rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve


Lajme nga filozofia, letėrsia, arti muzikor, arkeologjia dhe astronomia


Shkurt 2010:

Egjiptologji

Njė studim mė i ri nėnvizon se faraoni i famshėm Tutankamoni ka vdekur nga malarja dhe nga njė ndezje e eshtėrave.

Faraoni i ri legjandar Tutankamoni, vdekja e tė cilit ka ngjallur studime dhe polemika tė shumta, do tė ketė vdekur nga malarja, thekson egjiptologu Zahi Hauas. Tutankamoni ka vdekur shum i ri, nė moshėn 19 vjeēare e spekulimet e shkencØtarėvet nuk janė ndalur que nga zbulimi i momisė sė faraonit. Gjer mė tani besohej tė kishte vdekur nga ndonjė sėmundje trashėguese e falijes faraonike tė distisė sė XVIII.

Pėrgjegjesi i hulumtimeve me ekipin e vet janė mbėshtetur mbi disa metoda nga tė cilat edhe nė radiologji dhe analizė tė ADN. Nė duarėt e kėtyre egjiptologėve kaluan 16 momi e qėllimi kryesor qe vertetimi i shkaqeve tė vdekjes sė tyre si dhe vėrtetimi i lidhjeve gjenealogjike nė mes tyre. Ata vėrtetuan se baba i Tutankamonit ėshtė Akenatoni, bashkėshort i mbretėreshės Nefertiti. Nė mes tyre momite kanė karakteristika tė njėjta dhe kanė grupin e njėjtė tė gjakut.

Autorėt vėrtetuan gjithashtu se nėna e e Tutankamonit ėshtė momia KV35YL, identiteti i sė cilės nuk dihet akoma por u identifikua gjyshja e kjo ėshtė mbretėresha Ti. 

Kėta hulumtime vėrtetuan edhe sėmundjen gjenetike tė quajtur sot "Kohler". Kjo sėmundje shkakton keqformime tė eshtėrave si dhe shkatėrrimin e qelizave ashtore. 

Pėrndryshe Tutankamoni vuajti dhe vdiq nga semundja a malarjes. Analizat e bėra tregojnė se nė trup tė tij u gjet paraziti malrik Plasmodium falciparum qė ėshtė shkaktar i sėmundjes sė permendur dhe njėherit shkaktar i vdekjes sė faraonit.

Krejt kjo mbėshtetet edhe me faktin se nė varr u gjet njė farmacie pėr jetėn tjetėr, e dy kukėza bėnin pjesė tė kesaj barnatorje qė sqaron keqformimet e eshtėrave nga prezenca e pėrgjegjėsit tė malaries pra paraziti  Plasmodium falciparum.


Shkurt 2010:

Ky dinosaur kishte pupla tė thjeshta, dhe xhufkė "Iroquois" kurse krahėt me shirita  bardhė e zi, sipas njė studimi mė tė ri qė pėrcakton ngjyrėrat nė mėnyrė tė besueshme tė kafshėve parahistorike

 

Nė studim i ri botuar tė enjten nė edicionin  revistės Shkenca, studiuesit kanė zbuluar nė  melanosomėn, qė pėrmbajnė molekulat e pigmentit e qė prodhon e ngjyrėra.

Ata ishin nė gjendje tė identifikojė pupla me ngjyra tė ndryshme. Anchiornis huxley, dinosauri i vogėl me dy kėmbė qė ka jetuar para 150 milion vjet. Shkencėtarėt rindėrtuan motivet e puplave tė kėtij fosili tė zbuluar nė Kinė, dhe qė ka patur peshė prej vetėm 110 gramė.

Sipas studiuesve, Huxleyi Anchiornis ishte pajisur me njė trup e penda ngjyrė hiri e krahė tė zezė me shirita tė bardha kurse qafėn e kishte ngjyrė kafje e mbi kokė xhufkė tė kuqe.

"Kjo nuk ishte sorrė apo trumcak, por njė lloj tjetėr me pupla tė shumta", tha nė njė deklaratė Prum Riēard, profesor i ornitologjisė nė Yale University dhe bashkė-autor i studimit.

Javėn e kaluar, njė tjetėr studim i publikuar nė revistėn "Nature" ka raportuar se Sinosauropteryx, njė mishngrėnės i vogėl jetonte nė Kinė tė sotdhme, 125 milionė vjet mė parė, me sa duket ai kishte pupla tė kuqe .

Ngjyrat e dinosaurėt kanė qenė prej kohėsh objekt diskutimesh mes studiuesve dhe nuk kishte asnjė provė pėr kėtė. Studimet fundit arrijtėn me metoda tė reja tė vėrtetojnė me saktėsi ngjyrėn e pendave tė dinosaurėve.

***

Ky studim i ri ėshtė i financuar nga Fondacioni Kombėtar i Shkencės (NSF), Universiteti i Akron, National Geographic Society and Yale University.

Shtator 2009: 

Njė motėr pėr tokėn tonė

Astrofizikantėt zbuluan planetin  e parė tė ngurtė jashtė sistemit diellor. Sipėrfaqja e tij do tė mundėsonte paraqitjen e gjallesave sikur temperatura tė mos ishte e lartė ; rreth 2000°C.

 


Zbulohet njė egzoplanet i ri

 

 

 

 

 

   

 

 

 

 

 

 

Astronomėt zbuluan pėr herė tė parė planet tė ngurtė jashte sistemit diellor, duke e emØruar Corot-7b, dhe mendohet se kėtu do tė ishte  e mundshme  tė ketė jetė sikur tė mos mbisundonte temperature jashtėzakonisht e lartė : ajo sillet rreth 2 000°C.

Duke kėrkuar shenja jete rreth yjeve, shkencėtarėt zbuluan diēka mbi 300 egzoplaneta. Mirėpo, kėtu bėhej fjalė pėr trupa tė gazore ose pėr tė tille qė nuk mund tė vėrtetohej se kanė pėrbėrje tė ngurtė. Tani, njė ekip astronomėsh europjanė vėrtetuan egzistencėn e njė egzoplaneti nė gjendje solide.

Qėkahmot, dijetarėt janė tė mendimit se njė planet duhet tė gjindet nė gjithėsi qė ka siperfaqe tė ngurtė pėr tė mundur tė zhvilloj njė formė jete. Zbulimi i njė plati tė tillė do tė ishte hap i madh pėrpara…

«Na jetojmė mbi shkėmb », spjegon drejtori i Observatirit ne thouring (D), bashkėzbulues i kėtij planeti. « Shpėrblim madhor, hasėm nė Tokė », qenė fjalėt e Didier Queloz-it nga Observatori i Gjenevės, udheheqės i kėtyre ndėrrmarjeve.

Pesė herė Toka e jonė

Nxehtėsia tjkalon 2000°C nė anėn e ndriēuar, pasiqė largėsia nuk ėshtė mė e madhe se 2,5 milionė km. nga ylli i vet. Planeti mund tė jetė i mbuluar nė masė tė madhe nga oqeanė lave. Kushtet e skajshme qė mbretėrojnė, « nuk lėnė vend pėr krijim dhe zhvillim jete » nėnvizon Zotėri Queloz. Sa pėr krahasim, Toka e jonė rrotullohet 150 milionė kilometėr larg Diellit. Corot-7b gjindet rreth 500 vjetė  drite larg Tokės sonė ; njė vit drite ėshtė i baras me « ca » 9600 miliardė kilometėr : madhėsia e ketij planeti  nuk ndryshon shum nga Toka. Rrezja e tij ėshtė afėrsisht njė herė e gjysem mė e madhe se e Tokės, kurse masa e pėrgjithshme barazohet me diēka mė tepėr se pesė herė planeti ynė.

ap-afp


Opera nė Zhürich,
30 maj 2009

 

Saimir Pirgu (i dyti nga e majta), nė Opernaus, Zhürich

 

 

I ardhur vetėm pėr njė ditė nga Parisi,  ku interpretoi me sukses tė madh operėn « Syrano de Bergerac » nė krah tė Placido Domingos, tenori i famshėm shqiptar, Saimir Pirgu u duartrokit mbrėmė (mė 30 maj 2009) me ovacione nė Opernaus tė Zurich-ut, duke interpretuar rolin e Dukės sė Mantovės nė operėn Rigoletto tė G.Verdit, nė krah tė baritonit mė tė madh tė epokės Leo Nucci dhe nėn drejtimin e dirigjentit Nelo Fanti. Tenori shqiptar Saimir Pirgu, mė i riu i gjeneratės sė tij qė ka mbrritur majat e suksesit, po bėhet dita-ditės mė i dashur edhe pėr publikun zviceran.

 

Langenthal, Maj 2009: 

Promovimi i Fjalorit - Monument - tė Z. Mehmet Elezi, shkencetar dhe ambasador i Shqipėrisė nė Zvicėr... Salla e mbushur flet vetvetiu pėr interesin e treguar nga ana mėrgimtarėve. Aromė tė veēantė kėtij promovimi i dha prania e shumė fytyrave me famė nga lemi tė ndryshme tė jetės shqiptare nė botė. 

N.Jakurti  duke   pėrshėndetur tė pranishmit

 

 

 

Mehmet Elezi gjatė promovit tė Fjalorit...

 

 

 

 

 

   

 

 

 

 

Nė pėrshėndetjen e tij tė mrekullueshme, Z. Mehmet Elezi, sqaroi qėndrimin e tij dhe rolin e fjalorit qė pėrpiloi me punė gati dhjetėvjeēare. "Nuk jam pėr pėrmbysjen e gjuhės standarde, por gjuthėsesi jam pėr reformimin e gjuhės shipe dhe hapjen e saj nė mėnyrė qė tė thithen tė gjitha pasuritė e mėdha qė ka...."

Kėtė, ta quaj manifestim dhe tribunė intelektualėsh, e hapi Z. Mr. Nazmi Jakurti duke pėrshėndetur, tė pranishmit nė sallė e veēanerisht autorin dhe njėrėn ndėr yjet me tė shkėlqyera te kėngės shqipe, Zonjėn Vaēe Zela.

Nė vazhdim, foli studiuesi Driton Kajtazi, qė pėr kėtė rast pat pėrgatitur, duhet tė them, njė studim mjaftė tė qėlluar, pa formulime tė modės sė sotme snobiste qė e hasim me shumicė andej kėndej nė shtyp, kėshtuqė tė pranishmit duartrokitėn disa herė oratorin.

Notat e muzikės shqiptare nė dy raste mirė tė qėlluara tė mbrėmjes, tė hedhura nga Arjeta dhe Hil Thaēi, ledhatuan ajrin dhe ndjenjat e mergimtarėve shqiptare.

Do tė mė ngelte njė shprazėtirė nėse do tė pėrfundoja kėta rreshta pa pėrmendur punėn e kamermanit Frrok Kolaj, i cili me njė diskrecion tė jashtėzakonshėm, pa prishur aspak qetėsinė dhe rendin e mbrėmjes, pėrfundoi punėn e tij pa bujė dhe pa shėtitje tė panevojshme nėpėr sallė... >>>

 

E Shtunė, 9 Maj 2009: 

Promovimi i romanit " PRESIDENTI I PLANETIT TĖ KUQ" tė Bedri Dedjes

Sot nė Geneveys s/Coffrane, (Neuchātel), me rastin e pesė vjetorit tė ndarjes nga jeta tė Profesorit, Akademikut dhe shkrimtarit tė shquar Shqiptar pėr fėmijė BEDRI DEDJA, LAPSh "Naim Frashėri me BSh te kantonit tė Neuchāteli-it organizoi promovimin e librit tė fundit tė autorit , me romanin pėr femijė: " PRESIDENTI I PLANETIT TĖ KUQ"...


Bedri Dedja, babai i letėrsisė shqipe pėr femijė

 

 

 

 

 

   

 

 

 

 

 

 

Pas pėrshėndetjes sė tė pranishmėve, kryetari i bashkėsisė shqiptare Z. Belul Bajrami, me njė gėzim tė madh ju dha fjalėn oratorėve, dėshmitarė tė veprimtarisė sė Akademikut dhe shkrimtarit kolosal Bedri Dedja.

Zotėrinjtė Mahir Mustafa, pastaj: Asllan Gjinovci - "Kujtime me autorin", Gani Demiri Ratkoceri - "Kujtime me Bedri Dedjen", Alfred Papuēiu - " Dy fjalė pėr autorin dhe pėr krijimtarinė e tij", Zonja Zaime Isufi - "Nga ditari im"... Interes tė madh ngjalli fjala e vajzės sė autorit, Zonja Edlira Dedja qė shpalosi disa vlera  madhore edukative tė librit "Presidenti i Planetit tė Kuq".

Nė kėtė promovim, prezente qe edhe madheshtia e kėngės shqipe Vaēe Zela qė i dha hijeshi tė posaēme kėsaj ngjarje tė rėndėsishme nė pasurimin e letėrsisė son kombėtare.

Dhe nė fund por me kėnaqsi tė veēantė them se kėtė ditė promovimi e bėnė akoma mė tė bukur fėmijtė, ata pra pėr tė cilėt dhuroi veprat mė tė bukura Bedri Dedja. Kėta voglushė nga shkolla shqipe (Le Locle), me leximin e fragmanteve tė romanit nė fjalė si dhe me vallet e pėrgatitura nėn kujdesin magjik tė Enver Pajazitit, joshėn publikun qė nuk ndalej sė duartrokituri i mrekulluar nga egzekutimi i shkėlqyer i valles shqipe..

Filolet

(Sė shpejti, faqe biografike dhe analizė e veprimtarise sė shkrimtarit mė tė madh shqiptar pėr fėmijė).

 

Prill, 2009 

U zbulua planeta mė e vogėl...

Ekipi i drejtuar nga Michael Mayor nga Observatoriumi i Gjenevės, zbuloi njė planetė jashtė sistemit tone diellor.

 

Shkencėtarėt bėnė tė ditur se kanė zbuluar egzoplanetėn mė tė vogėl gjer mė sot dhe se kanė lokalizuar njė tjetėr egzoplanetė nė tė njėjtin sistem yjorė e cila mund jetė e mbuluar nga njė oqean tė gjėrė.

Ekipi i dirigjuar nga michael Mayer nga Observatoriumi i Gjenevės zbuloi kėtė planetė qė ka masė vetėm dy herė mė tė madhe se Toka, pra kjo ėshtė egzoplaneta mė e vogėl e zbuluar gjer mė tani nė mesin e 350 tė identifikuarave.. Kėtė e komunikon ESO, organizatė evropiane pėr hulumtime astronomike nga gjysėmsfera e jugut.

Planeta detare

Kjo planetė u zbulua duke falemnderuar hulumtimeve me spektografin HARPS qė ėshtė i lidhur me njė teleskop 3,6m tė gjatė i vendosur nė Silla nė Kili. Kjo planetė ka madhėsinė e Tokės dhe mendohet se mund tė ketė ujė. Gjithėsesi ėshtė vėrtetuar prezenca e hidrogjenit dhe oksigjenit nė formė tė ndarė. Besohet se kėtu mund tė ketė njė oqean tė madh qė mbulon sipėrfaqe shum tė gjėrė tė planetės.


Kallnuer, 2008 

U zbulua njė thesar i lashtė 2 000 vjeēar

 

U zbuluan 824 pjesė  tė arta tė prera nga Isenienėt, popull ky qė jetoi nė qindvjeēarin e parė para dhe pas Erės sė Re. Monedhat u gjetėn tė gropuara nė mes tė njė lendine. Lashtėsia e tyre pėrcaktohet tė jetė e viteve 40 para ER gjer mė 15 tė shek. tė parė. Vlera e tyre e tashme arrin shumėn rreth  270 000 euro. Pėrndryshe dihet se Isenienėt  janė tė njohur me dhuratat qė u bėnin zotėrve tė tyre, duke lėne pasuri tė mėdha nė lumej ose kopshtije tė shenjta. Sipas analizave tė para, kjo vlerė e madhe ari do tė jetė dhuratė e tubuar nė qyp dhe gropuar nė dhé. Ky thesar ėshtė zbulimi mė i madh nė Angli qė nga viti 1849.

(monedha tė lashta)


18:52 21.11.2008 

Vdiq romasierja belge Béatrix Beck, fituese e ēmimit Goncourt 1952

 

Ramasierja franceze me origjine belge Béatrix Beck, fituese e ēmimit Goncourt 1952 pushoi nga jeta nė moshėn 94 vjeēare, lajmėroi mbesa e saj Béatrice Szapiro. Beck lindi mė 1914 nė Villars-sur Ollon (CH).

Béatrix Beck natėn e kaluar nė qendrėn e tė moshuarve ku jetonte pas pensionimit, nė qytetin Sain Clair sur Epte (F).

Pas vehte la mbi tridhjet vepra, kryesisht romane por edhe disa tregime, poema dhe pjesė pėr radio.

U bė e famėshme me veprėn "Léon Morin prift" me tė cilėn fitoi ēmimin mė prestigjioz francez pėr letėrsi.


18:52 21.11.2008 

Kryetari itaian ndau sot ēmimin Balzan

 

Kryetari i Republikės italiane ndau sot nė Romė oficialisht ēmimin Balzan 2008. Maurizio Calvesi (Itali), Thomas Nagel (ShBA), Ian Frazer (Australi) dhe Wallace Broecker (ShBA), u caktuan qė nė shtator, dhe u shpėrblyen me nga njė milion Euro ēdonjėri.

Italiani Maurizio Calvesi u shpėrblye "pėr punėt e tija themelore nė lėmi tė historisė dhe tė artit figuratif moderne e bashkėkohorė", precizon fondacioni. Thomas Nagel (ShBA) morri ēmimin pėr filozofi morale, "pėr kontribute fundamentale dhe risim nė teori etike bashkėkohore".

Australiani Ian Frazer muer ēmimin pėr medicinė preventive: "Ka venduar nė kėmbė vakcinėn e drejtuar nė mbrojtje prej pėrhapjes  sė kancerin nė amėz". Wallace Broecker (ShBA) e muer ēmimin pėr shkencė nė ndryshimet klimatike. Shpėrblehet pėr zbulimin e rolit qė luajnė oqeanet dhe akcionet e tyre me atmosferėn si dhe zhvillimi i akullnajeve.

Fondacioni Blazan insiston qė gjysma e shumės sė fituer nga laureatėt tė jepet nė financimin e projekteve hulumtuese nga specialistė tė rinj. Dy qendrat e fondacionit janė nė Zurich dhe Milano.

(ats)


15 Nėntor 08 

Njė studim sygjeron se familja – bėrthamė egzistonte qė nė Kohėn e Gurit

 

Hulumtuesit nxorrėn nė dritė nė qendėr tė Gjermanisė njė varrezė tė lashtė nga Koha e Gurit dhe qė paraqet provėn mė tė jetėr pėr egzistencės e njerėzve qė jetonin nė gji tė njėjtės strukturė tė familjes bėrthamė, e kjo, sipas njė studimi tė publikuar ne « Analet e Akademisė Kombėtare tė shkencave tė ShBA-s.

Varri i vjetėr 4.600 vjetėsh pėmban tė ngelurat e njė femre, tė njė mashkulli dhe dy tė rinjve. Analiza e ADN tregon se punohet pėr nėnė, babė dhe fėmijtė e tyre. « Unioni i tyre nė vdekje sygjeron unionin e tyre gjatė jetės », nėnvizojnė hulumtuesit.

Mjetet dhe eshtėrat nga koha e gurit janė objekt studimesh nga gjatė kohė por dispononim me indisione tė pakta mbi lidhjet shoqėrore qė egzistonin nė mes tė individėvetė kėsaj pėriudhe. « Me ngritjen e lidhjes gjenetike nė mes dy madhorėve dhe dy fėmijve tė varrosur bashkė nė tė njėjtin varr, na kemi ngritur prezencėn e familjes bėrthamė klasike nė njė kontekst parahistorik nė qendėr tė Europės », nėnvizon nėnjė komunikatė, autori kryesor i studimit, Wolfgang Haak nga univerziteti i Adelaļde-s  nė Australi.

Hulumtuesit kanė studjuar katėr qendra funerale nė Eulau, nė Land tė Saxe-Anhalt, dhe tė  gjithat rrjedhin nga njė periudhė e njejtė e pėrmbajnė tė ngelurat e tė riturve dhe tė fėmijve. Shumė skeletė paraqesin shenja tė plagėve, qė do tė thotė se ata, kanė qenė viktimė tė njė sulmi tė dhunshėm.

Njė copė prozhektili tė gurit ėshtė gjetur nė nė brinjė tė njė femre, kurse njė tjetėr individ, kishte tė thyer
kafkėn. Tė shumtė kishin plagė nė pjesėt e parme tė krahėve dhe duarėve qė do tė thotė se janė munduar tė mbrohen.

Hulumtuesit mendojnė se tė mbijetuarit e sulmit janė kėthyer mė vonė  pėr tė varrosur tė vdekurit. Pėrpos familjes sė zbuluar nė varr, njė tjetėr varrezė pėrmbante tė ngelurat e tre fėmijve, dy nga tė cilėt vinin nga e njėjta vėllazėri, tė njė nėne por qė nuk ishte nėnė e tyre ; ndoshta ishte hallė ose mjerkė, pohojnė shkencėtarėt.

Ky ekip, gjuthashtu ka egzaminuar masėn e stronciumin nė dhėmbėt e skeletėve. Ky element kimik tubohet nė dhėmbė gjatė fėminisė dhe mund tė shėrbej si provė qė tregon vendin se ku ėshtė ritur personi

Sipas Alistair Pike, shef i departamentit tė arkeologjisė pranė univerzitetit tė Bristol-it, sasia e stronciumit tė gjetur sygjeron se femrat janė ritur nė regjion tė ndryshėm nga mashkujtė dhe fėmijtė. Pra, kjo ėshtė shenjė se «martesat » janė bėrė nė mes tė grupeve tė ndryshme, e  gratė shkonin te burri. Kėto doke kanė luajtur rol tė rėndėsishėm nė evitimin e njėgjakshmėrisė deh kanė farkuar lidhje tė farefisnisė nė mes tė bashkėsive tė ndryshme.

AP. (Marrur nga : Proceedings of the National Academy of Sciences - PNAS)


17.11.08 - E Hėnė: 
Agota Kristof ėshtė  laureatja e ēmimit austriak pėr letėrsi. Zvicėrane (Neuchātel) me origjinė hungareze, u dallua me kėtė ēmim pėr veprėn e saj tė pėrgjithėshme. 

"Ky ēmim ju ndahet shkrimtarėve mė tė medhej europian" tha ministresha austriake pėr kulturė Claudia Schmied. Fitues tė kėtij ēmimi mė parė janė Vaclav Havel, Eugene Ionesco, Simone de Beauvoir, Friedrich Dürrenmatt, Christa Wolf, Umberto Eco.

Agota Kristof  lindi nė Hungari por nė moshėn 21vjeēare (mė 1956) shkon nė Zvicėr dhe fillon tė merret me shkrime nga 1972. Nė kėtė kohė shkruan drama pėr radio dhe teatėr. Romani i parė i saj, "Fletorja e madhe", mė 1987,  u dallua me titullin "Libri Europian". Kristof shkruan nė frengjisht dhe veprat e saja janė tė pėrkthyera nė mbi njėzet gjuhė.


04.11.08 - E Martė: 
Vdiq shkrimtari  amerikan Michael Crichton

Shkrimtari i njohur amerikan, vdiq ditė e martė, nė moshė 66 vjeēare: Lajmin e mėsuam nga web-faqja e autorit..

Familja e vet ka notuar se vdekja e ka gjetur tė martėn, "pas njė lufte tė guximshme kundėr kancerit" kanė shkruar familja nė Blogun e tij.

Crichton , ėshtė i njohur edhe si sqenarist dhe produktor. Autor i seriė "Urgjencat" dhe "Mistereve tė Andromedit". Sukses tė jashtėzakonshėm arrin me opusin nė tri volume Zhyrasik Park (jurassic Parc).

M. Crichton lindi mė 1942 nė Chicago: Gjatė vitit 1962 shkruan romane pėr tė mundėsuar studimet e veta.

1969, boton Varieteti i Andromedit;
1979, realizim filmik i "Mondwest";
1993, S. Spielberg-u adapton pėr ekran "Jurassic Park"-un;

2008, vdes nė Los angeles:


26.11.08
Ndėrroi jetė poeti i shquar Enver Gjegjeku                

 

PRISHTINĖ: 
Poeti i shquar Enver Gjegjeku ndėrroi jetė mė 24 tetor 2008, nė moshėn 80-vjeēare. Mė 26 tetor, ditėn e shtunė, ėshtė organizuar ceremonia e pėrcjelljes sė tij pėr nė banesėn e fundit

Ditėn e shtunė Prishtina ka pėrcjellė me nderime pėr nė banesėn e tij tė fundit poetin e mirėnjohur kosovar Enver Gjegjeku, i cili dergjej prej disa ditėsh. Poeti i shquar Enver Gjegjeku ndėrroi jetė mė 24 tetor 2008, nė moshėn 80-vjeēare. Burime nga Prishtina pohojnė se dy ditė mė vonė, mė 26 tetor, ditėn e shtunė ėshtė organizuar ceremonia e pėrcjelljes ku familjarėt, artistėt dhe shkrimtarėt e Kosovės i kanė shprehur mirėnjohjen dhe nderimet pėr rrugėn e gjatė e tė mundimshme tė krijimtarisė, por edhe tė veprimtarisė sė tij patriotike nė shėrbim tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. Burime nga Prishtina na informojnė se “u pėrcoll me shumė dhimbje dhe respekt poeti ynė i mirėnjohur Enver Gjerqeku, njėkohėshisht anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės”.
(Dh.H)


26.11.08 -  Reportazh: Alma Papamihali:

PROMOVIM I DY LIBRAVE TE RINJ "UNAZE GJAKU" TE POETIT PAL SOKOLI
SI DHE "KRISMA E FJALES" E POETIT SHABAN CAKOLLI  

 

Pasditja e sė dielės, 26 Tetorit 2008, nuk kaloi pa lėnė mbresa, pėr shum nga krijuesit dhe artdashėsit me banim nė Gjermani. Tashmė Lidhja e Krijuesve dhe Artistėve nė Gjermani, me kryetar z. Martin Antoni Ēuni, kanė krijuar njė tradite letrare, ne lidhje me organizimet e kėtyre.

Vetėm njė jave pas takimit letrar dhe promovimit te librave te rinj, te autoreve Ali Sh Berisha dhe Sadik Krasniqi, njė pasdite po aq dinjitoze dhe mbreselėrese ishte dhe promovimi i dy librave tė rinj tė autoreve, Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli, te cilėt vinin pėrkatėsisht me librat "Unazė Gjaku" (P.S) si dhe "Krisma e Fjalės" (SH.C)...


Nėntor 08  -  Botime tė reja: 
(Nga e pėrditshmja "Metropol")

Doli nga shtypi libri me tregime i autorit tė ri ILIR JAKA me titull : NATA E TRADHĖTISĖ SĖ PARĖ.

 

Autori Ilir Kadia, sapo ka botuar vėllimin e tij tė tretė me tregime “Nata e tradhtisė sė parė”. Nė tė janė pėrfshirė 20 histori tė reja me njė galeri tėrheqėse tė personazheve shqiptare, me emocionet dhe paradokset artistike tė tė cilėve, shumėkush nga qytetarėt dhe lexuesit e pasionuar tė letėrsisė ndeshen pėrditė. Ky libėr me tregime ėshtė i mbushur me persiatje filozofike mbi jetėt dhe vdekjet, dashuritė dhe urrejtjet e secilit prej shqiptarėve qė po jetojnė me intensitet tė madh emocional, pėr disa dekada njė mori ngjarjesh dramatike qė po ua transformojnė mėnyrėn e jetesės dhe kuptimin e botės. Pėr Ilir Kadinė, kjo ėshtė njė tjetėr sprovė e kaluar me sukses nė vėzhgimin dhe pėrshkrimin e hollė tė ndjenjave njerėzore, tė trazuara rėndė nga tundime dashurore, flirte dhe urrejtje, pasuri e varfėri, vrasje dhe lindje, madhėshti false dhe rėnime cinike. Ai e lė tė lirė lexuesin tė meditojė mbi historitė njerėzore qė shkruan, duke i veēuar ato me njė delikatesė tė spikatur artistike nga njė lumė i turbullt ngjarjesh dramatike, qė kanė pėrmbytur nė kėtė tranzicion tronditės jetėn e Shqipėrisė dhe banorėve tė saj. Veēanėrisht, ky libėr i tretė dallohet pėr notat e theksuara lirike, tė cilat autori i qėmton me kujdes edhe nė ndodhitė mė brutale, teksa njerėzit mundohen me thonj tė ndėrtojnė njė jetė mė tė mirė pėr veten, duke shkatėrruar jetėt e tė tjerėve. “Nata e tradhtisė sė parė” ėshtė vėllimi i tretė me tregime, qė del nė dritėn e botimit nga ky autor brenda njė kohe tė shkurtėr, pas vėllimeve tė mirėpritura nga lexuesit dhe kritika “Flokė tė lagur” dhe “Kontratė pėr kadavėr”.

 


Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 25 Jul 2010 01:05:43 +0200 .