Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Portal - DISA FJALË PËR LIBRIN E ADNAN MEROVCIT; NË HAP ME RUGOVËN

Filozofia e Dr.Ibrahim RUGOVËS, ka hyrë jo vetëm në historinë tonë kombëtare por
edhe ate botërore.

Shkruan:

Ramiz DËRMAKU

 
 

Libri i Adnan Merovcit "Në hap me RUGOVËN";  na paraqet në mënyrë autentike periudhën e gjatë të përpjekjeve paqësore  të udhëhequra nga gjeniu i kombit  Dr.Ibrahim RUGOVA për t'iu kundëvënë dhunës dhe represionit serb dhe për ti vënë themelet e pavarësisë së Kosovës dhe të një shoqërie demokratike, duke ndjekur  një politikë  paqësore gjatë viteve të nëntëdhjeta, që ishin shumë të egra. Filozofia e Dr.Ibrahim RUGOVËS, ka hyrë në historinë tonë kombëtare por edhe ate botërore, si
faza të rezistencës së mosdhunës, apo ndryshe mund ta quajme paqësore.

Pavarësia e plotë, arriti  në fazën e dytë të rezistencës , atë të
armatosur, që solli edhe ndërhyrjen e aleatëve të Kosovës , të vendeve demokratike, në dyert e të cilave , Dr. Ibrahim RUGOVA kishte trokitur më herët. Libri , fokusohet në aktivitetet  diplomatike  të Dr.Ibrahim RUGOVËS, ku s’bashku me te ishte çdo herë zoti Merovci, duke kryer shërbimin  e tij  jo vetëm si sekretar  teknik dhe roje personale  e ish-presidentit RUGOVA, por edhe si shef protokolli  dhe kryes i detyrave të ndryshme. Udhëtimet dhe takimet e tij në Uashington,Londër, Bon, Paris etj dhe qendrat tjera të vendimarrjes politike të liderëve të mëdhenj, ne të cilat çdo herë ishte i pranishëm edhe z.Merovci, në cilësin e sekretarit , i cili i përshkruan në mënyrë autentike dhe janë dëshmi të një kohe dhe të një personaliteti të veçantë, siq ishte Dr. Ibrahim RUGOVA. Presidenti amerikan ,KLINTON, e quante shpresë  e vetme drite në tunelin  e krizës në Ballkan&. Por shumë kritikë këtë periudhë rugoviane e quajnë si një  periudhë mbështetjeje në përceptimet e jashtme, duke lëvizur nga një shtetë në shtetin tjetër- kupëtohet shtetet e mëdha për ti informuar me realitetin që zhvillohej në Kosovë. Ky libër është thelbësor për ta kuptuar më thellësisht jo vetëm një periudhë të rëndësishme të historisë sonë , por edhe përpjekjet e tij diplomatike të Dr.Ibrahim RUGOVËS gjatë periudhës së rezistencës paqësore që i parapriu asaj të armatosur, këto orvatje të Dr. RUGOVËS, dhanë e dhe frutin e vetë, sepse ai krijoi shumë miqë dhe të aleatëve të Kosovës të cilët jo që e përkrahën por edhe e mbështetën ushtarakisht  Kosovën. Kosova e viteve të 80-ta karakterizohet me shumë ngjarje të rëndësishme. Në Kosovë shpërthyen demonstratat, filluan nga studentët e të përkrahura nga nxënësit dhe populli shqipëtar, ato patën jerhonë dhe si lëvizje për demokraci  ne këtë pjesë të Evropës. Ishte kjo një vazhdimësi e viteve të 60-ta, kur studentët të përkrahur nga populli .Këto protesta kishin këtë qëllim; lirinë, demokracinë, dhe pavarësinë.  Nën ombrellën e ish Jugosllavisë Serbi rrahu,plagosi,dënoi me vite dhe vrau shqiptarë. Serbia aplikonte pushtet të hekurt ndaj Kosovës. MIrëpo, gjeniu i kombit filloi ti jetësojë normat plural edhe demokratike, dhe ne ketë mënyrë ai me strategjinë e tij iu shmang një lufte të drejtpërdrejtë. Fjala Demokraci do të  thotë, ( në terma tue thjeshtëzuar, garë idesh, vizionesh, interesash, programesh..,etj. E si bartës i këtyre ideve ishte kush tjetër pos Dr. Ibrahim Rugovës. Ai me përkushtim të madhë i vuri në jetë metodat plurale e demokratike,dhe duke ju falenderu urtësisë së tij, jo që e shkatrroi sistemin komunistë por e shkatërroi edhe tërë Ish Jugosllavinë.

Në këtë kuptim, demokraci don të thotë dhe liri shprehjeje, liri shtypi, liri ndërgjegjeje, liri besimi, liri organizimi politik, e në këtë kuptim, pluralizmi është një ‘nënartikull’ i demokracisë Në një numër rastesh mund të lihet e nënkuptuar edhe marrëdhënia me ligjin sa herë që flitet për demokracinë, por në këto raste i bihet për shkurt, e koncepti "demokraci" përdoret në vend të konceptit Përcaktori "liberale" ka lindur si një përpjekje për të ndërtuar një koncept më të gjerë që të përfshijë si demokracinë, ashtu dhe sundimin e ligjit. "Rule of law", thuhet në anglisht, dhe kjo nënkupton më së pari e më shumti që çdo qytetar, nga më i përunjuri e deri te më i pushtetshmi, të përgjigjen njësoj paraligjit. demokraci liberale. Në fillim Dr. Ibrahim RUGOVA thonte: S'pari ka lindur liberalizmi, e më pas ka lindur  demokracia, d.m.th partitë, gara mes partive, votimi i lirë, qeveritë që vijnë nga vota e shumicës, liria e shprehjes etj. E kështu është krijuar sistemi i qeverisjes që thirret me emrin demokraci liberale, i cili nënkupton edhe demokracinë, edhe shtetin ligjor. Pluralizmi është pjesë e demokracisë. Nëse kemi thënë demokraci, kemi thënë dhe pluralizëm.

Prandaj sot shtrohet pyetja ka Ka sot në Kosovë Demokraci ? Pa hamendje themi pjesërisht, sepse tek ne liderët tanë po vrapojnë për të zënë poste, sot vërtetë ka liri fjale, liri shtypi, ka liri organizimi politik , ka mosmarveshje në me s të partive, prandaj edhe nuk ka rezultate . Akoma në Kosovë por edhe në trojet tjera etnike, nuk po mund të organizojmë zgjedhje normale. Shtrohet pyetja ..,pse ?  Është e vërtetë se akoma tek ne nuk janë janë duke u zbatuar  tërsishtë metodat plural edhe demokratike. Prandaj edhe lindin mosmarëveshje dhe mospajtime në mes tue partive. Por kjo nuk është ndonjë arritje e madhe. Edhe Venezuela e Chavezit ishte një vend demokratik për aq sa ishte. Egjipti i Mubarakut e Rusia e Putinit, gjithashtu. E me këtë logjikë, ne shqiptarët, edhe sikur t’ia dalim të mbajmë zgjedhje normale, prapë se prapë nuk do të na hyjë në sy si arritje. Pse? Sepse ne nuk jemi një shtet ligjor, një shtet i së drejtës, një shtet konstitucional . Deri sa ishte gjallë  Dr.Ibrahim Rugova, në LDK-es, nuk kishte mosmarrëveshje, xhelozi, urrejtje, fanatizëm hipokrizi, familjarizëm.., etj, jo pse Dr. Ibrahim Rugova ishte një diktatorë, por nga shkaku se ai të gjitha problemet e mosëmarëveshjet i zgjidhte ne mënyrë
paqësore dhe duke qeshur. Veti kjo që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenjë, kokat e afta intelektuale , gjeinit e kombit pra siq ishte Dr. Ibrahim Rugova. Si mund të flasim për demokraci në Kosovë,derisa liderët tanë asnjë veprim politik nuk guxojnë ta bëjnë pa u konsultuar me tue huajt. Për këtë lidership sovrani popull nuk është me rëndësi, me rëndësi janë premtimet e tyre boshe se po punojmë për tue mirën e K1tij populli. Deri më tani askush nga liderët tanë nuk ka dhënë llogari ndaj këtij populli , për veprimet etyre politike , për dështimet e tyre, keqëpërdorimet ,oferat korruptive,  dhe askush nuk  eka pytur këtë popull për hallet e tij. Ky popull po jeton në një krizë të thellë ekonomike psikologjike. Prandaj , për tëi mësuar metodat demokratike dhe demokracinë Ju liderë tue nderuarë lexojeni, Libri i Adnan Merovcit Në hap me RUGOVËN;  Në këtë kontekst, shtrohet pyetja se sa kjo demokraci është zhvilluar në Kosovën e pasluftës, apo a ka fare demokraci në Kosovë

Punuar me 6.10.2013

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .