Shiquar në suaza psikologjike,
zemërimi merret si emocion që buron nga lëndime shpirtërore, mungesa e
frustrime të shumllojshme. Ai lind për të mbrojtur tërësinë fizike
dhe për vënien në pah të unit. Shpesh ai është me brendi e motive
altruiste. Konsiderohet gjithashtu se një zemërim i shëndoshë, nuk përmban
paragjykime dhe ky mund të dëmtoj duke shkaktuar vuajtje personit të
zemëruar. Në shum personë, ajo mund të numërohet pa mëdyshje edhe si
pasion.
Zemërimi shkakton numër të madh
ndërhyrshjesh dhe shprehjesh fiziologjike duke bërë kështu, përgatitje
dhe aftësim maksimal të trupit për reagim. Shpejtësimi i punës së
zemrës, «hypja e gjakut në fytyrë» ose më saktë në pjesët e sipërme
të trupit, shpejtësimi i frymëmarjes dhe rritja maksimale e zërit gjatë
të folurit. Dallohen gjithashtu të tjera manifestime fizike: shtërngimi
i duarëve në grushta, shtërngimi fëlçisë (populli do të thoshte «kërcëllimi
i dhëmbëve») mrrolja dhe zgjërimi i kanaleve hundore për frymëmarje
më të madhe dhe të shpeshtuar si dhe nganjëherë përshkimi i trupit
me dridhje (të cilat nuk vijnë nga friga sepse ajo nuk është prezent në
këto momente). Kohëzgjatja e pezmit të këtillë është mjaftë e
shkurtër. Mjafton që vëmendja të kaloj në një përcaktim tjetër, në
një objekt tjetër dhe inati shafitet.
Disaherë shprehen mendime se zemërimi
lidhet në një mënyrë me vullnetin dhe dëshirën për reagim pasiqë në
zemërim ka një masë të mirë të altruizmit. Altruizëm
ka por zemërimi nuk përbën në vete aspak arsyetim të shëndoshë përkundrazi,
vullneti është i pajisur dhe rrjedh e përcillet nga arsyeja. Zemërimi
ka gjithëmonë objektin e përpiktë para vetes, dëshirën për hakmarje
dhe zgjedh prenë. Asnjëherë i zemëruari (koleriku) nuk ngritet kundër
dikujt ndaj të cilit nuk mund të ushtroj dhunë e hakmarrje sepse e din
që nuk mund të ngritet mbi të.
Egziston gjithashtu cilësimi «shpëtimtar».
Natyrisht se zemërimi nganjëherë sjell përfitime për subjektin
sepse çliron atë por nga ana tjetër shtrohet pyetja se a është pezmi
vetëm kaq apo shum më tepër i ndërlikuar dhe në këtë rast, shpërthimi
i zemërimit nuk mund të jetë zgjedhja që shpëton. Është e drejtë e
çdonjërit të shprehë e manifestoj pezmin e vet por vallë, pezmi a është
në njejës dhe pasioni kolerik a kalon, dhe më tepër, a i mjafton një
shpërthim vullkanik. Zemërimi është emocion që nuk njeh frigë e
emocionet e këtij profili përgatisin reakcione të rastit (të rastësishme
gjithashtu). Ndjenja e padrejtësisë, e pafuqisë, frustrimet e dinamika
shoqërore me kahje të «pavolitshme» krijojnë ndjenjën e vuajtjes dhe
gjatë shpërthimit ajo vë në pozita të vështira edhe subjektin si
subjektet që pësojnë zemërimin e subjektit në kolerë. Në këtë
kontekst të cilësimit të zemërimit, mund të themi se ai mund të numërohet
akoma si ndjenjë dhe pulsion, kjo nga se zemërimi duhet parë edhe në
prizmën e vizionit të subjektit kolerik. Zemërimi emocional, ska dyshim
se mund të jetë «shpëtimtar», që unë preferoj ta quaj çlirimtar.
Një britmë e madhe çliron e prandej, ai që shprazet në këtë mënyrë
ndjehet më mirë se personi që ngulfatë zemërimin dhe në vijim pëson
shum shpesh nga ndjenja e fajësisë. Nëse ngulfatja bëhet shprehi nga
shkaqe të ndryshme, bëhet ngulm, e kjo mund të çoj drejt agresivitetit
(dhunës) si dhe gjer në vetvrasje. Dëshira e tepruar për mbisundim të
zemërimit dhe shpërthimit të tij me çdo kusht, është pra i dëmshëm
dhe andaj duhet larguar të ashtuquaturit «zemërim i ftohtë» ose
kalkulator. Shpesh ky konstatim mund të sjell konfuzion, prandaj dua të
veçoj se është parësore të dallojmë zemërimin nga zënkat, ngatërresat,
mbatjen e forcave fizike dhe dhunës. Natyrisht, shkarkimi i zëmërimit
është i dëmshëm për atë që pëson dhe për atë që derdh zemërimin
(edhe pse themi se është «shpëtimtar» ai është i dëmshëm për pikëpamje
të tjera shoqërore dhe individuale) por duhet të dallojmë kolerën
mbrojtëse nga ajo shkatrimtare. Bërtitmat dhe gestikulacionet e përcjellura
me hiperbola janë një e dhuna për të dëmtuar integritetin fizik janë
dy akcione plotësisht të ndryshme. Mëtej, zemërimi nuk drejtohet vetëm
ndaj qenieve të gjalla, ai ka plot caqe dhe burime nga ku krijohet dhe
ndaj të cilëve shpall hidhërimin. Fenomene të shuma natyrore janë
në shënjestër ndaj të cilëve subjekti revoltohet: tëmetet, përmbytja,
erërat e forta, breshëri e padrejtësi të tjera të panumërta.
Zemërimi dallohet gjithashtu nga
dhuna sepse kjo e dyta ka zanafillë të qëllimshme. Ajo shkarkohet mbi
diçka që ka për qëllim ta dëmton, ta lëndoj, ta zhduk. Ajo niset nga
mëria dhe kërkon asgjësimin e subjektit që ngrihet si pengesë kurse
shpërthimi i zemërimit ka për qëllim themelor mbrojtjen.
Për të përmbyllur mbi zemërimin,
do të përkujtoj këtu se që në shekujt e hershëm njeriu dinte se zemërimi
është çmenduri, një çmenduri e hëpërhëshme. Ai që kaplohet nga
zemërimi është jashtë vetkontrollit. Emocioni zemërim, e ç’orienton
subjektin por kjo çmenduri është shum e shkurtër, pas vrullit pason
qetësimi dhe personi fillon të ndihet disi më mirë por edhe i prekur e
i turperuar që i lejoi vetes një sjellje të këtillë.
Mbi dhunën, shkruajtën edhe
autorët e lashtë e ndër më më të njohurit janë Aristoteli i cili i
kushton një kapitull në Retorikën e tij: Nga ato që nxisin zemërimin,
njerëzit e zemëruar dhe motivet e zemërimit. Stoiku Seneca,
bën krahasimin e ushtrive gjermanike dhe romane. Për te, fitoret e gjithëmonëshme
të ushtrisë së rregullt (profesionale) romane mbi ushtrinë e tërbuar
gjermanike janë vërtetim se çdo ndërmarrje nën ndikimin e zemërimit
është e dënuar të dështoj.
|