|
|
|
Ndre Mjeda (1866 - 1937) |
Mjeda lindi nė Shkodėr, dhe qė mjaftė i ri mbeti jetim pa baba. Pasiqė dallohej nga mocanikėt e tij si jashtėzakonisht inteligjent, u ra nė vemendje jezuitėve tė cilėt e orientuan pėr prift, kėshtuqė ai vazhdoi studimet nė Spanjė, Itali, Kroaci dhe Poloni. Nė moshė tė re botoi poezinė « Vaji i bylbylit » dhe ky ėshtė fillimi i rrugėtimit letrar i tij : Pėrndryshe Mjeda pjesėn mė tė madhe tė jetės punoi si prift nė fshatin e vogėl Kukėl ku edhe krijoi poemėn « Andrra e jetės ».Nė letėrsi ai rradhitet nė kuadrin e rilindasve romantikė, por njėherit i takon realizmit tė kohės sė pavarsisė se veprat e tija tė kėsaj periudhe rrahin problemet shoqėrore tė kohės.Si qė tham mė lartė, «Vaji i bylbylit » ėshtė kėnga e parė e Mjedės, qė rradhitet nė kėngėt romantike, nė elegji po nė tė njėjtėn kohė edhe shpresėMjeda qė donte lirinė dhe pavarėsinė e tij shpirtėrore, i prishi punėt shpejtė me rregullin jezuit dhe hoq dorė nga detyra e mėsimdhėnėsit tė shkolles sė larte fetare dhe u kėthye nga Italia nė atdhe.Ėshtė themelues i shoqėrisė « Agimi »
dhe autor i njė memorandumi tė drejtuar pėrfaqsuesve tė fuqive
evropiane nė Shkodėr. Nė kėtė memorandum, mirditasit ankoheshin
kundėr pushtetit osman. Ky aktivitet u pasua
me njė poezi
kushtrim kundėr mbylljes sė shkollės shqipe nė Korēė e kjo solli
arrestimin e tij nga pushtetarėt (1902), por pėr fat, i shpėtoi dėnimit
me internim pėr nė Anadoll. Kjo ngjarje e shėnoi thellė poetin, gjė
qė shihet nga poemthi, « I
tretuni » e qė unė do ta quaj poemth jetėshkrimor.
Dėshira dhe shpresat e Mjedės rilindas pėr ēlirim
dhe mandej besimi i njė jetese mė tė mirė nė liri ēfaqet ne poemėn
e « Liria »qė i takon fruteve tė viteve 1911-12. Ishin kėta
ditėt kur farkimi i pavarėsisė merte tiparet e njė lindje tė shpejtė
tė diellit buzė detit shqiptar.
Por Mjeda, u ndje i zhgėnjyer. Liria e fituar
nuk e pėrmirsoi jetėn e fshatarit tė gjorė. Nga kjo kohė, fillon
kalimi nga romantizmi
rilindas nė relizėm shoqėror. Nė tė vėrtetė ai botoi akoma njė vėllim
me poezi tė shkruara nė kohėn e rilindjes qė patėn
tė ngelura pazbardhura pėr shumė shkaqe tė ndryshme, me
titull « Juvenilja » . Veprat
tjera tė rėndėsishme tė Mjedės janė edhe « Liria »,
« Scodra » dhe « Lisus »-i.
Nė harkun poetik tė Mjedės, kėndohet pėr tė
varfurin dhe pėr heroin pėr lirinė dhe robėrinė, pėr fitore shoqėrore
mbi sistemin e vjetėruar feudal
Krejt kjo, melankolinė e lehtė tė poetit e shėndron nė shpresė reale nė njė
arrdhmėri mė tė mirė tė kombit nė pėrgjithėsi.
Nė vijim, ju ftojmė tė shijoni njė zgjedhje prej disa poezishė tė shkruara me njė gjuhė tė bukur pak sa krahinore Shijoni vet >>> |
|
Horoskopi
javor |
|
● Abdylazis
Islami |
|
Shkrimtarėt |
|
Ali
Asllani |
|
Rilindasit |
|
Asdreni |
|
Bejtexhinjt |
|
H.
Z. Kamberi |
|
Shkrimet e para tė gjuhės shqipe |
|
|
|