Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Kritika dhe analiza - Heshtja e bukur e njė poeti

 

Heshtja e bukur e njė poeti


Postoi: Fryma

Fatos Arapi/ Nga kritikat e Plenumit IV te poezia e pasviteve ‘90-tė. Nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Librit njė udhėtim nė jetėn e njeriut, qė me modestinė e tij nuk e ktheu asnjėherė kokėn pas pėr tė bėrė akuza ndaj atyre qė dikur e kritikonin…
Alda Bardhyli

Fatos Arapi ne vitin 1961


Fatos Arapi del rrallė nga shtėpia, pėr tė marrė rrugėn pėr nga kafenetė e tij tė preferuara, ku dikur ndante orė tė tėra me miq. Vitet e fundit pėr shkak tė moshės (84 vjeē) ditėt e tij kalojnė nė apartament bri librave… Kjo tėrheqje e heshtur e poetit u mungon miqve, apo dashamirėsve tė vargjeve tė tij. Toli (i biri) mund tė flasė pafund pėr tė atin. Si njohės i mirė i letrave ai e di, qė Fatosi nuk ėshtė vetėm babai, por dhe poeti. Mė shumė se 60 vjet krijimtari, Fatos Arapi mė shumė se nė vendin e tij vlerėsimet i ka marrė nga kritika e huaj. Djaloshi qė 64 vjet mė parė u nis drejt Bullgarisė pėr tė studiuar ekonomi, nuk do tė ndahej asnjėherė nga ėndrra qė kishte lindur qysh herėt brenda tij, pėr tė shkruar. “Letėrsia ka qenė ėndrra ime, sepse qysh nė fillim kam kėrkuar tė studioja pėr letėrsi, por kishte qenė e pamundur”, do tė shprehej ai kohė mė parė. Nė Sofjen e viteve 1949-1953 ku kreu studimet, ai pėrpiqej tė lexonte ēdo libėr me poezi qė i binte nė duar. Djaloshi i gjatė, me flokėt e hedhura lart e ndiente se letėrsia ishte njė ndjenjė nga e cila ēdo ditė e mė tepėr do tė bėhej i varur.  Para se tė udhėtonte drejt Sofies ai kishte botuar disa vargje nė gazetėn “Letrari i Ri”. Puna e tij e parė ishte nė vitin 1953 nė Komisionin e Planit tė Shtetit si Kryetar i Degės sė “Artizanatit dhe Industrisė Lokale”. Nė vitin 1954 ai u transferua nė Teknikumin Financiar si mėsues i asaj shkolle (Qyteti i Nxėnėsve) ku dha lėndėt: Statistikė, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisė nė Institutin Bujqėsor, po kėshtu gjatė viteve 1959 – 1966 ka qenė pedagog  i Ekonomisė Politike nė Institutin e Lartė Ekonomik tė Tiranės. Nė vitin 1966 u dėrgua nė qarkullim, nė Vlorė, ku punoi si mėsues i shkollės tetėvjeēare “Ismail Qemali”, rreth katėr vjet (mars 1966 – gusht 1969).  Nė vitin 1971 ai u emėrua pedagog nė Fakultetin Histori–Filologji. Nė vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dėrgua nė shkollėn e  mesme tė natės “Sami Frashėri”, Tiranė,  ku qėndroi 10 vjet deri mė 1983. Nė jetėshkrimin e shkruar prej tij ai thotė: “Nuk kam punuar nė asnjė redaksi tė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Nuk kam qenė asnjėherė anėtar i Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Nė vitin 1983, pėr arsye se pensioni, nė bazė tė rrogės sė shkollės sė natės, dilte shumė i vogėl, mė nxorėn si shkrimtar nė “Profesion tė lirė” deri nė vitin 1990. Nuk kam qenė asnjėherė anėtar i ndonjė partie politike. Nė vitin 1990 kam dalė nė pension”. Kjo ėshtė jeta nė kronologji e Arapit nė Shqipėrinė e tri kohėve tė asaj tė Luftės sė Dytė Botėrore (nė njė nga fotot e treguara nga i biri shihet Arapi ende fėmijė teksa rri nė kėmbė bri shtėpisė sė djegur nga lufta, mė tė vėllain), komunizmin dhe Shqipėrinė e sotme. Nė kėtė rrugėtim kohėsh, poezia e tij ėshtė rritur nė trajtėn e saj tė pandryshueshme, e lindur si njė nevojė e sė brendshmes, pėr tė shprehur atė ēfarė ka qenė nė jetėn e poetit. Fatos Arapi duket se ka qenė i njėjtė nė tė tri kohėt dhe ajo ēfarė ka ndryshuar nga njėra te tjetra ka qenė veē pamja e tij…” Sot ai ėshtė njė nga zėrat mė pėrfaqėsues dhe, pa dyshim, mė moderni nė panoramėn e letėrsisė shqipe bashkėkohore”, shkruan nė studimin “Poezia jokonformiste e F. Arapit”, profesor Giuseppe Gradilone. Pėr studiuesin italian, lavdėrimi mė i bukur pėr poezinė e Arapit, ėshtė bėrė pikėrisht nga denigruesit e saj, tė cilėt e akuzonin se ishte nė kundėrshtim tė hapur me normat e vendosura dhe tė imponuara. “Nė fakt, nė procesverbalin e Plenumit XV tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, qė u zhvillua mė 25 dhe 26 tetor 1965, argumentet e akuzės u kthyen nė mėnyrė tė pavullnetshme nė karakterizim tė artit tė tij. Sipas njė logjike silogjiste, u nis nga refreni i zakonshėm mbytės: “Shkrimtari ose artisti, sidomos nė kushtet tona, duhet tė jetė tepėr i qartė nė shprehjet e tij. Ai shkruan dhe krijon pėr popullin. Nė qoftė se populli nuk i kupton vjershat ose shkrimet, ose pikturėn, ose skulpturėn, ose muzikėn e tij, kėto nuk vlejnė asnjė grosh”, sqaruar mė qartė: “Shkrimtari, qė ėshtė bir i popullit, nė qoftė se vepra e tij pajtohet me interesat e popullit, s’ka pse ta veshė shkrimin e tij me mjegull, me fraza tė pakuptueshme, me alegori qė krijojnė dyshime te lexuesi”. Pas kėtyre parakushteve hyhet nga e pėrgjithshmja tek e veēanta: “Ndonjė shkrimtar i sėmurė, pėr tė fshehur kundėrshtimin e tij, ndėnė maskėn e novatorizmit, thyen e pėrmbys ēdo rregull tė shprehjes artistike, i paraqet mendimet e tij tė rrumbullakosura nė formė veze, qė mund tė kuptohen edhe kėshtu edhe ashtu – edhe pėr mirė edhe pėr keq. Ky tip ka kundėrshtime me realitetin e aktualitetin tonė, por nuk guxon qė ta thotė mendimin e tij haptas nėpėrmjet fjalės artistike, sepse ka frikė, por me gjith’atė gjen forma ‘tė pėrshtatshme’, ‘artistike’, forma ‘tė reja’ pėr tė shprehur mendimin e tij tė dyshimtė”, sė fundi emri i fajtorit: “Ja se ē’thotė, p.sh., Fatos Arapi nė vjershat e tij tė botuara nga N. SH. Botimeve “Naim Frashėri”: Shkoj nėpėr rrugė tė porsa ēelura/dhe fishkėllej ndėr buzė tani/kėngėt e mia qė askush nuk i njeh…” Dhe mė poshtė, nė komentin qė pason, vendimi i prerė:” D.m.th. ai ėshtė futur nė “rrugė tė porsaēelura” por qė as kėto rrugė tė tija dhe as mendimet e tija s’i njeh kush, s’i njeh populli. Pse? Sepse ato janė tė huaja pėr popullin.” Prova tė tjera tė dėnimit: “Dhe mė poshtė, ai konkludon: Lumturi tjetėr/botės i duhet! Dhe mė e drejtė/Dhe mė njerėzore…” dhe komenti tjetėr: ” D.m.th., sipas tij, te ne s’ka lumturi, sepse s’ka drejtėsi, s’ka ndjenja njerėzore.”; sė fundi: “Ose, nė njė tjetėr vjershė: Un’erdha tė kuptoj/qė jeta ėshtė e bukur, e madhe sa shpeshherė,     nė madhėshtinė e saj gėzim e frikė ndiejmė”. Kėtu njė hulumtim qė kulmon nė zgjedhjen nga ana e fajtorit ose tė burracakllėkut ose tė fajėsisė: si nė njėrin rast, ashtu edhe nė tjetrin, nuk ka rrugėdalje: ” D.m.th. se ai ndien gėzim, por ndien dhe shumė frikė nė shoqėrinė tonė. Pse tė kesh frikė nė qoftė se s’e ndien veten fajtor? Ose nga kush ke frikė? Frikė nga armiqtė e Atdheut? Atėherė s’je poet, por je frikacak. Frikė nga diktatura e proletariatit? Atėherė e ndien veten fajtor para saj. …Por me kėto vargje qė cituam, dhe me mė shumė tė tjera si kėto, ai paraqet pikėpamjet politike tė tij nėpėrmjet fragmenteve tė ndryshme, tė mbira nėpėr vargjet e tij si bari i keq nė kopsht”.Arapi nuk i kishte mbushur ende tė 30-tat kur vargjet e tij merrnin kėto kritika nė instancėn mė tė lartė tė shtetit tė asaj kohe, ku kėrkohej me ngulm pendimi. “Ky ėshtė njė poet i ri, qė ka bėrė edhe ndonjė vjershė tė mirė, ose afėrsisht tė mirė…Natyrisht ai mund tė jetė i ndreqshėm akoma dhe ne duhet tė pėrpiqemi qė ta ndreqim, mbasi, fakt ėshtė qė ai ka shkruar edhe ndonjė vjershė tė mirė. Siē duket, ai ka konfuzion nė trurin e tij. Por si mund shėrohet vetėm nėpėrmjet kėshillave tė urta dhe kritikave shoqėrore, nė qoftė se nuk ka vendosur qė tė shkojė mė tej nė konfuzionin ose kundėrshtimin e tij politik e ideologjik”, thuhet nė procesverbalin e Plenumit IV. Por ndėrsa kritikat pėr hermetizėm vazhdonin pėr poezinė e Arapit, Dritėro Agolli do t’i dilte nė mbrojtje. “Poeti F.Arapi nė dy vėllimet e fundit “Vjersha” dhe “Ritme tė hekurta” ka poezi tė qartė. Tek-tuk ka vargje tė errėt. Nė vend qė edhe ndonjė varg hermetik qė kishte, me kalimin e kohės ta qartėsonte, nė nja dy tufa me vjersha botuar nė “Drita”, “Nėntori” etj., i ka shtuar. Majakovski, qė vinte nga futuristėt, nga i pakuptueshėm, u bė i kuptueshėm, Pol Eluari, qė vinte nga dadaistėt dhe surealistėt, nga hermetik, u bė i qartė. Arti i vėrtetė ėshtė arti i thjeshtė. E kam fjalėn pėr thjeshtėsinė nė sferėn e artit…Thjeshtėsia nuk ka tė bėjė me thjeshtėzimin. Janė dy gjėra tė ndryshme”.  Dokumentet e nxjerra nga arkivi i kohės na shpalosin njė jetė jo tė lehtė tė poetit, qė ndryshe nga shumė shkrimtarė apo poetė pas viteve ‘90 vendosi tė heshtė, tė mos flasė pėr to. Me modestinė e tij, Arapi vijoi tė bėnte tė njėjtėn jetė, atė tė njė njeriu tė dashuruar thellėsisht me vargjet, duke shijuar deri nė fund lirinė e tij, dhe pa kthyer kokėn pas, pėr tė bėrė akuza pėr ata qė dikur e kritikonin…Ky ėshtė poeti qė shkruante pėr dashurinė, nėn komunizėm, dhe kėrkonte njė lumturi tjetėr pėr botėn, nė njė kohė kur duhet tė pranonte “lumturinė e jetės nėn socializėm”. Pas viteve ’90, ai e jetoi nė heshtje suksesin e tij. Nė Shqipėrinė qė asnjėherė nuk shpėtoi prej tensioneve politike, pakkush u kujtua se ku ndodhet Arapi? As disa vite mė parė kur ai mori kurorėn e artė tė Strugės njė aktivitet i rėndėsishėm nė fushėn e poezisė, disa nga poetėt qė janė vlerėsuar me kėtė ēmim mė vonė janė nderuar me ēmimin “Nobel”, por askush nga shteti i tij nuk ishte aty atė mbrėmje. Ai nuk erdhi nė Tiranė ta reklamonte ēmimin e televizioneve, por bėri sėrish tė njėjtin ritual… Sot, nė moshėn 84-vjeēare, ai kalon ditėt me mundimin e moshės nė apartamentin e tij nė Tiranė. Nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Librit kėto janė vetėm disa rreshta pėr tė, poetin qė e kemi ende gjallė mes nesh dhe qė kujtohemi pėr tė kaq rrallė…


Fatos Arapi dhe Petro Marko
Ante Popovski (1)

“Mendoj se rrallėkush nga komuniteti asketik i poetėve e di, se poeti Fatos Arapi ishte para dy vitesh fitues i Kurorės, se ekziston njė libėr i vėllimshėm e luksoz me poezitė e tij nė maqedonisht, siē botohen rėndom poezitė e poetėve fitues. Nė pikun e retorikės politike pėr integrimet tona, nė kulmin e bumit tė teknologjisė informative, askush s’e mori vesh sensacionin kulturor, qė i bėn nder letėrsisė shqipe. Nė vend tė tyre – tejpėrtej ekraneve e faqeve tė gazetave, me njė tmerr psikotropik, na shfaqen patėsosur fytyrat e pacensuruara tė politikanėve tanė. Dhe media shndėrrohet ēdo ditė te ne, pak e fije, nė festė kainėsh. Kush ia ka ngenė kulturės… ! »

Ali Aliu

“Poezia e fatos Arapit, ta theksojmė edhe njė herė, ėshtė regjistruesi mė i shqetėsuar, mė mbresėlėnės dhe dramatik i meskohės shqiptare, i kohės bosh, i kohės mushkė, qė lėviz sė prapthi. Ajo identifikohet pėrmes parashenjės sė pėrhershme tė shkallėzimit dramatik, si edhe me konfliktin me zėrin e vet – me shpresėn e vet tė zhgėnjyer, me kohėn dhe pakohėn, me fatin dhe fatlumin nė duart e tiranėve“

Fatos Arapi (nė kėmbė mbi rrėnojat e shtėpisė sė djegur nga pushtuesit. Ulur, vėllai mė i vogėl.

Postoi: Fryma


 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .