Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Portal - Neki Lulaj dhe zhvillimi i poezisë shqipe në diasporë

Neki Lulaj dhe zhvillimi i poezisë shqipe në diasporë

(Vargjet e poetit Neki Lulaj ta shërojnë shpirtin dhe e kënaqin veshin e lexuesit)

Shkruan:

Ramiz DËRMAKU

 
 

Në Gjermani me mjaftë sukses vepron atdhetari, intelektuali,
profesori, autori i pesë librave, poeti dhe analisti e "rilindësi" i poezisë sonë bashkëkohore apo, siç e quaj unë, Ambasadori i Kulturës Shqipëtare në Gjermani, zt. Neki Lulaj. Kur flitet për poezinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas asaj që zhvillohet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera etnike, ajo zhvillohet e vazhdon të mbijetojë edhe në diasporë. Në mërgim zhvillohet një poezi, e brishtë që lind nga zemra e rritet me shumë vështirësi e sakrifica. Në të gjitha vendet e botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë mërgimtarësh tanë, ata kanë bërë e po bëjnë akoma edhe sot, përpjekje titanike për zhvillimin e letërsisë dhe poezisë shqipe.

Nuk duhet harruar se edhe ata janë pjesë e gjenit apo trashigimisë sonë kombëtare. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të
shquar, talentë të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të
Bardhit, Budit e Bogdanit, De Radës e Serembes, Fishtës, Konicës e Xhaferrit,
të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet poezia shqiptare
në diasporë. Është koha jo vetëm të flitet për poezinë por edhe të
investohet dhe ajo të zë vendin e duhur me poezitë e shteteve
tjera.Pavarësisht nga zhvillimet që po përjeton poezia jonë në Shqipëri,
Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri etj., ajo po zhvillohet edhe në
Diasporë. Të lexosh me vemendje të madhe shkrimet, analizat, reçenzionet,
esetë, reportazhet apo komentet e profesorit dhe poetit Neki Lulaj, ndjen një
kënaqësi të pakrahasueshme, dhe është vështirë të ndahesh prej mendimit
apo frymëzimit të tij. Shkrimet e nekiut e shoqërojnë lexuesin duke e
njohur me botën sentimentale, me zakonet e traditat tona, me aspiratat dhe
mendimet e atdhetarëve tanë. Ato reflektojnë dashurinë ndaj çështjes e
historisë sonë kombëtare. Falë veprave të tij, Neki Lulaj tashmë është
bërë një emër i njohur i poezisë shqipe. Ky njeri, padyshim është sot
një nga zërat më të spikatur të poezisë shqipe në Diasporë, por edhe
në Kosovë.Neki Lulaj jeton dhe vepron në Gjermani, i zhytur në shtjellën e
përbujshme të jetës së tij, duke i dhënë prioritet familjes, atdheut e
kombit. Por edhe krijimtarisë së gjithëpushtetshme, duke i dhënë statusin
e të qënit një nga flamurtarët e rrugëtimit multimilenar të frymëzimit
shqiptar. Autori perms kësaj rruge të bekuar i inauguron ditët, i qetë, i
urtë, fjalë ëmbël. Mërgimtarët tanë që jetojnë afër tij, që e njohin
dhe që e shoqërojnë, e dinë se çfarë kënaqësie është të komunikosh me
të.

Neki Lulaj është një meteor i poezisë shqipe, i cili zbriti nga
piedestali i burimeve të një jete që kurrë nuk u shua, ndonëse regjimi
barbar serbo-çetnik, u munduan të errësojë e ta zhdukë racën e
atdhetarëve dhe poetëve që kanë lindur dhe shkruar në tokën e ngopur me
gjak dhe me eshtra të pavdeksisë. Ata e kanë ngjyer penën në luleborët e
Alpeve shqiptare, të shpatijeve të bjeshkëve të Sharit e Pashtrikut, të
Belles e Gjeravicës. Neki Lulaj është poet meditativ, i thellë dhe i qartë
në mendime. Ai e njeh për mrekulli psikologjinë e njeriut tonë. Autori në
jetë duket njeri i tërhequr dhe jo i zëshëm, paksa i ndrydhur. Kjo është
veçori e karakterit të njerëzve të aftë e të urtë.Vargjet poetike të
Neki Lulaj, kur i lexon, ato ta shërojnë shpirtin dhe e kënaqin lexuesin dhe
e bejnë për vete. Kur i lexon ato, ndjen këndellje mendjeje e freski dhe
lehtësi në shpirti. Me një fjalë, pas leximit të poezive të tij, lexuesi
e ndjen vetvetën të qetësuar shpirtërisht e fizikisht. Së paku pë një
cast, njeriu ynë lirohet nga stërngarkesat dhe preokupimet e
përditëshmërisë sonë, në Kosovë dhe Diasporë. Kështu pra, Neki Lulaj,
gjatë tërë kohës bëri orvatje titanike për të luftuar kundër të keqes
në jetën tonë, për t’i shpluar e zhveshur fytyrat e idhujve të
rrejshëm, për t’i treguar rëniet e ngritjet dhe zhgënjimet;
ëndërrat dhe shpresat tona për të prekur në dhimbjet e zgjimit tonë
madhështor. Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u jep aftësinë e
jashtëzakonshme krijuse. Këtë dhuratë e ka privilegj edhe zt. Neki Lulaj.
Për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin me
vargjet e bukura që na i dhuron si testament i traditës. Zoti e solli tek ne,
për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra, për t'i
jetësuar aspiratat tona të ëndërruara me shekuj, për t'u bërë
realitet historik, çfarë edhe u bënë.Nga viti ne vit po shtohet numri i
revistave, romaneve, veprave letrare, por edhe i krijuesve që i përkushtohen
krijimtarisë letrare dhe mendimit kritik për letërsinë shqipe.
Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë aktivitetin atdhetar e
patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë. Ata me guximin,
vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kanë ndaj çështjes kombëtare, së
bashku me rëndësinë e shkrimit, vazhduan edhe në kohën kur njeriu për
një fjalë goje dënohej me vite. Këto vargje flasin qartë për nivelin
intelektual e poetik të Neki Lulajt, i cili i takon grupit të krijuesve të
mirëfilltë, duke qenë inkurajues i vazhdueshem i formave të reja të
shprehjes emancipuese e kulturore të jetës në të gjitha segmentet e saj.
Poeti ka shkruar për ta informuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar me
realitetin në të cilin kalonte Kosova. Fjala e tij e ushqen shpirtërisht
lexuesin. Dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme që rrjedh nga
fëmijëria e tij, kur babai i spjegonte për historinë e popullit shqiptar.
Nga këto vargje të shkrura nga dora e zemra e tij, kuptojmë qartë se poeti
shpirtërishtë e ka përjetuar luftën, dhe së bashku me popullin ka ndarë
tragjedinë e dhimbjen qe një shekull.Poeti e kuptoi herët se situata për
çdo ditë vinte duke u keqësuar në Kosovë, dhe ky vendosi t'i bëjë një
rezistencë mediatike pushtuesit serb. Ky motiv në vargjet e tij metaforike
tingëllon fuqishëm edhe atëherë kur në mënyra realiste dhe tronditëse, e
përjeton shpirtërisht robërinë, dhe nga tërë kjo mund të konkludojmë se
“Pa lirinë njeriu s'rron."Neki Lulaj është vargërues i
lirisë së atdheut dhe lirisë së njeriut. Pra, me plotë të drejtë themi se
intelektuali, krijuesi dhe poeti Neki Lulaj, është ndër penat më të
zgjuara, jo vetëm në Diasporë por edhe në Kosovë, apo, siç shprehet
Bubullima e Bukureshtit:" Një burim i pashterrshëm energjishë
krijuese, një vullkan i pa shuar sentimentesh morale dhe
patriotike.” Në një artikull paraprak, përmenda të vërtetën se
poeti Neki Lulaj, tashmë e ka konsoliduar personalitetin e tij si krijues
publicist dhe poet. Poezia ka qenë dhe mbetet brumi i tij artistik.Në
krijimet e poetit Neki Lulaj zotërojnë temat historike, përkatësisht
personazhet që kanë hyrë në historinë tonë më të re. Zënë vend
meritor emrat që bënë e lanë histori, si: Gjergj Kastrioti, Budi, Bogdani,
Gjeçovi, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Sylejman Vokshi, Sefë
Kosharja. Pastaj u vjershëroi gazetarëve e dëshmoreve të Kosovës, Zahir
Pajaziti, Edmond Hoxha, Sali Çeku, Agim Ramadani. I vargëroi Prekazit të
Jasharajve, të Gjevë e Fehmi Lladrovcit, dëshmorëve të Haradinajve e Ahmet
Krasniqit , Agim Qelajt, dhe Tahir Zemës, Smajl Hajdarit, Ukë Bytyqit, Ali
Ukës, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës e të gjithë atyre që fituan
pavdeksinëpër në altarinë e lirisë. Poeti Lulaj vargëzoi vargje edhe për
Nënë Terezën, por në veçanti krijoi medalione lirike për Presidentin e
parë historik të Dardanisë sonë, Dr. Ibrahim Rugova. Nekiu shkroi edhe për
kriminelët, bajraktaristët, karrieristët, tradhëtarët, gënjeshtarët,
kuislingët. Shkroi edhe për krimin, dhunën, korrupcionin, helmimet e
vrasjet. Por nuk harroi të shkruajë edhe për anët pozitive dhe sukseset të
cilat na shpien drejt çlirimit e ndërtmit dhe konsolidimit të shtetit të
pavarur dhe sovran të Kosovës.Të lumtë dora të punoftë mendja dhe zemra.

Ne u ndamë nga ky poet duke i dëshiruar shëndet të mirë jetë tue gjatë
dhe suksese në poezi.

Punuar me 6.010. 2013

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .