
Lexim i veprave
të Shkrimtarit, Shefik Shkodra
KRIPA NË UDHËT E
TOKËS
Gjoksmadhja jonë
koha, asnjëherë s´më ka lënë të
bredhi jashtë saj. Në kohë kam
gjetur prindërit e jetës; diellin,
tokën dhe ajrin, shprehet shkrimtari
me mbiemrin kombëtar, Shefik
Shkodra. Gjyshërit tanë kanë shkyer
thesin e miellit, për t´ia qepur
rrobat njëri- tjetrit. Gjuha është
grua që lindë vazhdimisht fjalë dhe
figura të reja. Gjuha jeton tek çdo
njeri, dhe është e bukur sa atë e
nderojmë, dhe është e dashur sa atë
e duami. Autori s´më kujtohet por
është një krijues nga tanët.
Shkrimtari dhe
publicisti, Shefik Shkodra, u lind
në vitin 1948 në Desivojcë të
Dardanës. Arsimin e detyrueshëm
fillor e kreu në vendlindje, dhe në
Hogosht, arsimin e mesmen në Gjilan,
ndërsa u kulturua me diplomë
Fakulteti, dega Frengjisht, në
Universitetin e Prishtinës. Jeta dhe
biografia e Shefik Shkodrës është
një roman tronditës. Vendlindja e
poetit Shefik Shkodra ka pamje
epike, dhe të afshët për frymëzim.
Ore, dua të shkruaj krejt i vetëm /
për një këmishë shiu e vetëtimash /
që lagej e thahej mbi trupin tim… /
për një këmishë përherë të re!..
Në kohën e sundimit
serb, Desivojca ishte e lënë prapa
shpinës së zotit. Mungesa e parasë,
varfëria, mungesa e rrugëve, dhe të
gjitha së bashku, ishin për të
ardhur keq. Formimi i intelektualit
në kohën time, rrëfen Shefik
Shkodra, ishte me vuajtje dhe
beteja. Shtjellën unë e kam
përjetuar nëpër të gjitha moshat e
jetës. Fëmijëria e rëndë, dhe rinia
e mbushur me zemërime, janë mbresat
në shumë poezi të mia. Në vitin
1966, unë përjetova një gëzim të
madh, kur m’u botua poezia e parë në
Revistën letrare, „Jeta e re“.
Ç´është shtjella, ajo
është diçka që të mbështjellë e të
palosë – forcë që s’pyet. Është
shtrëngatë - dredhë. Të hedh në
tokën e ëndrrës. Por edhe të gjuan e
të përplasë me gjësendet nëpër botë
të ndryshme tmerri. Kështu e kam
ndie poezinë. Në vendin ku jam
lindur unë, shtëpinë e kam brenda,
në natyrën e pyllit. Natyra në
vendlindjen time ka sajuar bukuri
vërtetë poetike. Çdo pamje në
natyrën e vendlindjes më thërret;
poet, eja tek unë, këndomë, jam e
bukur për secilin varg.
Veprimtaria poetike e
poetit Shefik Shkodra, nuk është e
pakët, por vëllimet e tij janë të
paktë. Njëherë, censura politike, e
pastaj edhe kushtet materiale. Burgu
i pushtuesit ishte me vazhdime.
Liroheshe prej një burgu të vogël,
të përpinte burgu i madh. Prandaj
poeti Shefik Shkodra ka të botuar
vetëm një pjesë të krijimtarisë së
tij. Shefik Shkodra deri tash ka
botuar këto përmbledheje librash; 1
. Shtjella, 2 . Erëverë, por ai
shkroi edhe nga historia, historia e
letërsisë, publicistikë, etj. Poezia
e tij është e shpërndarë nëpër
periodikun e gjerë të hapësirës
gjuhësore të shqipes. Në poezinë
„Kurbeti“ poeti Shefik
Shkodra magjeps me bukurinë poetike,
me dramën e jetës përbrenda, dhe me
ngjyrat më reale komunikon me plagët
e popullit tonë: S’ka dyshim se më
merr malli për verën time. / Vëlla,
dua ta rikujtoj këngën e karkalecit
/ dhe gjyshin pranë gurit të vatrës
në mendime! Dhe poeti s´ndalet së
kënduari;
Jam përmalluar për
tufën e deleve / për ogiçët me
kambana e shtagat e lojës... Në
jetën time si poet, jo rrallë jam
ndodhur para kufomave lakuriqe, të
një shoku të rënë, apo të një miku
të vrarë. Bisedat me veten time kanë
qenë ndër më të ngrohtat. Kafshët e
egra dhe kafshët e buta unë i kam
njohur si fëmijë. Dhe si fëmijë
kurrë s´kam dashur të jem ujk, por
Qen, jo se jo. Edhe pse ujku është
bir Qeni. Po e them këtë se në jetë
kam vuajtur shumë nga dora e
përgjakur e armikut. Krenarinë e
rëndë të samarit të pushtuesit unë
kurrë s´e kam pranuar. Njerëzit me
samar të pushtuesit i kam
fshikulluar.
Dashuria është e të
gjithëve, më thotë poeti Shkodra, me
të e pimë ujin e jetës:/ Jehona nga
pylli gris velin e thurur të
soditjeve! / Qiellit të egër me
peshë përlajnë retë njëra-tjetrën /
Ajo ushtimë shurdhësie vjen grykës
së gjerë! / ... Këto dhe vargjet e
tjera tregojnë për vlerën poetike të
poezisë tê Shefik Shkodrës. Poetët,
më thotë Shefiku, janë të
çuditshëm. Jo njëherë, por disa herë
i kam treguar qiellit dëmet e erës
dhe të borës në dimër. Dehjen e
shiut me vërshime unë e kam urryer.
Natyra poetike e vendlindjes sime,
është aq tërheqëse, aq frymëzuese,
sa s´të lë të këputesh nga ajo copë
tokë hyjnore.
Ndërgjegjja e poetit
është e shenjtë, ajo s´guxon të
thyhet as me çmime klanesh dhe as me
dhurata miqësh. E vërteta për mua
është e shenjtë, më thotë poeti
Shefik Shkodra. Shkova në stinën e
verës, në muajin e qershorit / u
enda pas fluturave e u përmallova /
si të mos isha ai që isha; / u
djersita dhe mbeta / hullitë ballit
shpejt m’i dhuroi koha / dhe rrugë
të re më shtoi /. Unë kujtoj se
poeti i përket poezisë dhe jo poezia
poetit. Në ujëvarat e përrojeve që
thurin zërin e mallit / lash kujtim
dhembjen e fëmijërisë / truallin e
larë me gjak që s’fshihet!..
Jeta morale e njeriut
thotë Oskar Wilde, është lëndë e
pasur për artin. Mirëpo, arti i
vërtetë, sado imoral qoftë, ( kam
lexuar tek Erza Paund ) prodhon
dëshmi të vërtetë. Unë kujtoj
shprehet poeti nga Gjilani, Shefik
Shkodra, s´e problemet e artit, dhe
të letërsisë, janë probleme të
jetës. Shkrimtarët e mirëfilltë,
shkrimtarët me forcë artistike,
lehtësisht shkruajnë dhe krijojnë, i
tillë vlersoj s´e është edhe poeti
ynë, Shefik Shkodra.
Rrustem Geci -
Dortmund
|
|
|