Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

 

Ballina   Portal - Letër falenderimi!

Letër falenderimi!

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi ish zv.kom i Brigadës 128 të UÇK-së
 


Avdi Ibrahimi

Lapidar i 15 dëshmorëve të kombit i ngritur në Gorozhup

Dje me 31 Maj 2013 ishte dita përkujtimore e 14 vjetorit të rënies heroike të 15 dëshmorëve të  kombit shqiptar:Bafti Nexhip Haxhiu,Flurim Rrahman Rushiti,Salih Halim Zenuni,Astrit Hekuran Suli,Alirizan Selman Selmani,Beran Muhamet Gashi,Ejup Tafil Kosumi,Gani Hamdi Saramati,Safet Zeqir Peci,Sali Islam Saramati,Selver Bajram Maçkaj,Shpend Sefer Berisha,Xhelal Behlul Sopi,Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj,Zejnullah Rrahim Zena.

E mendja më shkoi tek vitet e luftës çlirimtare. Ishte 26 maji i vitit 1999 në Gorozhup të Hasit në përleshje me pushtuesit serbo-malazez. Tym dhe flake në Epopenë e Gorozhupit dhe kodrat e malet e Pashtrikut kryelart. Brigada 128 e UÇK-së, kishte shtrirë frontin dhe po sulmonte nga të gjitha anët, forcat ushtarake serbo-malazeze, në kufirin shqiptaro-shqiptar gjatë operacionit “SHIGJETA”,në Pashtrik të organizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Lufta bëhej e rreptë, betejë e përgjakshme me të gjitha armatimet moderne që kishte armiku, pushkë e mortaja kishin luftëtarët e lirisë, por ishin zemrat tona më të forta se çeliku i tanksave e autoblindave të armikut shovenist. Pushtuesit tërhiqeshin të tmerruar në panik dhe gjuanin në tërheqje me tërë arsenalin luftarak që posedonin. Ju të shtrenjtit dëshmorë të këtyer betejave, luftuat me guxim e trimëri, krenohemi me ju.Në token ku ju flini përjetësisht, duhet të ketë vetëm lule, ju ishit lule, ju ishit vetë jeta e kësaj toke, ju jeni vetë diell e dritë i kësaj toke shqiptare. Ju qoftë i lehtë dheu i Nënës Shqipëri!

Ne bashkëluftëtarët tuaj dje patëm rastin të marrim shumë letra përshëndetëse dhe falemnderojmë thellë nga zemra qe keni nderuar të rënët për liri.Nga diaspora shqiptare nëpërmjet Fadil Shytit kemi marrë një letër përshëndetëse nga bashkëatdhetarët tanë:

Xhemil Zeqiri, ish-i persekutuar politik, Danimarkë
Ramadan Pllana, ish-i burgosur politik, Zvicër,
Sylejman Qyqalla, ish i burgosur politik, Gjermani,
Reshat Badallaj,ish i burgosur politik, Gjermani,
Xhemajl Rudi, Zvicër,
Fadil Shyti, ish-i burgosur politik, Suedi,
Beqir Elshani, Suedi,
Enver Hyseni, Suedi,
Simbad Marinari, Itali,
Nexhmedin Hajdari, Amerikë,
Azem Musliu, ish-ushtar i UÇK-së, Kanada,
Nisret Ahmeti, Gjerrmani
Fehmi Dibrani, Gjermani,
Resa Prizreni, Zvicër.

Ndërsa letra tjetër përshëndetëse na ka ardhur nga Shoqata Atdhetare “GRYKA E LUMËS”,Nëpërmjet kryetarit të kësaj Shoqate Reshat Badallaj. Letra përshëndetëse këto që janë arkivuar në arkivin e brigades sonë dhe kur ta botojmë librin monografik do të gjejnë vend edhe këto letra për publikim të mëtejshëm.

Të nderuar bashkëatdhetar dhe bashkëatdhetare nga diaspora shqiptare më lejoni të shpreh falenderimet e mia të sinqerta,mirënjohjen time personale dhe të ish-bashkëluftëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve për emocionet e mëdha patriotike që përcollët në këtë manifestim përkujtimor.Ju nëpërmjet mesazheve përcollët përkushtimin dhe dashurinë për atdheun,kështu na dhuruat neve bashkëkombasve tuaj në Kosovë e në mbarë hapsirat shqiptare momente gëzimi e krenarie.

Me anë të kësaj letre dua t,ju njoftoj se dje në këtë manifestim përkujtimor ishte një mot me erëra të forta dhe kishte edhe riga lokale shiu,megjithatë ne arritëm ta mbajmë manefistimin përkujtimor,duke ju kërkuar falje që nuk kemi mundur të lexejmë poezit tuaja tejet domëthënëse dhe me vlera të larta artistiko letrare.Shpresoj se po mirëkuptohemi në këtë drejtim duke ju kërkuar sinqerisht falje.Njëkohësisht ju ftoj që të vijoni me të njetin përkushtim e devotshmëri për të tejkaluar,vetvetën në çdo performance atdhetare që jepni për mbarshqiptarët atje larg atdheut.Në këtë mënyrë ju nderoni heronjtë dhe heroinat e kombit shqiptar,nderoni vetën,nderoni kombin shqiptar dhe përfaqësoni atje kudo ndodheni denjësisht atdheun e mbar shqiptarisë.

Një million falenderime nuk do të mjaftojnë për të treguar se sa shum çmojmë çdo gjë qe keni bërë e po vazhdoni të bëni për  liri e bashkim kombëtar.

Me respekt! Nga ish- komandanti, Ruzhdi Saramatish,nga ish-komandantet,ish-ushtarët,familjaret e dëshmorëve të Brigadës 128 të UÇK-së.

RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!

LAVDI HERONJËVE DHE HEROINAVE TË KOMBIT SHQIPTAR!

Prizren 1 Qershor 2013



 
 
     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .