Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

PortalLetra - Reagime - Komunikata

   

Mos i votoni argatët e UDB-së
Shkruan:
Reshat BADALLAJ

 

 

Letër e hapur votuesve te Zhurit e fshatrave përreth

“Nuk jam anetar i asnje partie politike,perkrahi individet qe kane tradita te moçme atdhetare, e jo partite politike, ku mjerisht kanë strehuar ne gjirin e tyre,gjaksoret dhe udbashet,qe vrane e prene shqiptaret prapa kurrizit, tradhtuan në BESËN SHQIPTARE dhe perbuzen flamurin kuqezi…“

Reshat Badallaj,i burgosur i ndergjegjes

Të dashur patriot te vendit tim,
Deri më tani kam shkruar shumë letra te hapura si:Kryetares se Republikes së Kosoves, zonjes Atifete Jahjaga,ish kryeministrit të Republikes se Shqiperisë, z. Sali Berisha,kryeministrit aktual të Republikes se Shqiperisë z. Edvin K. Rama,komandant “Çeliku”, z. Fatmir Limaj, prekurores se Eulex-it zonjes Isabelle Arner,prokurorit te Eulex-it,zoteri Maurizio Salustro,Deputetit te Parlamentit Europian ne Bruxel, zoteri Dick Marty, prekurores ne Tribunalin e Hages,zonjes Carla del Ponte,prof,de Jahachim Langsh,qe u vu ne mbrojtje te katedres ne gjuhen shqipe ne Munih te Gjermanisë dhe disa te tjera te gjitha mund ti klikoni ne google.de,por,kjo leter eshtë e veqant.

E veqant sepse ne ketë fshat(pas luftes eshtë shpallur qytet),me ka renë koka per tokë para një gjysem shekulli.Atje kam lindur dhe jam rritur me shumë halle,kam perjetime te embela dhe te hidhura pelin,atje kam lozur me femijet e lagjes qe nuk harrohen kurrë;Merimani (ndjes pastë), Kadriun, Salen, Sylen,Feimin, Merxhanin(Qorr Ilazin),Nazimin, Zaimin,Mazin, Zijadinin…

Atje kam kullotur bagetitë bjeshkeve dhe fushave,kam pirë ujin te paster bilur dhe ujin neper kurubave te shpuara te lisave,atje kam punuar token dhe kam kositur grurin me kallinj te pergjumur,atje kam degjuar bilbilin, fyellin e kavallin qe i frynte usta Xhema iBanushit ,atje kam degjuar kengen taman shqipe qe i kendohej kreshnikeve te lashtesisë,atje kam hedhur valle ne dasma, e ne mort kam  vajtuar ku kam humbur te afermit e mi dhe shoket,atje ku thuhej:”Per hair ju qoftë, e ju qofshit shnosh”, atje ku bukes i thone buke, e ujit ujë,Atje i kam kaluar ditet me te bukura te ashiknisë

Eh, sa me ka marrë malli per ate vend.Sot, lexova vjershen e Filip Shirokes dhe Luigj Gurakuqit,ku njeri-tjetrit i shkruanin:

Ti dallandyshe je porositun
vendin tand me shkue me t´pa
….
mbi vorr t´bab´s e t´nan´s me t´qa

por, n´qofte se qyteti n´gjum t´deks ka ra

se ndoshta zan´i yt nga gjumi na sqon

Pamje nga Zhuri

Dhe te gjithë ketë perjetim te trazuar, duhet qe dikush te marre e te drejtoj timonin e vendit tim.Me mirë balta e vendit tim,se sa mjalta e vendit te huaj, thoshte nje shkrimtar i madh. Jam teper i trazuar se kush do ta merre timonin e Zhurit heroik.Dhe keta u benë “sebep”, qe po iá shkruaj ketë leter nga mergimi,ndonese me trup jam ne vendin e huaj e me shpirt atje te Ju, kete e deshmojn veprat qe nuk dua ti numroj nje nga nje…Nejse!
Te dielen,me daten 20 tetor 2013, per drec i shikova lajmet ne RTK,fushaten zgjedhore.Çka me pa?
Zhurit, keti fshati heroik dhe me perparimtar ne Kosovë, u printe Eqrem Kryeziu,qe ne popull njihet si Eqa,kryetar i komision per zbulimet e “Krimeve” te UÇK-es, qe ky pastaj permes Beogradit i dergoi ne DEN HAG. Shumë te zeza i solli kombit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves,zgerdhimjet i bente taman si te ishte vellau i Radovan Karaxhicit,edhe frizuren nga malli.
Kush e shoqeronte?

Zhuri në kohën e titizmit

Krushku i tij ishte dhendrri i Astrit Kolshit. Po,a e dini kush eshtë Astrit Kolshi? Nuk e dini.
Astrit Kolshi vite me radhe ka qenë shef i UDB-es ne Prizren.Nder kriminelet dhe antishqiptari me i rrezikshem kunder kombit shqiptar dhe i lidhur shume ngushte me Beogradin…
Po cka eshtë UDBA ?
Uprave Drzavne Besbednosti-Drejtoria e Sigurimit Shteteror,policia sekrete serbe qe merrej me likuidimin sipas tyre armiqeve te brendshem shtetror,qe kane bere me mijera likuidime e kidnapime…
Kjo ishte pjellë e OZNA-as. Po cka eshtë OZNA?
Odsjek za Zastitu Naroda, i themeluar me 13 maj te vitit 1944,nen udhehweqjen e Alessander Rankovicit,kasapit te shqiptareve,qe kishte thene:”Do ta leshoi kosen e vdekjes ne kokat shqiptare” dhe vertet keshtu pat ndodhur dhe ne mars te vitit 1946 riorganizohet ne UDB-a…
Nderkaq,dhendri i tij,fton policine e stacionit qe te ndalen qytetaret me dhunë per te mos vure kurora te Deshmoret e Kombit, qe pushojne ne Zhur, te vrare nga gjaksoret serbiane dhe shqipfoles…
Te nderuar patriot te vendit tim, te Verrinit e te krahines se Lumes,
Ju qe akoma jeni te rinj shtalb,Zhuri 50 e ca vjet,eshte udhehequr nga spiunet dhe tradhtaret, qe ishin vure ne sherbim te gjaksoreve kriminel serbo-çetnik.Kurre nuk i ka zgjedhur populli.
Dhe pesë decenie me radhe,Zhuri dhe fshatrat perreth kanë parë vetem krime,vrasje. maltretime, degdisje, e cka eshtë me zi. Shume te poshter kanë qenë,shanin kombin,flamurin kuq e zi.
Dhe vetem pse shkrova ate bote ne “Zeri”,nr 52,13 dhjetor 1980, me titull:SI U BENE ZGJEDHJET?,langojte shqipfoles  me lajmruan ne polici. Kjo ishte koha e njefare qeni plak qe quhej Tito…
Shih per ketë, me vone,titizmi e kthehu gezofin prap dhe udhhoqi politiken me poshtruese e nenqmuese qe nuk e njeh historia shqiptare nga 1100 luftera. Asgje nuk benë per kete Zhur dhe fshatrat perreth…
Kur filloi Epoka e Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves, titizmi i moderuar filloi te quaj luftaret e lirisë qe bartnin arme me mushka enverist,marksist,leninist e lloje-lloje epitetesh tjera,bile i quanin dore e zgjatuer e Sheshelit, Arkanit, e filanit e fistekut…
Te dashur vellezer e motra te Zhurit e te fshatrave perreth,
Me tre nentor 2013, Ju do t´iu afrouni para kutive te votimit.Ju jeni ata qe do te zgjidhni zerin e Juaj. Kujdes se kuj po ja jepni kokerren,sepse ata bashkepunetoret e UDB-es serbiane po punojne me te madhe kunder njerzeve te deshmuar kombetarisht…
Shih per ketë,nje klysh i Mitroviq Jovices dhe udbashit tjeter Vezir Seles, kishte vajtur ne fisin tim per te ndersyer qe te votojn per filanin e fistekun. Kesaaj radhe po e kursej po jo te terin,por po ia perkujtoj vetem pak: Ne maj te vitit 1989, une zbritja shkalleve te UDB-es, i lidhur me zinxhir,ne anen e kundert shkalleve ngjitej spiuni me udbashin Vezir Sela. Udbashi Xhemali Shasivari,djali i Abedin Shasivarit, qe morri pjese ne Gazimestan kur erdhi Milosheviqi,me tha:Mos kqyr anej (mos shiko)dhe a e pa kush ishte? Po i thash. Perse e shikove shtrember vazhdoi biseda deri kur me plasen ne birucë. Pas daljes nga burgu,spiuni me tha:“po isha atehere se eshte dashur me ja barte do dru prej bjeshkes“.Po per cka ti dhe percka ne UDB, a nuk kishit vend tjeter te bisedoni?.Deklarata e jote ne UDB-en eshte ne raftin tim. Kujdes!!!
Sepse, pastaj nuk kije surrat per te dal ne qender te Zhurit. Edhe nje gje ishim bashke ne ngjarje une u denova rende, e ti pije “Slivovice” si kurve me ta. Te me falin lexuesit per kete shprehje…

Pra duhet te keni kujdes sepse kane filluar te punojn argatet e tyre…

Degjova se edhe Pablua ka ardhur per te kerkuar voten ne Zhurin heroik.Eskobari kishte vajtur ne konak te argateve te deridjeshem te UDB.es, ne me kohe i kemi zbuluar,denuar dhe distancuar tradhtaret,por, Zhuri duhet te krenohet se ne tere Kosven ka patur me pak siune dhe tradhtare. Krahasuar se sa i madh eshte Zhuri,shume fshatra ne Kosove,sa eshte nje lagje ne Zhur,ka patur me shume langoj serbian. Zhuri krenohet per heroizem, sepse ne historine shqiptare nuk ka pushke qe nuk eshte degjuar nga burrat e keti fshati.

Pablo Eskobari jo ne Zhur,por ne fshatin e tij do te humb turpshem.

Pra,krejt ne fund,per ke duhet te votoi Zhuri dhe fshatrat per rreth?

Votoni per ata qe kane tradita te mocme atdhetare e jo per ata gjaksor qe vrane e prenë shqiptare prapa kurrizit, qe mjerisht jane strehuar ne disa parti politike…

Vota Juaj do te jete vendimtare per fatin e juaj,per femijte e juaj…

Ju mund te beni nje krahasim,si ishte Zhuri ne kohen e titizmit,ne kohen e pacifizmit dhe tani.I ter fshati i asfaltuar jo vetem sheshet dhe rruget por deri te wc, me shtepi moderne te kultures, qe i´a ka lakmi edhe Gjermania,ambulant,sheshin tani ne qender me lapidar qe Zhurit i shendrit NURI…

Shume fshatra ne Kosove, kene dhene disa per%, kurse Zhuri asnje metelik. Le te thote ai bir nene qe nuk eshte e vertete?

Zhuri dhe fshatrat perreth do te ecin pa u ndalur dhe do te ndryshohet per te mire,por ajo do te varet nga dora dhe mendja e Juaj.

Fati i juaj dhe femijeve eshte 3 nentori 2013.

Mos harroni!

Me mirenjohje, RESHAT BADALLAJ

 


Letra

Reagime

Komunikata


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .