Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

 

Art -Kulturë - Lam Shahiqi

Lam Shahiqi

Nga:

 

Demir Krasniqi


D. Krasniqi

     Lam Shahiqi

 

N’ atë kufi – n’ malësi t’ Gollakut,
N’ maje t’ Kikës – te Kroi i Lakut , 
Po lufton , ai Lam Shahiqi – 
Një ushtri , ai ma kërdisi !...

Lufton Lami, ai trim i rrallë ,
Si skifter , ai sogjetar ...
Me njësinë e vet kreshnike –
Mbrojnë kufijtë Shqipërisë Etnike !

Lam Shahiqi , ai komandant ,
Fort ia theu armikut dhamtë ...
Iu priu forcave vullnetare –
Për bashkim t’ tokave shqiptare !

Larg po ndihej pushka e Lamit –
N’ Velegllavë e n’ fushë t’ Gjilanit ...
Jo veç n’ Kikë , por n’ mbarë Gollakun –
S’ mundi kush t’ia merr bajrakun !...

Lufton trimi i Gollakut ,
Mbi Poliçkë , te Kroi i Lakut ,
Kishte hipë në një qershi –
Një ushtrie po i rri karshi !...

Zjarr po i jepte mitralozit –
Drejt Marocës e Leskocit !...
Shkrepë rafalët porsi farë –
Pesëdhjetë shkije i la të vrarë ...

Nga mortaja e armikut –
U godit trupi i kreshnikut !
Ra nga degët e qershisë –
Mbet legjendë e Shqipërisë !

Demir Krasniqi :”Këngë krismash lirie 2” – Gjilan, 2003, faqe 151.

Për filolet,zgjodhi:Shaban Cakolli


Filozofi
Letërsi
Art

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja




     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .