Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portal - Letra - Reagime - Komunikata

   

Të lekturohet!

Letër e hapur Ambasadës Amerikane, Gjermane dhe asaj Britanike

HESHTJA SI PAJTIM?!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

 

 

Zgjedhjet e brendshme partiake në LDK kanë dëshmuar se sa e brisht është demokracia në Kosovë e cila nga vet kosovarët nuk mund të menagjohet. Zgjedhjet nëpër Degë janë dëshmia e plotë se nuk e kanë respektuar votën e fsheht dhe as zgjedhjen e kryetarit me kundërkandidat. Tani si mund të pritet e shpresohet nga ky lidership, i cili i ka shkelur aktet partiake dhe Rregulloren për Zgjedhje. Kurse Rregullorja mbi zgjedhjet në LDK si dhe statuti i partisë përcaktojnë në mënyrë të qartë se votimi duhet të bëhet i fshehtë dhe me kundërkandidat. Prandaj të gjithë kryetarët e Degëve që nuk e kanë respektuar Rregulloren për zgjedhje nuk kanë imunitet partiak dhe ky zingjir ka shkuar deri tek kryetari i LDK-së Isa Mustafa i cili bashkë me të tjerët që janë në kryesi nuk e kanë legjitimitet, prandja nuk kanë të drejt të flasin as për gjykatën speciale e as për shtetin ligjor. Madje as për zhvillim ekonomik, as për edukim e arsimim.

Isa Mustafa i mbeti besnik premtimit për një LDK tjetër duke vazhduar kursin e tij antidemokratik, anti LDK dhe anti Kosovë. Isa Mustafa i shkojë deri në fund betejës së tij për t’i larguar nga organet partiake të LDK-së, të gjithë kundërshtarët e tij, të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm. Shikojeni sot kryesinë e LDK-së, strukturën sa fshatareske dhe nivelin intelektual sa të ulët ka LDK-ja. Si kanë mundësi të presin qytetarët progres dhe reforma nga njerëzit të cilët kanë bërë edhe 27 vjet deri sa e kanë siguruar diplomen e fakultetit. Po ky avaz shkon deri tek grada „Akademik“ e Isa Mustafës, gradë kjo që është kontestuar edhe nga folëset e Parlamentit të Kosovës.

Tashmë edhe qytetari më i rëndomt e ka kuptuar se Isa Mustafa nuk është demokrat, as nuk e lidh gjë me LDK-në, aq më pak me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovën. Isa Mustafa sa ishte Ministër i Qeverisë në Ekzil, tërë logjistikën kadrovike dhe atë financiar e patën kthyer në luftë kundër LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës, kurse tani avazi i tij po vazhdon kundër Kosovës, po më shumë kundër projektit të Amerikës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, vende këto që bënë shumë për ti zgjeruar kufijtë e demokracisë dhe për ta emancipuar politikisht edhe Kosovën.

Sot qytetari kosovar e ka humbur besimin se në këtë vend do të bëhet mirë. Tani edhe më pak besojnë se këto punë i rregullon Amerika, Gjermania dhe Britania e Madhe. Ishte një shpresë se dikush do ta ndal avazin e shkatërrimit dhe kriminelet ekonomik dhe politik do të ndëshkohën.

Humbsit e njëpasnjëshëm dhe njerëzit e dekoruar me grada akademike të ndikuara nga funksioni politik, kurrë nuk është besuar se do t’u lëshohet gjithë kjo fushë veprimi e cila fatkeqësisht po ndodhë në sy të Bashkësisë Ndërkombëtare, përkatësisht para syve të miqve tradicional siç janë Amerika, Gjermania dhe Britania e Madhe.

U ndëshkua edhe brezi i ri i politikajve, para syve tuaj dhe para prezencës së Bashkësisë Ndërkombëtare, madje gjithë kjo u bë në emër të demokracisë?! Tani për nënkryetar të LDK-së janë zgjedhur një treshe e trash dhe mjaftë injorante, e paaft, madje e pa emancipuar edhe edhe në planin fizik, ku do të përfaqsojnë shëmtim figurativ të qenies njerëzore.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa i cili u zgjodh me aklimacion, si në Koren e Veriut Tani edhe më shumë janë koncentruar funksionet politike nëpër kryetarë të Komunave të cilët janë edhe kryetar Dege, pastaj të zgjedhur edhe në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesinë e LDK-së: Një pjesë tjetër i kanë të duplifikuara postet politike. Vallë përse ndodhë e gjith kjo?! A thua LDK-ja ka mungesë të kuadrit akademik dhe shtrohet pyetja cilat kanë qenë këshillat e shteteve mike dhe ato të Bashkësisë Ndërkombëtare e cila me heshtjen dhe mos reagimin po bëhet pjesë e së keqes në Kosovë.

Zgjedhjet në LDK janë mbajtur para një muaji. Isa Mustafës iu dasht një muaj kohë deri sa e krijoi Kryesinë e Partisë. Po këto vonesa edhe më parë janë të njohura për Isa Mustafën, kurse Britanikët dalin në mëngjes me kabinetin qeveritar. Por për Isa Mustafën kjo nuk vlenë, sikurse plagjiatura dhe gradat akademike që ndëshkohen në Gjermani, kurse Isa Mustafa edhe pse e ka të kontestuar gradën e akademikut, për të bënë ky avaz sikurse tani që e mori statusin e Veteranit të UÇK-së. Ai e ka penguar luftën dhe paqën. Tani Isa Mustafa është kryeministër me mnë së shumti shkelje ligjore e kushtetuese të cilat ai vazhdimisht po i bënë

Isa Mustafa e ka marrë udhëheqjen e LDK’së në nëntor të vitit 2009, kurse nga nëntori 2014 deri në zgjedhjet partiake, Isa Mustafa s’ka pasur mandat partiak. Ai është i njohur për shkelje të ligjeve, normave dhe rregulloreve. Madje ai është personalitet që ka shkelur edhe kushtetutën.

Isa Mustafa i ka shënuar tri humbje të mëdha. I ka humbur dy palë zgjedhje nacionale si dhe ka humbur garën për Kryetar të Prishtinës, bëri koalicion paszgjedhor me AAK-në dhe NISMA-n. Pasi zgjedhja e Isa Mustafës për kryeparlamentar u kontestua nga Gjykata Kushtetuese, në njërën anë, si dhe në anën tjetër dështimi i koalicionit LDK, AAK, NISMA, bënë që Isa Mustafa të përulet tek Hashim Thaqi.

Avazi i keqmenagjimit udhëheqës ka vazhduar tek Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila më nuk përfaqëson tërë Kosovën, e kjo është një e keqe e madhe për historinë e kësaj partie. Jashtë kryesisë kanë mbetur Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gjakova, Prizreni, si dhe janë përjashtuar e injoruar vazhdimisht Degët e LDK-së në Diasporë.

Sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova, LDK ka qenë e vetmja parti që kishte përfaqësim nga të gjitha trevat e Kosovës si dhe njërin nga nënkrytarët gjithmonë e ka pasur një të besimit të krishter, prandaj kjo gamë përfshirëse e pat bërë LDK-në me konceptin e një Lëvizjeje Nacionale.

Që nga vdekja e Presidentit dr. Ibrahim Rugova, secili lidership e ka tkurrur vazhdimisht LDK-në, për ta bërë sikur është tani të regjionalizuar, të përçarë dhe pa sistem e die.

Të nderuar përfaqsues diplomatik të vendeve mike, nëse ju jeni të zhgënjyer me Parlamentin e Kosovës pse nuk e votuan Gjykatën Speciale, qytetari i Kosovës, kohëve të fundit është i zhgënjyer në mos ndërhyrjen tuaj për ta demokratizuar LDK-në dhe për ta zhvilluar atë. Sigurisht Ju nuk lejoni që në vendin tuaj të udhëheqin njerëzit me një bagazh tejet negativ.

Poa ashtu Isa Mustafa vet është shprehur se është komunist, madje këtë e thoshte me mburrje. Pasi dihet se partitë e pergatisin kuadrin politik për pushtet, ky lidership në LDK nuk është në gjendje të përballet me sfidat ekonomike, juridike dhe diplomatike, me të cilat po ballafaqohet Kosova?


 

St. Gallen, 09.07.2015.

Letra

Reagime

Komunikata

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .