Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 
Opinion

   

 

 

Goditjet e turpit
 
 
Shkruan:
Rami Laçi
 

 

 

 

Goditjet e turpit e kanë një zanafillë disavjeçare. Nuk do të largohem në histori as mitologji. Do t’ia nis shkurtimisht nga ‘68-a e shekullit kaluar. Atëherë, sipas të gjitha burimeve, si mediat e kohës dhe mandej, kujtimet e pjesëmarrësve në demonstrata, shkrime të ndryshme analitike dhe studime historike, pasqyrojnë në detaje pjesën e errët, atë që sulmonte pa mëshirë shqiptarin e revoltuar.

Jo nuk do të vazhdojë me trajtimin e etiketimeve që vinin nga pushtetarët joshqiptarë e as nga njerëzit e rëndomtë gjithashtu joshqiptarë. Flas këtu për meraklinjtë e kolltukut, dallkaukë e spiunë shqiptarë... Ata nuk ishin e nuk janë me mijëra, por nganjëherë mjafton një, për të marr në qafë mijëra.

Por, ama edhe nuk është një. Janë gjithsesi diçka më tepër, me tre shifra, e mos Zot më keq edhe me katër shifra...

Dikur armiku revoltat tona i quajti irredentiste e pjesëmarrësit dhe simpatizantët irredentistë që në fakt ishte mëse e saktë. Por, dreq, goditja më e pistë vinte nga shqiptarët e shpërfytyruar: “Prishësit e vëllazërim-bashkimit”, “kundërshtarë të sistemit tonë socialist vetëqeverisës”, “shqiptarë të këqij”, “fëmijë”, “të frustruar”, “rrugaçë”...

Sot me dhimbje të madhe përjetojmë sulme nga të njëjtat profile ose më mirë me thënë, më së shumti nga pasardhës të të përdalëve të dikurshëm. Ndoshta sot kanë ndërruar kryeqendrat, por armiku është armik nga do që të jetë. Nga protestat paqësore “ca” media që vet paguhen nga armiq të kombit, godasin pa fije turpi pjesëmarrësit në protestat paqësore në Shkup e me këtë ata lënë impakt të rëndë e me pasoja mbi kombin.

Të sqaroj mendimin dhe helmin tim që ndiej në ije, në këto sulme të turpit janë përfshirë edhe individë të manipuluar me vite nga këto qarqe skajshmërish kundër kombëtare.

Nuk di prej nga këtë guxim të pamoralshëm të quhen të gjithë të rinjtë me mjekra (të shtihen të gjithë në një thes) arabë, fundamentalistë, ekstremistë... Pse atyre që këta të rinj iu duken të këqij, nuk dalin vet në protesta dhe mos t’ju lënë hapësirë elementeve të padëshiruara, nëse janë të ndonjë ekstremi natyrisht.

Të marrësh fotot me copy-paste dhe t’i radhitësh fjalët fyese rreth saj, duke ndenjur në kolltuk, është shumë lehtë. Dil burrë aty ku janë burrat dhe mandej fol e kritiko! Apo tutesh se do të biesh në sy të keq para atyre që të mbajnë në kërpesh?! A mos vallë tutesh se po e prish imazhin para atyre që të ngrehin për kërpeshi? Të gjithë janë aty për kauzën kombëtare dhe për të drejtën e dinjitetit njerëzor të përbuzur nga armiq, por edhe nga idiotë si ju që i tuteni përballjes me dhunuesit e të drejtave themelore të kombit, andaj shpikni çka mos?!

Turpi është mbi ju, farë e çoroditur!

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 


     
     

 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .