Gjuha shqipe
Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon*;)
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndėr komb' tjera, ndėr dhena
tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhė qė jam tue
ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
...
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftė mallkue kush qet
ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.
Por me gjuhė kaq t'moēme e
mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.
E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.
Andrra e Jetės
(Lokja)
E n'balkue mbaruen lulet:
shurdh' a vendi e shpia tytė;
jo, me Loken nji e dytė
nėpėr shpi ma nuk u gjet.
Vetun zbardh' e vetun erret
me krye n'hi e shuemja plakė;
nji dorė krande me i ba flakė
pėrmbi votėr kush s'ia qet.
E disprohet me vetveti
qė nuk bani kurrnji djalė:
sot e reja i kish dalė
bashkė me dritė pėr dru nė shpat.
Kish mbajtė zjermin ndezė mbi votėr,
ia kish njomė njat buk' e mjera;
edhe Lokja me gjith' tjera
kishte dalė me petka n'shtat.
Kish shkue motin si pranvera
me ndo'j fėmijė tu' e kalamendun;
ishte knaqė tue u pėrmendun
tash e tash ferishta n'djep.
E disprohet ku i ve mendja
or' e ēas te Trina, e shkreta!
ia lypė mortės n'ankime t'veta,
por mizorja nuk ia nep.
II
U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul'zon;
landėt e pyje, gjith' ku kemi,
tue fry veri po i cungon.
Nd'rron prej dimnit landa veshėn,
e lėshon gjeth't qe para pat;
e, pėr mėshirė, duhitė qi ndeshen,
ia ēojnė t'vorfnit me i ba shtrat.
Binte bor' e frynte veri
tue ēue akull pėr gjith' vis;
nalt orteku ushton pėr mneri
tue fundue ēetin' e lis.
Me dy cokla n'votėr plaka
rri gjith' natėn e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.
E shikjon nji dritė t'venitun,
vron pasqyrėn e jetės s'vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran' e thrret.
E ndie 'j frymė pėrmbrenda shpie
porsi erė qe vjen pa shkas;
e, n'at muzg, nji vegim hije
Lokes n'votėr leht' iu qas;
pėrmbi plakėn krahėt i uli
e ngryk t'shuemen e shtrėngoi;
buzėt t'shpulpueme n'ball' ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.