| |
Migjeni (1911-1938)
|
Migjeni
i takon njė epoke kalimtare nga romantizmi patriotik nė tė cilin zhanr
prekė shum pak, nė njė realizėm social tė nisur mė herėt nė letėrsine
evropiane e qė kaploi letėrsinė shqipe nė fillim tė shekullit XX.
Migjeni
lindi nė Shkodėr mė 13 tetor 1911 : Kėtu kreu shkollėn
fillore kurse shkollėn
gjysėm tė mesme dhe seminarin ortodoks, nė Manastir nga ku u kėthye
dhe punoi mėsues nė Vrakė, Shkodėr dhe Pukė. Kjo ėshtė njėherit
koha e fillimit tė aktivitetit tė njohur letrar dhe njiherit kohė mė e
frytshme nė kėtė lami. Botoi pėrmbledhjen e vjershave me titull
« Vargjet e lira ». Pa vdekjes u botua pėrmbledhja e prozave
« Novelat e qytetit tė veriut ».
Nė
vitin 1937 u nis pėr nė Itali pėr shėrim nė sanatoriumin « San
Luigji » tė Torino e mė vonė nė spitalin « Torre
Pellice » ku edhe vdes mė 26 gusht 1938.
Kur
flasim pėr Migjenin, ėshtė e
rrugės tė ndajmė kėtė poet nga njė plejadė tė kėsajė periudhe
sepse shkrimet e tij dallojnė nė shum aspekte, e mund tė themi lirisht,
nga mbarė letėrsia realiste. Kėtė dallim e vėrejtėn pjesa mė e
madhe e kritikėve dhe studjuesve tė letėrsisė po dhe dashamirėt e kėtij
arti. Migjenin e quajtėn Poet i Mjerimit. Por kjo nuk
ėshtė kryesorja e asaj qė them se ai dallon nga tė tjerėt Poetė
tė vegjėlisė. Dallimi qėndron nė forcėn e tė shprehurit tė
vuajtjes sė tjetrit, nė vend
tė uriturit, nė vend tė malėsorit, tė vobegėt, nė vend tė atij qė
ju ēel njė vrimė nė tru
Ai mė parė e dėgjon njeriun, dhe e dėsjon
me empati e mėtej e shtjellon kėtė. Dhe nuk e shtjellon as ą
la Balzac
e as nė mėnyrėn e
famshme tė mos akuzimit tė njė personi, njė shoqėrie apo qoftė edhe
njė gjėje, ose njė pengese si qė bėn autori i famshėm norvegjez Knut
Hamsun nė romanin e tij Uria. Migjeni dėgjon rrėnkimet dhe thotė
atė se si do tė reagonte ai vet nė kėtė situatė
Empati dhe mishėrim
nė tė njėjtėn kohė. Ja pse unė e quaj Migjenin lirik empatik. Ai dėgjon
dhe shėron me lirikėn e tij, ėshtė edhe luli me kėpucėn e tij por
edhe vet Migjen i dashuruar ose shėndetlig. Nė poezi dhe nė prozė, ai
rrėfen dhimbjen me fuqi tė pakrahasueshme ; e harenė e ka me
nyanca qė prekin mrekullinė e fjalės dalė nga zemra e njeriut qė pėrjeton
thellė dhe kėtė pėrjetim e shėndron nė nektar poetik. Kėto janė
vetitė e karakterit tė tij dhe tė veprės sė tij. Ai nuk kėrkon
vrasje e shpartallime pėr tė arritur lumturinė se e din mė sė miri
nga tė gjithė po edhe mė mirė se na sot se hareja nuk arrihet me
vrasje e pėrmbysje. Mė sė shumti qė kėrkon ai, ėshtė njė grusht i
fortė ti bij malit nė zemėr
Nė zemėr ?, ēfar simbolike pėr
tė treguar dhėmbjen qė pėrjeton njeriu i kohės sė tij. Forca e
Migjenit ėshtė psaēėrisht aty se ai nuk kėrkon ta permbysė malin, ai
don ti thot « malit » se zėmra vuan nga goditjet e varfėrisė
dhe thėrret njė goditje grushti pėr ta « zgjuar » « malin ».
Tė lėviz ai bashkė me tė mjeruarin nga skamja
Tė lėvizin ndoshta
bashkė pėr tė ndėrtuar njė hare pėr tė gjithė. Kjo ėshtė porosia
e tij dhe me kėtė rast mė kujtohent teoria e do « dijetarėve »
tė viteve tė komunizmin qė edhe nėpėr shkolla e lavdėronin Migjenin
por si pėrfundim e shanin duke thėnė
se atij i mungonte ideologjia supreme (kupto ideologjia komunizėm !).
Poeti qė duke kėnduar mjerimin, ngjallte jetėn e skamnorit se dinte dhe
guxonte tė thoshte atė qė nuk mundeshte ta thot askush nė formėn
mjekuese migjeniane. I gjori malsor ishte i kėnaqur tė dėgjoj tė
flitet pėr « Malsorin ». Atij qė i mungonte misri, « apotheoza »
ia ēelte syrin dhe ia ngrohte zemrėn pėr tė vajtur pas misrit
e jot
pas zotit qė ishtė nė kėto kohėra, vetėm zot ashtu si e donin njė
pakicė njerėzish
Po « Lulat » e vegjėl kur dėgjonin
(edhe sot e jo vetėm atherė) se njė njeri shkruan pėr ta, pėr
vuajtjet e tyre ; ata vet e gjenin shkakun dhe shkaktarin e vuajtjeve
tė tyre ; nuk ju duhej ndonjė ēfarė ideologjije kornizash pėr tė
hapur zemrėn guximit dhe sytė rrugės pėr tė arritur njė jetė tė
bukur, tė begatshme
Ai ishte me popullin e varfėr dhe shkroi pėr tė
skicat dhe poezitė mė tė ndritshme tė letėrsisė sonė e mė gjėrė.
Atė kur e lexonin ata pėr tė cilėt fliste, zemra ju mbushej krenari se
ndienin dikend pėrkrah tyre ; dhe ata qė e lexonin e nuk ishin
skamnorė ekonomik, ata shpesh qanin (me perjashtim tė skamnorėve
moral). Nė vitet e gjashtėdhjeta (pėr fat tė keq nuk mė kujtohet
autori e as viti i saktė) pat thėnė se « Migjeni ėshtė korean,
pėrndryshe si mundet aq bukur tė ndiej dhe tė shkruaj pėr jetėn tonė ?! »,
pyetej ku kritik letrar. Po shkrimtari rumun Nikolaj Maurer a nuk
qau kur njohu veprėn e Migjenit
?
|
Kėtu zgjodhėm tetė poezi tė Migjenit
KANGA E RINIS
Rini, thueja kangės
ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
Thueja kangės, rini,
pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangės
dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili
e na tė duem fort si
tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
|
SONET PRANVERUER
Me kangė nė buzė
e me hove tė reja
u zgjue agimi pranveruer,
largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.
Me kangė nė buzė u zgjue agimi
dhe ia kėndoi kangėn diellit t' art
rrezash purpure dhe jetėdhurimi
me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.
Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
dihasin aromat, qė lulzimi derdhi,
me gji tė paprekun, ku dashnia sosė
me fletza trandafilesh qė flladi sjelli
dhe adhrojnė pranverėn me njė apoteozė.
|
KANGA E TĖ BURGOSUNIT
Nėpėr hekra tė
kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
edhe shof diellin sa njė pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropė.
E kjo gropė e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht pėr dėfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultė
dhe mė bani palmuē dhe mė mbyti nė trishtim.
Hekrat e kryqzuem dhe ndėrgjegj' e eme,
dy anmiq tė betuem, luftojnė dit' e natė;
por hekr' i fortė e mund ndėrgjegjen teme
dhe nė dėshprim pėrplasem si njė qen i ngratė.
E kur nata vjen dhe xhixhillojnė hyjt
gėzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnė syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritėn e smutė
edhe hijėn teme tu' u zgjatė nė murt
si njė kėrcnim ligji, posi njė dajak.
Dhe atėher tėrbohem dhe urrej pa masė
dritėn, hijėn, vetėn, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetėn lua tė ndryem nė kafas.
Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
dhe zemra e eme ndien po aq tė breme
nė mes tė katėr murve sii nė njė gropė.
|
NĖN FLAMUJT E MELANKOLISĖ
Nė vendin tonė
kudo valojnė
flamujt e njė melankolie
tė trishtueshme...
... dhe askush s'mund tė thotė
se kėtu rron
njė popull qė ndėrton
diēka tė re.
Aty kėtu nė hijet
e flamujve
mund tė shifet
njė mund, njė pėrpjekje
e madhe pėrmbi vdekje
pėr tė pjellė diēka tė madhe,
pėr tė qitė nė dritė njė xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo pėrpjekje lind
vetėm njė mi.
Dhe kėshtu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pėlcasim.
Nė prakun e ēdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga njė flamur
melankolie tė trishtueshme.
|
KANGA E DHIMBĖS KRENARE
0 dhimbė krenare e
shpirtit qė vuen
dhe shpėrthen ndėr vargjet e lira...
A deshte, vall, pėr t'u ngushlluem
tu' e stolisė botėn me xhevahira?
0 dhimbė krenare ndėr vargjet e lira,
qė kumbojnė me tinguj tė sinqertė...
Vall, a do tė prekish kėnd ndėr ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi nė vjeshtė?
0 kangė e dejė e dhimbės krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkė me vaje,
si dy binjakė kėndoni mjerimin -
se koha do t'ju bijė ngushllimin.
LAGJA E VARFUN
Krahėt
e zez tė njė nate pa fund
e varrosėn lagjen pranė,
dritė, jetė, gjallsi - askund,
vetėm errsinė e skam.
U harrue jeta e ditės
ndėr shtresat e natės, e pagja
u derdh nga parzm' e errsinės...
n'andrra pėrkundet lagja.
Njerzit ndėr shtėpia flejnė
me gjoksa tė lakurtė e tė thatė
e gratė... fėmi po u lejnė
pa ushqim nė gji, pa fat,
Pushojnė gjymtyrt e shkallmueme
nė punėn e ditės sė kalueme,
shėrohen trutė e helmueme
nė gjumin e natės s'adhrueme.
Veē zemrat e njerzve tė lanun
me tė rektunt prralla rrfejnė:
mbi barrat e jetės sė namun
qė shpirt dhe korriz thejnė.
Prralla mbi fėmij
rrugaēa
barkjashtė e me hundė tė ndyta,
qė dorė shtrijnė me vjedhė, me lypė
e ngihen me fjalė tė ndyta.
Prralla mbi varza tė fyeme
me faqe e me buzė tė thithna.
Prralla mbi djelm, me tė thyeme
shprese, nė burg me duer tė lidhna,
tė cilt nesėr para gjyqit
pėr delikt do tė pėrgjegjin, -
vetėm dreqit e hyllit
tė gjith fajet tash ua mbshtesin.
Kėshtu lagj' e varfun pėshpritė
dhe errsinės hallet tregon.
Njė gjel i undshėm, me dritė
tė hanės i rrejtun, kėndon.
Hesht! or gjel kryengritės,
i lagjės sė varfun. - Kėtu
nuk zbardh pėr ty drita e dritės.
i gjikuem je me ngordhė n'u.
FRYMĖZIM I PAFAT
Frymzim'
i em i pafat,
qė vjen e mė djeg mu nė gji,
pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej?
pėrse po mė ban qė kaq tė vuej?
pse vjen e mė djeg mu nė gji,
frymzim' i em i pafat?
Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė?
0 frymzim' i em i ngratė,
mjaft me plagė qė s'kan shėrim,
leni tė dergjen nė mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botės s'ia kande atė kangė tė thatė,
thot se mjell njė farė tė idhtė.
Far' e idhtė... far' e idhė...
- 0 njerz tė bimė nga far' e ambėl!
Frigė tė mos keni, pse njė kangė
mund t'ju theri nė ndjesi,
t'ju kujtojnė zemrėn nė gji
nė ndėrgjegje dhe njė dangė...
porju t'ju bajė edhe ma zi.
Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk tė due!
S'i due hovet tueja tė nalta,
as fluturimet... Nėpėr balta...
tė ditve tona tė shklas un due
rrokė me njerzit qė rrok nata.
|
POEMA E MJERIMIT
Kafshatė qė
s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi
kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn
e vet tė shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e njė shprese
tė shkymė dhe tė coptuem me tė dalun bese.
Mjerimi tėrbohet
nė dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa;
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.
Mjerimi nė dritzėn
e synit te kėrthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!
Mjerimi rrit fėnnin
nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.
Mjerimi pjek fėmin
para se tė burrnohet;
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.
Mjerimi punon,
punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i
ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėnnendore e njė tregtis sė ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė;
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu
len dhe nė trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė,
mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr
ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė
qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt
kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat
si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gėzim,
por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don
mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.
Mjerimi asht njė
njollė e pashlyeme
nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
|
| |
|