Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
Opinion -  14 07 2014 [pj. e: I  II  III ]

 

LDK-ja kompani private e matrapazëve politikë! (II)
 
Si u bë përzgjedhja e kandidatëve të LDK-së për deputetë?
 
Shkruan:
Gani MEHMETAJ

 

 

 

Dhjetë vjet të represionit të Serbisë, kur u keqtrajtuan e u vranë mijëra veprimtarë, tre vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, kur grupet kriminale politike vranë dhjetëra aktiviste, mijëra të tjerë kërcënuan me vdekje, nuk e shprishen as nuk e dëmtuan Lidhjen Demokratike të Kosovës sa tetë vjet të qeverisjes së keqe të aksionarëve të tashëm. S. Hamiti, I. Beqiri, L. Haziri e aksionarët anonim që e diktojnë politiken. Ata e shtrinë për toke partinë dikur më të fuqishme, iu hodhën sipëri, e përdhunuan, e paralizuan, e kafshuan, e zhvatën dhe, e shpërfytyruan. Nga partia më e madhe dhe më e fuqishme shqiptare e bënë parti minore. Partia e cila dikur kishte ajkën e intelektualëve, ekonomistëve, politikologëve, shkrimtarëve të të gjitha territoreve etnike, u bë parti e matrapazëve e gjysmë analfabetëve, që s’kishin përgatitje shkollore e ndershmëri të udhëhiqnin as një lagje katundi.

Nga Ibrahim Rugova, LDK-ja ra në duart e L. Hazirit, I. Beqirit e S. Hamitit. LDK-ja e Ibrahim Rugovës e cila u shqua me intelektualët më të mirë të kombit, tash po bëhet sinonim i eliminimit të intelektualëve, parti e padrinove, ku privilegjohen të korruptuarit, të paarsimuarit dhe analfabetët politik. Të gjitha partitë e tjera në Kosovë kanë më shumë intelektualë se sa Lidhja Demokratike, të gjitha partitë kanë më shumë transparencë e komunikim me simpatizantët se sa LDK-ja .

Partia e Ibrahim Rugovës ishte strumbullari i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në territoret etnike. Sot LDK-së asnjë subjekt politik nuk i shkon prapa, s’ka  koncept politik, s’ka parime morale, shquhet për skandale, korrupsion  imoralitet.

Kur margjinalizohet diaspora që dha aq shumë për shtetin

 

Diasporën- armatën më të fuqishme shqiptare e cila për dy dhjetëvjetëshe e mbajti gjallë popullatën e Kosovës e të territoreve etnike, aksionarët e LDK-së e margjinalizuan, e bënë sterile, meqë veprimtarët e Diasporës ishin gati të vetmit që nuk u pajtuan me veprimet e aksionarëve matrapazë të LDK-së. Diaspora edhe sot është ekonomia më e fuqishme e Kosovës, sepse ekonomi tjetër gati se nuk kemi. Veprimtarët e diasporës janë më të zëshmit kundër privatizimit të LDK-së, mbase janë e vetmja shpresë se mund ta shpëtojnë partinë e Rugovës, sepse të tjerët druajnë nga shantazhet, i frikësohen hakmarrjes së aksionarëve, ose ruhen nga të papritura që mund t’ua kurdisin aleatët e aksionarëve, meqë në LDK kanë aksione edhe grupet anonime të rrezikshme.

LDK-ja është në udhëkryq, me rrezik të madh-të fundosët. Për të kapur majat e dikurshme duhen vjet. 

 

Humbësit e Prishtinës, pretenduan majat e shtetit!

 

Kriza e thellë e LDK-së kulmoi me humbjen e pafalshme të zgjedhjeve në Prishtinë. Disfata pritej. Kandidatët e propozuar për kreun e Komunës humbën për shkak të qeverisjes se keqe, familjarizimit e emërimeve me hatër. Shumicën e komunarëve ia imponuan Mustafës aksionarët kryesor, por jo pak prej tyre i nxori nga sirtari edhe ai vet, për të krijuar baraspeshë pa u brengosur janë ata për qeverisje të kryeqyteti apo jo. Dukagjinasit prapë u përjashtuan tërësisht nga qeverisja komunale. Mos durimi i vjetër Hamiti-Beqiri ndaj elitës së Dukagjinit iu imponua edhe Mustafës. Kështu me kuadrot nga dy-tri katunde të Llapit apo dy-tri katunde të Gollakut nuk mund të qeverisej Prishtina elitare dhe kryeqytetasit e llastuar. Drejtorët e Hamitit e Mustafës  s’mund të qeverisnin as katundet nga kishin ardhur me një gjysmë opinge, ndërsa pas disa vjetësh qeverisje mezi ecin nga majmëria. Prandaj, ishte iluzion të shpresonin humbësit e kryeqytetit se do të fitonin pushtetin e vendit. Humbën sepse s’deshën të ballafaqohen me realitetin.

Pas humbjes Shtabi i Krizave që duhej të formohej, duhej të reflektonte për disfatën dhe të kërkonte fajtorët jo për heqje kokash, por që të mos përsëritej  disfata në nivel qendror. Mirëpo, ata nuk e bënë një gjë të tillë, përkundrazi me të njëjtët dështakë paraqitën kandidaturën për pushtet qendror! Aksionarët e LDK-së me arrogancën e tyre karakteristike përpiluan lista deputetësh jo më profesionistë të mirë, emra të njohur publik, apo autoritete që i do komuniteti, por njerëz të tyre, të afërm e të dëgjueshëm.

Në këtë listë u përvodhën edhe emra që meritojnë respekt, prandaj fituan pa ndihmën e aksionarëve apo të numëruesve të votave. Numëruesit e votave, të dirigjuar nga aksionarët kryesor i dëmtuan ata dhe të tjerët që nuk ishin të tyre.

Po u shikua lista e pjesës dërmuese të deputetëve nuk e ke idenë se cila është arsyeja apo merita e kandidimit. Në listën për deputetë u  futën krahas kandidatëve nga Llapi e Gollaku, edhe të tjerë që ishin në lidhje biznesore a farefisnie me kreun e aksionarëve të LDK-së. Të tjerët se ku i morën, si i gjetën dhe pse i kandiduan, mendja e shëndosh nuk ta kap. Aksionarët sikur donin ta prisnin degën në të cilën hanë si të babëzitur.

Por hileja ishte gjetiu: synohej që kreu i aksionarëve të marrin sa më shumë vota, prandaj iu shmangën sa mundën emrave të njohur a profesionistëve  me zë.

Kreu i listës nis me Isa Mustafën, administratorin e aksioneve të LDK-së dhe humbësin e Prishtinës. Ai mori më së shumti vota, sipas numëruesve të votave, meqë sikurse shkruan një kryeredaktor gazete, garues i votave, ishte direktivë partiake të votohej kryetari dhe disa të përkëdhelur të kryesisë. Ndërkaq, aktivistët e devotshëm e përcollën mesazhin në të gjitha instancat. Natyrisht që aktivistët e qyteteve e katundeve i kryen urdhrat me devotshmëri. Simpatizuesit e sinqertë të  LDK-së janë shquar për disiplinë e organizim të brendshëm. Megjithatë një direktivë të këtillë nuk e përfillën kryeqytetasit.

Arsyeja pse u vu nën numrin dy Sabri Hamiti ishte:  sepse ai e de rugovizoi partinë, e sterilizoi, e pastroi nga intelektualët e dukagjinasit, i eliminoi llapjanët me emër, e thartoi çdo entuziazëm, i shkurajoi militantët me cinizmin, e zymtësinë e tij karakteristike, me arrogancën primitive, çirrej nëpër zyre herë kundër një nëpunësi, herë kundër tjetrit si sundimtarët anadollak kundër skllevërve  të tyre. Kështu e shndërroi LDK-në në kompani familjare, ku i punësoi të gjithë anëtarët e familjes: të vëllanë në kreun e Komunës së Prishtinës, nipin ambasador, kunatën zëdhënëse në ministri të jashtme, të vëllanë drejtor të QKK-së, të birin konsull të përgjithshëm, kunatën tjetër në një ministri tjetër të LDK-së, gruan në Komunën e Prishtinës, dhendrrit nëpër ministri e dikastere partiake, të afërm  të tjerë i angazhoi në fushatë me para të partisë, ndërsa mijëra shqiptarë do ta kryenin punën shumë më mirë se sa ata, por nuk e kishin pader familjaris S.Hamitin.

Dihet po ashtu botërisht se S. Hamiti përmes dy ministrave të LDK-së  (A. Haraqisë e L. Hazirit) e paralizoi Kosovafilmin, duke u përpjekur ta shuante për ta fuqizuar QKK, (një institucion i shpifur e paralel i filmit) vetëm e vetëm t’ia bënte vendin të vëllait pa përgatitjen e duhur shkollore. Për hatër të vëllait shuante e themelonte institucione si ta kishte shtetin prone private, ndërsa dy ministrat i bëri shërbëtor personal. Asnjë lider partie apo anëtar kryesie në Kosovë nuk ka punësuar më shumë familjarë, ose nuk e ka keqpërdor më shumë partinë për interesa personale e familjare se sa ky aksionarë i LDK-së. Asnjë anëtar kryesie nuk i ka bërë më shumë dëme partisë së vet se sa S. Hamiti, asnjë njeri nuk e përdhosi partinë si ai.

Por Hamiti i hakërrimeve korridoreve të LDK-së kësaj radhe, sipas shtypit, rrezikoi të mbetej jashtë Kuvendit, po të mos qëllonin të zellshëm numëruesit partiak të votave, të cilët thuhet nëpër kuluare nxituan ta plotësojnë boshllëkun votues. Vjedhja e votave nuk është risi në LDK. Vjedhjen e votave brenda kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e kaluara e pranoi edhe kryetari Isa Mustafa. Për vjedhje votash brenda LDK-së flasin të gjithë: deputetët e LDK-së që fituan, por edhe ata që nuk morën numrin e duhur të votave e akuzojnë Shtabin numërues të votave se ua plotësoi aksionarëve numrin e duhur të votave, ndryshe do të mbeteshin me gishta në gojë.

 

Votuesit e rrezikuan aksionarin kryesor

 

Treshi i LDK-së, Ismet Beqir (ish-sekretar teknik i një shkolle) është meritorë për humbjen e simpatizantëve  në Kodrën e Trimave, lagjen më të madhe dhe më militante të LDK-së kur ishte gjallë Ibrahim Rugova. Beqiri ka edhe një meritë tjetër: në degën e tij, ndihmoi në shuarjen e qendrës më të madhe të Shoqatës Bëmirese “Nëna Tereze” në Ballkan, për t’ua lënë periferinë e kryeqytetit shoqatave fetare duke e shndërruar në çerdhen më të madhe të islamikëve në Kosovë.

Është inkurajuese që sakicës Hamiti-Haziri, i shpëtuan disa deputetë, me të cilët duhet të nisen ndryshimet e domosdoshme. Ka mijëra veprimtarë që nuk e pëlqejnë rrënimin e LDK-së nga aksionarët kryesor, por kërkojnë një lider, kërkojnë ekipe që do t’i aktivizonin. Njerëzit nga Diaspora nuk duhet vetëm t’i sensibilizojmë për të investuar në atdheun kur të krijohen kushtet, por duhet t’i mbështesim që të na ndihmojnë në shpëtimin e LDK-së nga matrapazët. Kryetari i Komunës së Ferizajit, Muharrem Sfarça është shembulli i mirë i administratorit të mirë që erdhi nga Diaspora dhe e shpëtoi me fytyrë Ferizajin e LDK-në. Sa ka menaxherë e veprimtarë të tillë nga Diaspora, por edhe nga Kosova që mund ta ndihmonin LDK-në e Kosovën, sikur t’i aktivizonim. Por aksionarët kryesor e kanë bërë të kundërtën, i kanë ofruar vetëm ata që u ofrojnë biznese e përfitime atyre personalisht.

Sa herë përtypën “bëmat” e nëndheshme të aksionarëve kryesor jo pak njerëz të informuar shtrojnë pyetjen: me çka u shquan publikisht S. Hamiti, I. Beqiri, L. Haziri? Me asgjë! Hamiti kurrë nuk e dha një deklaratë e cila do të mbahej në mend, kurrë nuk e shkroi një tekst me të cilin do të mbronte  çështjen shqiptare apo kauzën tonë, ndërsa sulmonte egërsisht Kadarenë që e mbronte çështjen e Kosovës në Perëndim, duke shpifur kundër tij. Hamiti kurrë nuk bëri ndonjë veprim a kundërshtim, i cili do të flitej nëpër kuluare, ose që do të regjistrohej në medie. Për 15 vjet pati qindra raste, por i mungoi guximi. Ai me dy aksionarët e tjerë  gjithnjë janë fshehur prapa palltos së Rugovës, duke mos marr asnjë përgjegjësi, ndërsa kërkonin privilegje.

Ndërkaq, Ismet Beqiri, ka merita- kështjellën e LDK-së, Kodrën e Trimave  ua dorëzoi partive kundërshtare dhe islamikëve. Megjithëse të varfër elektorati i kësaj lagje nuk ishin budallenj sa t’i mashtronte deri në pakufi një sekretar teknik shkolle, me tha një bashkëbisedues. “Edhe tash e adhuroj Rugovën, por nuk na mashtron më Beqiri më përralla për partinë e Rugovës”, me tha taksisti i Kodrës së Trimave, dikur militant i guximshëm i kësaj partie, ndërsa së fundmi, me tha, e votova Vetëvendosjen.

Lutfi Haziri, nuk u shqua më asgjë, pos me belbëzime prej nxënësi të dobët të fillores para kamerave, ndërsa e kanë bërë  zëdhënës të partisë! Si ta caktonin belbatikun orator para miliona njerëzve. Postin në Gjilan e mori, sepse partia kundërshtare e goditi kandidatin e vet në mënyrë të pakuptueshme, ia mori fitoren duke ia dhënë postin L. Hazirit.

Veprimtarët e LDK-së gjashtë muaj para fushatës flisnin nëpër kafene se ka marrëveshje LDK- PDK që të fitoj L. Haziri. Prandaj PDK-ja nuk e mbështeti kandidatin e vet në Gjilan, përkundrazi e pengoi me të gjitha mjetet.

Haziri, fitoi më së shumti. Ai nga një shitës kasetash e menaxher i muzikës turko-arabe nëpër kafenet e Gjilanit të paraluftës, u bë kryetar komune, madje edhe ministër kulturë(!).

Humbja e LDK-së në zgjedhjet e fundit me këta aksionarë do të thellohej sikur një pjesë jo e vogël e zgjedhësve të mos përcaktoheshin që ta votonin LDK, për ta hequr qafe qeverisjen e keqe të pozitës. Pra votuan kundër  pushtetit të keq e jo për LDK-në.

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .