Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Ballina   Portal - Egoizmi

  


Egoizmi

Nga: Laureta Miftari

 

Tendencat e kundėrvėnies sė egoizmit dhe altruizmit, sikur qė bėjmė me natėn e ditėn apo me tė mirėn dhe tė keqen qėndrojnė vetėm nėse flasim pėr njė « pėrvetvetėsi » tė subjektit, i cili me ēdo kusht i jepet dashurisė sė plotė pėr veten. Ai pa ndėrpre mendon vetėm pėr vetveten. Dhe tani, pėrballė kėsaj  e definojmė altruizmin si koncept ekstrem i  jetės pėr tjetrin. Por egoizmi i cili synon egzistencėn, dashurinė, afirmimin dhe mirėqenien duke pasur respektin ndaj rrethit ėshtė vlerė njerėzore sepse mbron integritetin e subjektit nė natyrė dhe nė shoqėri. E altruizmi, a ėshtė kujdes pėr tjetrin apo njė egoizėm i mėshehur qė shpreson kėthimin e mirėsisė me mirėsi ?

Pėr tė kapur mirė kuptimin egoist dhe pėrcaktuar egoizmin si veti negative apo pozitive tė moralit, duhet patjetėr kthjelluar sė pari nevojat urgjente tė subjektit, nevojat e afėrta dhe ata afatgjate pa tė cilat nuk mund tė bėhen lėvizjet e duhura pėr tė shkuar pėrpara. Kufijtė e egoizmit pozitif dhe negatif, ndėrrojnė ne disa pikėpamje sipas zhvillimit ekonomik tė shoqėrive - mjediseve dhe etikės sė kultivuar nė gjiun e ēdonjėrės nga ta e qė ndėrlidhet me etnologjinė dhe historinė sė cilės subjekti i takon.

Por ti kėthehemi temės pa u zhytur nė digresione tė shumta qė mund tė prodhohen nėse kėrkojmė zbėrthimin etik tė egoizmit nėpėr shekuj. Pėrfundime mė tė pėrpikta do tė nxjerim me krahasime dhe paradokse qė ndėrlidhen ngushtė e shpesh me altruizmin por unė, nė kėtė rast, do tė ndalem vetėm me shtjellimin e temės nė fjalė e pėr altruizmin dhe altruizmin e egoizmin nė mes vete,  do tė bėjė fjalė nė dy studime veēmas.

Tė themi se egoizmi nėnkupton mosbrengėn dhe mos mendimin pėr tjetrin. Tani shtrohet pyetja : Njė vetlavdėrues mendon shumė pėr tė tjerėt pasiqė ėshtė i sėmurė nga meraku se ē’mendojnė tė tjerėt pėr tė. Po ai qė manipulon tė tjerėt a nuk mendon pėr tė tjerėt  dhe pėr metodėn se si mund tė ju luaj lojėn mė sė miri… ?

Kjo na ēon nė njė zbėrthim tė parė dhe nė konkluzion se egoizmi nuk ėshtė objekt i mendimit por i asaj se pėr ēka shėrbejnė dėshirat dhe qėllimet. Egoizmi pra, nuk i mer parasyshė, tė themi aq sa duhet interesat e tjetrit. Po tani, ē’janė interesat e tjetrit, dėshirat dhe apetitet e tij ? Interesat e tjetrit nuk janė edhe interesa tė njė tjetri tė tretė… Ndėrlikimi vazhdon nė pakufi nėse nuk bijmė pėrkufizimin se mosplotėsimi i dėshirės sė njėrit apo tjetrit, nuk ėshtė egoizėm, sidomos nėse kėto dėshira nuk pėrbėjnė njė interes tė pėrbashkėt nė kodin dhe etikėn e njė grupi mė tė gjėrė shoqėror.  Por, kur flasim pėr interessa tė pėrgjithshme, pėrsėri nuk mund ta konsiderojmė mosradhitjen me normat morale tė ngritura pasiqė subjekti mendon pėr tė tjerėt, pėr ata qė tėrheqin pėrfitimet nga rrethanat altruiste tė krijuara… Tė thurrim definicionin se egoizmi nuk mer parasyshė interesat e tjetrit nuk na kėnaq pasiqė « ai » ėshtė njė botė e tėrė dhe ėshtė tejet joprodhuese dhe ngecėse nė ecurinė univerzale. Por a duhet tė shėrbehen vetėm interesat vetanake ? E pra, ai qė ndjenė kėnaqsi se bėri mirė nė familje, nė shoqėri, nė rrugė e gjetiu, i bėnė pėr vehte dhe, tė pėrsėris, i bėnė se kjo i sjellė kėnaqsi… Eh por vallė, ky ėshtė egoist ?!

Pėr tė sjellur edhe njė pėrfundim nė mes tė « pėrfundimeve » mbi egoizmin do tė them se vrapimi pas interesave vetanake ėshtė veti e shkėlqyeshme dhe ecja pas tij ėshtė e pashmangshme, kjo ēon para, me kusht qė kėto interesa tė mos nėpėrkėmbin tjetrin dhe etikėn e sjellur nė formė tė edukatės universale tė botės ku jetojmė.

Unė egoizėm tė dėmshėm e quaj ndjekjen  e qėllimeve qė janė me tė vėrtetė burim i ndėrlikimeve shoqėrore dhe nismėtare tė ngatėrresave dhe konkurencės sė pangopshmėrisė. Gllabėrimi i ēdo gjėje pa u kujdesur aspak pėr tjetrin dhe pėr normat mė tė vogla etike egzistuese. Harxhimi i qindarkės sė fundit pėr njė luks si duhani pa u kujtuar se dikush pret kafshatė buke apo qumėsht... Dėshira  e tėpruar pėr ekskluzivitet, pėr njė aritje pa patur para syshė damet e drejtėpėrdrejta dhe anėsore qė sjellė arritja e njė qėllimi, shkelja e etikės dhe  i ndėrgjegjes kolektive tė krijuar dhe edukuar nė ambientin ku funkcionon subjekti, apo ku bėn ndėrmarrjen e vet, mer pėrmasat e « bėj ēka tė dua ; mar ēka tė dua edhe pse nuk dij mirė se ē’dua ». Egoizėm negatif dhe damsjellės nė njė tė ardhme tė shpejtė. Ėshtė kjo formė e tė kėrkuarit tė gjithēkafit nėpėrmjet njė egoizmi tė sėmurė, tė ballafaquar me mungesė tė taktit njerėzor, kulturės dhe moralit shoqėror.

Nė anėn tjetėr egziston edhe njė lloj i egoizmit tė lehtė qė ēfaqet nė raste tė pavolitshme t’egzistencės qė nė tė vėrtetė ėshtė egoizėm  i lindur me vet natyrėn e njeriut si element kyq i mbijetesės. Ėshtė ky lloj i egoizmit i botės sė gjallė qė e gjejmė edhe tek bima qė ngritet nė lartėsi drejtė rrezes sė diellit dhe nuk mban aspak pėr botėn qė e rrethon. Forca e pakėt e ngelur nė eshtėrat qė mbahen vetėm nė lėkurė tė subjektit qė shkel mbi tė uriturin  tjetėr akoma mė tė gjymtuar nga uria pėr tė kapur copėn e bukės sė hedhur nga egoizmi altruist, nuk mund tė rradhitet nė mos interes pėr tjetrin.

Njė egoizėm i lehtė ėshtė edhe dėshira dhe vrapi pas jetės mė tė mirė, shkollimit tė lartė, luksit dhe sigurisė duke dėshiruar dhe synuar nė tė njejtėn kohė konkretizin e  njė ecurie mė  fatlume edhe pėr tjetrin, nuk kalohen suazat e egoizmit pozitif.

Egoizėm i lehtė dhe do tė them mė se i nevojshėm ėshtė kujdesi pėr vetvehten : Jeta kėrkon ti ofrohen gjėrat e nevojshme pėr tu jetuar nė harmoni, brenga pėr ushqim, pėr shėndet pėr krijim dhe kėnaqsitė shpirtėrore e fizike qė janė tė pandashme nga njėra tjetra nuk janė detyrimisht egoizėm.

Friga ėshtė gjithashtu njė komponentė e egoizmit tė lehtė. Kėtu bėhet fjalė pėr atė se ēka do tė ndodhė tė nesėrmen. Vrapi dhe lufta pėr ndihmė sociale ėshtė mendim vetėm pėr vehte dhe aspak pėr tė tjerėt. Kjo dashuri pėr vetvehten ėshtė egoizėm i forcuar, instinktiv dhe do ta quaja edhe egoizėm i dhimbshėm apo egoizėm i detyruar.

Egoizmi nė shkollim dhe sport, ėshtė gjithashtu i rangut pozitif dhe i lehtė pasiqė nė kėto raste, subjekti mendon ekskluzivisht pėr vehte, por si qė thash edhe mė lartė, qėllimi ėshtė sublim dhe pse nė sport arrihet me humbjen e tjetrit. Kėtu nė tė vėrtetė kemi njė kundėrvenie tė dy ose mė tepėr bartėsve tė egoizmit qė luftojnė pėr fitore, pėr ngadhnjim tė unit.

Ēdo shkėputje nga egoizmi shkakton pasoja tė rėnda regresive si qė shkakton pasoja shkatruese egoizmi i tepruar dhe agresif pėr arritje tė qėllimeve vetanake. Largimi nga egoizmi si edhe mishėrimi me tė janė joproduktiv dhe tė rrezikshėm se sjellin pasoja tė papėlqyera nė tė dy drejtimet. Njė egoizėm i matur e pozitif, arrihet vetėm me edukatė dhe norma etike tė komponuara nga njė religjion ose filozofi, nga se kėta dy lami tė ndėrlidhura njėra me tjetrėn, gjinden nė krye tė krijimit tė personalitet human. Nisur nga kjo, do tė pėrfundoj pėr egoizmin me disa citate nga religjioni dhe filozofia nga edhe mė sė miri dallohen nyancat e egoizmit nė pėrgjithėsi.  

Citate:

  • Pa mbėshtetjen e egoizmit, shtaza humane nuk do tė ishte zhvilluar asnjėherė. Egoizmi ėshtė bimė kacavjerrėse pėr tė cilėn u ngjitėn njerėzit jashtė kėnetave tė qelbura pėr tė dalur nga xhungla. 
    Blaise Cendrars (nga Hors la loi - Jashtė ligjit) 
  • Egoizmi pėrbėn lumturinė tonė nga fatkeqsia e tė gjithėve. Henri Lacordaire
  • Egoizmi inteligjent do tė ēonte njeriun nė vertyte mė tė larta. Alfred Capus
  • Nėse e pėrcaktoni egoizmin si dėshirė pėr tė kėnaqur nevojat, nė kėtė kuptim unė dhe ēdo pjesėz e natyrės, jemi egoist. Maurice Barrčs (nga Armiku i ligjeve)
  • Lumturia ka lindur nga altruizmi kurse mjerimi nga egoizmi. Bud


Laureta Miftari

 
Altruizmi
Egoizmi
Vetmia
Zemėrimi

F

i

l

o

l

e

t

.

c

o

m

 

 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .