Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portal - Letra - Reagime - Komunikata

   

LETËR PUBLIKE PËR z. Isa Mustafa

NË KOSOVË PO INSTALOHET NJË DIKTATURË E RE

Shkruan: Shefqet DIBRANI

 

 

Më 23.08.2014, ia kam drejtuar një letër kryetarit të LDK-së z. Isa Msutafa, si dhe nënkryetarëve të LDK-së zotrinjtëve Agim Veliu e Lutfi e Haziri, Sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së z. Ismet Beqiri,  Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë si dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, me kërkesën për një takim zyrtar gjatë kohës sa unë do të jem për vizitë në Kosovë, (28.08.2015 – 20.09.2015), për t‘i shqyrtuar raportet e shtendosura në relacionin Kryesia Qendrore në Prishtinë dhe Dega e LDK-së në Zvicër. Fatkeqësisht deri tani ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Tashmë dihet se metodat e injorimit, nënçmimit dhe moskomunikimit janë instaluar brenda kësaj partie duke u bërë tipar themelor i LDK-së.

Pavarësisht injorimit dhe vendimeve absurde, Dega e LDK-së në Zvicër dhe kryetari i saj vazhdimisht iu kanë shkruar letra, duke ua dërguar procesverbalet e mbledhjeve, po ashtu kemi kërkuar sqarime, ua kemi nisur dekleratat dhe qendrimet e marra në kryesinë e Degës, por Kryesia Qendrore asnjëherë nuk ka marrë mundin të kthej ndonjë përgjigje.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve për t’u zgjedhur mosmarrveshjet, personalisht kryetari ka qenë në Prishtinë por nuk ka hasur në vullet pozitiv për t’u takuar. Në këto përpjekje, më 23.08.2015,  ua kam nisur edhe një letër tjetër e cila po ashtu ka hasur në vesh të shurdhër. Por ma mirë po japim një kronologji të shkresave dhe dokumenteve të Degës së LDK-së në Zvicër drejtuar, kryetarit dhe strukturave të tjera përgjegjëse në LDK: 1. (12.05.2015 13:46); 2. (17.05.2015 09:49); 3. (15.05.2015 14:25); 4. (23.05.2015 13:19); 5. (24.05.2015 09:11); 6. (24.05.2015 10:03); 7. (25.05.2015 21:26); 8. (27.05.2015 11:07); 9. (29.05.2015 17:45); 10. (08.06.2015 00:23); 11. (12.06.2015 00:02); 12. (14.06.2015 22:01); 13. (17.05.2015 09:49); 14. (27.05.2015 11:09); 15. (10.06.2015 23:07); 16. (18.06.2015 00:30); 17. (22.06.2015 16:38); 18. (22.06.2015 23:00); 19. (29.06.2015 20:21); 20. (29.07.2015 22:14); 21. (03.08.2015 23:50); 22. (04.08.2015 22:10); 23. (18.08.2015 13:04); 24. (23.08.2015 16:26).

Një ekzekutim si në sistemet moniste

Siç dihet publikisht, Dega e LDK-së në Zvicër, më 10 maj 2015 ka mbajtur Kuvendin e VIII-të Zgjedhor, i cili si proces i rregullt dhe me standarde të larta demokratike. Por sistemi i  votimit me kundërkandidat dhe me votim të fshehur është demokraci që përmbyt klane e indivit të shumt.

Çuditërisht Kryesia e LDK-së në Prishtinë ka marrë vendim të njëanshëm duke e anuluar Kuvendin e VIII-të Degës së LDK-së në Zvicër, pa kërkuar sqarime nga pala që i ka fituar zgjedhjet me meritë. Ndëshkim të tillë, nuk e kanë aplikuar as sistemet më diktatoriale sepse gjithmonë janë lëshuar aktvendime sa për justifikim. Por z. Isa Mustafa tani po sillet si despot, jo vetëm me LDK-në, por me tërë Kosovën dhe fatkeqësisht këto abuzime dhe padrejtësi po ndodhin në praninë e EULEX-it dhe të trupave të shumta diplomatike që janë të vendosura në Kosovë.

Pasi në Kosovë nuk ka infrastrukturë ligjore dhe sistem të mirëfillt gjyqësor, ku do t’i kishim adresuar ankesat tpna, e vetmja mënyrë mbetet shkresa publike e cila u bënë thirrje mediat të shkruara dhe atyre televizive të mos heshtin ndaj këtyre veprimeve makabre dhe të shëmtuara. Po ashtu u bëjmë apel: Avokatit të Popullit, EULEX-it, KFOR-it, dhe mekanizmave të tjerë Ndërkombëtar duke ua nisur këtë thirrje edhe disa Ambasadave të shteteve mike, të cilave iu bëjmë thirrje publike që të ndërhyjnë tek kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa dhe klani i tij me në krye z. Agim Veliun, z. Ismet Beqiri dhe z. Lutfi Hazirin të cilët janë bërë gangrenë e demokracisë dhe janë përgjegjsit kryesor për rrënimin e demokracisë së brendshme në LDK, e kjo gjë është parë sivjet gjatë procesit zgjedhor ku shumica e antarëve të kryesisë nuk iu kanë nënshtruar votës së lirë.

Ne i bëjmë thirrje publike z. Isa Mustafa e as klanit të tij, të resepektohet konkurenca dhe votimi i fshehtë. Andaj kërkesa jonë për mbështetjen mediatike dhe në planin juridik ka qëllim për të frenuar abuzimin që po iu bëhet të gjitha proceseve në Kosovë, veçmas atyre brenda partiake, ku z. Isa Mustafa është shembulli më i keq për demokracinë dhe dialogun brendapartiak.

Nëse e dëshirojmë një Kosovë të mirë, atë e bëjmë me njerëz të ndërgjegjshëm, por kurrë me një shtresë intelektuale, kundër së cilës ka dosje të hapura për të kaluarën e tyre të dyshimt!

Me respekt!

Shefqet Dibrani

Hechtackerstrasse 42

9014 St. Gallen

Schweiz (Zvicër)

Letra

Reagime

Komunikata

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .