Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

 

Art -Kulturë - TË KËNDOSH MES BUKURIVE TË VENDLINDJES ËSHTË SHENJTËRI

TË KËNDOSH MES BUKURIVE TË VENDLINDJES ËSHTË SHENJTËRI

Shkruan:

 

Shaban Cakolli


Shaban Cakolli

Kënga dhe poezia janë të pandara, ato janë thesaret e shprehëjes shpirtërore, TË KËNDOSH MES BUKURIVE TË VENDLINDJES ËSHTË SHENJTËRI


Dardana ky  vend hyjnor për nga  bukuritë,  e shtrirja gjeografike e saj,njerëzit e saj të mençur e të guximshëm,atdhedashës,bujarë e  mikpritës,punëtorë e të ngrohët  njëri me tjetrin, mbante një emën të bukur të burimit të shqipes Një bukuri e rrallë natyrore,pasuri e shtrenjët nëntokësore me magnezit,e pasuri tjera,me një rajon të bukur malor, rrëke lumenjësh, toka  pjellore, banorët miqësorë,klima e veçantë e bënin këtë vend të dashur e të dëshiruar për gjithëkend.Megjithatë pas tragjedive që u solli këmba fashiste në këto troje,mbi to ra  çizma e pushtuesëve të rinjë sllav,të cilët uzurpuan me dhunë tokat më të rrafshta dhe pjellore të Dardanës, duke i vendosur me dhunë shqiptarët nëpër kodra e male,duke ua gllabëruar pasurinë,duke administruar Dardanën sllavët e ardhur,nuk lejonin të frymonte lirshëm zëri i shqiptarëve,duke i përndjekur e burgosur shqiptarët më të mirë të këtyre trojeve.U rritën gjenerata e gjenerata të rinisë shqiptare të këtyre trojeve,u rritën e u edukuan me dashuri për vendlindjen, Kosovën e viset shqiptare, morën diturinë, kalitjen dhe qëndrueshmërinë,që të hedhin nga një gurë në kalanë e lirisë shqiptare. Shumë prej tyre u vranë e burgosën për veprimtarinë e tyre kombëtare,disa nga varfëria  të cilën ua shkaktoj pushtuesi, disa nga trysnia e pushtuesit morën rrugën e kurbetit.Të tjerët po rriteshin në vuajtëje e varfëri,por dashuria  e tyre për atdheun e lirë ishte dhe mbeti frymëzim i pamposhtur ideal i çlirimit kombëtar.Nga këto gjenerata atdhetarësh dolën njerëz të mençur e të guximshëm, intelektual, akademik, doktor shkencash, poet, shkrimtar, piktor, këngëtar,për të cilët ju kemi shkruar ngapak,aq sa kemi pasur njohuri e mundësi.

Shkrimi ynë sot do të bënë fjalë për dy krijues  që në shpirt kanë kulturën kombëtare,mes këngës ata shpalosin botën e tyre shpirtërore, duke bërë tekste të bukura poetike,duke i kompozuar ato,duke ju  dhënë melos,frymë e shpirt,i këndojnë përzemërsisht Dardanës,hapësirave shqiptare,burrave të guximshëm të atdheut,dashurisë,gëzimit,halleve të popullit,gëzimeve e vuajtëjeve kolektive, dhe si të tillë janë bërë të dashur për masën popullore.Janë këta këngëtarët e Dardanës Hetem  Matoshi dhe Selman  Maliqi,të cilët me krijimtarinë e tyre kanë bërë emër në mbarë hapësirën shqiptare.

 
Këta bilbila të rinjë me këngët e tyre e mbanin gjallë frymën e atdhedashurisë tek të rinjët dardanas,po edhe ia shtonin  bukurinë odave të dardanëve,me veshëjen e tyre karakteristike, të punuar nga dora e artizanateve,me domethënje simbolike kombëtare kuq e zi,e zëri i tyre si zë bilbili,kënga e tyre kombëtare për strategët tonë shekullor,frymëzonte rininë tonë dhe ua freskonte shpirtërat.Instrumentet e tyre  frymonin tinguj trishtimi dhe gëzimi përnjëherësh,nga se fati ynë kombëtar ishte i tillë,e kënga e tyre krijonte emocione të veçanta të dëgjuesëve.
 
Te kendosh mes bukurive të vendlindjes është shenjtëri, eshte bukur,eshte nje ndjenje e rralle qe shkrihet e behet nje me zerin e kengetareve  dhe burim shpirti i artdashësve..Kenga  e malësorëve eshte  si mjalti,qe vjen nga hojezat i fresket e derdhet si nje ujvare e bukur ne thellesine e shpirtit te cdo individi duke na bashkuar ena bere nje ,duke na clodhur nga streset e jetes se perditshme e duke na dhene ate qetesi shpirterore qe se gjen diku tjetër  ashtu si tek këngëtarët tanë të Dardanës.Këngët e tyre janë të motiveve historiko-kombëtare, të cilat dikur këndoheshin me plot rreziqe,vetëm dashuria e këtyre të rinjëve për të kënduar historinë e kombit i nxiste të këndonin pamarrë parasyshë rreziqet, kurse sot këngët e tyre janë bërë shumë të kërkuara dhe këndohen kudo, në dasma, ahengje,koncerte e festivale.Edhe pse këta dy rrapsod u këndojnë gjitha motiveve,më me dashuri shpirtërore i këndojnë folklorit ,këngëve historike-kombëtare.

Dardana ka një traditë të pasur kulturore,po në veçanti me një histori të lavdishme kombëtare,ku burra të shquar e veprimtarë tuboheshin e rrëfenin për historinë kombëtare, mençurinë, trimërinë, qëndresën, burrërinë, stoicizmin, besën, nderin, dashurinë, burra që angazhoheshin për një ndryshim në jetën e tyre kombëtare,nga se urrejtja dhe hegjemonizmi i monarkisë sllave po mbizotëronin në  këto treva të Dardanës,mbi këte popullatë po hartonte ligje të rënda padrejtësishë,ku çdo shqiptarë veprimtarë po e torturonte,vriste e burgoste,po e përndiqte vetëm për të shuar qëndresën e tyre, por pavarësisht dhunës e terorit mbi ta,asnjë çast nuk ia doli të i ligështoj.Metush Krasniqi nga Dajkoci i Dardanës shquhej si gjeneratori i organizimeve kombëtare jo vetëm në Dardanë ,por edhe në tërë Kosovën.Ai kishte energji,përkushtim,mençuri,guxim e qëndrueshmëri për çështjet madhore.Qëndresa e tij i pati trishtuar sllavët,të cilët e burgosën dhe e torturuan në mënyrën më mizore,por nuk pati dhunë as egërsi që mundi të luhatë vendosmërinë e tij deri në frymën e fundit.Qëndresa e tij u bë temë qenësore e këtyre rrapsodëve të rinjë të cilët me guxim,përkushtim e pedantëri i kënduan Metush Krasniqit  Dajkofci.Me këtë këngë aq me përkushtim të një veprimtari të  çeliktë kombëtar, ata lëkunden shpirtërat,zgjuan ndjenjat, mallin e kujtimet tek çdo  artdashës dardanas.Kënga e tyre me mesazhe të fuqishme,zgjoi dhe pastroj shpirtërat,zgjoi ëndërrat, shpresat ,frymëzimet, guximin dhe ndezi zjarrin e atdhedashurisë te çdo artdashës jo vetëm të rrethit tonë,por në mbarë hapësirën shqiptare.Hetem Matoshi dhe Selman  Maliqi,nga mosha e tyre rinore ëndërr e kishin këngën,kënga u bë pasion i tyre,dashuri e shpirtit të tyre, mënyrë e të jetuarit me këngën  në të njejtën çati.padyshim veç dhunëtisë që kishin për këngën ata e ushtruan ate me mjeshtri e guxim,mes këngës shpirti i tyre u shprush,u çiltërsua,u bë burim i pashterrshëm.u pasurua me figura të ndritshme kombëtare,me histori të lavdishme të kombit,me bukuritë e atdheut,gëzimet,hallet dhe dhimbjet e popullit.

 
Tekstet dhe muzika e tyre  janë të pastërta shqipe,origjinale,pa ndikime të huaja dhe shumë të mirëpritura tek dëgjuesit.Selman  Maliqi dhe Hetem  Matoshi,janë ndër këngëtarët më të pandashëm që kam njohur.Kënga e tyre,rrespektimi i skenës dhe publikut,pritja e mirë e adhuruesëve të tyre me rrespekt e emocione, ju kanë dhënë dhe ju japin kurajo për përkushtim e punë më me ngulm.Ata janë këngëtar të mirëfilltë dhe këngët e tyre do të jetojnë gjatë,ata kultivojnë me kujdes krijimtarinë e tyre,pa i dhënë asnjëherë mundësi  futjes së elementeve të huaja këngës sonë,shund e kiç nuk zënë vend në këngën e tyre.Ata kanë një reportuar të gjërë këngësh në audio kaseta,Cd, në videokaseta, edhe pse kultivojnë muzikë folklorike e popullore në shpirt kanë kombëtaren. Këngët e tyre u këndojnë gjitha trevave shqiptare,por në veçanti u kanë kënduar dëshmorëve të rënë të Dardanës.

 

 
KËNGË PËR DËSHMORËT

 
kur drenica u dhezke flakë 
dugagjini u la me gjakë 
luft e rrebt o nllap e ngollak 
karadaku ntym e flakë 

 
II 
ntana ant u rrethue jezerci 
hiq ma let nuk pshtoj mareci 
nato bjeshK nfole te skifterit 
ran shum trima nfush te nderit 

 
III 
HEJ nato bjesh rraz ni shpati 
ra deshmor isa kastrati 
amanet nfund e la me goj 
te luftohet deri nfitore 

 
IV 
pak ma posht skaj ni prroni 
heroikisht u vra besnik maroci 
si luan shkavt i dul nmejdan 
sju dhimt jeta per kosoven nan 

 
nato bjesh o nat fush nderi 
ra deshmor musli ymeri 
ishte i ri me trimni trrall 
lum zaiqeci qe e pat djal 

 
VI 
HEJ lum mareci qe pat ksi trima 
si alushi e besim vitia 
pran ni megje te do lejthia 
heroikish o ran kta trima 

 
VII 
nkamenic o ne mes te qarshis 
ran tre trima te liris 
sabri krivaqa me te vllajn 
me agushin at sokol djal 

 
VIII 
thirrjes te atdheut per qlirim 
ju pergjigjen djemt ne mergim 
avdi gjaqku qaj djal petrit 
ra deshmor o ne dugagjin 

 
IX 
moj koshare moj vedi shejt 
ti prej sodi je fut nlegjend 
ne tok tane ne fush te nderit 
u vra gjelali emini selveri 

 
HEJ pa ju gzue mir ditve te liris 
na e vran rafetin ne der te shpis 
ish azgan zemer bujar 
lumja nana qe e pat djal 

 
XI 
ne kto dit te lavdis 
ju o trima te liris 
qet pushoni hiq pa droe 
se shqiponjat ju bajn roje o heeej.

 

 
HEJ HAJDE VLLA TA KNOJM 
NI KANG ME QIFTELI 
TJU KENDOJM DESHMORVE QE RAN PER LIRI 
TI KNOJM IS KASTRATIT 
SOKOLIT E AFRIMIT 
TI KENDOJM ALUSHIT 
TI KENDOJM BESIMIT 
QE DERI NE VDEKJE 
QENDRUEN SI BURRAT OHEJ 
PER LIRI TE KOSOVES 
RAN NE MAREC TE BULLAJT. 

 
II 

 
HEJ KNOJM BESNIK MAROCEN 
GJOKSIN SI LUAN 
QE ME BOMBA DORE 
SHKAUT I DUL NE MEJDAN 
SOD NE TA KNOJM KANGEN 
ME TELA TE SHARKIS 
TI KENDOJM AGUSHIT 
DRITONIT E SABRIS 
NE BJESHK TE GOLLAKUT 
KU PO MBROHEJ NDERI OHEJ 
HEROIKISHT DHA JETEN 
DHE MUSLI YMERI. 

 
III 

 
HEJ PER RAFET ISUFIN 
KANGEN SDO TA NDALIM 
TI KENDOJM ARSIMIT 
SHEMIT E RAMADANIT 
KNOJM RAHIM BEQIRIN 
O AT SHQIPE MALI 
EMINIT SELVERIT 
AVDIS E GJELALIT 
SOT KTU NE DARDAN O 
NE AT BREGORE 
I QET PUSHON TRUPI 
O I KTYNE DESHMORVE 
SE TE RREZOJ DIELLI 
E TE NDRIQOJ HANA OHEJ 
PER DESHMOR TE LIRIS 
KURR NUK NDALET KANGA.


Filozofi
Letërsi
Art

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja




     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .