Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
Opinion -  15 07 2014  [pj. e: I  II  III ]

 

LDK-ja kompani private e matrapazëve politikë! (III)

 

Kush mund ta shpëtoj Lidhjen Demokratike?

 
Shkruan:
Gani MEHMETAJ

 

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës është shndërruar në azil pleqsh të-zymtë e grindavec, ku të rinjtë e ndjejnë vetën keq, gati bien në depresion. Të njëjtët njerëz janë tash pesëmbëdhjetë vjet: qendrestarë” e të pa shqitshim, si rriqër  që s’duan t’ia dinë për ndërrime demokratike, për avancime konceptesh, as për freskim idesh. Ata e kanë krijuar bindjen se partia është pronë private e tyre, që duhet ta mbajnë nën thundra deri në vdekje. Komunikimi me veprimtarët po ashtu jo rrallë është bërë në parimin e dëgjueshmërisë policore ose me sistemin e intrigave nën rrogoz, kështu që qarkullimi demokratik i ideve ishte nocion krejtësisht i panjohur për ta.

Prurjet e reja janë të rralla, vetëm atëherë kur aksionarët kryesor e nxjerrin nga naftalina ndonjë aktivist që s’do t’ua prish për asgjë dhe që do të punojë ashtu sikurse ia diktojnë mësuesit-nxënësve. Po u përpoq ndonjëri të ve komunikim me medie, apo zoti na ruajt të shquhet, hiqet pa mëshirë. Tipat karizmatikë nuk i honepsin.

E kanë thartuare LDK-në si të ishte parti e Kmereve të Kuq.  


 

Kur kryetari bëhet zjarrfikës i skandaleve


 

Ky raport është ngulfatës brenda partisë, aty nuk ka qytetarë të barabartë, përkatësisht anëtarë të barabartë të kryesisë. Kryetar është nënkryetari i parë, kurse kryetari shpesh është zjarrfikës i skandaleve të bashkë partiakëve.

Në kryesinë e LDK-së që nga vdekja e Rugovës nuk ka asnjë personalitet karizmatikë. Nuk pati as më vonë, prandaj e ftuan administratorin Isa Mustafa, i cili tërë kohën e shpenzoi në shuarjen apo neutralizimin e skandaleve të vëllezërve, kunatave të aksionarëve.

Isa Mustafa s’pati asnjë mundësi të bëjë ndryshime, edhe po të ishte vëllai i vogël i Rugovës. S’pati si ta nxirrte partinë nga bataku, sepse hija e S. Hamitit nuk i shqitej në asnjë hap, hija e tij ia kujtonte se kush e solli në krye të partisë, prandaj, vullnetin e fillimit për të pastruar partinë nga batakçinjtë, ashtu sikurse pritej nga simpatizantët e padjallëzuar, ia prenë në rrënjë.  

Që në fillim të karrierës iu dasht ta kapërdijë skandalin e ambulancës në Kodrën e Trimave, kur i dhanë afër 2 milion euro në kohën kur qeveriste Ismet Beqiri e Sami Hamiti, ndërsa ditën e inaugurimit pikonte çatia. Isa Mustafa, kryetar komune, mbeti pa mend, sikurse ma pati thënë atë ditë pas inaugurimit. Druante se do ta hetonin gazetarët këtë skandal.  

Skandalet e tjera të farefisit të aksionarëve i  kapërdiu tërë mandatin e parë, ndërsa në mandatin e dytë, kur pritej t’i shmangte autorët e skandaleve, ai i afroi edhe më në pushtet, duke futur edhe njerëzit e vet me simpati e përkatësi katundi.

Në fushatën e kaluar administratorit Isa Mustafa i bënte karshillëk haptazi S. Hamiti. Një herë dilte para foltores Mustafa, pastaj Hamiti, herën tjetër dilte Hamiti, pastaj Mustafa. Krijohej përshtypja sikur janë dy nënkryetar, pa kryetar partie. Hija e Hamitit e ndiqte në çdo hap, madje edhe në vizita ndërkombëtare kishte prapa, sikur i druhej se mos bënë ndonjë marrëveshje të fshehtë me euro perëndimorët. Natyrisht hija e tij e ndiqte në çdo vendim.

Nënkryetarët  e tjerë nuk ndjeheshin gjallë. Duket se Mustafa kishte borxhe ndaj Hamitit , ndryshe ishte vështirë të arsyetohej ky imponim agresiv, dhe kjo lojë karshilleku, kur edhe në konferencat për medie, ku zakonisht paraqitet vetëm kryetari, hija e zymtë dhe e thartuar e Hamitit i rri pranë vazhdimisht.


 

I frustruari nga shpërfillja e Rugovës

Hamiti i frustruar nga shpërfillja njëzetë vjeçare që ia bëri Ibrahim Rugova, i acaruar nga distanca e vazhdueshme që e mbante presidenti ndaj tij, duke mos i dhënë poste dhe duke e mbajtur larg nga zyra presidenciale, nuk lejoi një largim të tillë nga kryetari i ri.

Hija e Rugovës e frustron edhe sot e kësaj dite, megjithëse me emrin e tij mori të gjitha privilegjet, mori votat, mashtro opinionin  Dihet po ashtu se Rugova dy herë e përjashtoi Hamitin nga partia, pra e nxori nga dera, por ai sërish dy herë u fut nga dritarja.

Asnjë parti simotër në Kosovë nuk e pati një imponim të tillë të nënkryetarit të parë. Për shumicën e partive politike në Kosovë opinioni as që e di kush është nënkryetar i parë e kush i dytë. Në fushatën e partive të tjera as që ranë në sy rivalitetet të tilla. Nënkryetarët as nuk duhet të imponohen, sepse duket qesharake dhe është e dëmshme.

Në kushte të tilla, kur aksionarët kryesor me aksionarët anonim e kontrollojnë çdo degë, nëndegë a aktiv, është vështirë të gjendet shpëtimtari i partisë, është vështirë të zgjidhet grupi i cili do ta nxirrte nga bataku për ta shkëputur nga kthetrat e aksionarëve që po e fundosin. Edhe Këshillin e Përgjithshëm me ndonjë përjashtim e ka zgjedhur grupi i aksionarëve. Natyrisht KP-ja ka shprehur pakënaqësi të vazhdueshme, ka kërkuar të përfillen mendimet dhe vendimet e tyre, por me taktikën e njohur të shpërfilljes, shtyheshin vazhdimisht ballafaqimet Kryesi-Këshill i Përgjithshëm. Prandaj, disa anëtarë të KP-së hoqën dorë nga përpjekjet për ndryshime, disa dhanë dorëheqje edhe nga KP-ja fare, të dëshpëruar më pafuqinë që të pengojnë batakçillëqet e aksionarëve.

Këshilli i Përgjithshëm është sa për sy e faqe, për dekor demokracie, meqë nuk e pyet askush për asgjë. Edhe më pak pritet se do të përfillet ndonjë vendim i KP-së, pasi Hamiti ta zëvendësoj Isa Mustafën me Lutfi Hazirin.

Megjithatë ata që mendojnë se mund të bëjnë ndryshime, për ta shpëtuar LDK-në e Ibrahim Rugovës, pasurinë më të madhe kombëtare, duhet të angazhohen seriozisht duke filluar nga nëndegët e degët, edhe pse dihet fare mirë se veprimtarët në të gjitha strukturat partiake janë propozuar e zgjedhur nga Kryesia. Por një gjë duhet ta kenë parasysh: luftë krahinore apo ndërskamsa të këtij niveli primitiv sikurse kanë bërë aksionarët: S. Hmaiti, L. Hairi, I. Beqiri etj. në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte parti e të gjithë qytetarëve të barabartë të Kosovës, në qeverisjen e së cilës do të marrin pjesë të gjithë njerëzit e aftë e të ndershëm pa i diskriminuar në baza krahine.

Kosova është aq e vogël sa të rrudhemi në feude primitive mesjetare, sikurse e bënë një gjë të këtillë aksionarët e LDK-së.


 

Fund

Korrik 2014

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

 


 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .