Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Letërsi 1 2 3

Rrustem Geci, Ese me shkrimtaren, dhe Humanisten, Xhuli Spahiu

PRINCESHA E MOLLËS SË KUQE

13.11.2014

Letërsi
Njeriu modern s´mund të jetojë pa të bukurën, pa të dhimbshmen, pa të hareshmen, dhe pa harresën e një çasti! Trupi im mua më do, shkruan Xhuli, në një mesazh të marr nga mendja dhe mendimi i saj. Me veten unë flasë si me ma të afërmin, kështu i thoja mbrëmë „Heroit“ tim në ëndërr!


Xhuli Spahiu

 

Xhuli Spahiu, shkrimtarja dhe humanistja e Kosovës, dhe Luginës së Preshevës, apo siç e quajnë klientët e saj, Princesha e Mollës së Kuqe,  lindi në fshatin Breznicë të Bujanocit, me 04. 11. 1969. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Xhuli Spahiu, u diplomua në shkencat Parapsikologjike. Poetesha, dhe humanistja Xhuli Spahiu, është e dashuruara e atdhetarizmëz, mike e dashur e të palumturve, dora e të gjithë atyre që kanë nevojë për këshillë dhe përkrahje.
 
Unë çdo ditë i jap ujë shpirtit tim të etur, dhe e ushqej me menynë e zgjedhur të shkencës dhe të artit. Në shtëpinë ku kam lindur e kemi pasë një molle maloke, me fruta krejt të kuqe, dhe me shije epike. Pema e mollës në kopsht përherë ishte me fruta. Unë qysh si fëmijë atë pemë e quaja, të lumtur, dhe femërore. Nuk di, por poezia kishte ndikim tek unë. Çdo gjeth të asaj molle unë e quaja poezi. Arti që ka shpirt i shkon shumë qenies sime, gjakut tim.
 
Intenzivisht merrem me poezi dhe me parapsikologji. Në këtë botë shprehet Xhulu Spahiu, asgjë nuk ka më njerëzor dhe më human se arti. Motivet çelës të të bërit jetë të lumtur dhe artistike janë të shumta, dhe ndikohen nga shumë faktorë. Sa herë jam në „kafazin“ tim të punës, jo rrallë dëgjoj Mozartin dhe Bethovenin, dy artistë të mëdhenj të artit, dy gjeni të dramave të tingullit. Me këtë dua të them se, edhe vargu më i thjeshtë, ka yjësinë e tij.
 
Sa herë kalojnë  dhimbjet nëpër shpirtin tim, i lutem harresës, fuqisë së shërimit, që ti merr me vete  dallgët e trishtimit, dhe ti shpie në shtjellat e detit të vdekur, se në qenien time, nuk kam shtrat të lindjes për palumturi. Mësimi i njohjeve dhe i të panjohurave tek unë vazhdon. Unë nuk jam nga ata krijues që njëshit ia shumëzoj zerot. Edhe hijet i kanë çastet e veta. Rezet e rralluara nën hije janë brengat e çdo artisti. Jeta në „kafaz“ ( studio ) është qelia e gjithsecit poet, apo shkencëtar. Edhe krijimi më i vogël e do pak shpirt dhe zemër, që ai krijim të rroj.
 
Libri i Xhuli Spahiut „ Dizajno jetën tënde“, është një thirrje krijuese e nënës, e bashkëshortes, e mikut, e artistit dhe shkencëtares, për të mos i fsheh vuajtjet dhe ëndrrat, në këtë jetë të hallosur. Unë jam poete dhe psikologe, shprehet Xhuli. Kam një publik timin që më do. Disa prej tyre më thurin këngë dhe më dhurojnë poezi. E gjithë kjo vjen në saje të një marrëdhënie të pashprehshme me klientët e mi. Libri „Dizajno jetën tënde“, është një doracak, letraro-shkencor, për secilin që mëton çelësin e lumturisë.
 
Ne këtë atmosferë historike mund të lindin vepra dhe ngjarje të mëdha. Në këtë dialog poetik me kohën, shkrimtari s´mund ta braktisë lirinë, sespe nuk ka arrati nga liria. Krijuesit e të gjitha fushave sot përballen nga shkatërrues të lirisë. Shkrimtari e ka për detyrë t´i artikujojë kërkesat e tij për liri. Toka ime është dhunuar nga luftat dhe pushtimi, shprehet Xhuli Spahiu. Unë flë në zjarrin tim, në dhimbjet e mia, në dëshpërimin tim. Toka ime mos u shqetëso, unë herët a vonë do të jem balta jote, e përjetshmja jote. Unë kujtoj shprehet shkrimtarja dhe humanistja, Xhuli Spahiu, se zemra e faraonit nuk pëson ndryshime. Zemrat e pa zemër, e humbin lirinë e zgjedhjes, dhe vjen vetëm duke u ashpërsuar. Neuroza pavarësisht se çfarë pamje mund të ketë, përfaqëson në vetvete, humbjen e lirisë, për të vepruar arsyeshëm.
 
Në Kosovë shumë ka nevojë për drejtësi, për krijim dhe emancipim. Neve na duhet një magjistrale e kulturës brenda shqiptare, shprehet Xhuli Spahiu. Qiellin tonë ne pak e njohim. Kemi shumë nevojë për njëri-tjetrin. Jeta është vetëdije e pafundme. Gjithësia ( thonë shkencëtarët ) nuk mund të interpretohet për aq kohë sa nuk ia njohim gjuhën. Për mua më thotë Xhuli, të huaja janë thashetheme për kohën…
 
Rruste, jam e përkushtuara e Mollës së Kuqe, e përkushtuara e rrezeve të diellit në degët e qershisë, e përkushtuar e njerëzve me halle. Unë intenzivisht merrem me art, dhe me shkencën time të dashur, psikologjinë. Në kohën e sotme njeriu është i kërcënuar në çdo hap nga fatkeqësitë, dramat, luftat dhe trazirat e pakontrolluara. Poshtërimi i njeriut nga varësia dhe varfëria është plaga që aktualisht e preokupon, Xhuli Spahiun.
 
Në sferen e familjes rrëfen Xhuli Spahiu, jam shumë e kënaqur. Kam 2 djem dhe 2 vajza, dhe një bashkëshort që më do dhe më respekton. Pa përkrahjen e Xhemajlit, bashkëshortit tim, me profesion Ingjinjer, dhe pa përkrahjen e fëmijëve të mi të dashur, veprimtaria ime krijuese do të ishte e pakët, dhe jo aq e vlerësuar. Xhuli Spahiu, shkrimtare dhe psikologe, është Sekretare e përgjishme në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Xhuli Spahiu është e pranishme në gjitha Blogjet dhe portalet në hapësirat shqiptare. Këtë ese po e mbylli  me një poezi të Xhuli Spahiut;
 
Xhuli  SPAHIU
 
B R E Z N I C Ë S – Vendlindjes sime
 
Është mbrëmje vjeshte
Dhe nata ka shkuar vonë
Letrën që e kam përpara
Dua ta mbushi se s´bën
 
Natës nuk ia kam frikën
As plagës që më dhemb
Frikën ia kam muzës
Se ajo mund të vonon
 
Vendi i vendlindjes sime
Poezinë e do të zëshme
Është si Gjergj Elez Alia
Me shumë plagë në trup
 
Të dua Breznica ime
Të dua me mall e shpirt
Jam shkrimtarja jote
Jam fëmija që m´ke rritë!.
 
Xhuli Spahiu, Breznicë, 2014.
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .