Filozofi
 
 dhe letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

...

 

 

Ballina   Portal - GJURMËVE TË VUAJTJEVE SHQIP(IX)  

GJURMËVE TË VUAJTJEVE SHQIP (IX)  


Shkruan:Shaban Cakolli  

http://1.bp.blogspot.com/-wZdBF7nlDsE/UZUCoX7yQzI/AAAAAAAAAr4/QhcN5q5RnAo/s1600/pena.jpg

Mërgata jonë është e lidhur ngusht me këta pishtarë,të cilët kanë pregaditur dhe trasuar rrugën e veprimtarisë dhe qëndresës së mërgimtarëve.

Jusuf dhe  Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën,janë emra që në historinë e nesërmes sonë,do të lakohen në të gjitha rasat e kombëtarizmit shqiptar.Ata janë krenari dhe dhëmbje e kombit shqiptar.Ata janë simbolet e qëndresës sonë kombëtare,hero të kombit,nismëtarë të themeleve të pavarësisë që kemi sot,pa nismën e të cilëve liria jonë do të vonohej edhe më.

Ata gjatë gjithë jetës së tyre nuk e kanë rreshtur punën për ngritjen e vetdijës kombëtare.Ata ishin luftëtar që zhvillonin një intelektualitet luftarak për çlirimin e Kosovës

Atëbotë Kosovën e kishte kapluar errësira.Ndër armiqët më të egër që ka nohur historia ishin pushtuesit sllav, të cilët po përdornin të gjitha format e dhunës të na zhduknin nga faqja e dheut.Ata ishin vënë në përndjekëje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve që synonin lirinë,i arrestonin me burgje të rënda,duke i shetitur  nga burgu në burg,ata që ishin të pathyar shumë prej tyre  i mbysnin me tortura.Jusuf dhe  Bardhosh  Gërvalla me  Kadri Zekën ishin veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare,veprimtarinë e tyre kombëtare e zhvilluan ilegalisht në Kosovë dhe emigracion.Ata ishin burra me zemra të mëdha e të guximshme,me shpirt të lirë e të papërkulur,me dëshira e aspirata të flakta,që nuk i trmbi   kurrë robëria as dredhitë e saj.Ata kurrë nuk e ulën kokën para pushtuesit,por kurdoherë qëndruan shtatlartë dhe ballëhapur,nuk i trembën as vrasëjet,as burgosëjet,as djegiet.Edhe pse të goditur nga të gjitha anët asnjëherë nuk u mposhtën.Vështirë të gjindeshin burra më të guximshëm,që do të tregonin guxim e mençuri për të thyer armiqët.Kjo vendosmëri dhe ky guxim i tyre,ia futi frikën në  palcë barbarëve.Ata lëshuan gjitha ekspeditat dhe hijenat e tyre në veprim,për të i kapur dhe arrestuar këta veprimtarë të shquar të kombit.Po këta veprimtarë të devotshëm ia dolën të i shpëtojnë arrestimit dhe migrojnë Jusufi dhe Bardhoshi në Gjermani,kurse Kadri Zeka në Zvicërr.Jusufin dhe Kadriun i njohi dhe i bashkoi ideali për çlirimin e tokave shqiptare,dashuria për atdhe dhe komb.Në migracion vazhduan me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e tyre kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtarë.Ata arritën të bashkojnë faktorin shqiptar të emigracionit në një front të përbashkët kundër shtypjeve,burgosjeve,shpërnguljes së shqiptarëve nga forcat pushtuese sërbe ejugosllave.Ata u vunë në ballë të një fronti gjërë për sensibilitetin e opinjonit botëror për çështjen e pazgjidhur shqiptarëve në ish-Jugosllavi.Kosova nga gjiri i vet kishte nxjerrur njerëz të mëdhenj,njerëz të pushkës e të penës,ashtu si ishte Jusuf Gërvalla,veprimtarë i shquar kombëtar,poet, publicist e këngëtar,që diti frymëzoi mërgimtarët e përndjekur nga atdheu i vet,me atdhedashurinë,me ndjenjën e lirisë,të punojnë e të përpiqen që mëmësdheu i tyre të jetoi i lirë dhe pa zingjirë të huaj.Jusufi,Bardhoshi dhe  Kadriu,ishin tri nyje organizimeve antijugosllave,por pushtuesi si nyje kyçe e shihte Jusufin dhe nuk lente forma pa provuar për likuidimin e tijë.Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav organizoi likuidimin e tyre në mënyrën më barbare, duke organizuar mbi ta atentat klasik më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë,ku bien në altarin e lirisë Jusuf dhe  Bardhosh  Gërvalla me Kadri  Zekën.Dhimbja kaploi çdo shtëpi shqiptare atdhetare në atdhe dhe mërgatë,por kjo rënje e tyre e mobilizoi tërë popullin dhe mërgatën shqiptare në rrugën e shejtë për liri,që të ndiqet me vendosmëri deri sa populli të merrte  në dorë përfundimisht fatin dhe pushtetin e vet.Jusufi,Bardhoshi e  Kadriu,luftuan dhe ranë për të mbetur të pavdekshëm.Armiku i egër sllav e dinte këtë,andaj nuk i la të i varrosin atdhe.Ata u varrosën në tokat gjermane,kurse ne mërgimtarët çdo vit bënim homazhe mbi varret e këtyre martirëve. Saherë kam shkuar në homazhe,diçka rëndë më tingëllonte në zemër,më dukej sikur zëra buronin nga nëntoka dhe na thoshin:Mos na i rëndoni varret,se këta eshtra duan të prehen në atdheun shqiptar.Kjo u bë realitet vetëm kur shqiptarët luftuan dhe fituan kundër sunduesit të egër sërb.Eshtrat e  Jusufit,Bardhoshit dhe  Kadriut,sot prehen qetë në tokën e tyre të cilën shumë e deshtën dhe për të cilën kanë rënë.Ata jetuan,vepruan dhe punuan me vendosmëri, palëkundshmëri,duke frymëzuar brezat se vetëm me gjak e djersë mbrohet liria,nderi,gjuha ,zakonet dhe kultura kombëtare.Jusuf dhe Bardhosh  Gërvalla me Kadri Zekën mbeten shembuj të gjallë  si intelektual, poet, këngëtar, mësues mbi të gjitha atdhetar të shquar të kushtuar për liri deri në vdekje.Pas shumë asaj kohe,edhe pse  Kosova është liruar,edhe pse është humbur shumë gjak populli,gjërat rreth  rindërtimit të shtetit,po koklaviten aq shumë sa që padashëje lindë pyetja:

BËJMË POLITIKË APO KËRKOJMË LËMOSHË?

Populli shqiptar i  Kosovës ka derdhur shumë gjak,ka humbur shumë teritore,për të jetuar në liri,pa sërbin në një shtëpi,me një fqinjësi mirë me Sërbi,kuptohet nëse  Sërbia do fqinjësi.Të gjithë ata që duan të e dijnë duhet të kuptojnë ,se trevat shqiptare që nga mesjeta dhe deri më 1912 kishin një sipërfaqe prej 115.000 kilometra katror.Trojet tona me ndihmën e  Fuqive të Mëdha,erdhën duke u rrudhur,nga politika evropiane e cila e dënoi kombin shqiptar në Londër më 1913,duke ua grabitur shqiptarëve më tepër se gjysmën e trojeve  dhe duke ua dhënë shteteve antare të ashtu quajtura aleanca Ballkanike të krijuara nga traktatet e miqësive Bullgaro,sërbo-greke.Këtë bllok agresiv e ka nxitur dhe udhëhequr politika imperialiste ruse.Kjo aleancë ballkanike kishte qëllimet e veta si:zgjërimin teritorial,sigurimin e daljes në detin Adriatik dhe shfarosjen e popullit shqiptar.Shqiptarët ishin populli më liridashës,kurrë nuk u pajtuan me këto qëllime dhe u desh plotë gjashtë shekuj të luftonin,duke ujitur me gjak çdo pëllëmbë të trollit të vet,vetëm për lirinë shqiptare.Kjo është merita më e lavdishme e popullit shqiptarë,qëndresa e tyre i bëri të mbijetojnë si popull,kur dihet se ka pasur shumë popuj që në rrethana si këto tonat  nuk kanë mundur të u bëjnë ballë dhe janë shuar.Pra është dashur të bëhet luftë gjashtë shekuj me lloj armiqësh të egër,deri në luftën e fundit të UÇK-së,ku fatbardhësisht për herë të parë në historinë shqiptare në radhët tona u rreshtuan  edhe ndërkombëtarët.Tani katrëmbëdhjetë vite pas  çlirimit Kosovës,katër vite pas shpalljes së pavarësisë,Kosova po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme,sikur po rrugëton në vendnumërim(Status-quo):Përse? Sepse Kosova  nuk po mund,por as nuk po bënë përpjekëje të duhura për administrimin e kufijëve.Mitrovica u uzurpua nga një grusht sërbësh.Dihet ky problem është problem artificial i krijuar nga disa qarqe të huaja,por Qeveria jonë nuk bëri përpjekëje sa duhet,apo nuk bëri fare për të dalur nga ky rreth.Për të zgjedhur këtë problem duhet program nacional,koncept dhe veprime organizative.I ka këto që cekëm qeveria jonë,apo nuk i ka?Nga rezultati që shihet,duket se nuk i ka,por edhe nëse i ka,nuk u tregua e aftë të i fus në veprim.Të gjitha problemet që çfaqen,e tërë zhurma,bllokadat dhe pykat që godasin  Kosovën,emërtim dhe qëllim kanë ndarjen e  Mitrovicës,edhe pse adresohen ndryshe.Shqiptarët kurrë më nuk mund të pranojnë që nga trolli i tyre të shkëputet as edhe një milimetër, nga se të gjitha i kanë paguar me gjak.Kur them shqiptarët,fjalën e kam për popullin,nuk po ceku këtu titullar shteti dhe as firmosje, nga se firmosja e lirisë tonë u bë me gjak populli.Quditërisht në vend se të bënim përpjekëje maksimale të marrin kontrollin e kufijëve të shtetit,të cilen po kjo qeveri e shpalli shtet të pavarur,dikujt i ra ndërmend të nisë takimet sërbo-shqiptare,me ndërmjetësime të palës së tretë!Populli i tha jo këtyre bisedimeve,po ja titullarët nuk u binden në këtë "jo"të popullit.Përderisa bisedohet me Sërbinë,duhet që dialoguesit të dijnë se me Sërbinë nuk duhet të firmoset  ndonjë shkëputje e tokës sonë qoftë edhe centimetër,nga se shkelin vullnetin e popullit.Nuk ka njeri të krisur as nga shqiptarët dhe as nga ndërkombëtarët,të mos e ketë kuptuar se këtë problem në Mitrovicë nuk kishin fuqi të e shkaktojnë një grup sërbesh nga  Kosova,por që fun e krye e shkaktoj  Sërbia.Sërbia po i mbanë në grusht sërbet e  Kosovës, jo i dhimbsen,por të realizoj qëllimet e veta,nëse mund të shkëpus diçka nga Kosova.Nëse këtë nuk  mund të realizoj Sërbia,ajo do të i braktisë sërbet e  Kosovës,nuk do të i priste as në vizitë në Sërbi,do i braktisë dhe të i fyej me emërtime,kosovari,shiftari,ashtu si na kanë etiketuar ne gjithnjë.

Sidoqoftë ajo sot me lojën në të cilën i ka futur sërbet e Kosovës,po mbanë të ndezura konfliktet në trojet tona.“Ne nuk duam dhe në referendumin e 14 dhe 15 shkurtit, kemi thënë se nuk duam të kemi institucione shqiptare në veri, nuk duam të jemi kosovar, por serbë me shtetësi serbe dhe nuk duam dikush me dhunë të na detyrojë të pranojmë një shtet që nuk e njohim”, tha Kërstimir Pantiç.Ne duhet të i themi Pantiçit dhe atyre që i udhëheq ai,se kështu nuk ka askund në botë,kështu nuk bënë,nuk  lejohet dhe kjo thënje e Pantiçit i bije kështu:Ne duam bukën e Kosovës dhe shtetësinë sërbe,kjo i bie dy lugë pa asnjë sakrificë!Kjo i bie ne po ndajmë Mitrovicën,po ia bashkangjesim Sërbisë,që ajo të na pranoj në shtetësinë sërbe.Këtyre sërbëve me qëllime të kçija,shteti ynë duhet të ju qartësojnë:Ne jemi shteti i Kosovës,nuk mundemi askujt të i japim shtetësi sërbe nga se shtetësia jonë është kosovare,nuk e nxisim askend me dhunë të pranoj shtetësinë tonë,por kush nuk njeh shtetësinë tonë dhe kërkon shtetësi sërbe duhet të jetoi Sërbi.Sërbet e kosovës janë pakicë e cila te ne gëzojnë privilegjet më forta se çdo pakicë në botë,por që kanë mbetur peng në dorën e Sërbisë.Këta sërb që jetojnë në Kosovë është dashur të jenë krenarë për privilegjet që gëzojnë,por  Sërbia i rebeloj,dhe këto privilegje do të i humbasin.Duhet ata të e kuptojnë se  Sërbia në Kosovë një shekull solli tragjedi,mjerim,varfëri dhe përndjekje mbi shqiptarët,por si të e kuptojnë ata,pa ua bërë me dije ne?Përderisa forcat tona nuk bëjnë hapa për të administruar kufinjët e Mitrovicës,sërbët nuk e kuptojnë atë që thash!Gazetarët tanë në teren,kanë hetuar se asnjë prani shqiptare nuk ka në Mitrovicë javë me radhë.Ja si u përgjigjen  KFOR dhe Ulex,gazetarëve:Anëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë pikëkalim kufitar kanë theksuar se ka javë që policët dhe doganierët shqiptarë të Kosovës nuk kanë ardhur.

“Nuk kanë si të vijnë dhe ne nuk mund t’i transportojmë ata gjithmonë me helikopter”, tha një ndërkombëtar në Jarinje. Veriu i Kosovës ka mbetur kështu në duart e grupeve kriminale serbe, të cilat në atë pjesë të Kosovës janë duke hedhur valle të patrazuar nga askush. Që nga Lagjja e Boshnjakëve e deri në Jarinje nuk shihet asnjë shenjë e shtetësisë së Kosovës. Në dy anët e rrugës ka vetëm pankarta, njoftime e tabela të komunikacionit që njoftojnë vetëm në gjuhën serbe dhe, në shumicën e rasteve, në alfabetin cirilik.

Pala shqiptare ka hyrë në bisedë me sërbet e pabarabartë dhe pa doreza,si rezultat ka firmosur nje fusnotë që ka krijue huti në popull.Nga firmosja e kësaj marrëveshje edhe sërbët edhe shqiptaret dalin me lavderime:Serbet thonë fituam ne,shqiptarët fituam ne,kështu lavderohen politikanet,kurse populli eshte mbetur i hutuar!Kërkesa jonë që bisedimet me Sërbinë të kushtëzohet,sikur po përkrahet edhe nga ndërkombëtarët,të cilët dorën zemër më shumë po përpiqen që çështja jonë të zgjidhet drejt,nga se po nuk u zgjidh drejt,konfliktet mbesin ndezur:Shefja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pak, ka thënë se për nisjen e negociatave me BE-së, Serbia duhet të ketë qeveri pro-evropiane.Se sa kemi fituar ne nga firmosja e marreveshjes  u dëgjua në Zërin e Amerikës:Pikërisht kjo marrëveshje është strumbullari i problemeve, thotë për Zërin e Amerikës, Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltare për Ballkanin pranë Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane.

Sipas saj, marrëveshja ishte një kthim i madh prapa për Kosovën dhe krijon imazhin se Serbia ende ruan një shkallë sovraniteti mbi Kosovën.Se SHBA do të na shoqërojnë në çdo hap tonin kjo është vërtetuar,por kjo nuk do thotë se SHBA-të do të na i zgjedhin problemet tona,problemet duhet të i zgjedhim ne,por do të kemi mbështetjen e tyre.Detyrë e shtetit tonë është të administroj  të gjithë kufijt e vet,kjo nuk bëhet pa forcat e sigurisë dhe organet e drejtësisë.

Mbrojtëja dhe administrimi i kufijëve nuk do të thotë se bëhet edhe pa sakrifica.Kosovës i duhen edhe mijëra polic,jo të tillë që sillen rrugëve dhe marrin paga,por që janë të përkushtuar  në administrimin e kufijëve me çdo çmim.Kur të jenë kufijët në duart tona,nese nuk doni të prishni dialogun,mund të vazhdoni një dialog teknik.Përderisa nuk i kemi kufijët nën administrimin tonë,çdo bisedë bëhet politike.Vetëm disa milimetra nëse i shkëputen Kosovës,populli nuk e sheh zgjidhëjen e problemit të Kosovës dhe mund të shkaktohet revolta popullore.Andaj nuk ka pse të i kërkohet lëmoshë në bisedime  palës sërbe.Firmosja e lirisë së Kosovës nuk është falur,por është bërë me gjak populli.

Pa rindërtimin e  shtetit të formuar.do të ndihen shumë mungesa:Shoqërisë nuk do të i ipet vendi i merituar,aty ku i takon,gjuha dhe kultura jonë kombëtare do të mbesin të cunguara.

A PO I JEPET VENDI I MERITUAR SHOQËRISË ATY KU I TAKON?

...Krijimtaria e jonë letrare sot,deshëm ne apo nuk deshëm është e rrezikuar nga sëmundëja e shoqërisë në tranzicion,në te ka klane dhe pikërisht janë klanet ato që i bëjnë pengesat.Talentët rrallë lindin si ishte Naimi,Gurakuqi,Pasho Vasa,Kadareja, të tjerët ndoshta duhen të stërviten shumë e shumë për të fituar një lloj eksperience.Fatkeqësisht shumë nga shkaqet thuajëse një numër të madh krijuesish të hapësirës shqiptare krijojnë jashtë atdheut shqiptar;Krijuesit jashtë atdheut vetëm të nxitur nga dëshira e madhe mundohen të krijojnë diç nga dëshira e madhe!Ata nuk i njeh institucioni i kulturës sonë,nuk kanë kurfarë stimulimi,ata botojnë duke fituar nga puna e krahut,duke nda kafshatën e familjeve ,për të botuar një libër.

Tani pasi krijuesit tonë veprojnë në Evropë,ata duan të njihen me kulturën e popujve ku jetojnë,dhe anasjelltas Evropianet duan të njohin kulturën tonë.

Kjo është shumë mirë të njohin dhe shkëmbejnë kulturën e njëri tjetrit:Por si bëhet kjo?

Nuk ka dyshim se gjuha e komunikimit është urë që lidhë popujt dhe kulturat e kombeve. Në këtë rast dëshira për të u njohur me kulturat e popujve tjerë,si dhe për të i shtyrë popujt europian të njohin kulturën tonë,disa krijues tanët i ka nxitë të përkthejnë libra në gjuhë të ndryshme europiane.Krijuesi ynë nuk do e ketë leht të bëjë këtë,nga se për të bërë këtë mrekulli duhet paguar përkthyesin me paga të majura,dhe në fund nga përkthimi i keq mund të del i zhgënjyar!Kohë më parë në një panair libri në Prishtinë u tha:

Institucionet kulturore, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, janë të fokusuar më shumë në promovimin e autorëve dhe veprave të ndryshme dhe anë tjetër ata harrojnë të mbështesin prodhimin letrar, i cili e dëmton dukshëm letërsinë shqipe. Në panairin e fundit të librit, që u zhvillua Prishtinë, patëm rastin të shohim një vërshim të letërsisë së huaj, përkthyer në gjuhën shqipe. Një fakt shqetësues në këtë drejtim ishte prezenca e cilësisë së dobët të përkthimit, madje disa nga veprat e përkthyera, i ofrohen lexuesit edhe të pa lekturuara.

Se sa po dëmtohet letërsia shqipe në këtë aspekt, një nga autorët e shquar shqiptar, Amik Kasoruho, e vë theksin pikërisht tek problemi i përkthimit, përkundër faktit se autori i veprës, mund të jetë shumë i mirë. “Nuk ka një përzgjedhje as të botuesit, por as të përkthyesit. Kjo mua më trishton, sepse më parë kur unë hap një libër e shoh se kush e ka përkthyer atë. Kur përkthimi është i dobët, unë nuk e blej librin, sepse ka një inflacion përkthimesh”, - shprehet ai. Ai më tej ka vijuar se gjuha shqipe nuk mund të ruhet nëse vazhdohet ky inflacion përkthimesh.

Përse ndodhë kjo?Asnjëherë më tepër se sot në shoqërinë shqiptare nuk ka pasur katedra të gjuhëve të huaja,nga aftësohen shumë të rinjë.

Unë nuk di sakt nëse në Kosovë ka apo jo shoqata përkthyesish,që më parë përkthehej në gjuhën sërbe,por pavarësisht ka apo nuk ka shoqata përkthyesish,sot ne kemi njerëz të aftësuar për përkthime.

Dikur në Kosovë kishte pak përkthyes shqiptar që mund të i njihëje me gishta,por ata e bënin punën e tyre në përkthim të nivelit,si psh:Rexhep Ismajli,Ymer Jaka,Masar Stavileci,Halil Murati,ky më duket ishte nga Shkupi,etj........ si mund të jetë e mundur që sot përkthyesit tanë të përkthejnë mos të flasim për kryevepra botërore në gjuhën shqipe,por thjesht një përmbledhëje të sotëme poetike,të e përkthejnë ashtu si në shkXV,duke hedhur mbi te barbarizma që nuk din si të u thuash në shqipe?!

Diqka duhet të i jetë e qartë çdo përkthyesi:Për të përkthyar tekstin gjuhën që përkthen,duhesh së pari të njohish mirë atë gjuhë.Nuk përjashtohet këtu edhe dhuntia,nga se përshtatëjen nuk mund të bësh pa një lloj dhuntie.Së pari të përkthesh veprën e dikuj duhesh të kesh moral që të pranosh përgjegjësinë që do ta marrish për individin që i përkthen,por edhe për opinjonin që të lexon.Kam dëgjuar një thënëje:Kur të përkthesh librin tënd je i lirë,po kur të përkthesh librin e dikuj nuk mund të lëvizish sa andej,sa këndej,pra duhesh të bëhesh pjesë e tij,të shoqërohesh,begatohesh dhe krenohesh me te.Unë mendoj se edhe po more librin tënd të e përkthesh,largoje ate nga vetja,bëne sikur jetë i huaj-po deshe të e përkthesh mirë.

Përkthimet nuk janë të gjitha të një lloj,zyrtari përkthen në stilin zyrtar,poeti në stilin poetik,gjuhëtari ate gjuhësor,etj....

Përshtatëja zë vendin qenësor në përkthim,nga se duhesh të stërvitesh shumë të gjesh shprehëjet që në asnjë mënyrë nuk e deformojnë kuptimin e domethënëjes së autorit cilin e përkthen.

Nëse përkthyesi lë këto deformime kjo do të thotë i ka gëlltitur pagat autorit,i ka humbur librin dhe ka nevrikosur opinjonin.

Ashtu si një mjeshtër i keq ndërtimtarie,që heq diqka nga fasada e një ndërtese,e i jep deformim dhe pamje shëmtuese ndërtesës,ashtu përkthyesi i dobët shëmton librin dhe autorin e tij!

Edhe diqka ndikon këtu;Sot në Kosovë të rinjët mësojnë shumë gjuhë huaja,po shqipja flitet në një metodë konstruktive(ping-pong),kurse duhet njohur mirë gjuhën letrare,për të bërë përkthim niveli.Nuk them se stimulimi nuk është i vogël,prap mendja më thotë se shtëpitë botuese gjejnë mjete për të përkthyar,po pengesat vijnë nga klanet,ato janë të përhapura në çdo pjesë shoqërie,edhe te letërsia.Sot shihet qartë se ky klan është i përhapur në gazeta dhe revista,shumë krijues me emra nuk mund të botojnë fare po nuk gjetën ndonjë lidhje aty kurse emra që nuk jan hiq krijues mbushin faqet e revistave.

Të kthehemi atje ku e kemi lënë këngën origjinale shqipe

NUK PRANOHET TË DËGJOJMË MUZIKËN TONË KAQ TË HUAJ DHE TË HESHTIM TË KTHEHEMI ATY KU E KEMI LËNË KËNGËN ORIGJINALE SHQIPE

Kënga jonë e begatëshme shqipe shumë kohë ishte nën thumbin e cenzurës egër,por prapseprap ajo mbahej dhe mbijetonte kohët,sepse ruante thelbin e vlerës së vet.Kënga jonë ishte shumë e lashtë,por e vequar në botë me ritmikë e melos shumë të pasur.U përcoll kënga jonë brez pas brezi,këngë me vargje me fuqi shprehëse,që jepnin zemër dhe moral për të dashur atdheun,të bënte të mburreshe me historinë kombëtare nga lashtësia e deri sot.Këngë me melodi të ëmbla dhe porosi të qarta ,që patjetër artistit i rrëmbenin shpirtin.E sotëmja i dha rastin çdokuj të merret me këngë,artistit të muzikës dhe pseudo-muzikantit,iu dha rasti të shkruaj tekste këngësh edhe krijuesit edhe atij që nuk e kupton  qka është krijimtaria,dhe nga kjo përzierje kompetencash të këngëtarit dhe pseudo-këngëtarit,pozita e këngës dhe këngëtarit kanë mbetur në kacafytje,me ata që nga lakmia për komercializëm e bënë tregun shqiptar dhe ate Evropian ku janë të strehuar shqiptarët,gumëzhimë ulurimash antikënge!Të kesh sot kohë të lirë, patjetër shpirti të kërkon relaksim me ndonjë muzikë,sepse ky art është art i shpirtit,por bëre u ngrite në këmbë të prekësh butonin e radios apo televizorit,programe muzikore do të kesh,por sa të kontaktoni me një lloj kënge shqisa e të  dëgjuarit të thotë se një këngë e tillë në mos qoftë antishqiptare,patjetër do të jetë antimuzikë shqipe!Të e pranosh antivlerën për vlerë,apo muzikën që nuk ka erë shqipe,është mashtrim dhe ikje nga realiteti:A kemi nevojë për një mashtrim të tillë?Unë mendoj jo,jo nga se ose do të dëgjojmë shqip,ose nuk do mund të e durojmë një diçka të huaj veshur në shqip dhe të  heshtim!Njësoj sikur të dëgjosh muzikë të huaj është e drejtë e secilit të dëgjoi qfarë të don,nuk mund të pranohet muzika jonë të bëhet aq e huaj.Ishin kohët e zeza pushtuese mbi ne,pastaj ato tragjike të luftës,ku pushtuesi u dha shancë disa të pavetdijshmëve të bënin pasuri dhe emër me antivlera e gënjeshtra,nga se kjo ishte armë e fortë e pushtuesit të huajsoi vlerën e kulturës sonë,por nga ajo kohë kanë kaluar dhjetë vite,kurse lulëzimi i shundit,kiçit,apo të bastarduarit jo vetëm që nuk ka të ndalur,por po rritet në shkallë të madhe.Nuk mund të bëhemi popull kiç për hirrë të tregëtisë së dikujt,dhe për hirrë të atyre që ua ka rrëmbyar shpirtin antivlera.Nuk e kemi as kohën,as shtytjen të shëndrrohemi në popull kiç,sepse nga popujt kiç druan edhe historia,kurse ne kemi një histori të begatëshme kombëtare.A do të guxojmë të rrijmë duarkryq para tëhuajsimit të kulturës sonë kombëtare?Mendoj se jo,sepse momentin kur këto fillojnë të zbehen,fillon tëhuajsimi,kurse neve pikërisht na ka mbajtur gjallë si komb,kultura,tradita gjuha dhe arti ynë kombëtar,në kohë pushtuesit nuk i kemi zhdukur por i kemi përsosur dhe ruajtur me krenari dhe sakrifica.Sot shqiptarët të cilët më lirë se kurrë më parë mund të e frymojnë kulturën ,duhet të e mbrojnë,zhvillojnë dhe  aq më tepër të e kombtarizojnë,asesi të e tëhuajsojnë.Tani kemi shtetin e ri,shtet i cili ka zgjedhur prijësit  apo kryetitullarët e kulturës,shpresojmë se ndonjërit prej tyre do të ua prishin gjumin ulurimat e disa muzikantëve dhe biznismenve tanë të asimiluar.Shundi e kiçi jo vetëm  që synonte të ngritej mbi muzikën e vërtetë,por ia ka nxënë frymën tërësisht.Vallë mos dojkan këta pseudo-artist,që të na bëjnë të krisur,që kohën kur jemi liruar nga pushtuesi,të na e robërojnë shpirtin?!I krisur padyshim mund të quhet ai huazon muzikën turko-greke,sllavo-rome,që memund u shkëputëm nga robëria e tyre,dhe të na e shes për tonën.Antivlera kulturore plot shund dhe kiç meriton dhe duhet të i shpallim luftë të hapur mes shoqërisë mediumeve,radio, tv,net, gazeta. Detyrë është kjo e shoqërisë në përgjithësi,e Ministrisë së Kulturës në veqanti,akademikët e muzikës duhet të e vlerësojnë drejt vlerën,duke u siguruar se është vërtetë vlerë të e lejojnë qarkullimin e saj në treg,tëstimulohet këngëtari i vlerës,të i zihet fryma antivlerave që drejt prej kafeneve dalin në treg,etj.....Dëgjuesi ynë duhet të pregaditet të njeh vlerën e mirëfilltë kombëtare dhe të ndërgjegjësohet në bojkotimin e drejtëpërdrejtë të shundit dhe kiçit.Koha është të kthehemi aty ku e kemi lënë këngën origjinale shqipe dhe nga aty ta zhvillojmë e begatojmë me vlera kombëtare,asesi me barbarizma e antivlera.

BRENGA JONË:SI TË RUAJMË DREJTSHKRIMIN DHE PASTËRTINË E GJUHËS AMTARE

 “Webster´s New Twentieth Century Dictionary” Instituti i Gjuhëve në Suedi më 1974 ka ribotuar pemën e gjuhëve indoevropiane, ku rezulton që gjuha shqipe të jetë më e vjetra ndër gjithë gjuhët e tjera indoevropiane.

Shumë nga studjues të këtij instituti mbështetur në këtë studim kanë ardhur pëlqimin se gjuha shqipe mund të quhet Gjyshja e gjuhëve indoevropiane.

Pavarësisht pushtuesëve të njëpasnjëshëm të cilët qëllim kishin të na varfëronin, të na përndiqnin, ne ngado që shkuam,shkuam me kokën lart sepse kishim një pasuri me vete, kjo pasuri ishte gjuha e pastër shqipe. Detyrë e jona ishte dhe mbetet të ruajmë këtë begati, për të cilën kanë flijuar me qindra mendimtarë dhe atdhetarë, për të ruajtur e pasuruar këtë gjuhë bukur me zell dhe përkushtim edhe në rrethana e kushte dramatike. Madje këtë mos të e merr askush se po themi ne, por e kanë thënë mendimtarë shquar:

KANË THËNË PËR GJUHËN:

Themelin e diturisë dhe atdhetarisë e përbën gjuha shqipe. (Mit´hat Frashëri)

Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij. (Eqrem Çabej)

Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar,sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve huaja,por me mësimin e gjuhës së vet. (Filip Shiroka)

Gjuha letrare s´është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare. (Idriz Ajeti)

Nisur nga këto të thëna,çdokush që merr lapsin për të shkruar në këtë gjuhë do të duhej të përpiqet të bëjë drejtshkrimin e duhur shqip,të thellohet kërkimin e fjalëve shqipe, të u shmanget shtimit të fjalëve të huaja, të cilat nuk janë të nevojshme kur kemi fjalë të ëmbla në gjuhën tonë të begatshme amëtare. Sot nëpër gazetat dhe revistat tona saherë lexojmë hasim gabime rrënëqethëse të drejtshkrimit,kurse gabimet më të mëdha në drejtshkrim i gjejmë nëpër faqet e internetit.Përdorimin në vende të panevojshme gjatë të shkruarit e hasim te ë, ç, xh, gj, te përdorimi i shenjave të pikësimit. Habia nuk vjen nga njerëzit e rëndomt që nuk mund shkruajnë drejtshkrimin, por nuk falet te njerëzit e arsimuar, kur pas pikës fillojnë me shkronjë të vogël dhe shkojnë edhe më tej duke shkruar edhe emrat me shkronjë të vogla. Drejtshkrimi i gabuar e shëmton gjuhën tonë të pastër si loti, po aq më tepër shëmtinë ia shtojnë përdorimi i shpeshtë dhe pa shije e kulturë i fjalëve të huaja. Shqiptarët të cilët sot nuk dijnë shumë gjuhë të huaja, e kanë të vështirë të kuptojnë komunikimin me televizionet dhe gazetat tona. Disa fjalë të huaja që në përditshmërinë tonë i hasim në mjetet e informimit dhe botime të ndryshme, vetëm sa ngatërrojnë lexuesin dhe nuk mund të i kuptoi edhe po të ketë pranë vetes disa fjalor të gjuhëve të huaja! Ja disa prej fjalëve që nuk kanë të bëjnë asgjë me shqipen:

Balotazh, konfirmim, aleancë, apsolut, president, parlament, elektorat, influencë, likuidim, anulim, avancim, patriot, anti improvizim, instalim, informim, dispozicion, lucid, kolizion, inspirim, ishull, oficiel, konkluzion, atakon, eleminim, shantazh, preferim, brutalitet, evitim, reprezentim, prioritet, prosperitet, primar, sekondar, presion, simpatizant, kaos, imazh, prognozë, evakuim, dominim, urgjent, asistenca, distribuim, parcializim, etj. Ne po përmendim vetëm disa nga këto fjalë huaja, që padrejtësisht i kanë futur në gjuhën tonë njerëz të shkolluar si gjuhëtarë,e të cilat asesi nuk duhet të zënë vend në fjalorin e gjuhës sotme shqipe. Me këto fjalë të huaja dhe shumë tjera si këto mund të hartohet ndonjë fjalor i gjuhëve të huaja përkthyar në shqip,por asesi fjalori i gjuhës shqipe. Po përse fusin kaq fjalë të huaja në gjuhën tonë të bukur autorët e këtyre shkrimeve? Ata sikur duan të na e mbushin mendjen ne lexuesëve se janë njerëz me kulturë të gjërë,se njohin shumë gjuhë, çështë e vërteta ata bëjnë të kundërten, njollosin gjuhën tonë të bukur dhe të pasur! Huazimet e fjalëve të huaja dhe futja e tyre në gjuhën tonë begatshme,sikur janë bërë sikur mishi e thoni në gjuhën tonë. Duhet të kuptojmë një gjë: Detyra kryesore e gjuhëtarëve tanë është pasurimi i gjuhës dhe spastrimi i saj prej fjalëve të huaja.

(VIJON)

  

 


 
 
     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
  © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .