Filozofi
     dhe
letërsi
 

 

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
Opinione  22.7.2014

 
 

Fuqia shterpë e shkruesve "të pavarur"

 

Nga

Rami Laçi

 

 

Prej sa kohësh që vlon në tërë viset tona dhe fuqia e njerëzve të angazhuar në politikë gjithë e përvijohet si e vetmja që mban kollanët në duar. Pa vështirësi konstatohet se media në këto kohë tallazesh politike, drejt synimeve më të larta kombëtare dhe drejt një jete më të ngritur ekonomike e arsimore, nuk luajti dhe as nuk luan ndonjë rol të shquar as në Tiranë, as në Prishtinë e as në Shkup.

Në pjesën më të madhe, gazetarë të profileve të ndryshme, revoltën shqiptare e marrin si element për t’i dhënë „nasihat“, ç’ duhet të bëhet, si të bëhet, pse me flamuj, pse pa flamuj. Disa nga ta, të quajtur intelektualë, u dukën ca minuta të mjera në Bit Pazar për t’iu bashkangjitur revoltës sa për t’i dhënë këshilla kombit. Do të tjerë, këshillat i shpërndanë nëpër media nga largësitë perëndimore… Natyrisht, për këtë nuk mund ta fajësojmë drejtpërdrejt median (shtypi, radio-tv, internet); faji është në radhë të parë i një numri të bukur të atyre që shkruajnë e flasin në media,- gazetarë e sidomos doçfar analistash e opinionistash. Besa disa syresh, e fituan bukën këtyre ditëve, duke i akuzuar protestuesit me fjalë të rënda…

Në vend të presionit mediatik mbi pushtet-mbajtësit, u lozën episode akuzash dhe presioni mbi rininë e shkëlqyer. Asaj rinie që ka guxim, asaj që nuk i ka prekur lojërat e fëlliqtë të politikes dhunuese të shqiptarit, asaj që nuk ka ngjyer kafshatën në pazarllëqet e fëlliqura të politikës së mjerë që ushtrohet nëpër qoshet e Shkupit e gjetiu, asaj që nuk ngjyen me asnjë kusht në...

Nuk janë të mjerë të mjerët e Hugo-së, të mjerë e treguan veten dhe tregohen gjithnjë, ca shkronjës e shumë politikanë shqiptarë.

Shkronjësve nuk do të ju mvesh asnjë epitet. Ata thjeshtë tregohen lajkatarë ndaj politikës ditore dhe përveç këngëve partiake nuk luajnë asnjë rol tjetër, asnjë presion serioz mbi lojtarët politikë të Prishtinës. Kombinimet e mundshme dhe të pamundshme luhen sikur në tavolinën e qibritëve; goglën e fshehin politikanët, shkronjësit afrohen dhe e qëllojnë, gëzohen sikur fituan sa për t’i dhënë ujë me të prapën e lugës popullit i cili sa çel e mëshel sytë e ngrenë kutijën dhe o dreq, gogla nga letra e aluminiumtë, s’është aty. Humbi dhe u nxeh; e provoi përsëri dhe…, humbi!

Nuk dinte populli se duhej ta çelte qibritin e prodhuar në “Skupshtinë”.

Dikush fitoi por jo qytetari i pa sherr.

Për në Tiranë, do të flas herëve tjera se aty ka vetëm të shara e se kam akoma mirë të njohur terminologjinë e tillë. Iu lë radhën analistëve të krahëve të „sijasetit“, të regjur por pa asnjë peshë në formimin e moralit dhe etikës politike.

Shëndosh, ndoshta radhës tjetër do t’i shihet fundi i episodeve të mjera.

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .