Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë e analizë letrare

1

2


Shaban Cakolli, referencë poetike

 

 

 

Vështrime nga autorë të ndryshëm mbi veprimtarinë e Shaban Cakollit

Shaban Cakolli, është një poet që e ka gjetur rrugën e vet në poezi “ecën„ ngadal,nuk nxiton, por ecën sigurtë, poezia  e tij ka një zë të veçantë të valëve kur derdhet në detin e poezisë  me gurra të freskëta poetike.

 

VËSHTRIM RRETH LIBRIT"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI

VËSHTRIM I SHKURTËR

POEZI TË FRYMËZIMIT E PËRJETIMIT  KONKRET

 

Shkruan:Bekim KRASNIQI

 

Rreth librit "TOKË DARDANE" Shaban CAKOLLI

Shaban Cakolli në fushën e poezisë nuk është i panjohur për lexuesit,nga se poezitë e tija përveq që i  kemi hasur në gazetat dhe revistat tona në Kosovë dhe diasporë,ka botuar edhe këto përmbledhje poetike:

"TOKË DARDANE"

"LOTI I ATDHEUT"

"DETI I QIELLIT"

"KRISMA E FJALËS"

"AGSHOLI"

 

Disa nga poezitë e  Shaban Cakollit i gjejmë  të përkthyar edhe në gjuhën gjermane,turke dhe kroate.Është i përfshirë edhe në antologjitë: 

"ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE"-Anthology der modernen albanischen Lyrik

"ASHT E GJAK ARBËRIE"-Botuar nga LSHAKSH në Gjermani

"JEHONAE SHEKUJVE",botuar nga Sokol Demaku

"ETJE E PASHUAR"-Botuar në Dardanë nga Hysen Këqiku,Nexhat Rexha dhe SinanSadiku

Në monografinë"GJIMNAZI ISMAIL QEMALI" në Dardanë,nga XhavitKryeziu,etj......

 

Ne po japim një vështrim të shkurtër rreth përmbledhjes së parë poetike"TOKË DARDANE" të  autorit Shaban Cakolli

Libri është i ndarë në gjashtë cikle:"Rasat e mërgimtarit";"Bota e maskave";"Druri i Jetës";"Bylbyl i lumtur";"Fati i brezave" dhe"Tokë e premtuar.Ajo që bie në sy te poezitë e kësaj përmbledhje është se autori nuk shkruan vetëm sa për të thënë,por shkruan kur shpirti i tij frymëzohet nga përjetimet konkrete,atëhere kur ndjen nevojë për të shprehur mllefin ose dashurinë,për të treguar se qëndron i patundur ndaj stuhive të jetës dhe tjetërsimit që sjell mërgimi.

Në shfletimin e librit"Tokë Dardane",bindemi se na bie në dorë një libër që hapet dhe mbyllet me  bukuritë me ankth të ndrrimeve.Gjatë leximit hasim  kujtimet e kaluara dhe mallin për vendlindje,të trajtuara përmes strumullarit poetik të poetit Cakolli,që realizohen përmes konstruktit ëndrrues që paraqitet te gjithë lirikët,të cilit nuk i ka shpëtuar as Cakolli,por që në hyrje na e bënë të ditur natyrën përvuejtëse të vargut të vet,nga se në poezinë hyrëse "KA KOHË " shprehet:

Ka kohë që më janë ngatrruar ëndrrat

dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron Ëndrra.

Një cikël mjaft i realizuar është"Druri i Jetës" ku poeti ilustron humbjen e mikeshes Liliane Perrin.Si hero lirik,poeti nuk përton herë-herë të prek ndoshta pafajsisht edhe terrenet sa të drejta përpoezinë,siç ështërasti  me poezinë "Ëndrrat" ku poeti shprehet:

Vetëm një  grusht dhe Kosove

do të na sjell

pushimin e trupit

dhe qetësinë e shqisave tona. Si tek proza realiste e Migjenit,mbi fatin e Lukes,hasim poezinë e Cakollit"Para Xhamisë së madhe në Prishtinë"ku poeti dhimshprehet:

Në Prishtinë

para Kafenesë"Besa"

Bërlyket shpresa për çdo ditë

Para Gjamisë së madhe

tubohet mëngjeseve rinia

Për të shitur rininë e vet

 

As me pishë as me qiri

kurkund s´gjen

mall më të lirë në treg.

Tek poetiShaban Cakolli,përmes poezive të tija,ndjehet fuqishëm malli rrëmbyes për atdheun,urrejtja ndaj robërisë,pasojë e së cilës poeti e sheh edhe rrugën e mërgimit.Plagën e mërgimit,e cila dhemb,trazon e mundon,e ka të hapur në shumicën e poezive.Përmes vargjeve prekëse thur dhembjet te poezia"PLAGA E KURBETÇARIT" dhe vazhdon:

Është plagë

e nuk mbyllet kurrë

as në zemër

as në shpirt.

Përmes vargjeve poeti paraqet poezinë si plagë,botën e maskave pas proceseve të ndryshme,dhe jeton me realitetin.Te poezia "BOTA E MASKAVE edhe pse mjaft e shkurtër,poeti flet shumë  dhe i vë në pah politikajt që përpiqen sipas karrikave të luajnë flamujt.Po e japim në tërësi këtë poezi:

BOTA E MASKAVE

Është bërë bota

si Laraska

krijon fytyra

me dy maska

një dje,

tjetër sot,

neser duket

si robot!

Poezinë "Pishtar Drite" ia përkushton  Rektorit të UT,Fadil Sylejmanit,ku me të drejtë e emëron"Pishtar drite" ky pishtar drite në qiellin e shqipeve,bëhet Qiri i  Naimit i cili shuhet për të bërë dritë përvegjëlinë.

Duke bërë një kohë në mërgim ,poeti e ndjenë këtë plagë të hapur,endjenëkëtë jetë të nemur e cila  shtynë të shprehet përmes vargjeve të poezisë

RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur

e lakuar nëpër rasa

Në emrore:Iliri

në kallëzore:Dardani

në rrjedhore:Kosovë

thirrorja na u është zhdukur

se nëna s´na dëgjon

emri ynë

edhe sot lakohet

nëpër histori.

Te poezia "NË KUJTESË" poeti përkujton rrugën e gjatë e të mundimshme meridianeve dhe shprehet:

Mbi kokë

pleqëria se ç´mi shkundi

borërat e Sharrit

e duke bredhur meridianeve

ninullat e nënës s´mu ndanë

dikush po qan

mos po qaj unë?

Si zë i zemrës që vuan nga fati i hidhur,Cakolli i rreket një pëllumbi të huaj,ku përmes vargjeve shprehë fuqishëm pulsin poetik të atdhedashurisë.Te poezia "PËLLUMB I HUAJ"poeti ka dyshimin në këtë pëllumb për te i huaj dhe shprehet:

Ai nuk e njeh qiellin tim

që e ruaj në bebëz

di të fluturoj vetëm mes reve me tym

që na i ngulfasin mushkëritë tona fshatare.

Poeti bie ndesh me këtë pëllumb të huaj dhe më tej shprehet:

Edhe gugatjen e ka në gjuhë të huaj

As dreqi si merr vesh

figurat që bënë

tek fluturon nëpër qiell.

Cakolli poezinë e tij shpirttrazuar e karakterizon me përjetimin e thellë të dramës historike të popullit tonë dhe sërish i rreket pëllumbit të huaj e i thotë:

Më mirë është tía vënë

një degë dafine në sqep

dhe të lutemi të na sjell paqe

në këtë globin tonë

gjysmë tokë,e gjysmë ujë loti.

Poeti Shaban Cakolli me mall,dhembje dhe dashuri i këndon tokës shqiptare.E ndjenë dramën e saj dhe me frymëzim poetik e trajton në vargje veqmas te poezia"DARDANIA"

Ja këto janë ato vise

ku pemët piqen në dimër

e lulëzojnë në verë

Duke shprehur një pezm ndaj padrejtësive që u janë bërë,poeti shprehet fuqishëm:

Fëmijët dardanë

këmbëzbathur ecin

nëpër acarin e shekujve

për të arritur

në tokën e premtuar.

Frymëzimi poetik i tij ka gjeografinë e vet specifike siç e përcakton vet poeti:

Kjo tokë është Dardania

e gdhendur në atë mburojë

që e mbajnë

luftëtarët e saj

nëpër betejat

që s´i regjistroi historia.

Në fund,në kërkim të jetës,lirisë,duke u përpjekur për një të ardhme të mirë,Cakolli na çon në tokën e premtuar"Eldoradon" e mistershme,ku një ditë do të përfundojmë të gjithë.U përpoqëm që mes këtij vështrimi të shkurtër të japim sado pak një përshkrim rreth përmbledhjes poetike"TOKË DARDANE" të autorit Shaban Cakolli,të cilën e botoi"DODONA" Tiranë,e cila u promovua në disa Lande të Gjermanisë,ku u mirëprit mjaft mirë nga lexuesit dhe u shpërnda dukshëm në diasporë dhe hapësirën shqiptare.

 

POETI ME NJË MAL PIKËLLIM

PËRMBLEDHJA  POETIKE"LOTI I ATDHEUT"Shaban Cakolli

 

Shkruan:Besim KRASNIQI

  Periudhës kur filloi të zhvillohet letërsia e mërgatës së re(sotme) shqiptare,të autorëve të rinjë nga Kosova,të cilët qenë të detyruar të  largoheshin nga atdheu,dhe filluan të botojnë në perendim në gjuhën amtare i takon edhe Shaban Cakolli. Si krijues i ri,Shaban Cakolli lexuesve ju paraqitet në dhjetorin e vitit 1996,me vëllimin e parë poetik"Tokë Dardane",ndërsa në nëntorin 1999 doli me vëllimin e dytë"LOTI I ATDHEUT".

Të nisësh udhën e poezisë në këto vite ishte diçka e veçantë,posaçërisht kur në vend mbretëronte një klimë e ndezur politike në mbarë endin.Poeti këtu shihet se shtegëton me shpirtin e tij të ndezur,të plagosur nga padrejtësitë e shekujve,nëpër hapësirën kombëtare. Pa u zgjëruar në shtjellimin e motiveve të shumëta të librit të tij,emërtimi"LOTI I ATDHEUT" në kohën të cilen u ndodhëm,është më se i qëlluar.Fati i keq që si shumë  krijues tjerë edhe Cakollin e nxiti rrugëve të kurbetit,duket se motivi për te është më i shprehur,siduket poeti ndjen detyrim të mirret me këtë temë të cilën e trajton shumë dhimbshëm. Që nga Odiseja në letërsi ka zënë vend qëndror Itaka si shenjëzim i atdheut të mbetur larg dhe njeriut në kërkim të tij.Qysh në poezinë e parë të këtij vëllimi"Shpresë e ndrydhur",poeti Cakolli haset në këtë dhimbje dhe në strofën e fundit të kësaj poezie shprehet:

      Rrugëtoi  njomak

   u moshua burrë

 e në Itakën e vet

s´arriti kurrë,kurrë....

Në disa kapituj të këtij vëllimi lexuesi mund të hetoi qartë shprehëjen e urrejtjes ndaj robërisë që bënë poeti,pasojë e së cilës del edhe rruga e mërgimit të tij.Plagën e mërgimit Cakolli duket se e le të hapur në shumë poezi të tij,plagë e cila dhemb,trazon,pikëllon dhe mundon pa pra.Por ky përkushton menjë angazhim të veçantë mes poezive me përpjekëje të parreshtura për lirinë kombëtare.Në kapitullin"NDARJE QË DHEMB", Cakolli me një poezi iu është përkushtuar shkrimtarit dhe poetit të dashur e të shquar Azem Shkrelit.Shkreli u bë dhimbje e madhe për te dhe për shumë krijues dhe atdhedashës,sepse iku nga kjo botë në kohën kur na u desh më së tepërmi.Poeti Cakolli vdekjen e Shkrelit e sheh si vdekje që Azemin na e mori tinëzisht,në kohën kur na ishte më se i nevojshëm.Ai me disa vargje proteste vdekjen e Shkrelit e përshkruan kështu: Në këtë kohë t´pa kohë për ne plot shtërngatë Si duket dhe vdekjet punojnë me inatë vijnë kohë e pa kohë kërcejnë,ngatërrojnë rendet Sulmojnë atdhetarët dhe njerëzit e penës.

E veçanta e pezmit  dhe protestës të poetit  Cakollit shihet  më hapur se kudo tjetër te poezia "TI KOSOVË SOT", ku poeti me përkushtim trajton rreziqet e kombit tonë nëpër shekuj,që as sot nuk janë të parrezikuara, por në këndin tjetër vështron zgjimin e këmbanave të lirisë,të cilat kësaj radhe janë më të fuqishme se kurrë,në rrugën e sakrificës me hap të pandalur shkojnë me vdekur si me lindur,sepse do të ringjallen në lirinë që do i jep fund përgjithmonë këmbës pushtuese të armikut që në shekuj shkeli trojet tona.Për në fund lexuesi gjatë vështrimit të këtij vëllimi do të shohi më afër preokupimet konkrete të autorit,laryshinë e motiveve,fragmentet e jetës së vështirë të një mërgimtari,të lidhur ngusht me fatin e vendlindjes.Poashtu lexuesit nuk do të i kaloi vështrimi i frymëzimit të tij kur shprehë mllefin ose dashurinë,për të treguar se po qëndron i patundur ndaj stuhive të jetës dhe tjetërsimit që i sjell mërgimi.


 

DETI I QIELLIT

 

Fëmijëve në mërgim të ju ofrojmë ushqim shpirtëror që do të ndalojë asimilimin Vjeshtën që shkoi Shaban Cakolli botoi librin e tij"Deti i Qiellit" e cila është një përmbledhje për fëmijë,e botuar nga shtëpia botuese"DORUNTINA" në Holzminden të Gjermanisë.Vërtetë është ky libri im i parë për fëmijë,por kjo nuk do të thotë që unë vetëm sa kam filluar të botoj këtë lloj poezie.

   

Shkruan: Xhevat Ukshini

  Fëmijët janë ajo pjesë e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë shqiptare. Duke iu ofruar atyre një ushqim shpirtëror shqiptar, por të konsumueshëm e të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne do të bënim që fëmijët tanë të mos i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën e tyre shqipe,thotë krijuesi Shaban Cakolli.

Vjeshtën që shkoi Shaban Cakolli botoi librin e tij"Deti i Qiellit" e cila është një përmbledhje për fëmijë,e botuar nga shtëpia botuese"DORUNTINA" në Holzminden të Gjermanisë.Vërtetë është ky libri im i parë për fëmijë,por kjo nuk do të thotë që unë vetëm sa kam filluar të botoj këtë lloj poezie.

Poezi për fëmijë kam botuar kur isha si fëmijë,kohën kur isha nxënës thotë Cakolli. Konsideroj se fëmijët janë ajo pjesë e dhimbshme e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë shqiptare. Duke ju ofruar atyre ushqim shpirtëror shqiptar,por të konsumueshëm dhe të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne do të bënim që fëmijët tanë mos të i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën e tyre shqipe vazhdon Cakolli duke shpjeguar motivet e shkrimit të të librit të tij për fëmijë.

Shaban Cakolli në vitin 1996 botoi në Tiranë librin e tij të parë "TOKË DARDANE", kurse dy vite mëvonë përmbledhjen tjetër"LOTI I ATDHEUT". Librat e Shaban Cakollit, lexuesit tanë i kanë shquar si libra mjaftë domethënës,dhe mbresëlënës.Për librin e tij të parë"Tokë Dardane" në ambientët e klubit shqiptar në Bochum u bë një promovim madhështor me çrast për librin patën folur ligjeruesi i letërsisë krahasimtare në Univerzitetin e Bochumit z.Arsim Rexhepi,letrarë tjerë si dhe Mimoza (Cika)Kelmendi e cila mes valëve të radio"Deutsche Wele" i pati dhënë jehonë këtij aktiviteti letrar,kurse në Qendrën Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen një vështrim këtij libri i pat bërë edhe i madhi Azem Shkreli.

 


Shaban Cakolli

 

Në vitin 2003 shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Ferdinand Laholli përfshiu disa poezi të këtij libri në gjuhën gjermane në vëllimin "Antologjia e poezisë moderne shqipe(Anthologie der modernen albanischen Lyrik).Cakolli është përkthyar edhe në gjuhën turke pjesërisht,dhe kjo formë e përkthimit në gjuhët e huaja i pëlqen atij,nga se kështu letërsinë tonë më mirë do e njohin të tjerët thotë ai.Cakolli ka shprehur dëshirën poezitë e tija të i përkthej edhe në gjuhën rumune nga se atje jeton një njohës dhe punëtor i paepur letrar që ka dëshmuar me punën e tij,ky është Baki Ymeri thotë Cakolli, dhe do më pëlqente që poezitë e mija të përkthehen nga ai.Që nga korriku i vitit 1993 Shaban Cakolli jeton dhe vepron në Gladbeck të Gjermanisë.

Ai ishte njëri nga iniciatorët e themelimit të SHKSH"ALEKSANDËR MOISIU" në këtë qytet.Kjo shoqatë për disa vite zhvilloi një aktivitet të dendur politik dhe kulturor në të cilën Shaban Cakolli ka një rol të konsiderueshëm.Duke folur për veprimtarinë e kësaj shoqate,ku ai per tetë vjetishte sekretar dhe i ngarkuar për veprimtari kulturore në kryesinë e saj ai thotë:Qysh në muajt e parë të vitit 1994 shoqata zhvilloi një aktivitet të madh për përfshirjen e mërgimtarëve tanë në dhënjen e kontributit financiar për atdheun,mbështetjen e institucioneve paralele shqiptare,që vepronin atë kohë karshi pushtuesit, akcionin për të ndihmuar Universitetin e Tetoves, si dhe viteve 1997 shoqata"MOISIU" ishte ndër të parat shoqata që vepronin atëherë që doli publikisht në mbështetjen e UÇK-së.Veq mbështetjeve në aktivitete materiale,organizative Cakolli ishte luftëtar i pendës që me te luftoj pushtuesin në gjitha gazetat shqipe që botoheshin në KOSOVë dhe diasporë Ai botoi edhe libra tjera si"KRISMA E FJALËS" ka në botim edhe libra tjera tani në radhë "Me mallin e luleve"

Cakolli është përfshi në disa antologji në diasporë dhe Kosovë.Në shkrimet e tija gjenë dashurinë e atdheut dhe plagën e mërgimit.Në pyetjen që i bëmë rreth aktiviteteve të mërgimit Shaban Cakolli  thotë:Mendoj se aktivitetet e mërgimtarëve vitet e fundit së paku këtu në Gjermani kanë rënë dukshëm!Mërgata në vitet e fundit sikur ka rënë në një lloj amullieorg anizative.

Është koha të ndërmerret diqka që mërgata shqiptare të riorganizohet në forma moderne,sipas modeleve produktive të emigracioneve të kombeve tjera. Inteligjencia e re që po formohet ne univerzitetet gjermane dhe evropiane duhet te shtohet ne klubet tona kulturore,te cilat asesi nuk bënë të mbeten ambiente ku pihet çaji,tymoset dhe vendfrekuentimi i tiparëve të dyshimtë..Tani është koha për një diasporë shqiptare të organizuar politikisht,para së gjithash mbi baza të kulturës sonë kombëtare,mbi baza lobimi për Shqipërinë,Kosovën dhe mbarë hapësirën shqiptare.

     më 10 mars 1999,në gazetën"Emigranti Shqiptar"


 

Rrustem Geci

Ese letrar për librin e Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“

 

KRISMA E FJALËS

 

 

 

 

 

 

 

(Një krismë në këngë, është fjala, gjaku i të rënëve, dhimbja e së bukurës, jetët e mia në kryengritje! )

Nga Rrustem Geci - Dortmund

 

Libri më i ri i Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“ është një prurje e re në komunitetin letrar në diasporë. Shpirti i trazuar i poetit lexuar përmes vargjeve të tij na e afron një shpërthim poetik të kohës sonë. Në këtë vetësi shpërthimesh, Cakolli guximshëm hyn thëllimave të turbullta të jetës ,për të kap të thellën, të gjerën, të largëten. Udha e ylbereve shkruan Cakolli përherë më ka pëlqyer. Nga ajo udhë nuk kam të shkëputur.

Përplasjet e jetës për poetët jo rrallë e godasin, e gërvishtin, dhe shenjëzojnë. Burra, shkruan Cakolli, / Nata është shumë poshtë / për ta ndjerë diellin / për të bërë më shumë/. Asnjë dehje s´më ndihmon. Të gjitha dehjet i kam braktisur. Më kot futem në pijetore, dhimbja nuk më del, nuk

më ik as zemërimi. Këto dhe vargje të tjera të Cakollit tregojnë se kemi  të bëjmë me një poet të mirëfilltë.

Shaban Cakolli u lind më 22 korrik 1958 në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet në Prishtinë. Në jetën e ashpër me Kosovë, përballja me armikun ishte e domosdoshme. Çdo fjalë e imja në shqip në veshin e fqiut serb ishte një krismë pushke . Cakolli deri më tash ka botuar 4 libra; 1)

Tokë dardane, 2) Deti i qiellit, 3) Loti i atdheut, 4) Krisma e fjalës.

Peisazhi poetik i Cakollit është i gjerë dhe i thellë. Është e çuditshme por e vërtetë. Nën krisma fjalësh nisi poemën time ,sa herë të kam në varg o Kosovë, vargje të pathëna prej shpirtit ngrihen . Dallendyshe, shko tek kopshti im, dhe këputë një mollë, dy mollë,.. tri mollë…dhe na i sjell në tryezë t´i hamë , se janë të kopshtit tim. Pamjet e fiksuara poetik, togfjalshi I pasur, metonimia dhe ylberet e tjera të semantikës, përshkojnë në tërësi librin. Jo vetëm në këtë vepër, por edhe në librat e tjerë

Cakolli ka një linjë të pandërprerë të penjëve të gjakut, që poezisë së tij i japin jetë. Veprimtaria poetike dhe politike e Shabanit është e gjerë.

Përveç pasionit të poezisë, Cakolli shquhet edhe për aktivitetin e tij nëpër forume në internet, në shpërndarjen e krijimeve të autorëve të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare. Trazirat në mua thotë Cakolli janë të perëndishme. I gjithë ky gjelbërimi ynë rrënjët i ka në kozmosin e shpirtit , në mendjen tonë të pafjetur. Andaj, dora është pjesë e këtij krijimi që bënë vetëm detyrën. Të krijosh nuk është lehtë. Poezia për Cakollin është vasha e ëndrrave, ku sa më shumë njihesh, aq më shumë dashurohesh.Kujtoj se botimi I “Krismës” I liron vendin një libri që memzi prêt të botohet. Sukses autorit!..

KUR JETA SHKRUAN POEZI

 

Libri më i ri me poezi i Shaban Cakollit"Agsholi",që po i jepet në dorë lexuesit shqiptar,është një lajm i mirë për komunitetin tonë letrar.Në këtë libër Shaban Cakolli sjell një prush të ri nga shpirti i tij.

Shquhet në poezitë e tij"Kitara e fjalës","E imja është kjo tokë","Gjaku i mendimit","Vendi im" dhe në shumë poezi tjera.

Në vargjet:Krismë ishte ai çast/kur lexova Naimin/himnin e kombit tim/ose tek vargjet:Nga të gjitha muret që i urrej shumë/janë muret që na ndajnë gjuhën dhe të folmen.Këto dhe qindra vargje të tjera,tregojnë nivelin artistik të poezisë së Shaban Cakollit.Krijimtaria artistike e Shaban Cakollit është e gjërë dhe e thellë.Hej shprehet Cakolli:Çka shohin sytë dhe më përtej/janë trojet e mia/gjaku i diellit tim/Libri i Shaban Cakollit"Agsholi", është një prurje e re në letërsinë tonë të bukur.Jam i pafjetur thotë Cakolli,se ëndrrat shtyhen të mos i tretë marrëzia.Po,po,vazhdon Cakolli,natë për natë shetis,nëpër kosmosin me hënë,buzë lumit të atdheut.Fuqia e një vepre letrare matet nga tri gjëra:nga cilësia,nga gjërësia dhe nga thellësia, unë kujtoi se libri me poezi"Agsholi" i Shaban Cakollit** ngërthen në

vete të gjitha këto vlera.Shaban Cakolli ka botuar:"Tokë Dardane","Loti i Atdheut"," "Deti Qiellit","Krisma e Fjalës" dhe "Agsholi",si dhe është prezentuanë disa antologji shqipe në Kosovë e Shqipëri,dhe në antologji shqip-gjermanisht.

Saherë më merr malli për të mirën Kosovë/ unë i bie trup kosmosit me hënë deri në Agsholin tim ,e shpreh me mall të fuqishëm artistik,poeti i cili jeton në mërgim:Thëllima poetike e poezisë së Cakollit është e pafund dhe e pa skajsh-me.Prandaj,urime zoti Cakolli për këtë rreze drite.

Rrustem Geci-Dortmund



 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .