë,
pra
poetët
dhe
shkrimtarët,
intelektualët
dhe
artistët
me
prirje
dhe
mendime
ndryshe
ideologjike,
ndonëse
me
dhunti
letrare
e
intelektuale
të
lindur,
do të
përjashtoheshin
e do të
mënjanoheshin,
do të
survejoheshin,
do të
pengoheshin,
do të
linçoheshin,
dhe
mjerisht
do të
burgoseshin
e do të
pushkatoheshin.
Thirrja
e poetit
romantik
gjerman
Hajnrih
Hajne: “O
mbret,
pse ta
dua të
mirën?/
Prano
një
këshillë
prej
meje:/Nderoje
Poetin e
vdekur,/Po
Atë të
gjallin
kurseje”!
- nuk do
të
vlente.
Ndaj
edhe
pati
intelektualë
të
shumtë
që nuk e
pranuan
as
lirinë
si
lëmoshë
e as
dhunën
si
qyqarë,
sepse
siç do
të
shkruante
poeti
romantik
gjerman
Frederik
Shileri:
“Kush
dhunën
pranon
si qyqar/njeriun
te vetja
po aq e
ka vrarë.”
Ajo që
kishte
ndodhur
aty dhe
atëherë,
mund të
përfshihet
me
thënien
e Xhorxh
Oruellit,
se:
“Lufta
është
paqe,
liria
është
skllavëri,
injoranca
është
forcë.”
Në
vështrimin
e tij
Letërsija
në
Shqipni,
Ernest
Koliqi
shkruante
se:
“Shkurt:
letërsija
e
vërtetë
asht ajo
që i
shërben
partisë
dhe, tue
qenë se
partija
mishnohet
në
Sekretar
të
Përgjithshëm
dhe në
Komitet
Qendror,
letrari
i denjë
për kët
emën
asht,
pra, ai
që ven
në
shërbim
frymzimin
e vet me
zbukurue
mendimet
(lexo:
interesat)
e
Drejtuesavet.
Kurrkush
madje
nuk mund
t’ankohet
n’asht
se
Drejtuesat
s’marrin
erë nga
kultura
e
letërsija…Nga
kjo
ndrydhje
robnuese,
rrjedh
monotonija
e
tipizimit
të
vetjeve.
Të
gjithë
bejlerët
e
Shqipnis
u tallen
me unin
(urin) e
popullit
dhe
shnderuen
të
gjitha
gratë që
u
delshin
para
syve, të
gjithë
tregtarët
lëshojshin
bark tue
u majë
me gjak
të
vegjëlis,
të
gjithë
borgjezët
kalbeshin
me vese
të
mbrapshta
dhe jo
vetëm
ishin
vetë të
zvetnuem
por edhe
zvetnojshin
këdo qi
rrinte
në
shoqni
të tyne.
Patriot
quhet
partizani
që vret
bashkatdhetarët.
Anmiku i
huej
harrohet
(po a
thue a
ka anmiq
të huej
Shqipnija?
S’kemi
kohë me
i dallue,
sepse
tepër të
xanun me
u gri me
shoqishojnë!)…Kumbojnë
hymne në
përlavdim
të
vllavrasjes…”
Duke e
kujtuar
një kohë
të tillë,
poeti
dhe
përkthyesi
Dhori
Qiriazi
në
skicën e
tij
letrare
Lutecia
do të
shkruante:
“Kam
përkthyer
këto
radhë të
sinqerta
të H.
Hajnes.
Këtë
pohim se
e
ardhmja
u takon
komunistëve
e kam
bërë me
një
frikë të
madhe në
zemër
dhe
trishtim,
medet!
Ky
përfundim
s’ka
qenë i
shtirur.
He me të
vërtetë,
vetëm me
tmerrr
dhe
neveri
mendoj
për atë
kohë,
kur këta
ikonoklastë
të
ngrysur
do të
marrin
pushtetin
në dorë.
Me duart
e tyre
të
ashpëra
do të
thyejnë
pa
mëshirë
të
gjitha
statujat
e
mermerta
të
bukurisë,
kaq të
dashura
për
zemrën
time.
Ata do
të
zhdukin
të
gjitha
trillet
fantastike
të artit,
të cilat
i kanë
dashur
kaq
poetë.
Ata do
të
shkatërrojnë
korien
time me
dafina
dhe do
të
mbjellin
atje
patate.
Cohët me
zambakë,
të cilat
gjithkush
i ka
veshur
pa
ndrojtje
e kursim,
ashtu
siç nuk
i kish
veshur
as
mbreti
Solomon
në
kulmin e
lavdisë
së tij,
do të
grisen
në sy të
shoqërisë,
nëse nuk
do të
mbahet
në duar
avlëmendi.
Trëndafilat,
të
fejuarit
gazmorë
të
bilbilave,
do të
përbuzen,
bilbilat
si zogj
të
padobishëm
do të
dëbohen
dhe, sa
keq!
Prej
Librit
tim të
këngëve
bakalli
do të
bëjë
fishekë
letre,
në të
cilët do
të hedhë
kafe dhe
duhan
aromatik
për
plakun e
së
ardhmes.
Eh, të
gjitha i
parashoh
dhe një
brengë e
pasosur
më
pushton,
kur i
mendoj.
Proletariati
triumfues
i
kërcnon
për
vdekje
vargjet
e mia
dhe do
të
përpiqet
t’i
zhdukë
tok me
botën e
vjetër
romantike.
Dhe
megjithë
këtë, ja
ku ta
them
ndershmërisht,
ky
komunizëm,
sado
armik me
shijet
dhe
tendencat
e mia,
tani më
ka
pushtuar
shpirtin
me
magjinë
e tij
dhe unë
s’kam
forcë ta
kundërshtojë.
Dy zëra
të
brendshëm
në gji
më
flasin
në favur
të tij,
dy zëra
që
s’duan
të
heshtin
kurrë,
të cilët
në thelb
nuk janë
gjë
tjetër
veç se
dy djaj
të
brendshëm
nën
pushtetin
e të
cilëve
kam rënë
dhe që
me asnjë
formulë
magjike
nuk mund
t’i
dëbojë.
Një nga
këta
zëra
është
zëri i
logjikës.
Dielli i
logjikës,
ka thënë
Danteja…Komunizmi
u vendos
dhe
fjalët e
sinqerta
e
profetike
të H.
Hajnes u
vërtetuan
plotësisht.
Statujat
u thyen,
librat u
grisën…”
Ballë
për
Ballë:
Dhuntia
dhe
Dhuna.
Republika
e
Letrave
Shqipe
dhe
Republika
Socialiste
e
Shqipërisë
Republika
e
Letrave
Shqipe
Martirët
e Artit
dhe të
Lirisë:
Atë
Gjergj
Fishta,
autor i
Lahutës
së
Malëcis
e i
Mrizit
të
Zanave,
i
ndaluar
me
dekret
të
veçantë
shtetëror,
eshtrat
e të
cilit u
hodhën
në lumin
Dri; Atë
Vinçenc
Prenushi
(poet
lirik,
vdiq në
Burgun e
Durrësit),
Dom Ndoc
Nikaj (romansier
i
talentuar,
i
burgosur
në vitin
1946 kur
ishte
82-vjeçar,
i
anatemuar),
Sejfullah
Malëshova
(Lame
Kodra)-poet
i
talentuar
dhe
intelektual
i shquar,
i
burgosur,
i lënë
në vetmi
e i
anatemuar),
Lazër
Shantoja
(një
prej
inteletualëve
më
eminentë
të kohës,
përkthyes
i
Faustit
të Gëtes
e i
Vilhelm
Telit
të
Shilerit,
i
arrestuar
në
shkurt
të vitit
1945 e i
torturuar
mizorisht
sa e
luste
Zotin të
vdiste:
gjymtyrët
e tij iu
prenë me
sharrë
dhe meqë
nuk e
mbanin
këmbët
ai qe
ekzekutuar
në një
varr të
hapur me
një
breshëri
plumbash),
Atë
Anton
Harapi (prift
intelektual,
dramaturg
e orator
i shquar,
i dënuar
me
pushkatim),
Dom Ndre
Zadeja (poet
i hollë
lirik, i
pushkatuar),
Nikollë
Gazuli (intelektual
dhe
albanolog,
në vitin
1930 tek
po
vuante
burgun
në
Gjirokastër,
lirohet
me
ndërhyrjen
e
Norbert
Joklit,
Gergj
Fishtës
e
Aleksandër
Xhuvanit,
por
pushkatohet
nga
grupi
komunist
i cili e
kishte
rrethuar
në një
shpellë,
dhe nuk
i dihet
varri),
Mark
Dushi (intelektual
e
mbledhës
folklori,
i
arrestuar,
i
torturuar
egërsisht
dhe i
ekzekutuar
në
moshën
46-të
vjeçare);
u
burgosën
studiuesit
e
përkthyesit
e
zellshëm
të
orientalistikës:
Myqerem
Janina,
Vexhi
Buharaja
e Tahir
Dizdari,
përkthyesit
Gjuljem
e Mark
Dema (përkthyes
të
talentuar
të
letërsisë
klasike
romake),
Mithat
Arianiti
(përkthyes
i
veprave
të
albanologëve
të
shquar
si Jokli,
Hahni e
Shuflaj
me të
tjerë, u
arrestua
me
babain
dhe të
vëllanë
më 1944,
u
internua
dhe doli
plak nga
internimi),
Nikollë
Dakaj (përkthyes,
poet e
linguist),
Pashko
Gjeçi (i
cili ia
kushtoi
përkthimit
briliant
të
Komedisë
Hyjnore-20
vjet, e
që kaloi
vite
burgu në
Burrel,
Spaç,
Maliq,
Beden
etj),
Jusuf
Vrioni e
Fran
Ilia (Shtjefën
Gjeçovi
i Ri)…
Me
burgime
të gjata,
punë
detyrimi
dhe
vuajtje
mizore,
u dënuan:
Nikollë
Mazreku,
Gjon
Shllaku
(Nik
Barcolla-prift
françeskan
i
arrestuar
dhe i
pushkatuar
në
fillim
të vitit
1946;
shkroi
pamfletin
e njohur
kundër
Fulvio
Kordignanos
i cili e
fyente
kombin
shqiptar),
Hafiz
Ibrahim
Dalliu (vdiq
në
burg),
Bernardin
Palaj (prift
françeskan,
i
likuiduar),
Donat
Kurti, (prift
françeskan,
i
quajtur
Hans
Kristian
Anderseni
i
shqiptarëve,
vdiq në
burgun e
Burrelit),
Viktor
Volaj (prift
françeskan
e njohës
i mirë i
veprës
së
Gjergj
Fishtës,
u dënua
në kampe
përqëndrime),
u
ekzekutua
Atë
Dajani,
u
burgosën
Mark
Harapi e
Gjon
Karma;
Nikollë
Mazreku
(linguist
e
historian,
përkthyes
i
teksteve
latine,
u dënua
me 25
vjet
burg e
me 12
vjet
internim),
Marin
Sirdani
(mbledhës
folklori
e
legjendash,
historian
e
shkrimtar,
i
burgosur
për
shumë
vite,
kurse
legjendat
e
mbledhura
për
Skëndërbeun
iu
dogjën
nga
Sigurimi
i
Shtetit),
Aleksandër
Sirdani
(vëllai
i tij, i
torturuar
në
mënyrën
më
brutale,
trupi i
tij i
sakatosur
e i
gjymtuar
u ngre
zvarrë
qytetit
të
Koplikut
për të
terrorizuar
kundërshtarët);
u
ndaluan
botimet
e
veprave
dhe të
shkrimeve
të
Selman
Rizës,
Justin
Rrotës (intelektuali
që e pat
sjellur
në
Shqipëri
kopjen e
Mesharit
të Gjon
Buzukut),
u lan në
heshtje:
Arshi
Pipa,
Namik
Resuli (drejtor
i
Institutit
për
Studime
Shqiptare
në Romë),
Ernest
Koliqi,
Martin
Camaj,
Karl
Gurakuqi,
Mustafa
Kruja,
Zef
Valentini,
Tajar
Zavalani,
Anton
Logorei
etj.
U
ekzekutuan:
Kolë
Prela (mësues
intelektual),
Salahudin
Totto (përkthyes
e autor
i
artikujve
politikë,
Beqir
Çela (intelektual,
i
akuzuar
si spiun
amerikan
dhe i
ekzekutuar
më
1947),
Qemal
Draçini
(shkrimtar
i ri e
tejet i
talentuar,
i
torturuar
për
vdekje,
vdiq në
çmendi),
Myzafer
Pipa (intelektual
e
viktimë
e
terrorit
të kuq),
Manush
Peshkëpia
(intelektual,
i dënuar
nga
Gjyqi
Special
i
Tiranës
dhe i
ekzekutuar
për
shkak të
“bombës
në
ambasadën
sovjetike”);
Ethem
Haxhiademi
(dramaturg
i shquar,
i
burgosur),
Musine
Kokalari
(një
intelektuale
e rrallë,
e
diplomuar
për
letërsi
në Romë
me 1942,
refuzoi
të
punonte
si
mësuese
nën
regjimin
komunist
dhe
përpara
gjyqit
ushtarak
në
Tiranë
më 1946,
mbrojti
me guxim
dhe me
aftësi
të
rrallë
idetë e
veta
politike
dhe
idealet
kombëtare,
u mbajt
për
shumë
vite në
burgun
famëkeq
të
Burrelit
dhe vdiq
në vetmi),
Kudret
Kokoshi
(intelektual
vlonjat,
i kishte
shpëtuar
kampit
të
Mathauzenit
por
përfundoi
në
burgun e
Burrelit),
Mithat
Arianiti
(intelektual
që
vuajti
vite
burgu në
Burrel e
pastaj
në
kampet e
përqëndrimit
në Kuç e
Kurvelesh),
Pjetër
Gjini (poet
satirik
nga
Shkodra,
vuajti
vite
burgu në
Burrel);
u
burgosën
përkthyesit
intelektualë
Gjergj
Bubani,
Dionis
Miçaço,
Mitrush
Kuteli,
Nexhat
Hakiu, u
burgosën
e u
survejuan
intelektualët
e tjerë:
Profesor
Selman
Riza,
Pashko
Gjeçi,
Andon
Frashëri,
Astrit
Delvina,
Izet
Bebëziqi,
Filip
Fishta,
Nikollë
Daka,
Gjovalin
Ljarja,
Mustafa
Greblleshi
(autor i
romanit
të
njohur
Gremina
e
Dashurisë),
Mirash
Ivanaj (vdiq
në burg
më
1953),
Koço
Tasi (vdiq
në
Burgun e
Burrelit-i
dënuar
për jetë),
Aqile
Tasi (vdiq
në
burgun e
Burrelit)
e Stavro
Frashëri;
Fiqri
Llagami,
Nebil
Çika e
Aleks
Mavraçi-të
pushkatuar
në prag
të
çlirimit
të
Tiranës…
Republika
Popullore-Socialiste
e
Shqipërisë:
Gjeneral-kolonel
Enever
Hoxha, i
lindur
në
Gjirokastër
me 16
tetor
1908,
vdiq më
11 prill
1985.
Studjoi
në
Francë e
Belgjikë
por nuk
diplomoi.
E
udhëhoqi
një
shitore
duhani
në
Tiranë,
por
prapa
saj
zhvillonte
aktivitetin
politik
komunist
ndaj
edhe u
dënua
‘me
vdekje
në
mungesë’.
U
dekorua
me
Urdhërin
Partizan
të
Jugosllavisë,
me
Urdhërin
Jugosllav
të
Heroit
Kombëtar,
me
Urdhërin
Suvarov
të
Bashkimit
të
Republikave
Socialiste
Sovjetike.
I
martuar
me
Nexhmije
Xhuglinin-Hoxhën.
Me
rekomandimet
e Josip
Broz
Titos,
me
Dekret
Shtetëror
e hoqi
nga
plan-programet
mësimore
Poetin e
Kombit
Gjergj
Fishtën,
eshtrat
e të
cilit u
hodhën
në lumin
Dri!
Gjeneral-lejtnajt
Mehmet
Shehu, i
lindur
në
fshatin
Çorush
të
Mallakastrës,
me 10
janar
1913.
Mori
shkollim
ushtarak
në Rusi,
i
dekoruar
me Yllin
Partizan
Jugosllav.
Shtypi
me gjak
revoltën
antikomuniste
të vitit
1944 në
Shkodër
dhe
ishte
jashtëzakonisht
aktiv e
besnik
në
vendosjen
e
“pushtetit
popullor”.
Për
shumë
vite
dora e
djathtë
e Hoxhës.
Bëri
“vetëvrasje”
në
pranverën
e vitit
1981.
Ramiz
Alia,
lindi më
18 tetor
1925 në
Shkodër
në një
familje
të
varfër,
dhe vdiq
më 7
tetor
2011.
Udhëhoqi
divizionet
shqiptare
në
Kosovë e
Jugosllavi,
bashkë
me
Shefqet
Peçin e
Reis
Malilen,
në
“ndihmë
të
vëllezërve
jugosllavë”.
I
martuar
me të
bijën e
gjuhëtarit
Aleksandër
Xhuvani,
Semiramisën.
Bëri
spastrime
në
kulturë
dhe në
politikë.
Pas
“vetëvrasjes”
së
Mehemt
Shehut e
drejtoi
Shqipërinë
deri në
“tranzicionin
demokratik”.
Ishte në
krye të
shtetit
kur u
dha
urdhëri
për ta
varur në
litar
poetin
Havzi
Nela.
Nexhmije
Xhuglini-Hoxha,
e lindur
në Dibër
me 1921,
e
martuar
me Enver
Hoxhën
në janar
1945.
Aktive
në
lëvizjen
komuniste
dhe me
ndikim
të
jashtëzakonshëm
tek i
shoqi.
Zemërimi
i saj
shpesh
ngjante
me
zemërimin
e
Zanfinës…Në
vitet
1945-1946
merr
pjesë në
Kongresin
e Grave
Antifashiste
në
Beograd.
Gjeneral-major
Shefqet
Peçi, i
lindur
më 1906
në
fshatin
Picar të
Kurveleshit.
Kishte
të
mbaruar
shkollën
fillore
dhe ate
të
artilerisë
në
Tiranë.
U priu
brigadave
partizane
në
ndihmë
“të
vëllezërve
jugosllavë”.
Gjeneral-major
Haxhi
Lleshi,
i lindur
më 1913
në
Rëshen
të
Dibrës,
me
shkollim
të ulët.
Tejet
aktiv në
vendosjen
dhe
forcimin
e
marrëdhënieve
me
Jugosllavinë,
ku edhe
udhëtonte
shpesh.
Që nga
viti
1953
ishte
President
i
Presidiumit
të
Ansamblesë
Popullore
të
Shqipërisë.
Gjeneral-major
Hysni
Kapo, i
lindur
në
fshatin
Tërbaç
të
Vlorës,
me 1915.
I
martuar
me Vito
Kondin,
e motra
e Alqi
Kondit.
I njohur
si
“Besniku
i
Partisë”,
ai kreu
funksione
të larta
politike
dhe
ushtarake.
Në vitin
1945
ishte
anëtar i
Gjyqit
Special
kundër
“kriminelëve
të
luftës
dhe
armiqve
të
popullit”.
Në vitet
1945-47
ishte
Ministër-në
Jugosllavi
(korrik
’45 -
shkurt
‘47). Me
15 gusht
1955
emërohet
President
i
Shoqatës
së
Miqësisë
Shqiptaro-Ruse.
Gjeneral-major
Tuk
Jakova,
i lindur
me 26
prill
1914 në
Shkodër.
I
dekoruar
me Yllin
Partizan
të
Jugosllavisë.
Në vitet
1947 -
‘48
ishte
Ministër
në
Jugosllavi.
Zëvendësoi
Koçi
Xoxen,
pas
ekzekutimit
të tij.
I
ekzekutuar
“për
gabime
të rënda
ndaj
Partisë”.
Gjeneral-lejtnajt
Beqir
Balluku,
i lindur
në
Tiranë
në vitin
1917.
Teneqexhi
e i
njohur
si
dembel.
Në vitin
1945
ishte
anëtar i
Gjyqit
Special
për të
dënuar
“kriminelët
e luftës
dhe
armiqtë
e
popullit”.
Gjeneral-major
Bedri
Spahiu,
i lindur
në
Gjirokastër
me 1906,
kishte
shkollim
të mesëm
dhe
ushtarak.
I
dekoruar
me Yllin
Partizan
të
Jugosllavisë.
Me 1945
u emërua
Prokuror
i Gjyqit
Special
për të
dënuar
“kriminelët
e luftës
dhe
armiqtë
e
popullit”.
Ai
“vizitoi”
shpesh
Rusinë
dhe
Jugosllavinë.
Në
maj-qershor
1949,
ishte
Prokuror
Shteti
në
Gjyqin
kundër
Koçi
Xoxes
dhe të
tjerëve.
Gjeneral-major
Kadri
Hazbiu,
i lindur
më 1920,
në
fshatin
Mavrovë
të
Vlorës,
ku
kishte
mbaruar
edhe
shkollën
e lartë
tregtare.
Bëri
shkollimin
ushtarak
në Moskë.
Kreu
detyra
të
shërbimit
sekret
shtetëror
dhe
ushtarak.
Siri
Çarçani,
i lindur
në vitin
1918 në
Fushë-Bardhë
të
Kurveleshit.
Bujk me
profesion,
e
informator
për
dajën e
vet Daut
Çarçani
(prefekt
i
Gjirokastrës
nën
pushtimin
italian).
Në vitet
1945-50
shërbeu
si
Prokuror
Ushtarak
kundër
nacionalistëve
dhe
komunistëve,
shumica
e të
cilëve u
ekzekutuan.
Me 12
qershor
1951,
emërohet
Prokuror
i
Përgjithshëm
i
Republikës
Popullore
Socialiste
të
Shqipërisë.
Abdyl
Këllezi,
i lindur
në vitin
1919 në
Tiranë.
Me
shkollim
të mesëm
e
shkollimin
ushtarak
të mesëm
- në
Romë. Në
vitet
1949-53
ishte në
krye të
delegacioneve
në Rusi,
Rumani,
Bullgari
dhe
Europën
Lindore.
Bilbil
Klosi, i
lindur
në vitin
1919 në
Mallakstër.
I
martuar
në vitin
1945 me
Jolanda
Xhuvanin,
e bija e
Aleksandër
Xhuvanit.
Prokuror
aktiv e
famëkeq.
Spiro
Koleka,
i lindur
me 8
korrik
1908 në
Himarë.
Aktiv
dhe
besnik
në
Komitetin
Qendror
dhe në
Politbyronë
famëkeqe.
I
dekoruar
me Yllin
Partizan
të
Jugosllavisë.
Rita
Marko, i
lindur
në Korçë
me 1920,
me
shkollim
të mesëm.
Në
funksione
të larta
ushtarake
dhe
partiake.
Manush
Myftiu,
i lindur
në vitin
1919 në
Vlorë,
komesar
politik
e anëtar
i
Komitetit
Qendror,
me
merita
për
forcimin
e
miqësisë
shqiptaro-ruse
dhe në
funksione
të
shumta
politike
e
ministrore.
Kiço
Ngjela,
i lindur
në
Shepër
të
Gjirokastrës,
në vitin
1920. Me
shkollim
të mesëm
e pastaj
vijoi
studimet
në Romë.
Ministër
i
Financave.
Gogo
Nushi, i
lindur
me 15
dhjetor
1913 në
Vuno të
Himarës.
Me
shkollim
të mesëm.
Tepër
aktiv në
Sekretariatin
e
Partisë
së Punës
së
Shqipërisë
Josif
Pashko,
i lindur
në vitin
1916 në
fshatin
Vodicë
të
Ersekës.
Kishte
të kryer
Normalen
e
Elbasanit-me
1938.
Ishte
officer
i
sigurisë
dhe
pastaj
me 26
mars
1946
emërohet
Prokuror
i
Përgjithshëm
i
Shtetit.
Pilo
Persiteri,
i lindur
në Korçë
me 1909,
teneqexhi
e
bashkëpunëtor
i
ngushtë
i Enver
Hoxhës
që në
Korçë,
ku
vepronte
bashkë
me Koçi
Xoxen.
Mihal
Prifti,
i lindur
me 25
shtator
1918 në
fshatin
Gjatë të
Gjirokastrës,
Minsitër
në Rusi
e pastaj
ambasador
në Moskë.
Fiqerete
Sanxhaktari-Shehu,
e lindur
në Berat
në vitin
1920, e
martuar
me
Mehmet
Shehun
në vitin
1945.
Ndoqi
mësimet
në
Institutin
Pedagogjik
të
Vajzave
në
Tiranë,
por nuk
e mbaroi.
Liri
Belishova,
e lindur
në
fshatin
Belishovë
të
Skraparit
më 1923.
E
martuar
me Nako
Spiron
në vitin
1945, po
nuk e
përdori
mbiemrin
e tij.
Nako
Spio „bëri
vetëvrasje“
në vitin
1947. Me
12
korrik
të vitit
1954
emërohet
Sekretare
e
Sekretariatit
të
Partisë.
…
Harresa
si
Mallkim
dhe
Kujtesa
si Bekim
Në të
njëjtën
mënyrë
siç po
‘harrohen’
e
mjerisht
po
anatemohen
dhe
injorohen
tani,
qenë
harruar
dhe
mjerisht
qenë
anatemuar
dikur
edhe
Faik
Konica,
Gjergj
Fishta,
Mithat
Frashëri,
Bernardin
Palaj,
Mitrush
Kuteli
(i cili
ishte
shpallur
Armik i
Popullit,
kurse
Kapter
Skënderi
e kishte
futur të
gjallë
në dhe -
pra në
vorr për
së
gjalli,
poetin i
cili
kishte
përmbledhur
gjithë
lavdinë
dhe
gjithë
historinë
në
vargjet
e tij
lapidare:
“Se
jem këtu
kur
s’kish
njeri,/kur
s’kish
kufi/as
fqinjëri/as
shkja të
zi./ Se
jam këtu
kur Mal
i Zi/Ish
Iliri;/Kur
nga një
det në
tjetrin
det/Isha
zot vet!”;
shkrimtarin
i cili
kishte
pohuar
se
“Shpirtin
nuk ia
shes
shejtanit”,
njeriun
i cili
në
qershorin
e vitit
1965
ishte
zotuar:
“Do të
përpiqem
t’i bëjë
të
flasin
varret e
lashta
ilire,
gurët e
kështjellave
tona të
moçme”,
përkthyesin
i cili
thoshte
se “nuk
përkthej
unë,
përkthen
kultura
ime”,
atdhetarin
i cili i
shkruante
të
shoqes
së vet
Efterpi-së
se i
dridhej
dora për
të
shkruar
të
vërtetën
e hidhur:
“Terreni
i
letërsisë
është
një tokë
tek
gëlojnë
gjarpërinjtë.
Të
vrasin
shokët,
se u bën
hije.
Dhe se
kur nuk
u bën
hije do
të thotë
se nuk
je i
zoti për
letërsi”)
por edhe
Ernest
Koliqi,
Mustafa
Merlika-Kruja,
Arshi
Pipa,
Martin
Camaj,
Krist
Maloki (një
krijues
që punoi
në
heshtje
dhe
mbeti në
heshtje
edhe pse
la
studime
tejet
interesante
për
Naimin e
Lasgushin-studime
që e
shfaqnin
horizontin
e tij të
shumanshëm
dituror),
Qerim
Panariti,
Nexhat
Peshkëpia,
Prend
Doçi,
Dom Ndoc
Nikaj,
Qemal
Draqini,
Gaspër
Benusi,
Pashk
Bardhi,
Namik
Delvina,
Pal
Dodaj,
Lazër
Shantoja
(u
ekzekutua
nga
regjimi
diktatorial),
Atë
Anton
Harapi
(i
pushkatuar),
Ndre
Zadeja-Poeti
i
Ëmbëlsisë
(i
pushkatuar),
Vinçenc
Prenushi
(i
pushkatuar),
Ethem
Haxhiademi
(një
ndër
dramaturgët
më të
shquar-i
persekutuar),
Kudret
Kokoshi
(i
persekutuar
nga
diktatura),
Ismet
Toto (u
ekzekutua
nga
regjimi
komunist),
Manush
Peshkëpia
(u
ekzekutua),
Namik
Mehqemja
(u
pushkatua
nga
regjimi
komunist),
Marin
Sirdani,
Karl
Gurakuqi,
Astrit
Delvina
(i biri
i
patriotit
Namik
Delvina-një
disident
i
mirëfilltë
që bëri
jetë
jashtëzakonisht
të
mundimshme
për
dyzet
vjet e i
privuar
nga
liria);
Trifon
Xhaxhika-poeti
tjetër
disident
i
pushkatuar
në
moshën
31
vjeçare
(me 24
dhjetor
1963, e
të cilit
nuk i
dihet as
ku i ka
eshtrat
e as ku
e ka
varrin,
vëllain
e të
cilit
Ylli
Xhaxhikën
e kishin
arrestuar
vetëm dy
orë para
pushkatimit
të
Trifonit);
Zef
Valentini,
Stavro
Th.
Frashëri
(një
intelektual
i
mirëfilltë
e me
kulturë
jashtëzakonsiht
të gjërë,
i cili
tok me
Ernest
Kolqin
konsiderohen
si
krijuesit
e prozës/novelës
moderne
në
letërsinë
shqipe),
Bilal
Xhaferi,
Minush
Jero,
Gjergj
Komnino,
Petro
Marko,
Kolë
Jakova,
Fazli
Greiçevci,
Murteza
Nura,
Adem
Demaçi,
Xhemil
Doda,
Teki
Dervishi,
Anton
Xanoni,
Pashko
Gjeçi,
Viktor
Volaj,
Stefan
Shundi,
Zef
Harapi,
Zef
Pëllumbi,
Anton
Frashëri,
Mehdi
Frashëri
(të
cilit
mezi ia
patën
gjetë
një copë
varr në
varrezat
angleze
të Romës),
bashkëvuajtësit
e
idealeve
demokratike
Lazër
Radi e
Tafë
Përvizi,
Mikel
Koliqi-i
vëllai i
Ernest
Kolqit (njeriu
fisnik i
cili
mbahej
në burg
ndonëse
ishte në
moshën
84
vjeçare;
kur e
dënuan
për herë
të dytë
atij ia
dhanë 38
vjet
burg
komunizmi,
e i cili
bashkë
me Ndre
Zadenë e
themeluan
melodramën
shqipe-Zadeja
shkroi
melodramat
Rozafa,
Rrethimi
i
Shkodrës
dhe
Ruba
e kuqe),
Mumtaz
Kokalari-i
pushkatuar
më 12
Nëntor
1944, pa
varr;
Daniel
Gjeçaj
(i
njohur
edhe me
pseudonimet
Pal Duka
e Pal
Duka
Gjini,
një
njohës i
denjë i
jetës
dhe
veprës
së
Fishtës,
e të
cilit iu
desht të
jetonte
në
vuajtje
e
fshehurazi),
Luigj
Thaçi,
Shime
Deshpali,
Binard
Bilota,
Nikolla
Ivanaj,
Kostaq
Cipo,
Anton
Logorcei,
Branko
Merxhani,
Namik
Resuli,
Nexhat
Peshkëpia,
Skënder
Luarasi,
Zekeria
Rexha,
Selman
Riza (për
të cilin
është
thënë se
për
gjuhën
frënge e
pyesnin
edhe
vetë
profesorët
francezë,
e për të
cilin
studiuesi
Seit
Mancaku
do
shprehej
me
pietet
se ai
ishte
“filologu
i lindur
nga
natyra”,
ndërsa
kritiku
Adriatik
Kalulli
do
shprehej
për te
se
“kishte
një
seriozitet
tronditës”);
Gjergj
Qiriazi,
Vinçenc
Stratikoi,
Nikollë
Filja; u
harruan
intelektualët
dhe
veprimtarët
si Dr.
Rexhep
Krasniqi
(autor i
veprës
së
njohur
Kongresi
i
Berlinit
dhe
Verilindja
e
Shqipërisë),
Ahmet
Gashi,
Luan
Gashi,
Bedri
Pejani
dhe
Bedri
Gjina; u
likuidua
në
mënyrën
më
misterioze
mu në
ditën e
kremtimit
të
Krishtlindjeve
poeti
dhe
patrioti
Pjetër
Budi-madje
duke
kaluar
lumin
Dri, dhe
se trupi
i tij qe
zhdukur
sipas
urdhërave
të atyre
që
kishin
fshehur
dorën e
krimit
në
dhjetorin
e vitit
1622; u
likuidua
poeti
dhe
atdhetari
Pjetër
Bogdani
(i
doktoruar
dy herë
në
Romë-për
teologji
e në
filozofi)
dhe se
trupi i
tij iu
hodh
qenve
për ta
shqyer;
u
helmuan
a u
likuiduan-pas
shpine,
me
pabesi o
me thikë,
me
petulla
të
helmuara
ose
nëpërmjet
hafijeve
nga
Porta e
Lartë o
nga
Patriarkana
Greke (fjala
vjen,
Sterjo
Spasse
në
romanin
e tij
Zgjimi
shkruante
se
“Porta
në
Stamboll
dhe
Mitropoliti
i
Gjirokastrës-Anthinisi
si një
mashë e
fortë e
hirësisë
së tij
Filotheut,
e kishin
shpallur
veprimin
e Koto
Hoxhit
dhe të
Jani
Vretos
si
herezi
dhe i
kishin
mallkuar
botërisht
nëpër
kisha;
kishin
shpallur
se çdo
orthodoks
ishte
grek dhe
se
nxënësi
i klasës
së tretë
të
Gjimnazit
të
Korçës
‘Themistokli
Gjermanos’
përjashtohej
nga tërë
gjimnazet
e Epirit,
të
Rumelisë
e të
Elladës
si armik
i betuar
i
helenizmit
e i
orthodoksisë”,
kurse
Nikolla
Naum
Naço,
thoshin
se ia
kishte
numëruar
mu në
ballë
një
konsulli
grek në
Misir
sepse
kishte
guxuar
t’ia
shante
vatanin”);
u
eliminuan
mendjendriturit
e kombit
e
klerikët
patriotë,
si:
Pjetër
Bogdani
(kufomën
e tij ua
ndanë
qenve) e
Pjetër
Budi (u
mbyt në
Dri, aty
ku
serbët
do të
vrisnin
shekuj
më vonë
me 6
plumba
Shtjefën
Konstantin-Gjeçovin),
Naum
Panajot
Bredhi-Veqilharxhi,
Pandeli
Sotiri,
Jani
Vellarai,
Theodor
Haxhi
Filipi (Dhaskal
Todri),
Anastas
Kullorioti,
Jani
Vreto,
Koto
Hoxhi,
Petro
Nini
Luarasi,
Papa
Kristo
Negovani,
Vangjel
Koça
(Nirvana),
Spiro
Kosturi,
Vasil
Gjergji,
Babë
Dudë
Karbunara,
Visarion
Xhuvani,
Irine
Banushi;
u
likuiduan
pabesisht
politikani
ideolog
Mithat
Frashëri
e poeti
patriot
Bilal
Xhaferi;
Vasil D.
Alarupi
(i
doktoruar
për
shkencat
politike
dhe
gazetari
në
Univesritetin
e
Sorbonës),
Astrit
Delvina
(vdekur
burgjeve
shqiptare),
Aristridh
Kola (i
likuiduar
nga
shërbimet
sekrete
greke),
Fazli
Grejçevci
(ai më
parë
kishte
pranuar
të
vdiste
sesa të
tradhtonte
shokët e
tij,
ndaj në
vend të
dëshmive
për Adem
Demaçin
dhe
shokët e
tjerë,
heshti
dhe
buzëqeshi),
Shaban
Shala–Prometheu
politik
dhe
poeti
prometheistik
(i
likuiduar
në burg
nga Moma
Çanoviqi
me anën
të një
tablete
të
helmuar-një
ditë
para se
të
lirohej
nga
burgu),
Jusuf e
Bardhosh
Gërvalla,
Kadri
Zeka,
Enver
Hadri (nëpërmes
atentateve);
u
pushkatuan
klerikët:
Vinçenc
Prenushi,
Frano
Gjini,
dom
Lazër
Shantoja,
dom Ndre
Zadeja,
dom
Aleksandër
Sirdani,
Atë
Bernardin
Palaj,
Atë Gjon
Shllaku
(doktoruar
në
Sorbonë),
jezuitët
Giovanni
Fausti,
Daniel
Dajani e
Mark
Çuni; iu
pre
gjuha e
u
masakrua
profesori
arbëresh
Paskuale
Baffa, u
vra me
atentat
nga dora
e zezë
serbe
Shtjefën
Konstantin
Gjeçovi-intelektuali
i cili
kishte
shkruar
më se
10,000
faqe; u
vra me
atentat
Luigj
Gurakuqi,
u
pushkatua
në
pragun e
shtëpisë
poeti
dhe
profesori
Latif
Berisha
(ai
sikur e
kishte
parandjerë
një
vdekje
të tillë,
sepse aq
shpesh
në
ligjëratat
e tij
për
letërsinë
e
Rilindjes
Kombëtare,
e
recitonte
dy-vargëshin
e
famshëm
të
poetit
arbëresh:
Doemos,
do të
vdesim,/
në mos
rënçim
në
pragun e
shtëpive
tona!),
u burgos
Sejfullah
Malishova-Lame
Kodra (i
cili qe
betuar
se nuk
do të
fliste
me aske
si i
burgosur,
vetëm
për të
mbetur
gjallë-si
një
kufomë e
vdekur);
Ferdinand
Laholllit-15
ditë
para se
të
lindte i
përgaditej
strehimi
në kampe
internime
për
30-të
vjet-për
shkak të
babait
të
arratisur!);
u
vetëvra
duke u
hedhur
nga
shkëmbi,
poeti
Viktor
Qurku, i
quajtur
“Esenini
shqiptar”-
shkoi në
fshatin
e
lindjes
Çorraj
të
Sarandës
dhe u
hodh nga
një
shkëmb;
Faik
Ballanca
vrau
veten në
shtëpinë
e tij me
psitoletë/revole;
u
pushkatuan
poetët
Genci
Leka e
Vilson
Blloshmi,
u var në
litar
poeti
Havzi
Nela (poeti
i cili e
kishte
parandier
një fund
të tillë
tragjik
nga një
krim
makabër:
“Kur
të
pyesni
‘ku
e
ka
vorrin?/Kur
të
kërkoni
me më
gjetë/Thoni:
Ai e
urreu
mizorin’/Thoni:
Dheu
s’ka me
e tretë/
Thoni:
Ai e
deshi
jetën/Jeta
n’vuajtje
e dërmoi/Thoni
se ka
mbrojtë
të
drejtën/Grusht
tiranësh
nuk
duroi/Thoni:
Dritë ai
kërkoi/E
vetë
dritë
nuk pa
me sy/Thoni:
për
njerëzinë
këndoi/E
për vete
mbajti
zi/ Kur
të vijë
të çel
pranvera/Kur
bilbili
nis me
këndue/Mbi
varr tem
me gur e
ferra/Një
tufë
lule me
ma lshue.”
(poezia
Kur
të vdes).
Ballë
për
Ballë:
Poet dhe
Mbret
Mjerisht,
ish-Presidenti
i
Shqipërisë
Alfred
Moisiu e
pat
dekoruar
me
Urdhërin
“Naim
Frashëri
i Artë”
Fehmi
Abdiun,
gjykatësin
e fundit
në
Europën
Lindore
që
kishte
dënuar
me varje
në litar
poetin
disident
të
regjimit
të
fundit
dikatorial
në
Europë,
madje
poetin i
cili
kishte
jetuar
në
varfëri
të
tejskajshme
e kishin
varur mu
në mes
të
Kukësit
me 10
gusht
1998,
pas
mesnate
në ora
02 të
mëngjesit
duke e
lënë
ashtu të
ekspozuar!
Zot,
çfarë
paradoksi?!
Është
dekoruar
me
Urdhërin
“Naim
Frashëri
i Artë”-ai
që e ka
dënuar
me varje
në litar
poetin i
cili
doemos
se ka
qenë i
frymëzuar
sa nga
urdhërat
e
ndërgjegjës
kombëtare
të
Pashko
Vasës,
njëlloj
edhe nga
urdhëri
frymëzues
i Naim
Frashërit;
poetin
dhe
njeriun
i cili
klithte:
“Ne do
të
ndalim
prej
këndej
dhe e
ndiej se
do të
dalim.
Shpejt
gjithçka
do të
marrë
fund.
Por ne
do të
mbyllim
shumë
gjëra
dhe do
të
sillemi
si
njerëz,
se
ndryshe
nuk
ndërtohet
Shqipëria.
Gjaku me
gjak nuk
lahet se
pastaj
bëhet
një
pellg i
dytë
gjaku që
s’e lan
dot të
parin”;
u mbajt
në
burgjet
e
diktaturës
dragonike
Osman
Kazazi-dyzet
vjet
burg (“Ju
falenderoj
shumë që
për 30
vjet
radhazi
në burg,
me
sjelljen
brutale
dhe
antinjerëzore,
nuk më
keni
dhënë
asnjë
rast për
t’u
penduar
për
kundërvënien
pushtetit
tuaj
stalinist
dhe
sadist.
Përndryshe,
pendimi
pas
vuajtjes
së gjatë
do të
ishte i
tmerrshëm.”
Kështu
do t’i
shkruante
Lala-Osman
Kazazi
vetë
Enver
Hoxhës,
i cili
me të
lexuar
letrën
ia shtoi
edhe
15-të
vjet
burg). U
burgosën:
shkrimtari
dhe
përkthyesi
Hafiz
Ali
Korça,
shkrimtari
Pjetër
Arbnori
(i
dënuar
me
vdekje
për
shkak të
përpjekjeve
për të
themeluar
një
parti
social-demokratike,
e që më
vonë
bëri
28-të
vjet
burg në
Burgun e
Burrelit);
u burgos
poeti
Visar
Zhiti,
shkrimtari
Kasem
Trebeshina
(i cili
e quante
Lidhjen
e
Shkrimtarëve
të
atëhershme
të
Shqipërisë,
si
“Urdhër
i
murgjërve
mesjetarë”,
kurse
albanologu
Robert
Elsie do
ta
quante
Republikën
Socialiste
të
Shqipërisë
një
“Spital
Psikiatrik”
duke
thënë se
“letërsia
shqipe
ma
kujton
kryqëzimin
e
Krishtit”-thënie
kjo si
një
remenishencë
e
drejtpërdrejtë
e
mendimit
të
shprehur
nga
Merxhani
tek
Demokratia
më 8
dhjetor
1928,
kur duke
cituar
Gëten:
“Jemi
dishpeuj
të një
brezi që
mundohet
të dalë
nga
errësira
në dritë”,
e
ngriste
zërin e
revoltës:
“Jemi
bijtë e
një race
apatike,
të
painteresuar…
Shqipëria,
brënda
në
qarkun e
qytetërimit
evropian,
është
vendi, i
cili
është si
një
spital
popullor
i
sëmundjeve
psykollogjike.
Dhe as
nonjë
shqipëtar,
bir i
këtij
vëndi,
nuk u
gjend,
të
paktën
gjer
sot, që
të
sakrifikojë
një
pjesë të
vogël të
punës së
tij
mendore
dhe të
hedhë
një sy
mbi
realitetin
t’onë të
hidhur”);
Lazër
Radi
kaloi
46-të
vjet
nëpër
burgjet
e
kampeve
dhe të
internimeve...
u
burgosën
e u
anatemuan,
u
përbuzën
e u
nënçmuan
atdhetarët
e
veprimtarët
si Simon
Jubani,
Drita
Kosturi,
Viktor
Martini,
shkrimtarët
e shquar
si Petro
Marko e
Arshi
Pipa,
bëri
dhjetë
vjet
burg
poeti
disident
Agim
Shehu-i
cili në
vend të
penës
bëri
punë
kazme; u
burgos
Vasfi
Samim
Visoka-autori
i librit
Shqipërija
e
Vërtetë-Nëna
Kosovë
(Tiranë,
1943), u
burgosën
përfaqësuesit
e shquar
të
Federatës
Vatra:
Kolë
Rodhja,
Kristo
Kirka,
Koço
Kosta,
Kolë
Tromara,
Andon
Frashëri,
kolonel
Aqif
Përmeti
(i cili
me
kërkesën
e
Sylejman
Delvinës
drejtuar
Federatës
Panshqiptare
Vatra,
kishte
shkuar
në krye
të
vullnetarëve
të
Gardës
Civile
në
Shqipëri,
për të
ndihmuar
Qeverinë
e dalë
nga
Kongresi
i
Lushnjes.
Ai u
pushkatua
nga
komunistët
në
Tiranë
në vitin
1945)
dhe Ali
Kuçi; u
pushkatua
Bahri
Omari, u
hodh në
qelitë e
Burrelit
Aqile
Tasti (për
tetë
vite
kishte
qenë në
ballë të
Vatrës
e editor
i
gazetës
Dielli,
e për
vdekjen
e të
cilit
Arshi
Pipa pat
klithur:
Vdiq
Flamurtar
i Moçëm,
ashtu
siç pat
klithur
dikur
Eçrem
Çabej
për Bajo
Topullin:
Ti, o
i
rrëzuari
lis, si
ata lisa
që
ngriten
ndër
malet
tona!/Bajo,
lamtumirë!
O shpirt
i
pavdekshëm,
bekona!
Lamtumirë!):
u la në
harresë
e në
varfëri
të
thellë
shkrimtai
dhe
kritiku
i shquar
Mitrush
Kuteli (Poeti
i
Poemthit
Kosovar
dhe
Poemthit
për Shën
Naumin),
u burgos
e u
harrua
poeti i
prirjeve
të
rralla
artistike
e i
vargut
të hollë
lirik
Gjergj
Komnino,
u
burgosën
e u
anatemuan
përkthyesit
e
titajve
botërorë:
Gjon
Shllaku
(për të
cilin
dramaturgu
Fadil
Kraja në
fjalën e
mbajtur
me
rastin e
80-të
vjetorit
të
lindjes
së
përkthyesit
të madh,
do të
shkruante:
“përkthyesi
i pashoq
i 50-të
kryeveprave
botërore…Tek
kujton
jetën e
Gjon
Shllakut
ndjenë
dhimbje,
por edhe
krenari
njëherësh.
Sa e
egër dhe
sa
mizore
është
treguar
jeta me
të. Aa
shumë i
ka dhënë
Shqipërisë
ky njeri
kolos
dhe sa
pak mori
prej saj.
Kur
ishte 22
vjeç
student
në vitin
e tretë
në
Fakultetin
Teologjik
e
arrestuan,
nën
akuzën
si
anëtar i
organizatës
“Bashkimi
Shqiptar”
dhe
dënohet
me 101
vjet
burgim!
Provon
të
gjithë
kampet
fatkeqe
të
Shqipërisë
komuniste.
Është
djersa
dhe puna
e tij në
betonin
e fushës
së
aviacionit
në Rinas,
tek Ura
Vajgurore,
në
tharje
kënetash,
në
miniera,
në
thyerje
gurësh.
Kur
ishte në
burgun e
Burrelit,
natën,
nën
dritën e
zbehtë
të
llampës
së
kapanonit,
mësonte
anglishten,
gjermanishten,
spanishten,
dhe
greqishten
e re.
Dhe aty
në burg
përkthente
nga të
gjitha
këto
gjuhë.
Kur del
nga
burgu ky
poliglot,
zotërues
tashmë i
18-të
gjuhëve
të huaja
me një
vandak
përkthimesh,
në
dhomën e
tij
birucë
ku
banonte
me
prindërit,
do të
provojë
kalvarin
e punës
poshtëruese
edhe në
kooperativën
e
artizanatit
në Zukth”);
përkthyesi
tjetër
Pashko
Gjeçi-u
arresua
në
Durrës
ku edhe
punonte
e u
dënua me
pesë
vjet
burg
“për
agjitacion
dhe
propagandë”-përkthyesi
i
Homerit,
i
Komedisë
Hyjnore
të Dante
Aligerit,
e í
veprave
të
Shekspirit,
Gëtes e
Rasinit;
Vexhi
Buahraja
(Agim Xh.
Dëshnica
me të
drejtë e
ka
cituar
Lasgush
Poradecin:
“Për mua
dy janë
të
mëdhenj
në
fushën e
përkthimeve
nga
gjuha
perse, i
madhi
Noli në
Amerikë
dhe i
madhi
Buharaja
këtu”) e
Isuf
Vrioni;
pasi
kishin
dhënë
shpirt
iu
gjetën
troshat
e bukës
nëpër
xhepa
Jeronim
De Radës,
Hasan
Prishtinës,
Luigj
Gurakuqit,
Mitrush
Kutelit;
u la të
jetonte
në
varfërinë
e
pamerituar
poeti i
madh
lirik-Lasgush
Poradeci
(poeti i
cili për
25 vjet
mezi
bleu
vetëm dy
palë
rroba,
dhe i
cili i
kishte
kënduar
me aq
patos
shpalljes
së
Pavarësisë
së
Shqipërisë:
Bien
telat
venë
e vinë,/
po na
tundin
Shqipërinë,/Toskërinë,
Gegërinë,/në
çdo
vend, në
çdo
krahinë,/që
në
Shkodër
në
Janinë,/Që
në Vlorë
e në
Prishtinë/O
popo
ç’fitoi
lirinë;
poeti që
i kishte
kënduar
aq
përmallshëm
Drinit
Plak: “Duke
nisur
udhëtimin
mes-përmes
në
Shqipëri,/Drini
plak e i
përmallshëm
po
mburon
prej
Shëndnaumit”;
poeti që
me dy
vargje
lapidare
e kishte
përjetësuar
dhe
nderuar
Poetin e
Himnit
Kombëtar-Asdrenin:“Burrë
i artë e
i veçuar/
shqipëtar
me
shpirt
të
qëruar/vjershëror
i
vjershëruar”);
u la të
jetonte
e të
krijonte
në
kushte
mjerimi
përkthyesi
vigan
Gjon
Shllaku-i
cili e
shtyente
jetën
mes
librave
e me një
makinë
shkrimi
të
vjetëruar;
u la të
vdiste
në një
azil
pleqësh
shkrimtari
dhe
dramaturgu
Kolë
Jakova;
u përbuz
përkthyesi
i shquar
Vedat
Kokona (për
të cilin
një
amabasador
francez
në
Shqipëri
qe
shprehur
me aq
fisnikëri
se e
dinte
gjuhën
frënge
më mirë
se ai,
dhe i
cili (ashtu
si Kolë
Jakova)
nuk
deshti
që t’i
vente në
varrim
asnjëri
nga “shkrimtarët”,
dhe për
të cilën
Dhimitër
Shuteriqi
do
shprehej
se ai
ishte
“njeriu
fisnik
që na
blatoi
të
bukurën”),
u burgos
e u
përbuz
padrejtësisht
intelektuali
erudit
Isuf
Luzaj (nga
Kanina e
Shqipërisë)-i
shkolluar
në
Universitetin
e
Sorbonës,
i
doktoruar
në
letërsi
dhe
filozofi,
folës i
tetë
gjuhëve
botërore,
ligjërues
në
Argjentinë
dhe në
Amerikë,
i
dekoruar
nga
Parlamenti
i
Argjentinës
si dhe
nga
Presidenti
i
Amerikës
Ronald
Regan;
iu desht
të
kalonte
nëpër
qelitë e
burgjeve
poeti i
talentuar
Frederik
Rreshpja;
Arshi
Pipës iu
desht ta
shkruante
veprën e
tij
Libri
i Burgut
në letra
cigaresh
e me
laps
plumbi (intelektuali
premtues
që
shprehte
qartë
botëkuptimet
e tij
filozofike
se
natyra
është
mbretëria
e
ndjeshmërisë,
se aty
ku
mbaron
zotërimi
i
veprimit,
atje
fillon
fuqia e
krijimit,
dhe se
jeta
është
shpesh
një
parim më
përfshirës
sesa
arsyeja),
e dhuna
me
varfërinë
ra edhe
përmbi
familjen
si të
tërë (fjala
vjen
familja
e
shkrimtarit
Petro
Marko,
një
familje
prej
katër
artistësh:
Petro,
Safo,
Jamarbër
dhe
Arianita)
e jo më
mirë
kaluan
as
familjet
e
Mitrush
Kutelit
dhe të
Lasgush
Poradecit;
u burgos
e u
dënua
intelektuali
Sami
Repishti,
poeti
Bilal
Xhaferi
e
shkrimtari
Agim
Musta, u
survejuan
intelektualët
si
Selman
Riza e
Zekeria
Rexha,
shkrimtarët:
Sylejman
Krasniqi,
Agim
Gjakova,
Adem
Istrefi,
Xhevahir
Spahiu,
Agim
Spahiu…
u
krijuan
dosja të
veçanta
për të
mbikqyrur
artistët,
poetët,
shkrimtarët,
intelektualët,
disidentët;
u
pushkatua
Sebiha
Kasimati
e u
burgos
dhe u
torturua,
u
injorua
e u
linçua
Sevasti
Qiriazi,
e Motra
e
Parashqevi
Qiriazit,
e bija e
atdhetarit
Gjerasim
Qiriazit
(“Sevasti
Qiriazi
dhe
Kristo
Dako-i
shoqi në
Amerikë
formuan
Partinë
Kombëtare
Shqiptare,
kryetare
e së
cilës
ishte
Sevastia.
Qëllimi
i kësaj
partie
ishte
t’i
mbronte
të
drejtat
e
Shqipërisë
në
forumet
ndërkombëtare.
Ajo
shkroi
“Memorandumin
mbi të
drejtat,
shpresat
dhe
aspiratat
e
shqiptarëve”
më 12
tetor
dhe ua
dërgoi
Fuqive
të Mëdha,
në prag
të
Konferencës
së Paqes
në
Paris…Sevastia
vdiq më
1949,
pasi e
patën
nxjerrë
nga
shtëpia
dhe pati
përjetuar
dhunimin
e
kufomës
së të
shoqit,
patriotit
të madh
Kristo
Dakos,
burgosjen
e djemve
të saj,
Aleksandrit
dhe
kirurgut
të
njohur
Gjergjit,
i cili
duke mos
mundur
t’i
durojë
torturat
e
hetuesisë,
vari
veten në
qelitë e
burgut.
Ajo vdiq
me 1949,
e
ngushtuar
në
shpirt
që nuk
ia dhanë
kufomën
e tij ta
varroste
me duart
e veta
dhe
zemërplasur,
duke
parë
gremisjen
e
atdheut
të saj
të
dashur,
për të
cilin
pat
punuar
gjithë
jetën.
Arkivolin
e saj,
të
varrosur
mbi një
karrocë,
e
përcollën
vetëm
njerëzit
e
familjes:
dy nuset
e djemve,
mbesa e
vogël
Viktoria,
dhe
kuzhinierja
e
Instituit
Kyrias”-Anton
Çefa,
Tema,
14 mars
2008); u
la në
varfëri
rrënqethëse
e në
mjerim
intelektualja
e shquar
dhe
vigane e
kombit
shqiptar
Musine
Kokalari,
për të
cilën
albanolgu
suedez
Ullmar
Qvick ka
shkruar
me aq
pietet:
“Musine
Kokalari
ëndërronte
Suedinë,
mjedisin
e bukur
dhe të
qetë ku
jetoi
dhe
veproi
Selma
Lagerlof,
por
mundësia
e saj
për ta
parë
vendlindjen
tonë u
shkatërrua
nga
tragjedia
e saj
personale,
që ishte
dhe
tragjedia
e
vendlindjes
së saj.
Ajo
motër e
Gjergj
Elez
Alisë,
siç e
quan
Eglantina
Mandia,
nuk
erdhi
kurrë në
Vermlandë”;
u harrua
dhe u
anatemua
padrejtësisht
Klotilda
Shantoja,
e mbesa
e don
Lazër
Shantos
(të
cilin
komunistët
e kishin
pushkatuar
pa gjyq),
dhe ia
kishin
burgosur
babanë
dhe
vëllanë,
ndërsa
familjen
ia
kishin
internuar.
Zëri i
saj
ishte
magjik,
një zë i
mrekullueshëm
sa herë
që lozte
veprat e
Shopenit
a të
Shubertit;
u vra me
plumb
pas koke
Ramize
Gjebrea
sipas
arsyetimit
se
“bënte
dashuri
me
komandantin
e
brigadës
Zaho
Koka,
ndërsa
ishte e
fejuara
e Nako
Spiros…”
Vuajtjet
e
pamerituara
të
gjithë
këtyre
njerëzve
që e
donin
atdheun
dhe
kombin,
përparimin
dhe
mirëqenien
e tij,
më
kujtojnë
thënien
e
Jeronim
De Radës
se
qeveria
italiane
e
shikonte
me sy të
keq, e
izolonte
dhe e
mënjanonte:
“Shumë
nëpunës
të
qeverisë
nuk më
shohin
me sy të
mirë,
edhe pse
jam
shumë i
drejtë
në
shpirt.”
E
ndoshta
“ngushëllimi”
më i
drejtë
për të
gjithë
ata
është
dy-vargëshi
i poetit
Xhevahir
Spahiu:
“Një
popull i
vrarë do
të ishte
më fatzi,/
Po qe se
nuk
vriteshin
poetët e
tij!’ (poezia
Urdhëri
i Poetit,
nga
libri “Rreziku”).
Një
kataklizmë
të tillë
e ka
përmbledhur
aq bukur
poeti
Agim
Spahiu:
“Mbas
epopesë
së
përgjakshme
të
Lidhjes
së
Prizrenit
dhe
përpjekjeve
të
titanike
të
mëvonshme
të
qindra e
mijëra
atdhetarëve
për
ruajtjen
e kombit
shqiptar,
mbi
etninë
tonë ra
nata e
errët e
gjymtimit,
mortit,
gjakut,
lotit,
nata e
errët e
sakatimit,
degradimit,
përdhosjes,
heshtjes,
degdisjes,
shpërnguljes,
nata e
errët e
izolimit,
zhbërjes,
veçimit,
pagojësisë
e
pikëllimit…Medet
një
zezonë e
gjatë
delirante
e
paparaparë
as nga
vetë
Zoti! Po
si çdo
gjë,
edhe
nata,
sado e
gjatë, e
ka
fundin e
saj…as
hyrje as
dalje,
kryemënjanë,
vetullavrenjtur,
gojëhapur,
shpirt-pikëlluar,
dasëm pa
të afërt,
mort pa
të afërt,
jetë pa
të afërt,
gëzim i
pa
gëzuar,
vdekja e
pa
ngushëlluar
dhe
vetmi,
vetmi,
vetmi e
çmenduri…Dhe
Zoti e
di se
kur do
të
ndreqet
ç’është
humneruar
këtu.”
Një
mbresë
të
veçantë
i ka
lënë
Agim
Spahiut
edhe
poeti
dhe
shkrimtari
tjetër i
burgosur
dhe i
persekutuar
Petro
Marko,
takimin
me të
cilin ai
e
kujtonte
me
admirim
të
veçantë:
“Edhe
Petroja
ishte i
pikëlluar,
tepër i
pikëlluar,
sa
Lasgush
Poradeci,
diçka më
shumë.
Më pyeti
për
titullin
e librit
që kisha
në shtyp.
Është
koha të
duhemi,
i thashë.
Më
vështroi
gjatë, u
mendua e
tha: Ju
në Lumë
kani një
mal me
emrin
Pikëllimë.
Prapa
Pikëllimës
është
Kosova.
Gjykoje
vetë,
por kur
të
shkruash
një
libër
tjetër
me poezi,
a në t’u
dhashtë
rasti ta
botosh
poezinë
e
zgjedhur,
titulloje
Njeriu
mbi
Pikëllimë.
I dhashë
fjalën
se do t’ia
plotësoja
dëshirën,
aq më
tepër
mua më
pëlqente,
se
poezia
ime
ishte e
strukturuar
në këtë
titull.
U bëmë
miq dhe
sa herë
shkoja
në
Tiranë e
takoja
Petron
në
Klubin e
Gazetarëve
a në
Arbëria.
Kam
dëgjuar
mrekullira
nga goja
e Petro
Markos,
që ishte
një
Arkiv i
gjallë,
e
ndoshta
më i
pikëlluari
ndër
shqiptarët
këtu, në
Shqipëri.
Ditën e
vdekjes
së
Petros u
ndodha
në
Tiranë.
Atë natë,
në
vetminë
time, me
kujtimet
për
Petro
Markon,
vendosa
ta bëj
gati
shpejt
librin
me poezi
të
zgjedhura
dhe ta
titulloj
Njeriu
mbi
Pikëllimë.
I kisha
dhënë
fjalën.
Dhe duke
e
mbajtur
do të
nderoja
Petro
Markon e
dashur.”
E mbret
dhe poet,
siç ka
shkruar
Pashko
Vasa,
janë dy
gjëra të
papajtueshme.
Firdusi
e ka
sfiduar
mbretin
e
Gëte-ja
e ka
sfiduar
Napoleonin.
Sipas
kujtimeve
të
diplomatit
francez
Talejran,
Napoleoni
e kishte
lutur
Gëten të
shkruante
për te:
Cilit
prej
sundimtarëve
do t’ia
kushtoni
veprën e
ardhshme?
Të
gjithë
shkrimtarët
francezë
e kanë
bërë
këtë gjë.
E Gëte
qe
përgjigjur
në
mënyrë
proverbiale:
Që kur
kam
filluar
të
shkruaj,
unë nuk
e kam
pasur
zakon të
bëjë të
tilla
veprime,
që të
mos
kisha
përse të
pendohem
më vonë!
Edhe kur
Napoleoni
insistonte,
Gëte nuk
tundej
dot:
Mirëpo,
ju nuk
mund të
më jepni
dëshmi
se ata
s’janë
penduar
pastaj!
Perandori
dhe
poeti,
shpata
dhe pena,
fjala
dhe
plumbi
janë
ndeshur
shpesh
gjatë
historisë.
Fjala
vjen,
Frederiku
i II-të
i
Prusisë
thoshte
se
Volteri-poeti
ishte si
një
portokalle
e
shtrydhur
për të,
por
megjithatë
nuk
arrinte
ta bënte
një
mendje
si të
Volterit-as
për vete
e as
madje ta
shtrydhte,
pranndaj
edhe
Volteri
e
sfidonte
skajshmërisht.
Cari i
Rusisë e
çonte
Pushkinin
„në det
për t’u
freskuar’“
se donte
ta
kishte
sa më
larg
sysh, e
ostrakizmi
do të
merrte
forma
nga më
të
ndryshmet,
në vende
dhe në
kohë të
ndryshme...
Më Shumë
Dritë!
Ndërkaq,
Republika
e
Letrave
u ndry
nga
Republika
e
Hekurave,
pjesa më
e mirë e
saj
mbahej
në burg!
Habi e
përzier
me ankth,
çudi e
përzier
me vaj e
me
qeshje,
me
intriga
e me
kurthe,
me linçe
dhe me
akuza,
buzëqeshje
tinzare
prej
tiranësh
dehur me
gjak si
një
cakërrim
gotash
në dolli:
Çmendi!
Shihni,
kjo
është
Gjermania
juaj!
As e
gjallë e
as e
vdekur!
Pa
ndjenja
e
vetëdije
të
trupit
të vet.
Një
objekt
talljejeje
për
botën!
Kështu
do t’i
akuzonte
Gothold
Eprahaim
Lesingu
ata që
Gjermaninë
e kohës
së tij e
kishin
bërë
rrënojë.
E me
popullin
ndodhte
ajo që
jo
rrallë
ndodhë
me
individin:
Derisa
të
arrijë
mëshira
apo
ndihma,
atij i
mbeten
vetëm
eshtrat.
Nuk
ishte
rastësi
pse një
gjeni si
Gëte në
moshën e
tij
83-të
vjeçare
ikte nga
kjo botë
duke
thirrur:
Dritë,
më shumë
Dritë! E
Naimi po
ashtu
lëshonte
thirrjen:
Dhe
dritë e
diturisë
përpara
do t’na
shpjerë!
Ç’është
liria? -
pyeste
Niçe në
veprën e
tij
Perëndimi
i
Idhujve,
dhe
përgjigjej:
“Të kesh
vullnetin
e
përgjegjësisë
për vete.
Të ruash
distancën
që të
ndanë
nga
tjetri…Njeriu
i lirë
është
një
luftëtar”,
dhe se
liria
shpesh
lidhet
edhe me
artin:
“Thelbësore
te dehja
është
ndjenja
e forcës
së
rritur
shpirtërore,
Nën
ndikmin
e kësaj
ndjenje,
i
braktis
gjërat,
i
detyron
ato të
pranojnë
ty, i
dhunon
ato dhe
ky
process
quhet
idealizëm.
Njeriu
në këtë
gjendje
i
shndërron
gjërat
derisa
ato të
reflektojnë
fuqinë e
tij,
derisa
ato të
bëhen
pasyqrime
të
përsosmërisë
së tij.
Ky
shndërrim
i
detyruar
deri në
përsosmëri
është
arti”
dhe se
“perëndimi
i
idhujve
- është
njëlloj
paqeje e
shpirtit…Jeta
merr
fund aty
ku
Mbretëria
e Zotit
fillon.”
Ata që e
kishin
sfiduar
dhunën
dhe
padrejtësinë
e krimit
e kishin
paguar
me kocka
dhe
lëkurë,
por ata
nuk
ishin
frikësuar.
Qëndrimi
i tyre
ma
përkujton
fjalimin
dinjitoz
të
shkrimtarit
amerikan
Uilliam
Fokner-it,
i cili
me
rastin e
marrjes
së
Çmimit
Nobel
për
Letërsi,
në
Solemnitetin
e
Nobelit
në
Bashkinë
e
Qytetit
në
Stokholm,
më 10
dhjetor
1950, në
mes të
tjerash
pat
thënë:
“Unë
refuzoj
të
pranoj
fundin e
njeriut…Unë
refuzoj
ta
pranoj
këtë,
unë
besoj se
njeriu
jo vetëm
se do të
qëndrojë:
ai do të
fitojë!
Ai është
i
pavdekshëm,
jo ngaqë
vetëm ai
në mesin
e
qenieve
të
gjalla
ka një
zë të
pashterrshëm,
por
ngaqë ai
ka
shpirt,
një
shpirt
të aftë
për
mëshirë,
flijim
dhe
qëndresë.
Detyrë e
poetit,
e
shkrimtarit,
është që
të
shkruajë
për këto
gjëra.
Është
privilegj
i tij që
t’i
ndihmojë
njeriut
të
qëndrojë
duke ia
tundur
zemrën,
duke ia
rikujtuar
atij
guximin
dhe
nderin,
shpresën
dhe
krenarinë,
dhembjen
dhe
mëshirën,
që kanë
qenë
lavdi e
tij në
të
kaluarën.
Zëri i
poetit
nuk
duhet të
jetë
vetëm
regjistrim
i
njeriut,
ai mund
të jetë
një nga
mbështetëset,
shtyllat
që i
ndihmojnë
atij të
qëndroj.
Dhe t’ia
dalë.
Zëri i
fundit
është ai
i poetit.”
Poeti i
ëmbëlsisë
- Ndre
Zadeja
në eseun
e tij
Ideali
Kombëtar,
do të
shkruante
se po të
mos
kishim
heronjtë
dhe
dëshmorët
do të
vlente
thirrja
e njohur
“rrezikzi
kush
lind
shqiptar!
Por kemi
heronj e
kemi
dëshmorë.
Të parët
i mbaron
i huaji,
të dytët
i harron
i veti?!”...
E po
kështu
do
shkruante
edhe
Gjekë
Gjonlekaj
në
shkrimin
e tij
“Pse u
harrruan
martirët
e Grudës
dhe Zef
Miliqi (Tema,
18 prill
2008):
“Heronjtë
vriten
dy herë.
Atëherë
kur
vriten
dhe
atëherë
kur
harrohen.
Por sot
e kësaj
dite
nderohen
më shumë
ata që
shkaktuan
tragjedi,
se ata
që e
përjetuan!”
Heronjtë
e
pushkës
dhe
heronjtë
e penës…
Duke
shkruar
për Naim
Frashërin,
Zoi Xoxa
më 1925,
vinte në
pah:
“Nuk
nderohet
një
Patriot
i
vërtetë,
që s’ka
kursyer
veten
për një
ide të
shenjtë,
duke i
thurur
për një
minutë
një sërë
kurorash,
por duke
vazhduar
me durim
dhe me
talent
qëllimin
që Ai
ushqen
në vete.”
Ndërsa
Faik
Konica,
tek u
shkruante
arbëreshëve
të Zarës,
në
shtator
të vitit
1901,
shprehej:
“Jemi i
lëvdohemi
cë jeni
Shcipëtare
nga
ghkau e
nga
zemra si
Schipëtare,
ne nohim
për
detyeyre
te
shentme
te
duhemi
te
gjithe
sa jemi
Shqipetare,
te jemi
te
bashkuar
e te
japim
mish e
shpirt
per te
shelbuar
gjakun
ton, -
ghuen
tone.
Ghuha
shcipe
ështe
thesari
(hazineja)
jone, se
ghuha
ështe me
i pari
shenim
ci
rrëfen
kombesine...”
Asnjëra
nga këto
dy
thirrje
mjerisht
nuk u
repektua
sa duhet
dhe as
si duhet,
sepse
ata që
nuk
dijnë të
nderojnë
të
vdekurit,
nuk dinë
të
nderojnë
as të
gjallët.
Pra,
letërsia
shqipe
nuk u
ndal
vetëm
kur vdiq
poeti i
madh i
kombit
shqiptar
Gjergj
Fishta,
siç ka
shkruar
“heretiku”
Kasem
Trebeshina.
Por,
edhe
pyetja
se ku u
fshehën
eshtrat
e Poetit
të
Kombit,
e për të
cilat
dyshohet
se janë
hedhur
në Dri,
(në
lumin ku
Lasgushi
e
kërkonte
mesin e
Shqipërisë
natyrale)
tingëllon
akoma e
më e
trishtueshme.
Në
shkrimin
e tij
Eklipsi
ase të
Zanunit
e Dritës
së
Poezis
Fishtjane,
Ernest
Koliqi i
ka
thurur
një himn
të
rrallë
poetit
kombëtar,
të
anatemuar
sa
egërsisht
po aq
edhe
padrejtësisht,
ndaj
edhe ia
vlenë ta
japim në
tërësinë
e tij:
“Besoj
se pak
poetën
në botë
pësuan
fatin
paradoksal
të
Gjergj
Fishtës.
Za i
pashoq i
mbarë
një
kombi,
interpret
gjenial
i
shpirtit
të tij,
i
mohohet
vepra
dhe i
shlyhet
emni nga
letërsija,
shi prej
atij
kombit
të cilit
i a qiti
në pah
fisnikin
e i a
skaliti
në
vargje
të
pavdekëshme
tiparet.
Dihet që
ky
përdhunim
historik
u krye
zyrtarisht,
n’emën
të
kombit,
nga nji
pakicë
që
shkruen
e resitë,
vendosë
e leçitë
pa lejue
shumicën
me çelë
gojën
aty ku
shtrin
sundimin
e vet.
Këtë e
dijnë,
por
prapë se
prapë
kjo
përndjekje
morale
kundra
Kangatarit
qi
ndëgjoi
të
rrahmet
e zemrës
së
Shqipnis
dhe mati
mbi to
rrokjet
kumbore
të
poemit
të vet,
na shtje
në
kujdes
të madh
kur
mendojmë
rritjen
e
breznive
të reja
dhe na
terratisë
pamjen e
një
ardhmenije
të denjë
për
Rilindasit
qi na
dhuruen
nji
atdhe.
Sepse
mos t’a
gënjejmë
veten me
retorikë
mburrjesh
të
shprazta.
N’asht
se
themelet
e nji
Shqipnije
shqiptare
mbështeten
mbi
trashigimin
shpirtnuer
qi na
lanë De
Rada,
tre
vëllazërit
Frashëri,
Vaso
Pasha e
Çajupi,
duhet të
pohojmë
se sot
jemi tue
ndërtue
(o
kujtojmë
se diç
po
ndërtojmë)
jashta
atyre
themeleve.
Eklipsi
ase të
zanunit
e dritës
së
poezis
fishtjane
nuk
sjell
tjetër
veç se
muzgun e
vlerave
fisnore
(e këtu
fjala
fis nuk
përdoret
në
vështrim
organizimesh
shoqnore
primitive
por si
tanësi e
nji
gjindje
të nji
barku qi
përbajnë
nji komb,
nji
nacion).
Vorrëmihësat
e lavdis
së
Fishtës
ndoshta
padashtë
shkaktojn
zguljen
e
popullit
shqiptar
nga
rrajët
jetike.
Duen të
vorrosin
Shqipnin
e
përtrime
mbi
humus
shekullor
të
dokeve
stërjyshore
për t’a
zevendesue
nji
Shqipni
të
ndërtueme
(mjerisht
me shum
flijime
të
paarsye)
hallagrep
e
merremerr
mbi
parime
qi
s’kanë
të bajnë
kurrkund
me
qytetni
të
vërtetë
evropiane,
e vetmja,
qi i
përshtatet
vetive
t’ona
ethnike.
Synimet
e
Skandërbegut
dhe të
Rilindasve
po
shkelen.
E
vërteton
ostracizmi
i
Fishtës
nga
radhët e
poetënve
kombtarë.
Poeti i
pafati
ynë, qi
nuk bani
tjetër
gjatë
stinës
së vet
njerëzore
veç me i
ndiell
Shqipnis
fate të
lume.
Na, në
botë të
lirë ku
nuk
pengohet
me mjete
të
dhunëshme
kulti i
shqiptarizmit
të
njimendët,
e kemi
për
detyrë
përkujtimin
e
auktorit
të
Lahutës
së
Malcis.
Mirë se
qofshin
të
ardhura
kremtimet
të çdo
lloji,
por mos
të lehet
mbas
dore
mënyra e
denjë
për të
nderue
Poetin
qi bani
të
nderueshëm
gjakun
shqiptar.
Ajo
mënyrë
nuk asht
tjetër
veçse
leximi i
veprave
të tija
ku
vlojnë
idhnimet
e
gëzimet
t’ona
historike,
ku
vizatohet
me vija
vezullore
typi i
amshuem
i
Shqiptarit,
ku
tregohet
rruga qi
duhet
ndjekun
për t’u
radhitë
ndershmënisht
përbrij
kombeve
të
përparueme.”
Duke
qenë
edhe vet
poet, e
madje
duke
qenë i
anatemuar
si
Fishta,
por edhe
i dënuar
me
ostrakizëm,
Ernest
Koliqi e
ka
përjetur
jashtëzakonisht
rëndë
mungesën
zyrtare
të
Gjergj
Fishtës
në
Republikën
e
Letrave
Shqipe.
Ernest
Koliqi
ia heqë
pluhurin
dhe
mallkimin
Monumentit
të
Pavdekshëm
të
Frymëzimit
më të
Pafajshëm
për
Një
Shqipëri
Kombëtare-Gjergj
Fishtës,
ndaj në
shkrimin-ese
Fishta
Asht i
Gjallë
Mes Nesh,
ai ia
rishpalosur
Obeliskun
e Poetit
Kombëtar:
“E
na u
ngri
gjaku
kur nji
përpjekje
e
papritun
i a
shljeu
n’atdhe
emnin
nga
fletët e
letërsis
kombtare
e deshi
t’ia
mbyllte
në
heshtje
të
dhunëshme
veprën
qi ndezi
në
zemrat
t’ona
dëshirin
e nji
Shqipnije
së lirë
mbi
themele
të
dokeve
stërgjyshore.
Kush
dënon
Fishtën,
don t’asgjasojë
frymën e
Lidhjes
Shqiptare
të
Prizerenit;
mohon
iden
qenësore
të
rilindjes
shqiptare.
Kush don
me ia
vorrue
veprën
në
humnerë
të
harresës,
kapërdin
faktorët
historikë
e
gjeografikë
qi
përbajnë
arsyen
qenjeje
së nji
Shqipnije
shqiptare.
Përpjekja
me cenue
madhënin
e Poetit
Kombtar,
na bani
me
dyshue
mbi fate
të
kombit…
Ata qi
paten
fatin
m’e
njoftë,
e shofin
gjithënji
me shtat
të
madhnueshëm
mbështjellë
në zhgun
fretnuer,
i
ndrejtë
n’ecje
të
kadalëshme.
Në
fytyrën
e
ndritëshme
pasqyrohej
burrnija
e fisit
dhe
njiherit
mirsija
e madhe,
humanisti
i pamasë
i
shpirtit.
Kur
siellte
syt
vezullorë
me të
shikue,
ti e
ndiejshe
shikimin
depërtues
kah
kërkonte
mbrendin
ma të
msheftë
ku
struket
palci i
njeriut
si të
donte me
hetue në
fund të
shpirtit
vlerët
t’ande
si
Shqiptar.
Kur t’a
drejtonte
fjalën,
ti kishe
përshtypjen
se në za
të Tij
dridhej
mysteri
muzikuer
i
jehonave
e i
frymëmarrjes
së
malevet
e të
pyjevet
t’atdheut.
Kah
flitte
të dukej
po
ndëgjon
krojet e
kullueta
të
moçëme
të
gjuhës
s’onë
tue
rrjedhë
nga ajo
gojë qi
dinte me
reshë
urimet
ma
t’ambla
mbi
Nanën
Shqipni
dhe me
lëshue
namët ma
të
rrebta
mbi
anmiq të
saj.
Ata që
nuk e
njoftën,
i a
përfytyrojnë
vetvetes
në
trajtën
e nji
vigani
të
ngrejtun
si sogje
e
përhershme
mbi
kufiijt
e
atdheut…
Fishta
na mësoi
me
dashtë
Shqipnin
si nuse
shqpirti…
Ai na e
armatisi
shpirtin
me
krenin e
emnit
shqiptar…
Na e
kanë
përshkrue
Fishtën
si njeri
zemërgur
qi nuk
ndien
vuejtjet
e
popullit.
Na e
kanë
quejt
shkarth
të
huejsh e
zbatues
i
urdhnave
të
këtyne
në dam
të
Shqipnis.
Krijuesin
e
ndjenjave
atdhetare,
e kanë
zhigatë
me vulën
e
mohimit
t’atdheut.
Qaje,
Zot, të
keqen!
Do disa
sqimahorë
t’anmiqvet
të
përhershëm
të rodit
shqiptar
ngrehem
me
paditë
Viganin
e
Shqiptarizmit.
Ani kush!?
Tue
arrijtë
kulmin e
paturpsis,
Dalzotsin
e
Mlasorvet,
e kanë
da me
gisht si
anmik të
popullit…
Anmik i
popullit,
Poeti qi
me
vargje
kaq
prekëse,
i a qan
hallin
shtresës
ma të
mjerë
popullore?
Pa
ndjenja
shoqnore.
Poeti qi
naltsoi
e
përlavdoi
botën e
Malsorvet,
d.m.th.
të
gjindes
ma të
vobekët
e të
lanun
mbas
dore qi
ka
Shqipnija?
Po këta
kapulaj,
gjoja
miq të
popullit,
qi sot
ngrehen
gjyqtarë
mbi
Fishtën
(shkurtabiqa
dalë nga
terri
përpara
Prometheut
qi i
dhuroi
flakën e
atdhetarizmit
Shqiptarvet)
shka ban
kur nji
fat i
mbrapësht
dhe
fitorja
në
Ballkan
e
armiqvet
gojdhanorë
të
Shqipnis
i vuni
në
gjendje
me
luejtë
me jetë
e nderë
të
bashkatdhetarvet?
Fishta
ndër
zhele të
Malsorvet
pau
kindat e
nji
flamuri
të
grisun
ndër
përleshje
për
mproje
t’atdheut.
Ato
zhele,
lecka e
rrecka,
na i
paraqiti
të
puthuna
nga
dielli i
lavdis.
N’ato
zhele
Malësorët
e mbarë
Shqipnis
mbështjellin
patentat
e
njimendta
të
fisnikis
s’onë,
të
njerzis
bujare
të
gjakut
arbnuer.
Na i
tregoi e
përshkroi
Malësorët
e Çun
Mulës e
t’Ali
Pashë
Gucis si
rod
katallajsh
qi
çudisin
rruzullin
me
trimni
tue ba
dekën si
me le në
mproje
të tokës
e të
traditave
shejte
shqiptare.
Po t’i
lamë ata
mendelafitun
të
ngujuem
në mohim
e në
mëni. Ky
asht
ferri i
tyne.
Shkëlqimi
i
poezisë
fishtjane
nuk
mbulohet
me
shoshen
e
gjysmakvet
trashanik
të
cilvet
Perëndija
u ka
mohur
dritën e
arsyes
dhe
shijen
artistike.
Në nji
zemër ku
vlon nji
gjak i
kulluet
shqiptar,
rreth
edhe
poezija
e
Fishtes.
Poeti qi
bani me
lulzue
mrekullisht
vegimin
e
Shqipnis
shqiptare
në
shpirtënt
t’onë,
asht i
gjallë
midis
nesh dhe
me za qi
nuk njef
mort na
ngushllon,
na nxitë
e na
tregon
cakun ku
duhet t’arrijmë.”
O kohëra,
o çudira!
Në një
refleksion
të tij
me
rastin e
pranimit
të
Shqipërisë
në
Këshillin
e
Europës
me 1995,
dr.
Engjëll
Sedaj në
shkrimin
Fryt
i
Përpjekjeve
Shekullore
e ka
kundruar
drejt
trajektoren
shqiptare,
duke
theksuar
mes të
tjerash
se:
“Naim
Frashëri
këndon
se
dielli
lind
atje nga
perëndon
duke
lënë
porosinë
e madhe
të
pajtimit
dhe të
shqiptarisë
për ata
që
kishin
pësuar
nga
ideologjia
e
pushtuesit
aziatik.
Ky
pushtues
do të
jetë i
detyruar
në kohën
e Kemal
Ataturkut
të madh
edhe
vetë t’i
kthehet
perëndimit
për ta
pranuar
abecenë
latine
dhe
mënyrën
e
jetesës
‘alla
franga’.
Sidoqoftë,
kjo
ishte
një
lëvizje
e madhe
kulturore
edhe
ndër
shqiptarë,
të cilën
lëvizje
midis dy
luftave,
më së
tepërmi
do ta
vazhdoj
dhe do
ta
avansojë
poeti
kombëtar
Gjergj
Fishta.
Pas
vdekjes
së tij,
këtë
lëvizje
të
veprimtarisë
në
sferën e
jetës
shpirtërore,
do ta
pengojnë
ato fuqi
fusharake
dhe
anticivilizuese
të
realizmit
socialist,
të
politizuar
skajshmërisht
me
motive
të
egocentrizmit
primitiv.
Këtë
periudhë
të
largimit
nga
shoqëria
e lirë
dhe
demokratike
e
perëndimit
do ta
karakterizojë
‘shkenca
e
urrejtjes’,
gënjeshtrat
dhe
premiset
boshe,
frika
dhe faji,
sepse
siç
thotë
Ismail
Kadare,
‘Formulën
të
gjithë
njerëzit
janë
mëkatarë
përpara
Zotit,
diktatura
e ka
modifikuar
duke e
zëvëndësuar
emrin e
Zotit me
ate të
Partisë.’
Ky
shkrimtar
i madh
shqiptar
në
librin e
tij
Nga
një
dhjetor
në
tjetrin,
që e ka
shkruar
në një
shtet të
Europës
Perëndimore
(Francë),
thotë se
‘kombi
shqiptar
ka
nevojë
për një
jetë të
re, për
një
periudhë
lartësimi,
pendese
e
purifikimi
shpirtëror.’
Në këtë
purifikim
integrimi
kulturor
me
Europën
perëndimore
mund të
jetë i
dobishëm.”
E
kultura
shqiptare,
nuk u
ndal
vetëm
kur ranë
kokat!
Mjerisht,
ajo u
ndal (kur
siç
paraljmëronte
Vangjel
Koça në
shkrimin
e tij
Oshëtima
në botën
e
librave,
të
shkruar
me 1935,
shkrimtarët
do të
quheshin
sipas
një
përcaktimi
të
goditur
të
Stalinit
-
“inxhinierët
e
shpirtit”!?
- ndaj
edhe
sipas
këtij
parimi
ata pas
mbarimit
të
luftës
edhe do
ta
“ndërtonin
njeriun-e
ri”) e
edhe po
ndalet
hera-herës,
ndaj
mjerisht,
mjerisht-historia
po na
përsëritet!?
Prandaj,
pa
letërsinë
shqipe
vështirë
se do të
kishte
Shqipëri,
dhe se
rrjedhimisht
pa
letërsinë
shqipe-nuk
ka dhe
nuk mund
të ketë
Shqipëri,
sepse
përderisa
gjuha
është
shpirti
i një
kombi,
apo siç
thonë
poetët
se gjuha
është
gjaku i
fjalës,
letërsia
është
vetëdija
më e
artikuluar,
kurse
mënyra
më e
mirë për
ta
mposhtur
një trup
është
ose t’ia
heqësh
kokën-vetëdijen
pra, ose
t’ia
dënosh
ate me
burg, me
pushkatim
ose me
ostrakizëm-me
mëgrim,
apo edhe
me
harresë
të
përhershme,
siç kanë
bërë
armqitë
e lirisë
kombëtare
dhe
njerëzore,
veçmas
në të
kaluarën.
Le të
paramendojmë
për një
çast të
vetëm,
sikur
Ernest
Koliqi-Ministër
i
Arsimit,
të
kishte
urdhëruar
mësuesit
shqiptarë
të mos
dërgoheshin
në
Kosovë,
sikur
Sotir
Peci-Ministër
i
Arsimit
në
Qeverinë
e dalë
nga
Kongresi
i
Lushnjës,
të
kishte
urdhëruar
mbylljen
qoftë
edhe të
një
shkolle
të vetme
shqipe,
sikur
italianët
t’ia
shembnin
përmendoren
e lartë
37-të
metra-Princit
të
Gjuhës
Italiane:
Dante
Aligerit!
E
megjihatë,
ka
ndodhur!
Princit
të
Gjuhës
Shqipe,
që aq
shumë
punoi e
shkroi
për
atdheun,
për
kombin
dhe për
flamurin,
ia
mbyllën
tempullin
e tij!
Po.
Mjerisht
ka
ndodhur:
Një
Ministër
tjetër i
Arsimit
në
Kosovë,
pas
pranverës
së
përgjakshme
të motit
të madh
1981, i
pat
hequr
Naim
Frashërin
dhe
Andon
Zako
Çajupin,
bashkë
me disa
vjersha
të
Ismail
Kadaresë
nga
librat e
leximit
dhe nga
planprogramet
mësimore!
Dhe t’ia
heqësh
Shqipërisë
Naim
Frashërin,
don të
thotë t’ia
heqësh
shkronjat
shqipe-gjuhës
shqipe.
O
tempora,
o mores!
O kohëra,
o çudira:
Kur
topat e
Dërgut
Pashës
bënin
plojë
mbi
Kosovë,
gjysma e
gardës
së
sulltanit
ishin
shqiptarë!
Sipas
pohimeve
të
shkrimtarit
Besnik
Mustafaj,
në të
gjithë
Komitetin
Qendror-vetën
një
ishte me
shkollën
e lartë!
Kur e
pushkatuan
poetin
Vinçenc
Prenushi,
ai ishte
me një
këmbë në
dhe e me
një nën
dhe, e
megjithatë
e
pushkatuan!
Lasgush
Poradeci
i ka
thënë
shkrimtarit
Ismail
Kadare,
se: Kur
e dënuam
me 80-të
vjet
burg
Vinçenc
Prenushin,
ai i
kishte
76 vjet!
Kur i
pushkatuan
poetët
Genci
Leka dhe
Vilson
Blloshmi,
dhe kur
e varën
në litar
poetin
Havzi
Nela,
dekretet
për të
pushkatuar
poetët,
u
shkruan:
në
gjuhën
shqipe!
Sikur ta
dinin
hartuesit
e
Kongresit
të
Alfabetit,
se një
ditë
shteti
shqiptar
do të
pushkatonte
poetët e
tij, (Lorka
u pat
thënë
atyre që
ia
drejtuan
tytat
para se
ta
pushkatonin:
Mos
qëlloni,
sepse
nuk
qëllohet
përmbi
poetët!)
duke
shkruar
dekretet
e
pushkatimit
me
Alfabetin
e
Kongresit
të
Manastirit!
Vallë, a
nuk e
meritonte
një poet
me emrin
Genci,
që është
edhe
emri por
edhe
tradita
më
fisnike
e
trashëgimisë
ilire në
përtëritjen
e emrit
të
njërit
prej
udhëhqësve
më të
shquar
të
shtetit
ilir, a
nuk
meritonte
të falej?!
Në
Zvicër
edhe sot
e kësaj
dite e
mbjellin,
e
kultivojnë
dhe e
ruajnë
një lule
që quhet
sipas
mbrerit
ilir-Gentit,
e në
Shqipëri
pushkatohej
poeti i
cili jo
vetëm se
e kishte
emrin e
mbretit
ilir, jo
vetëm
pse e
kishte
emrin si
një lule,
por edhe
zemrën e
kishte
të tillë.
Shpirt
poeti…
|
|
|