Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

 

Art -Kulturë - KËNGA SI BURIM  I SHPIRTIT

KËNGA SI BURIM  I SHPIRTIT

Shkruan:

Shaban Cakolli

 

 


Shaban Cakolli

Kënga është burim i shpirtit,diçka si hyjni,diçka që kërkon nevoja shpirtërore e jetës te çdo njeri.Në kohë lodhjesh,edhe vetmishë,në kohë gëzimi, hidhërimi, monotonie, kënga është medikamenti më i mirë që këndellë njeriun,e bënë të ndihet mirë,ia largon hallet dhe streset.Po,kënga është nevojë shpirtërore, veçmas kur dëgjon të bukurën, vlerën ,tërheqësen, ndjenë një freski,një lehtësim, të bënë të ndihesh mirë shumë  çaste, sidomos kur bëhet fjalë, për një ndër këngëtaret më të njohur shqiptare, siç është Mehedin Përgjeqaj,(MEDA). 

Tek ai, gjen  vërtetë perfeksionin që kërkon një artëdashës, zërin e  tij të mrekullueshëm, prezencën e veçantë në skenë, përmbushur këto me një përsosmëri dhe bukuri fizike, që do tja kishte ënda çdo   artdashësi.. Muzika beri te veten, ishte nje forme do te thoja qe e uli paksa dhimbjen e madhe. Ajo komunikoi ashtu siç komunikon gjithmone me zemren e popullit artedashes. Dhe besoj qe me te vertet eshte bere nje pune e madhe ne kete drejtim. Sepse edhe kenga eshte motivi qe i nxit njerezit per diçka. Kenga eshte motiv, edhe per te dashuruar, edhe per te luftuar  të keqen.Njëherë në një ndejë e pata pyetur Meden:Cili është motivi që ju shtynë të këndoni,shpirtërorja ,apo financa?Ishte shumë i ri,por kështu më u përgjegj: Paraja të bënë të pasur,por kënga të lumtur.Materialisht  nuk jemi keq,dhe për këtë nuk do e nisja kurrë këngën. Këngën e dua,e kam në  shpirt,pa te ndihem keq,e kemi pasur traditë familjare, ka kënduar stërgjyshi, gjyshi,babai dhe unë.Këngën e nisa në vendlindje,aty ku  isha bilbil i lumtur në  çerdhën time,atje ndihesha mirë,do të përpiqem të bëhem pjesë e këngës edhe në  mërgim, por këtu në vend të huaj i druhem,kështu më pat thënë Meda,ishte atë botë shumë i ri.Vetëm dashuria për këngën, vullneti, përkushtimi, e bënë të kaloj nëpër stërvitje dhe sakrifica, nga të cilat Meda  doli me suksese të një pas njëshme.E kujtoj dhjetë vite më parë,kur në një shtëpi kulture në Düsseldorf të Gjermanisë,në mesin e këngëtarëve të njohur, Shkurte Fejza, Shyhrete  Behluli,Ilir Shaqiri, Sabri  Fejzullahu,e shumë këngëtarë tjerë të njohur,kishte nisur hapat e vet të parë të karierës edhe Meda.Sabri  Fejzullahu, si  organizator, moderator i programit,kur e prezentoj Meden para artdashësve pati thënë:Po ua prezentojmë një këngëtar të ri,i cili tani ka nisur hapat në këngë,por po ia thotë përherë e më bukur, është ky këngëtari Mehedin  Përgjeqaj-Meda,i cili ndoshta sot më së tepërmi ka nevojë për duartrokitjet  tuaja.Më ka mbetur në kujtesë i pashlyar ai zë i ëmbël,i njomë,ajo mjeshtri e tij e artikulimit,salla e cila kishte tubuar aq shumë artdashës,gumëzhinte nga duartrokitjet dhe brohorimat:Meda,Meda,Meda.......

Kuptohet dashuria e publikut i jep zemër e frymëzim këngëtarit,e motivon për punë  të mëtejme,por ajo çka sjell suksese është puna,stërvitja,përkushtimi,të cilat Medes nuk i munguan asnjëherë,dhe e bënë të dashur e më të kërkuarin nga artdashësit.

_________________

 

 
 
Biografia eYllit te Muzikes Shqipe Meda:

 
Mehedin Përgjeqaj,u lind në Hajvali të Prishtinës.I ati i tij Hasani,rrjedh nga një familje e Lumbardhit të Deqanit.Pasi Hasani kreu shkollimin në Prishtinë,u punësua në Minjerën e 
 
Kishnicës dhe iu nda një banesë në Hajvali,ku Hasani disakohë veproi dhe jetoj në Hajvali.Ai ka tre fëmijë dy djem dhe një vajzë.Këngën e kanë traditë të përcjellur brez pas brezi: Ka  kënduar babai i Hasanit(gjyshi i Medes),ka kënduar dhe ka qenë këngëtar i shquar babai i Medes Hasani.Ne vitet 80-ta,Meda dhe Shemsedini dy vëllëzërit si dy zogj pëllumbash nisën këngën e tyre burimore dheshumë shpejt u u bënë të dashur për artdashësit e këngës.Atë botë ata ishin më të pranishmit në Radio dhe Televizion,atëherë RTP.Si shumëshqiptarë atë botë nga dhuna e imponuar e pushtuesit edhe familja Përgjeqaj u detyrua të merr rrugën e mërgimit dhe u vendosen në Bad Krosingen të Gjermanisë,ku shpejt iu njoh statusi dhe u integruan në shoqërinë gjermane.Ata filluan dikush me punë dikush në shkolla,kurse Meda u përcaktua për ruajtëjen dhe kultivimin e traditës sonë kulturore.Ai iu kthya këngës fillimisht  folklorike, ku me ëndje këndonte për legjendarin tonë Adem Jasharin,UÇK-në,e të cilat ngjallën shumë simpatinë e tij tekartdashësit mërgimtare.Ai sot është shumë i dashur dhe i kërkuar për publikun. Meda ka shume albume,por si kryeveper do te ia kisha lene albumin "TRE MIJe VJET PER PAVARESIN. Ka shume simpatizues, Ka më së shumëti inçizime dheka shpërnda më së shumëti këngët e tij.Ka marrë pjesë në festivale, koncerte, dasma,e mbrëmje rinore. Të gjithë e duan Meden,ai është këngëtar, veprimtarë dhe humanist,ka ndihmuar gjithkund skamnorët dhe të dëmtuarit nga lufta. Muaj më parë Meda me kontributin e tij ka ndërtuar katër shtëpi për të dëmtuarit nga lufta.Meda,ka agjencionin e vet Produkcioni Muzikor”DUKAGJINI” në Bad  Krosingen të Gjermanisë,ka rregulluar një standart të mirë jetese në Kosovë dhe Gjermani.Në fillim gushti Meda u martua me një vajzë që ai ka zgjedhur në Suedi,një mërgimtare shqiptare mjaft e bukur dhe e emancipuarAjo rrjedh nga rrethi i Dukagjinit Nga familja patriotike e ISA BOLETINIT.Meda bëri dasmë në “HOTEL GRAND” në Prishtinë në përcjellejen e estrades Kosovare,si sinjal që tregon se Meden e Duan te Gjithë...

Meda,tani llogaritet dhe adhurohet njëri nga këngëtarët më të mirë,kudo në viset shqiptare dhe diasporën shqiptare.Mjafton të reklamohet se Meda po këndon,nuk janë me rëndësi  kilometrat sa duhet të kalohen,turma të rinjë e të reja marshojnë drejt tij,ata i duartrokisin dhe e brohorisin,....Meda, Meda, Meda.Mehedin Përgjeqaj-me emër përgëdhelës Kudo që  kendon Mehdin Përgjegjaj-MEDA ,qoftë në mbramje rinore,dasma apo koncerte,atmosfera bëhet gjithmonë e nxehët dhe ritmike.Kur ai gjendet në skenë , është vështirë të mos ngritesh nga karriga e të mos fillosh të kërcesh .Kënga është trashigimi e cila përcillet nëpër breza.Familja e Hasanit ishin këngëtar,ashtu si është këngëtar i shquar në folklor edhe babai i Medës;Hasani.Meda ka filluar të këndoj në moshën shtatë vjeqare,atë botë shpesh ishte i pranishëm në RTP.Viteve të 90-ta,si shumë shqiptar të shporrur me dhunë nga puna, edhe babai i Medes u detyrua të merr në sy kurbetin,dhe me vete merr edhe fëmijët.Strehohen në Bad-krosingen të Gjermanisë,deri sa të tjerët fillojnë të punojnë punë krahu, Meda po stërviste këngën dhe shumë shpejt u bë i njohur.Ai shkon e këndon në dasma në Kosovë e Maqedoni,këndon bregdeteve në restoranet Ulqinake,jep koncerte, në Gjermani, Zvicërr, Belgjikë, Suedi, Norvergji,deri në ShBA,-Meden e adhurojnë të gjithë,ai e këndon këngën shpirtërisht,ka shumë albume, videokaseta, audio kaseta,pllaka,ka më së shumëti këngë.Ai po punon shumë,po puna po i tregon rezultatet,është i ri,ka rregulluar standart të lartë,por edhe i ndihmon njerëzit në nevojë.Meda edhe ka luajtur futboll si 17 vjecar per 3 vite ne klubin futbollistik Freiburg te Gjermanise. 

Mirepo, per shkak te disa lendimeve serioze qe kishte marre, eshte detyruar ta braktise kete sport. Ai është i lumtur, Meda Thotë:Më mungon vetëm vendlindja, kam mall për shokët, miqët dhe publikun Kosovar,ndryshe ndjehem i lumtur.

Si kengetari me i shitur ne treg, ne lidhje me kete fakt Meda thote se ndihet shume mire.

 
* Gjate sezones verore e gjen me se shumti ne Ulqin.

 
Albumet:Albumi i pare ka qene ne
 
Bashkepunim me Ismet Begjetin
 
I dyti Me Grupin "KORONA"
 
Albumi 1:Koha e Ben Te Veten
 
Albumi 2:Ku ekam Shokun
 
Albumi 3:Unë Te Dua
 
Albumi 4:Ku je Ti
 
Albumi 5:Bjondin
 
Albumi 6:Pendohu
 
Albumi 7:Prap Te Du
 
Albumi 8:Ah Dashni
 
Albumi 9:Moll e Ndaluar
 
Albumi 10:As Kafe, As Llafe
 
Albumi 11:Kur e Don, e Don
 
Albumi 12: Mos Gabo 
 
Albumi 13: Lamtumire 

 
Këngët e MEDES:
 
1.Kur E don e Don (ALBUM)
2.Jeto ti Jeto
3.Dashuria dhe xhelozia
4.Pse u ndam
5.Spata Rini
6.Takimi Pa fjal
7.Haram Te qoft dashuria
8.Halle Halle
9.Unë edu Kosoven
10.Verë e Nxehtë
11.As kafe as llafe (ALBUM)
12.Pse Pse
13.Perqafom
14.As mirë as keq
15.Kjo është Jeta
16.Qef Qef
17.Nje minutë
18.DY Unaza
19.Sa Gjyna
20.Vdis
21.Moll e Ndaluar (ALBUM)
22.Fol fol 
23.As met mir as met keq
24.Ake than
25.Larg Larg
26.Me shkoj dora ne tel
27.Maturant
28.Te uroj
29.Ah Dashni (ALBUM)
30.Amet thirr
31.Qke moj Zemer
32.Mos Thirr
33.Sjam Pendu
34.Pikë Pikë
35.Po t`kam Than
36.Mos me thuaj shko
37.Prap Te Du (ALBUM)
38.Mashalla
39.Sje e para as e dyta
40.Je dashuru
41.Hajt hajt
42.Ake Zemer
43.Kush t`mashtroi
44.Bjondin(ALBUM)
45.Mos e harro Zemer
46.Harroj ditet Tona
47.Ku je Ku je
48.Mos me thuaj se me do
49.Dil nje herë
50.Mos u kthe
51.T`kam pritë
52.Ku je Ti (ALBUM)
53.Nata e fundit
54.I kujtoj ato vite
55.Me sy flasim
56.Ti gjithmon ishe
57.E lindur per pabesi
58.Edhe ti me doje
59.Ndreqma Jeten
60.Pendohu (ALBUM)
61.Hajde me Mu
62.Hajde shpirto
63.Mos
64.M`dridhet Zemra
65.Do t`afrohem
66.Jetoj veq per ty
67.Nuk t`besoj
68.5 Minuta
69.Ah moj Jetë
70.Unë të Dua (ALBUM)
71.Eja fshima Lotin
72.Eja Eja
73.U than Gjethet
74.Si det i vdekur
75.Buz Qershi
76.Drit e Terr
77.Mos qaj
78.Shkove ti shkove
79.Ti
80.Ah Moj Zemer
81.Festa e Kosoves
82.Adem Jashari
83.Tre mijë Vjet per Pavarësinë
84.Shkelzen & Luan Haradinaj
85.Pse smë Erdhe
86.Mirë e Keq
87.Te kam Zemer te kam shpirt
88.Qka Ka zemra
89.Harroj Pranverat
90.Qe sa koh ne Ndamë
91.Moj ti qik shamin boj peme
Këtu po ndalem, pasi ka edhe shumë albume tjera, të cilat për momentin nuk po më kujtohen

 
Çka e bënë  karakteristik  këngëtarin  Meda?
 
Përveq  këngëve të cilat  janë  kërkesë e rinisë,ka kënduar edhe për shumë tema të tjera duke u treguar kështu një ndër krijuesit që e njeh mirë historinë e trevave nga rrjedh bashkë më realitetin e kohës në të cilën jeton dhe vepron.Shembull  këngët  për Adem  Jasharin,si dhe vëllëzërit  nga Gllogjani,i këndon aq përzemërsisht, sa që e ndezë publikun të tërin. Në disa sosh ai  ve në thumb të kritikës dukuritë negative që e përcjellin shoqëtinë në ecjet e saja në të përditshmë. E gjithë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një këngëtar serioz, me një personalitet që do dhe di  çka ti thotë  publikut me këngët e ngrohta, të frymëzuara dhe që shperthejnë si vullkan I pashuar.

Meda është krenaria e artit të mirëfilltë muzikor shqiptar. Ai  dallohet me zërin e pazëvendësueshëm të yllit të këngës shqipe i cili jo vetëm që jeton në zemrat tona por ende duket se jeton edhe në veshët tonë nga se shpesh më vie që e dëgjoj duke e ngritur ate gjerë në kupë të qiellit dhe prap pa e humbur origjinalitetin dhe kualitetin e tij. Kur e them këtë e them se është  krenaria e këtij arti që  është art i dëgjueshëm  i kohës,pa e përzier me ata rrapsodët të cilët kanë kaluar nëpër kënget historiko-kombëtare në oda e dasma,edhe pse Meda si shumë i ri  ishte rrapsod,këndonte këngë folklorike përzemërsisht,ishte i dëgjuar dhe i rrespektuar,ku atë  kohë ishte shumë i pranishëm në media si Radio Prishtina,TV Prishtina,ku thuajse çdo fundjavë prezantohej në emisionin "Gurra popullore". Pra  Meda në krijimtarinë e tij ka qenë i njohur edhe si rrapsod i shquar,por me kalimin e kohës,iu kthye këngës të rinisë e cila është  kërkesë e kohës,ku u dëshmua,bëri emër dhe famë.Meda është njeri  me shumë cilësi e tipare të veçanta,person  me  personalitet të fortë i cili e bënë të veçant.Kanë folur gojëkqinjët për te,kinse nuk ka pasur harmoni të mirë me familjen,është shkatërruar në martesë,e fjalë boshe që fjalakeqit i bartin rrugëve,por fjalët e hallkut dhe vrimat e gardhit nuk mbyllen,kanë thënë të vjetrit.Në realitet  Meda jeton në harmoni të  ngrohët familjare me prindër,bashkëshorten dhe fëmijët,bënë një jetë të rregullt dhe shumë të lumtur.

 


Filozofi
Letërsi
Art

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja




     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .