Filozofi
     dhe
letërsi
 

 

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
Opinione  2.8.2014      I > 2 > 3

   

 

ANARKIA NË DEMOKRACI (I)

 
Shkruan: Shefqet DIBRANI
 

 

 

1.

Edhe në demokracitë më të zhvilluara perëndimore shtypi dhe mediat akuzojnë politikanët dhe udhëheqësit shtetëror. Madje edhe shpifin dhe trillojnë të paqena për ta ashtu siç bëhet ndër shqiptarët. Me një fjalë kudo demokracia është rrëmujë, sepse rrëmuja është krijuar në kokat e atyre që shkruajnë e flasin për demokracinë.

Por ndryshimi esencial në mes demokracive perëndimore dhe asaj që kultivohet në trevat shqiptare është shkalla e emancipimit. Po më shumë se ky nivel emancipimi është niveli i përgjegjësisë morale të cilat tek ne kanë rënë për tokë, kurse këto vlera në perëndim i mbrojnë ligjet, të cilat i emancipojnë mediat e shkruara, ato elektronike dhe sistemin e ri modern të internetit. Pra shkalla e përgjegjësisë për fjalën publike, përveç që merret me dije në sistemin akademik, ajo shkallë ruhet nga praktikat juridike që vihen në dispozicion të qytetarit për ta ruajtur demokracinë nga trullosjet lidhje e pa lidhje që i bëjnë mediat.

Ta zëmë për një prokuror në vendet perëndimore mjafton ta dërgojë për medie një letër me dy rreshta në të cilën shkruhet “rasti ka kaluar në kompetencën tonë”, tani e tutje ne merremi më çështjen në fjalë, ose personin në fjalë. Në Kosovë ndodhë e kundërta, prokuror e gjykatës janë bërë mediat dhe gazetarët e paarsimuar si duhet, pa emancipuar dhe me mungesë të theksuar të përgjegjësisë morale. Përndryshe ata duhej ta dinin se kush është i caktuar të bie përfundime për një çështje të kontestuar, për një vendim i cili kurrë nuk do të jetë njësoj për dy palët e konfrontuara!?


 

2.

Hamad Abdel – Samad, publicist i famshëm nga Egjipti i cili jeton në Gjermani, është autor i librave: “RËNIA E BOTËS ISLAME – një prognozë”, “LUFTË APO PAQE – revolucioni arab dhe ardhmëria e Vendeve të Lindjes”, “FASHIZMI ISLAM – një analizë” etj. Hamad Abdel, për shumë vite u ka bërë thirrje publike zyrtarëve politik në Egjipt, për të bërë reforma politike dhe reforma fetare. Zyrtarët e atjeshëm shtetëror u bënë të shurdhër karshi thirrjeve të tij, ashtu siç bëhen të shurdhër edhe zyrtarët e Kosovës, veçmas ata në LDK, ku zëra të caktuar edhe përmes librave kanë apeluar për një reformë të brendshme partiake.

Hamad Abdel, ka lindur në vitin 1972 në Kajro të Egjiptit, atje ka studiuar njëkohësisht, gjuhët angleze, franceze, japoneze dhe politikën. Në Gjermani ka vazhduar studimet e doktoratës, kurse tani është ligjërues universitar si dhe është zgjedhur edhe në kreun e Konferencës Islamike në Gjermani. Në hapësirën gjermnofolëse dhe më gjerë ai njihet si ekspert dhe njohës i shkëlqyer e zhvillimeve politike në Botën Arabe. Hamad Abdel, prej vitesh ka kërkuar për një reformim të politikës egjiptase dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për reforma në Islam.

Siç thamë, shteti i tij dhe politikanët e atjeshëm nuk e kanë dëgjuar zërin e intelektualit, kurse anarkia politike në Egjipt dhe vendet arabe është me pasoja për breza të tërë. Po “sheikët” e politikës kosovare, veçmas ata të instaluar në kreun e partive politike pse kanë marrë për model anarkinë arabe për ta implimetuar edhe në Kosovë, e për të pretenduar se janë duke bërë demokraci evropiane?!


 

3.

​Kreu i LDK-së dr. Isa Mustafa ditë më parë ka konstatuar se “sot Kosova është shtet pa shtet” dhe se për këtë nuk po merr askush përgjegjësi. Madje ai sikur tallet kur akuzon të tjerët dhe nuk merr përgjegjësinë për anarkinë demokratike që ia ka sjell vet ai LDK-së dhe Kosovës. Bashkëpunimi i tij me kundërshtarët themelor të demokracisë, me njerëz të akuzuar për haraç dhe për krime të njëpasnjëshme, e ka lënduar rëndë frymën demokratike që kultivonte prej vitesh LDK-ja.

Isa Mustafa është një diktator i vogël por që do t’i shkaktoj dëme të mëdha demokracisë s’ka dyshim. Ai e ka zaptuar LDK-në dhe përmes saj bënë diktatin, ai tani bënë aleanca edhe me “djallin” vetëm vet për të shpëtuar, kurse si askujt tjetër atij i shkon përshtati anarkia në demokraci, natyrisht edhe për bizneset e tij, ai i lutet “Allahut” të zgjatet kjo anarki të cilës më shumë se kushdo tjetër ai vet i ka prirë.

Kjo situatë e brishtë, sidomos brenda në LDK e bënë gjendjen në krizë, në krizën e saj më të madhe. Ai, Partinë e dr. Rugovës e shndërroi në livadhin e tij ku po kullotin Myhib lokal e po zhvatin politikan minor të cilët duke u dhjamosur pretendojnë se ata janë të merituarit për ta drejtuar LDK-në, në rast të dështimit eventual të dr. Isa Mustafës, i cili anarkinë e krijuar në demokraci po e shfrytëzon për t’iu shmangur përgjegjësie që ka për humbjet e njëpasnjëshme të LDK-së. Por shtrohet pyetja, a deri këtu ka rënë LDK-ja, e cila Këshilli i Përgjithshëm dhe Kuvendi i LDK-së janë shndërruar në leva të miratimit të të gjitha servilteteve që ua sjell dr. Isa Mustafa dhe sejmenët e tipit Sabri Hamiti, Lutfi Haziri e shumë të tjerë. Thuhet se LDK-ja ka rregulla, por ato shkelen nga vet kreu i LDK-së dhe nuk zbatohen në praktikë, përndryshe është dashur dikush të ndëshkohet edhe për humbjet, edhe për anarkinë e krijuar në LDK, dhe përgjithësisht në Kosovë.

Si ka mundësi të kërkohen rregulla shtetërore e të kërkohet respektim i ligjeve dhe Kushtetutës, kur “Kushtetutën Partiake” kjo garniturë politike më në krye me dr. Isa Mustafën e kanë shkelur me dy këmbët. Si ka mundësi dr. Isa Mustafa ti zbuloj vrasjet politike kur bashkëpunon me njerëzit që kanë bërë krime. Si ka mundësi të bashkëpunoj me ata që shqyenin fotografinë e dr. Rugovës dhe asnjëherë nuk e kanë nderuar presidentin Rugova. Si ka mundësi tani të pajtohen ata dhe t’i shkojnë për homazhe tek varrezat dr. Rugovës, sepse tashmë “ky rend i ri i binjakëzimit” dhe kjo ortakëri i detyron dhe i obligon edhe ata që shqyenin postere të shkonin tek varri për ta “dëshmuar unitetin?!” si kurrë më parë.

E kryetari i LDK-së dr. Isa Mustafa, nëse ka një grimcë dinjitet, dhe nëse mendon të dal nga LDK-ja pa e pështyrë qytetarët në fytyrë, nuk duhet të lejoj që LDK-ja të bie në duar të mediokriteteve që i ka afër të cilat si askush atij, LDK-së dhe Kosovës ia kanë vënë lakun. Dr. Isa Mustafa duhet të vepron sa më shpejt dhe sa më mirë, por të mos lejoj që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e LDK-së dhe vendit në përgjithësi!

Vërtetë “dikush, duhet ta merr përgjegjësinë!”, ka deklaruar para ca dite ai. Por edhe për gjendjen e keqe në LDK dhe për humbjet e njëpasnjëshme a nuk duhet të marrë dikush përgjegjësi në kreun e LDK-së, nëse jo vet ai?!



 

St. Gallen, 31.07.2014.

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .