Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Kulturė -  Art - LUFTĖTARĖT E LIRISĖ NĖPĖR KĖNGĖT E POPULLIT

 

LUFTĖTARĖT E LIRISĖ NĖPĖR KĖNGĖT E POPULLIT

Shkruan:Shaban Cakolli

Nuk ka dyshim se kėnga e popullit ka luajtur dhe luan ende njė rol tė rėndėsishėm nė etapa tė caktuara...

Ėshtė ky nėntori i shejtė,i cili po pėrmbyllė njė shekull veprimtarie,ku populli ynė liridashės bėri luftėra tė mundimshme e tė pandėrprera,me shumė viktima e flijime,pėr tė rifituar lirinė e humbur,tė cilėn pushtuesit e etur pėr tė gllabėruar Shqipėrinė, me ndihmėn e  Fuqive tė Mėdha,ia dilnin tė na mbanin tė pushtuar..Kėto luftėra tė pandėrprera heroike shqiptare,ia dolėn tė kurorzojnė njė gjysmė fitorje me 1912.

Kjo ėshtė njė fitore e shejtė pėr shqiptarėt,nga se ata e dijnė se po deshėm tė jetojmė tė lirė,tė pavarur,pa tė huajin mbi kokė,kjo rrugė e mundimshme duhet tė vazhdojnė edhe mė tej.

Saherė duam tė njohim kėtė realitet,duhet tė shpalosim ngapak historinė,aty do tė njohim ngjarėjet e mėdha tė historisė sonė tė pėrgjakshme.Megjithatė ishim nė njė kohė tė ligė,tė ndrydhur pėrtokė nga njė armik i ndyrė,i cili na diktonte  nė ēdo porė tė jetės,na diktonte edhe nė shkrimin e historisė kombėtare! Njė armik sllav i cili kishte filluar tė kalbej nė mėlqi nga tė bėmat ēnjerėzore,po mundohej tė gjente shėrimin, me propagandėn e bashkėjetesės,vėllazėrim -bashkimit,mes tė cilave na kufizonte ēdo hap,na ndiqte,vriste dhe burgoste,me pretekstin se po shembnim vėllazėrim-bashkimin.

Brenda kėtij shekulli,nga gjiri i popullit tonė dolėn strateg tė shquar tė cilėt me luftėn e menēurinė e tyre,i dhanė nderė Shqipėrisė dhe madhėshtuan emrin shqiptar.Megjithatė, nė ato rrethana, pasqyrimi i kėtyre strategėve nė histori ishte vonuar,madje tė rrallė ishin historianėt tanė tė cilėt kishin guximin tė i pasqyronin. Shumė mė herėt para historisė, pasqyrimi i kėtyre strategėve ėshtė bėrė pėrmes kėngės, ku nėpėr gurra kėngėsh u pėrjetėsuan Gjergj Kastrioti,Ismajl Qemali,Luigj Gurakuqi,Isa  Boletini,Azem e Shotė Galica, Bajram Curri, Mulla Idriz Gjilani, Shyt Mareci,I driz Seferi, Ramiz Cėrrnica, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, e shumė tė tjerė........Rrapsodėt tanė nuk ua falėn kėngėt,por  gjetėn prova tė mėdha pėr kėta prijės tė famshėm,tė cilėt nuk ndryshonin nga tė tjerėt,qė lindėn nga i njejti gji i popullit,jetonin dhe frymonin me popullin, por famėn, pavdeksinė ua dha dashuria pėr atdheun,kombin dhe lirinė.Kėngėtarėt tanė njė kohė nuk ishin tė shkolluar,nuk dinin tė shkruanin e kompononin tekste kėngėsh,po kishin dashuri pėr atdhe e komb,i nxirrnin me zgjuarėsi kėto vargje,i kėndonin pandėrpre pėr tė mos i harruar,apo i merrnin nga populli,por qė i kėndonin me shpirt dhe i ngulisnin nė zemrat e brezave.Sido qė ishte kėto figura nė kėngė tė kėtyre cikleve heroike me njė brendi tė dhimbshme, ndjenja mallėngjim, karakteri i tyre i theksuar mbetet epiko-lirik,motiv i cili ėshtė shumė i kėrkuar dhe jeton nė popull.

Shumė rrapsod tanė e kanė bėrė me mjeshtri pėrjetėsimin e heronjėve nė kėngė.Viteve tė njėzeta,rrapsod tė pashkolluar,duke u krenuar me heroizmin e trimave tanė,nxorėn nga shpirti i tyre kėngė tė cilat kanė jetuar dhe do tė jetojnė nėpėr shekuj.Nė vitin 1913, njė delegacion shqiptar i kryesuar nga Ismajl Qemajli dhe  Isė Boletini shkuan nė Londėr pėr tė protestuar kundėr  Fuqive tė Mėdha qė coptonin Shqipėrinė.

Sa bukur i kanė kėnduar rrapsod  pas rrapsodi,trimėrisė sė tyre,ku Isa Boletinin nuk kishte Ministri  qė ia dilte tė ia heq armėt nga brezi.Kėnga ėshtė kėnduar:

Nė Atė Lima, shkrepave tė Shqipėrisė, ku Isa Boletini i kundėrshton kėshtu Lordit anglez:

Kemi ardhur ne kėtu me halle

pse na i ndani tokat Shqiptare?

Se Shqipėria,ėshtė ai dhe

ku ka lindė trimi Skėnderbe

le tė e dijnė  ēdokush nė botė

Komb mė tė vjetėr se ne,ska nė Evropė..

Pėr njė qėndresė tė tillė,ėshtė kėnduar edhe kėnga:Ministrit nė Londėr shkuan e i thanė, ku Lordi duke ndier vetin krenar,se kinse ishte i pari nė Evropė,i cili paska arritur tė ia heq armėt  Isės,merr  kėtė pėrgjigjeje nga  Isa:

Sa pėr rregulla i zbatova

njėren arme e dorėzova,

por kėtė tjetrėn,prej brezi se  nxora

Mos besofsh po ta tregoj

te shtatė plumba i mbanė nė gojė

Ismajl Qemajli vet mu ma dhuroj

Isa Begu si vetėtima

nxor koburen me dy brina

Lordi plak,u shtang nė vend

ulu i thotė shqiptar,tė bėjmė kuvend.

Rrapsodėt tanė edhe pse nuk ishin tė shkolluar atė kohė,me dashurinė e tyre shpirtėrore u kanė kėnduar,i kanė jetėsuar dhe ngulitur nė histori dhe zemėr tė popullit.

Tė tillė ishin rrapsodėt Riza  Bllaca,Salih Krasniqi,Sefė Mleqani,Dėrvish Shaqa,qė me shumė dashuri i jetėsuan mes kėngėve qindra  strateg tė popullit tanė. Mė vonė pėr fat tė mirė,erdhi koha kur rinia jonė mori hapa nė arsim, i mėsuan  gjėrat mė drejt dhe mė pėr sė afėrmi,u shkruan vet dhe komponuan kėngė,i futėn nė poezi,kėngė e histori.Kėto kėngė janė kėnduar nga kėngėtar tė njohur si:

Demir Krasniqi,Rifat Berisha,Bajrush Doda,Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Sali Mani, Shaqir Cėrvadiku, Violetė Kukaj, Manjolla Nallbani, Arif Vladi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Dava Gjergji etj.,,,,,,,

Pėr atė qė jemi ne dėshmitarė,kohėn kur nga gjiri i popullit lindi UĒK-ja, janė kėnduar gurra tė pashterrshme kėngėsh si pėr Adem Jasharin,Zahir Pajazitin,Fehmi e Xhevė LLadrofcin,Agim Ramadanin e shumė tė tjerė,kurse mė tė rralla ishin kėngėt pėr tė rėnėt e viteve tė dyzeta.

Demir Krasniqi ėshtė njėri ndėr kėngėtarėt mė tė paepur,i cili nė krijimtarinė e tij ka mė se katėrmijė kėngė tė vetat dhe po aq tė mbledhura nga hapėsira shqiptare,ku pjesa mė e madhe iu ėshtė kushtuar strategėve tanė.

Nuk ka dyshim se kėnga e popullit ka luajtur dhe luan ende njė rol tė rėndėsishėm nė etapa tė caktuara tė historisė sė kombeve, si nė forcimin e vetėdijes patriotike ashtu edhe nė mobilizimin e masave tė gjėra pėr t’u bėrė ballė rreziqeve dhe katastrofave, Demiri dha tėrė tė munduren nga vetja, duke i vėnė dėshmorėt nė qendėr tė krijimeve tė veta, si kėngėtarė u kujdes qė theksi kryesor tė vihet mbi idenė patriotike si dhe mbi aspiratat shekullore tė popullit shqiptar ndaj lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. 

Mesazhi i kėngėve tė kėtij cikli edhe njė herė prekte nė ndėrgjegjen e kombit tė ndarė me dhunė:Demir Krasniqi,ka bėrė dhe po bėnė njė punė tė madhe,punė jo materialiste por kombėtare,pėr tė ndritur historinė kombėtare mes shkrimeve dhe kėngėve, duke hedhur dritė mbi figurat kombėtare, pėr bijėt  e shqipeve tė vendosur nė kėrkesat e tyre pėr liri e bashkim.Figura e strategut jetėsohet vetėm kur tė portretizohet drejt,ky jetėsim mes kėngės.,kėrkon mund, kujdes, vullnet, mjete materiale, intelegjenė, tė cilat Demiri i posedon,nuk ka kursyar as mund,as djersė,as para,kur  nė pyetje ishte kombi. Nė krijimtarinė e tij pesėdhjetė vjeēare,nuk ka kursye  asgjė nga vetja pėr tė hedhur dritė reale,mbi figurat mė tė ndritshme tė kombit,tė cilat  u  shkrinė pėr diēka tė lartė,tė shenjėt,tė domosdoshme qė koha na e shtronte dhe kėrkonte prej nesh.

Ai kėto figura i ka jetėsuar nė kėngė,poezi,libra nga tė cilat ka shkruar mbi njėzet,por qė edhe dhjetėra tė tilla nuk e kanė parė dritėn e botimit,nga se Demiri nuk ka mė mjete materiale pėr tė derdhur mbi to,kurse pėr fat tė keq tė rrallė janė sponzorėt qė ofrojnė mjete pėr libra!Demir Krasniqi ka njė reportuar tė gjėrė kėngėsh,kushtuar figurave tona kombėtare, Ramiz Cėrnicės, Mulla Idriz Gjilanit, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Afrim Zhitisė e Fahri Fazliut, Shyt Marecit e  Kadri Zekės, Agim Ramadanit, Fazli Grajēefcit, e shumė figurave tė shquara kombėtare,ku figurėn e tyre e ngritė ēiltėr,drejt,pa hiperbolizime, duke kėnduar veprat e tyre,frymėzon brezat, i njofton ata me qėllimin e veprimtarėve tanė,tė cilėt  nė futjen nė luftė pėr ēlirim, ishin pėrcaktuar pėr liri ja vdekje, se nė log tė mejdanit nuk kishin vend frazat e thata, por veprat konkrete.

Demir Krasniqi,me kėngėt e tijė pėr  veprimtarėt kombėtarė, ndritė figurėn e tyre,qėllimin e tyre tė shejtė,tė cilėt rrugėn e lirisė kombėtare nuk e kishin nisur rastėsisht,se armėt qė i kishin ngritur mbi supe,nuk do ua ulnin tytėn e tyre,deri sa rrugėn e lirisė kombėtare tė e qojnė nė vend,duke paguar ate me ēmimin e gjakut,por duke bėrė publik edhe amanetin e tyre pėr tė vazhduar rrugėn e lirisė.Si tė tilla tė ndėrtuara. kėngėt kombėtare tė Demir Krasniqit,janė histori nė vete,frymėzim brezash,tė dashura pėr tė i dėgjuar dhe nektar nėpėr breza.Kėtė muaj tė shejtė tė nėntorit,nga veprimtarė, krijues, kėngėtar, poet, shkrimtar, historian, po organizohen tubime tė nduarduarshme pėr  nderė tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė,ku po kujtohen  e nderohen figura tė ndritura tė kombit,ndėr tė cilat edhe Ramiz Cėrnica e  Shyt Mareci, figura kėto qė deri mė tani janė pėrmendur fare pak,apo nuk kanė guxuar tė pėrmenden fare.Pasi kėto ditė do tė nderohet edhe figura e tribunit Shyt Mareci,pėr tė cilėn publikisht po flitet pėr herė tė parė,e ku mendohet se edhe nuk janė dhėnė ndriēime tė mjaftueshme pėr te,ne pėr lexuesit po sjellim njė kėngė pėr Shyt Marecin,ku   Demir  Krasniqi pėrshkruan ndritshėm figurėn e tij.

Demir Krasniqi - Kenge Per Shyt Marevcin

SHYT MARECI – 

(BISLIM ZEQIRI )

Shyt Mareci , ni trim si zana , 

Djalė pėr pushkė e kish lind nana . 

Me Ymerin e Azizit – 

Krah ju banė Mulla Idrizit . 

Prej Zhegoci e der' n' Zajēec , 

Prej Tėrpeze e nė Tugjec , 

N' Hajkobillė e n' Dabishec , 

Prej Mareci e n' Gjyrishec... 

Gjoksat plot me rrethatore , 

Strajcat plot me bomba dore , 

N' istikame e nė llogore – 

Anė e mbanė n' Kosovė Lindore... 

Hije u kishin pushkėt krahut – 

Si dy yje tė sabahut, 

Nė bunkerė bajshin konak , 

Pushkėn kishin si jastak... 

N' gjitha fshatrat nė Gollak - 

Pėr t' i mbrojt kufijtė me gjak ! 

Pėr t' i mbrojt tue luftue , 

Tokat tona me i ēlirue ! 

Kanė dhanė besė, janė besatue – 

Kurrė tė gjallė , mos me u dorėzue ! 

Me i dalė hasmit n' mejdan pėr ballė – 

Mos me i ra nė dorė pėr t' gjallė ! 

Me u dalė zot, maleve kreshnike – 

Me i dalė zot, Shqipnisė etnike ! 

N' ato male , nėpėr Gollak – 

Shumė kanė nxjerrė kėta trima hak ! 

Kanė nxjerrė hak, veē pėr shqiptarė , 

Pėr do burra – trima t' parė !... 

Shyt Mareci, shumė luftonte , 

Por tradhtarėt , nuk i donte ! 

Kush iu bante argat shkaut , 

Kush ia thente krahun vėllaut...! 

 

Be nė Zotin, kishte ba : 

"Ai qė bahet krah me shka, 

E nuk din as Zot qė ka, 

Vend pėr s' gjalli s' do t' i la – 

S'e lėshoj t' gjallė, kurrė, pa e vra ! 

Do ta vras , si me e vra qenin – 

Ta pastroj prej tyne, vendin !"... 

Shumė familje nėpėr Gollak – 

I dhanė bukė, i banė konak . 

Shyti, ishte trim i paqė, 

Njeri t' gjallė nuk merrte n' qafė ! 

Gjithmonė , shokėve ju ka kallxue – 

Kur kam dalė n' mal me luftue , 

Njiherė Zotit, ju kam betue- 

Kurrė i gjallė, mos me u dorėzue ! 

-Do t' luftoj, sa t' mė bajnė shneti, 

Tej t' ė mjet i mramė fysheki, 

Nja dy bomba i ruej pėr veti, 

Kur t' ėm vjen dita e kiametit – 

Kėto dy bomba ia zbrazi vetit ! 

Nė Hajnoc, OZNA e Serbisė – 

Kish "stranicėn" e milicisė ; 

Bashkėpunėtorė kanė rekrutue , 

Shumė me pare i kanė pague!... 

Shumėve , poste iu kanė premtue – 

Me kėqyrė , Shyti , ku asht strehue , 

Me e nxanė t' gjallė , me e arrestue , 

Ose n' kurthė me e likuidue !... 

Bashkėpunėtorėt , nė gjah janė lėshue – 

Me e gjetė Shytin, ku asht strehue ! 

Edhe n' rreth , gjahtarėt e shtinė , 

E njoftuen milicinė: 

"Banju gati, t' ia rrethojmė shpinė – 

N' shpi t' Rexhė Vrapcės, ish n' Meshinė!" 

Mė 8 Shkurt, dyzet e shtatė , 

E rrethojnė Shytin e ngratė . 

E rrethojnė OZNA me milici , 

Bashkė me ta, shkuen shumė hafi... 

Prej Hajnocit, po shkojnė n' Meshinė – 

Rexhė Sinanit, ia rrethojnė shpinė: 

"Dil, bre Shyt, n' dash me u dorėzue , 

Se i gjallė, s' mundesh me pshtue !" 

T' madhe, Shyti, ju ka ngėrmue: 

"O, tradhtarė, koki mashtrue, 

Kėta gjahtarė, ju kanė tradhtue, 

Qysh me kohė, s' ju kanė kallxue - 

Shyti, i gjallė, s' ka me u dorėzue! 

N' fyshek t' fundit, pėr pa u kallė – 

Nuk dorėzohet , Shyti, i gjallė !" 

Luftė e rreptė kishte fillue , 

S' po mujnė , Shytin, me e zaptue ! 

Si vetimė e ēau rrethimin – 

Dhe u nis me e gjetė shpėtimin !... 

N' luftė me OZNĖN, dhamė pėr dhamė – 

E kish marrė nji plagė tė randė , 

Trupi , Shytit, ju kish ligshtue , 

Nuk ka mujtė ma ndej me shkue ! 

Zhdirgjej Shyti, teposhtė nji shpatit – 

Ndėr shtėpi t' Shaban Gubacit... 

Mu ndėr Bri tė Kurtoviqe – 

Nė livadh asht ungjė "kambkryqe"... 

S' mund t' i bante plagės ballė , 

As s' dorėzohej , dot, i gjallė ! 

Nxori dy bomba prej nji xhepi – 

Qė i ruente gjithmonė pėr veti !... 

Kėto dy bomba i ka kurdisė – 

Ra me bark, mbi to, pėrmbys ; 

Bombat, shpejt i aktivizoi – 

Aty, vetin e likuidoi !... 

Turren OZNA, si kasapė – 

Pėr hakmarrje, t' kėrkojnė jatakė ! 

Kush i bani , Shytit, konak – 

Ia kanė mėsy pėr me marrė hak ?! 

 

Rexhė Sinanit, nė Meshinė – 

Menjiherė ia rrethojnė shpinė ! 

E vranė Rexhėn, n' derė t' oborrit – 

Veē pse i jepte bukė , dėshmorit ?!... 

"Te Ymer Aziz Tugjeci – 

Shumė ka nejtė, ai Shyt Mareci ! 

Te Ymeri, tash do t' shkojmė – 

Edhe atė, ta pushkatojmė ! 

E ka majtė Shytin, me bukė t' vet – 

Tė dy bashkė , t' i ēojmė "n' xhenet!"... 

Shkojnė, Ymerin, e kanė thirrė – 

N' derė t' oborrit e kanė lidhė ! 

Para syve t' robėve t' vet – 

E kanė lidhė me tė dy djemtė !... 

Me Ramizin e Hajrullahin – 

Babė e djemė, teposhtė po i marrin ! 

Po i ēojnė para, nėpėr Dibok : 

"Asht mėrzitė me t' pa nji shok!... 

Asht mėrzitė , nji shok i yti – 

Qatje poshtė, asht tuj t' pritė Shyti ! 

Ish mėrzitė, pėr ty, me t' pa – 

Na erdh keq , prej tij, me t' nda !... 

Nė livadh, Shyti, po t' pret – 

Bashkė me ty, me shkue n' xhenet !"... 

Kaluen lumin, pėrpjetė po ngjiten – 

Muharrem Vrapcės, po i aviten ... 

N' Shtab tė OZNĖS, te Muharrem Vrapca – 

Pak ma parė, ku kish ndodhė vrasja !... 

Ku e vranė Rexhėn, tė mjerin – 

Aty, tash , po e ēojnė Ymerin ! 

Komandanti, ai barbar – 

Po i kėrkon dy "vullnetarė" ! 

Dy milicė, ju kanė lajmėrue – 

Komandanti i ka urdhėnue : 

"Merrne Ymerin, para me e ēue , 

Drejt te Shyti, keni me e ēue , 

Krye pėr krye me i bashkue 

Dhe n' atė vend me e pushkatue !" 

Qysh ju tha – qashtu vepruen 

Dhe Ymerin e pushkatuen ! 

Para djemve , ia morėn shpirtin , 

Veē pse e mbajti n' konak, Shytin ! 

Nip e dajė, i vranė nė borė – 

N' histori, mbetėn dėshmorė ! 

Xhelatxhinjtė , po bisedojnė: 

"Komandantėt, nuk na besojnė ! 

Do t' na kapin neve pėr fyti – 

Ku kanė mbetė Ymeri e Shyti?!"... 

Njeni u tha:"Nuk keni faj, 

Pėr kėtė punė, ia bajmė kollaj , 

Po e ngarkojmė , Shytin, nė saj, 

Drejt n' Hajnoc, kemi me e ēue , 

Komandantat me na besue , 

Shkije e shkina, kanė me u gėzua ! 

Shkije e shkina, do t' flejnė rehat – 

S' e shohin n' andrra, Shytin, pėr ēdo natė !"... 

***** 

OZNA – Serbisht: Odsek za narodnu odbranu = Seksioni pėr mbrojtje popullore. 

Hafi- turqisht = Spiun, tradhtarė . 

 

Demir KRASNIQI

 

I gjallė dhe nderuar pėr jetė e mot kujtimi pėr  Shyt(Vakofci)Mareci.


 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .