Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
Opinion -  16 07 2014  [pj. e: I  II  III ]

 

Kur t’i ndërsejnë analfabetet!

 

Shkruan:

 
Gani MEHMETAJ
 

 

 

 

Reagim ndaj shkrimit: “Njerëzit e fshehur në “istikame” po e sulmojnë LDK-në”, botuar në gazetën “Bota press” me datën 16.07. 2014.

Aksionari kryesor i LDK-së, S. Hamiti ma ndërseu argatin e vet të dëgjueshëm L. Hazirin, gjysmë analfabetin me zemër lepuri, sa për të më fyer: E di padrinoja që Hazir shkreta nuk di ta rreshtoj asnjë fjali, sepse nuk di të shkruaj shqip, e di shefi i tij që Hazir- mulla edhe kur i thotë përmendesh ato që ia kanë shkruar, belbëzon si nxënësi i dobët i fillores, apo nis e djersinë si vëllezërit e tij - zurlaxhi nëpër dasma. Mirëpo, askush nga LDK-ja e S. Hamitit nuk e ka zellin e mejtepliut të Gjilanit për të shërbyer herë SHIK-ut, herë padrinos së LDK-, sepse të dy palët të një krahu politik e biznesor janë.

PDK-ja e S. Hamiti ia falen Gjilanin, mbase do t’ia shohin hajrin me tender e me biznese, por kam frikë se qyteti e katundet do t’ia shoh sherrin, ashtu sikurse kanë nis t’ia shohin sherrin intelektualët e këtij regjioni. Emrat e kumbueshëm të intelektualëve të qytetit i zëvendësoi me islamike me shamia. Por sherrin mund t’ia shoh e tërë Kosova.

Kush më thotë se paskam qenë në “istikame? Luta i kafehaneve të Gjilanit, ku ishte inventar i përhershëm, derisa u bë banorë i Prishtinës, apo ish-shitësi i kasetave me këngë turko-arabe, matrapazi që herë i lavdëron beduinët e shkretëtirës, herë perëndimorët, varësisht kush i jep më shumë llokume.

Unë isha në “istikame” derisa L. Haziri luftonte fyt e m’fyt me qoftet e qebaptorëve të Gjilanit e “shlivovicën” e Serbisë. Unë mbrohesha në istikame derisa Luta i S. Hamitit hante dreka e darka me Kadri Veselin, ndërsa shefi i tij Hamiti e pinte kafen e mëngjesit me kreun tjetër të PDK-së në Prishtinë.

“Unë kurrë s’kam pi kafe me Kadri Veselin, ndërsa ti haje dreka e darka me te”  i pati thënë Fatmir Limaj në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Hazirit, kur mbledhja transmetohej para miliona shikuesve. Luta i shkretë, i tha vetës: “hapu tokë, pse fola!”, e futi kokën në mes të shalëve, ashtu sikurse bënë edhe S.Hamiti e I.Beqiri kur ua përmendi turpet Hashim Thaçi.

Luta që i pronësoi postet me paratë e videokasetave, e bizneseve me këngë turko-arabe, me akuzon mua, njërin ndër themeluesit e LDK-së kinse jam fshehur në istikame, ndërsa jam ndër ata që më së shumti jam angazhuar për pavarësinë e Kosovës, në kohën kur të shkallmonin dru apo të vrisnin policët e Milosheviqit, ndërsa Luta atëbotë bënte tregti me Serbinë.

Gabimi im i pafalshëm, por edhe gabimi i disa intelektualëve të tjerë ishte pse nuk u inkuadruam në strukturat udhëheqëse të LDK-së, megjithëse na ftonte Rugova. Ne mendonin se mund të kontribuonim më shumë në sensibilizimin e çështjes shqiptare me shkrime e me botimin e gazetave. Botonim shkrime në anglisht, frëngjisht e në gjermanisht në Perëndim për masakrat serbe në Kosovë, e informuam botën për fatkeqësinë tonë, derisa Luta vazhdonte të tregtonte me Beogradin.

Gabimi im dhe i intelektualëve të tjerë ishte pse lejuam që LDK-në ta pushtojnë heshtazi urithet, matrapazët dhe ata që synim e kishin përfitimin e jo idealët. Gabimi ynë ishte pse nuk ua treguam vendin më kohë matrapazëve, të pa kurrizorëve, analfabetëve, e dhunuesve, ndërsa tash s’ke si i pengon, sepse janë shumëzuar si brejtësit nëpër ara dhe janë bërë të fortë e të rrezikshëm  me aleancat e nëndheshme.

Por kur e mendoj më mirë, e di ne nuk gabuam, jo pse nuk i parashikuam gjërat, por sepse intelektualët, gazetarët me emër dhe shkrimtarët i vrisnin, i torturonin natën pa hënë, ose i kërcënonin me familje para dhe pas luftës, në të njëjtën mënyrë, vetëm gjuha ndryshonte. Porosia ishte e qartë  po u bëre   pjesë e strukturave të LDK-së të gjene e liga.

Atëbotë e ndjeja, por tash po e shoh qartë se edhe Serbia, edhe grupet kriminale ishin të interesuara që kreun e LDK-së ta pushtonin grupet e tilla si Hamiti, Haziri, Beqiri- pakurrizorë, e jo intelektualët me ideale.

Pjellë e kësaj lufte të pisët të Serbisë e të grupeve kriminale që i luftuan apo i vranë intelektualët e LDK-së janë situatat kur kryetari, pedagog universitar do të zëvendësohet me mejtepli, apo kur elita e kombit, zëvendësohet me ismetbeqira, lutfihazira, sabrihamita etj. Turp më të madh për shqiptarët në përgjithësi e rugovistët në veçanti nuk ka.

Çka t’i them Ismetit të Kodrës së Trimave që e fëlliqi Prishtinën me qeverisjen e tij të keqe, ndërsa në Sheshin “Nëna Terezë “ ende kundërmon era e kanalizimit të vënë keq nga fituesi i tenderit të tij.

Nga L. Haziri e I. Beqiri e kam pritë një reagim të tillë, ata s’kanë qare se u hakërrohet Hamiti sa mund ta dëgjojnë edhe rrugëve përreth selisë së LDK-së, por ata nuk e përgënjeshtruan asnjë vlerësim timin, vetëm e mohuan në stilin e hajdutit: “pasha kryet e nanës unë nuk kam vjedh!

Por ti, miku im, Haki Rugovsa, ç’pate? Fortë për se ngushti të paskan shti, more burrë.

 

Prishtinë, 16 korrik 2014

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

 


 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .