Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Ballina   Portal - Altruizmii

  


Altruizmi

Nga: Laureta Miftari

 

Letra Filozofike: Filozofia e personalitetit nė marrėdhėniet me vetveten, shoqėrinė dhe ambientin: 

- Alturizmi

Shikuar nė kuptimin terminologjik, altruizmi pėrkthehet nė njė fjali qė mund tė shpjerė lehtė nė pėrfundim pak sa tė gabuar kur tė kihet parasyshė kompleksiteti shkencor nė suaza filozofike, psikologjike dhe socbiologjike. Nėpėr fjalorė terminologjik, ku bėhet fjalė pėr njė zbėrthim gjuhėsorė, mjaftohemi me spjegimin se altruizėm ėshtė ndjenja pėr vendosmėri dhe prirje bujare e zemėrgjėrė pėr pėrkushtim  dhe pėr tė dashur tė tjerėt. Nė njė pėrgjithėsim mė tė gjėrė, por gjithėmonė i pamjaftuar mbi altruizmin ėshtė kualifikimi se vetia morale e shmangjes nga ēdo lloj ngurimi pėr tė privilegjuar tjetrin dhe manifestimi i jashtėzakonshėm qė ēfaqet pėr dashuri apo sakrificė pėr tjetrin, pėrbėjnė altruizmin (vetėmohimin). Nė tė vėrtetė, ky spjegim edhe mund tė merret i saktė nėse bazohemi dhe marim nė konsideratė spjegimin etologjik  por asesi sjelljet e qenies me aftėsi tė rafinuara tė evoluimit tė situatave tė prodhuara, pra qenia njeri. Me kėtė  largohemi nga kufijtė e tė pėrjashtuarės, mos tė them tė paqenurės kur njeriu ėshtė pėr tjetrin dhe kur ngritet mbi vetvehten pėr tjetrin. 

Ėshtė tejet e qėlluar doktrina pozitiviste e Emile Maximilien Paul Littré* ku thotė se altruizmi  ėshtė "... domosdoshmėria pėr dashuri, qė ėshtė e imponuar rrėnjėsisht  nga bashkimi mes gjinive qė tė mund tė mbijetoj lloji."

Nė kuptim mė tė gjėrė, sjelljet me qėllime tė mira proshoqėrore tė ndėrmara me dėshirė dhe qė prodhojnė pėrfitime pėr tė tjerėt; format e ndihmės vetėmohuese pa qenė i detyrar me dhunė, si dhe vet dėshira dhe dashuria pėr tjetrin; si dhe pėr tė konsideruar  njė sjellje, altruizėm, duhet marė  parasyshė edhe cytjet pėr tė bėrė mirė. Me njė fjalė, pėr tu plotėsuar kushti qė njė sjellje tė quhet altruizėm, duhet qė akcioni tė jetė i nisur me dėshirė e me qėllim tė ruajtjes apo ngritjes sė mirėqenies sė tjetrit dhe mosshpresimi e mospritja e dhuratave tė ndryshme si shpagim. 

Por, tė qenunit altruist, a ėshtė dorrėzim para egoizmit, sidomos nėse  nisemi nga  ideja se njė kuptim definohet nga ajo se ēka ka pėr kundėrpeshė, pėr kundėrvenie, pėr diferencim.  Tė ndjekurit e idealeve dhe qėllimeve tė tjetrit  do tė thot defokusimi i vetvehtes dhe pėrparsimi i  tjetrit. Shėrbimi vetanak vihet nėn numrin rendor dy sepse  dashuria pėr tjetrin vėndohet para dashurisė pėr unin. Nė kėto kushte, altruizmi mer formėn e betejės kundėr mbylljes nė vehte, betejė kundėr egoizmit vetanak. Altruizmi pra, nėse kihet parasyshė se ėshtė i pamundshėm nė formėn e tij ekstreme, ėshtė njė virtyt si qė ėshtė edhe egoizmi i eklipsuar dhe i cili nuk synon dėmtimin e tjetrit por pėrfitimin vetiak tė konsideruar si pozitif.

Tendencat ndarėse dhe kundėrvenėse mes altruizmit dhe egoizmit, si dhe pėrkufizimet nė mes tyre, ngrejnė pyetjen e kapitulimit tė parit para tė dytit e poqese kjo ndodh, atėherė humbja e altruizmit ėshtė e dyfishtė, a) ndaj vetvehtes; b) kundėr tjetrit.  Mohohet vetvetja dhe kėshtu mundėsohet forcimi e tjetrit. Por nėse nuk zbrapset para egoizmit, atėherė automatikisht vjen nė shprehje superioritei i tij dhe ngjallė mundėsitė reale qė egoizmi tė bėjė hapa «tė gabuar» dhe tė ndėrroj kahjen e sjelljeve duke bėrė «lėshime» dhe duke dalur nga gėzhoja i hapet botės rreth tij. Shembulli mė i mirė i altruizmit tė qėndrueshėm qė nuk kapituloi as nėpėr shekuj dhe qė nuk do tė kapituloj asnjėherė, ėshtė altruizmi i femrės nėnė, motėr, bijė, bashkėshorte...

Pse?

Pa u zhytur nė shkoqitjen e teorive mbi edukatėn e mbi gjenet apo mbi etologjinė humane, do tė pėrkufizohem nė saktėsimin e evidencės historike se femra ka qenė dhe ėshtė e lidhur mė ngushtė me grupin se sa mashkulli, pra mė pak autonome dhe autonomiste. Qė nga lashtėsitė ajo « duhej » tė pėrkėdhelė, ēdonjėrin sipas rradhės, vėllaun, prindin, burrin, fėmijėn para familjen dhe miqėt. Ajo ishte e pėrgatitur dhe ėshtė gjithėmonė edhe sot, tė mbaj mbi supet e saja rolin e adhuruar tė bashkėshortes, motrės, nėnės, fėmisė e mikeshės ideale, personit qė jep ēdo gjė pėr tė pėrmendurit. Kurrė ėshtė me barė, ushqehet sė pari pėr frytin qė mban, pėr mirėqenien e tij dhe pastaj tė veten. Sė fundi, vet fakti i shtatzanisė ėshtė njė sakrificė sublime e pakapshme pėr mashkullin. Prandaj konstatoj se Ajo ėshtė simbol i sakrificės dhe hirėsisė. Mė kot nuk ėshtė thėnė se «Ju do ta gjeni parajsėn te kėmbėt e nėnės suaj».

E rrethuar nė tė shumtėn e rasteve, sė paku nga njė egoizėm, ai i burrit pėr shembull, ajo e mposhtė atė, duke u bėrė nėnė edhe pėr tė, ēdo egoizėm nė afėrsi tė saj mposhtet dhe bie nė nivelin tallės dhe kėshtu ndoshta detyrohet tė bėjė hapin e famshėm tė gabuar dhe eklipson egoizmin me kapjen e trenit «tė fundit»: dhuron njė lule pėr herė tė parė - gruas, nėnės, motrės, mikeshės... Njė ndjenjė e re e panjohur gjer mė tani, ndriēon nė jetėn e egoizmit tė mundur.

Teoritė qė pėrkrahin idenė se mashkulli ėshtė po aq altruist pasiqė ai qė shkon nė gjah pėr tė ushqyer familjen, dhe se ai flijohet nė luftė poashtu pėr tė tjerėt ėshtė pak sa i tepruar se; ky lloj altruizmi pėmban nė vehte ndjenjėn egoiste tė «gjahtarit mė tė mirė, tė luftarit mė tė mirė…», altruizėm gjithashtu madhėshtor por asesi i barabartė me atė tė femrės. Mė sė fundi, historia njeh trimėritė dhe sakrificat mė tė shejta tė bėra nga femra se sa  nga mashkulli. Nėse gladiatori ka vdekur nė arenė pėr krenari tė VETEN, nėse luftari ka shkuar nė luftė pėr tė mbrojtur tjetrin (besa shpesh pa dėshirėn e vete), nė momentin e kacafytjes lufton pėr jetėn e vet, pėr egzistencė tė veten... Dhe pasiqė beteja pėrfundon, kur lufta humbet nga njėra palė, dhunimet, ky element trishtues, mė i pėrhapuri ndėr luftėra pushtuese, fillon mbi femrėn e tė humburve. Tani  ajo flijon jetėn dhe nuk lejon dhunimin sa pėr tė mbrojtur integritetin e vet psikofizik aq mė tepėr pėr tė mbrojtur nderin e familjes dhe kombit. Janė tė panumėrta rezistenca dhe vetėflijimet pėr tė ruajtur nderin familjar jo vetėm nė kushte lufte por edhe nė raste tė ndryshme kriminele qė ndodhin nė jetė.

Shkallėt ose llojet e altruizmit

a) Gatishmėria spontane e njeriut pėr tė ndihmuar tjetrin, ėshtė cilėsi e pėrbashkėt pasiqė i takon etapės para mendimit. Pra, shtin njeriun tė haroj animin gjithashtu tė lindur pėr ruajtjen e integritet vetanak. Altruizmi i kėtillė, nė kėto rrethana tė spontaneitetit pohon se ėshtė pjesė e  qenėsishme dhe e pandashme nga natyra e njeriut po ndoshta edhe e kafshėve nė pėrgjithėsi.

b)  Sipas J.J. Rousseau, mėshira ėshtė njė komponentė  fundamentale e altruizmit pasiqė njeriu e ka tė lindur neverinė pėr  tė parė tjetrin nė vuajtje. Sa mė  e fuqishme tė jetė ndiesia  ndaj hallit tė tjetrit ; aq mė i madh ėshtė altruizmi. Kėtu unė do tė shtoja faktin se ky lloj altruizmi i bazuar nė mėshirė, ėshtė i kufizuar nė aspektin se Rousseau, nuk mer parasyshė komponentet tjera tepėr tė rendėsishme kur flet pėr mėshirėn, e kėto janė etika, dhe ndjenjat vetanake qė dallojnė nga personi nė person.

c)  Ndėrpreja sado e shkurtėr qė tė jetė e egoizmit pėr tė ndihmuar tjetrin nė vėshtirėsi, ėshtė bashkėvuajtje e duke u nisur nga pohimet e Rousseau dhe nga rrethanat tjera vetanake tė neriut qė haron nė njė moment tė meret me vetvehten, prodhon altruizėm, natyrisht me intenzitet tė ndryshėm qė varet nga komponentat e pėrmendura mė parė. Altruisti mė i madh, nuk hidhet nė ujė pėr tė shpetuar tjetrin se rrethanat i sheh tė pavolitshme pėr tė ruajtur egzistencėn e vet. Ose nuk din not ose nuk ka guximin e duhur... Nė kėto kushte, njė notues i mirė o i dobėt,  ndėrpren egoizmin qė e karakterizon dhe arrin shkallė tė lartė altruizmi dhe simpati tė lakmueshme. Me kėtė shembull praktikisht kalojmė nė njė kriter tjetėr tė kritereve objektive tė altruzimit si qė ėshtė reciprociteti

d)  Sipas filozofėve qė meren me ēėshtje etike, reciprociteti (ndėrsjellja, dobia dypalėshe) ėshtė njė ndėr kriteret kryesore objektive tė altruizmit. Qė nga mitet mė tė lashta gjejmė kėtė element nė etologjinė humane. «Bėn mirė gjen mirė!» , «Mos ia bėn tjetrit atė nuk don tė ta bėjnė ty!»...  Ndoshta ky aspekt i shiqimit ngushton  pak hapėsirėn morale tė altruizmit pasiqė gjejmė nyanca tė egoizmit qė lidhet enkas ose tėrthorrazi me kujdesin pėr vetvehten, bėj mirė pėr tė gjetur mirė, bėjė mirė pėr tė ju shmangur represaljeve eventuale. Kurė spontaneiteti, ndjenja, dėshira, mėshira dhe dashuria pėr tė bėrė mirė janė prezente nga faktori reciprocitet, do tė flasim pėr altruizėm me dobi objektive dypalėshe. Tė imagjinuarit e  vetvehtes nė vendin e tjetrit ėshtė faktikisht vėnia e tjetrit nė vendin tonė se nė kėtė rast na prekim ndiesitė vetanake dhe  reagimi ėshtė pasojė e sensibiliteit; por, tė venduarit nė pozitė tė tjetrit duke gjykuar e trajtuar ndėrmarrjet vetanake,  do tė thotė se dėshirat dhe veprat rrjedhin sikur tė jenė tė tjetrit, nxitės i angazhimit ėshtė etologjik. Njėherit i angazhuari zbulon kėshtu, ndjenjat pozitive personale dhe bėrja mirė tani mer vlerat e mirėfillta tė reciprocitetit.

Mbi altruizmin nėpėr shekuj

Kėrkimet e shumta mbi altruizmin nė lami tė ndryshme si  biologji, socbiologji, antropologji psikologji, psikosociologji, sociologji dhe filozofi, i kanė rrėnjėt nė fillim tė qindveēarit tė XX si kusht i patjetėrshėm pėr tė kuptuar dhe definuar njė pyetje kaq tė pėrbėrė. Sot, altruizmi numrohet dukuri naturore dhe faktor i rėndėsishėm i zhvillimit univerzal.

Nėse i hedhim njė vėshtrim antikės, do tė dallojmė dy teza tė kundėrvuara:

a)  ajo realiste e shtjelluar dhe e mbrojtur nga Demokriti, Epikuri  dhe Lukreciusi qė thonė se natyra e njeriut duhet tė konsiderohet si funkcionim i asaj shtazore dhe;

b)  teza idealiste qė mbron Platoni se principet kryesore etike janė rrjedhojė e botės sė ideve e cila  konsideron natyrėn e njeriut nė relacione hyjnore. Sidoqoftė, qė nga tė dy teoritė e permendura, nxjerrim pėrfundimin se zhvillimi ndikon nė njeriun shtazė dhe nė njeriun hyjni e kėshtu pra, ai ėshtė i lirė dhe i pavarur nė zgjedhjet e veta, tė mira apo tė kėqija.     

Kėto dy teza antike plotėsohen sot me njė aspekt tė tretė tė vėshtrimit mbi altruizmin e ky ėshtė ai fetar-kulturor si pasojė, tė them, e trashigimisė
shtazore dhe i inspirimit hyjnor fetar apo filozofik.

Feja dhe altruizmi

Ėshtė feja ajo qė krijoi etikėn e bėmirsisė dhe qė zhvilloi ndjenjėn e altruizmit nė vlera univerzale tė pamohueshme. Ky altruizėm pėrbėn dozėn mė tė vogėl tė egoizmit pasiqė edukon dhe ngulmon qė tė bėjmė mirė, ta kujtojmė tjetrit pa pritur njė shpagim tė afėrt. Shpagimi  dhe shpėtimi ėshtė pėr nė jetėn tjetėr. Altruizmi i kėtillė qė ngjallė dėshirė dhe dashuri pėr lumturi tė amshueshme nuk pret as nuk kėrkon njė kėthim tė sė mirės me tė mirė nga askush. Ai flijon nga mundėsitė e veta jo pėr tu parė nga bota, jo pėr tė tėrhjekur pėrfitime dhe shpėrblime tokėsore dhe kėshtu ndihma e tij nuk mbjellė nė asnjė moment ndjenjėn e borxhliut tek tjetri se as qė pret nga tjetri njė kundėrshėrbim. Kundėrshpėrblimi i tij ėshtė shejtėria dhe parajsa.

* * *

 Citate :  

  • "Dashuria amėrore ėshtė ndjenja mė e shquar egoiste, ose, tė themi ndryshe, ndjenja mė energjike altruiste." (Alain)
  • "Egoist nuk ėshtė ai qė jeton si ia kėnda por ai qė kėrkon nga tjerėt tė jetojnė si i pėlqen atij,; altruist ėshtė ai qė len tė tjerėt pa intervenuar aspak, tė jetojnė jetėn e tyre." (Oscar Wilde) *
  • "Bėre tė mirėn, hudhe nė det se e gjen nė krypė." (shqiptare)
  • Altruizmi shpesh ėshtė alibi (Jean Rostand)


*Émile Maximilien Paul Littré - filozof dhe leksikograf i njohur francez (1801-1881).
*Alain - Eseist dhe filozof francez (1868-1951
*Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde - shkrimtar irlandez (1854-1900)
*Jean Rostand - biolog shkrimtar dhe filozof francez (1894-1977


Laureta Miftari

 
Altruizmi
Egoizmi
Vetmia
Zemėrimi

F

i

l

o

l

e

t

.

c

o

m

 

 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .