Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

 


Ballina / Kritika dhe analiza - BLENDI FEVZIU Biografia e tij dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhėn

 

KASTRIOT MYFTARAJ

BLENDI FEVZIU

Biografia e tij dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhėnn


Prolog 1

Borxhi i Stefan Cvajg ndaj Blendi Fevziut
      Duke kėrkuar nė shkrimet e hershme tė Blendi Fevziut nė shtyp, ndesha nė njė shkrim qė ai e pati botuar nė kohėn qė ishte student, nė 1989, nė gazetėn “Studenti”. Shkrimi mban titullin “Tragjedia e Stefan Cvajgut” dhe mbi tė ėshtė shėnimi “nė 47 vjetorin e vdekjes”. Zweig (Cvajg) nuk ishte njė prej shkrimtarėve tė parapėlqyer tė regjimit komunist. Shumė pak qe botuar prej tij nė atė kohė nė Shqipėri. Prandaj, ishte njė nga ato gjeste tė vakėta tė hapjes qė bėnte regjimi komunist, qė botohej njė shkrim pėr tė nė gazetėn e studentėve. Natyrisht se njė gjė e tillė, siē ishte njė shkrim pėr njė shkrimtar deri mė atėherė tė papėlqyer, bėhej me porosi “nga lart”, siē thuhej nė atė kohė, nga Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror tė Partisė. Fevziu vetė pohon nė shkrim se Zweig nuk ishte ndėr shkrimtarėt e pėlqyer tė regjimit komunist, kur thotė:
      Nė periudhėn midis dy luftrave Cvajgu nuk i takoi asaj pjese shkrimtarėsh qė u ngritėn mbi botėn e mykur pėr ta shembur atė si R. Rolani, Emil Verhareni (me gjithė miqėsinė e madhe qė e kishte me ta), as pjesės tjetėr tė pėrfaqėsuar nga Hemingueji, Remarku, Olldingtoni qė nuk gjenin rrugėzgjidhje mes fatkeqėsive tė kohės.[i]
      Ajo qė Fevziu e quan me njė term tė propagandės komuniste pėr botėn kapitaliste, si“bota e mykur”, ėshtė bota drejt sė cilės po shkonin vendet komuniste tė Europės Lindore, nė atė vit historik 1989. Nė Shqipėrinė e vitit 1989, kur dikujt i jepej leje pėr tė shkruar pėr Zweig, nuk i kėrkohej mė qė ta shikonte nėn prizmin ideologjik, se vetė pėrkujtimi i Zweig ishte njė lloj shmangieje nga linja ideologjike. Kėshtu qė pėrmendja e “botės sė mykur” dhe e raportit tė Zweig me tė, ishte thjesht njė zell i tepruar ideologjik i Fevziut. Ashtu si ē’ ėshtė e tillė ajo qė Fevziu shkruan nė fund tė artikullit tė vet:
      Cvajgu qe njė utopist. Ai i shihte tė kėqijat e kohės, revoltohej prej tyre, por nuk i kuptonte rrugėt e zgjidhjes sė konfliktit mes tij dhe botės pėrreth. Kjo qe dhe tragjedia e jetės dhe veprės sė Stefan Cvajgut.[ii]
      Kėshtu, sipas Fevziut, tragjedia e Stefan Zweig ishte se ai nuk pati bindje komuniste dhe se nuk pati botėkuptim marksist-leninist. Nė tė vėrtetė, ishte vetėm tragjikomedia e Fevziut, qė shkruante kėshtu pėr Zweig nė 1989, kur njė gjė e tillė nuk tė kėrkohej nga regjimi komunist. Fevziu me siguri mendonte se duke shkruar kėshtu, do tė bėhej i pėlqyer pėr regjimin komunist, se do tė bėnte karrierė, duke u treguar zelltar ideologjik nė kėto kohė tė trazuara. Njė njeri qė shkruante kėshtu si Fevziu nė 1989, nė vitin e madh tė pėrmbysjes sė komunizmit nė Europė, nuk besonte se komunizmi qe duke rėnė, dhe mendonte se regjimi komunist do tė ishte nė fuqi edhe kur ai tė arrinte nė moshėn nė tė cilėn vdiq Zweig, pra pas 42 vjetėsh. Ēfarė do tė kishte thėnė vallė Zweig, nėse do tė kishte mundur tė lexonte kėtė shkrim tė studentit tė ri, i cili ende nuk i pati mbushur 20 vjeē? Me siguri do tė nėnqeshte duke parė tek Fevziu logjikėn dhe karakterin e Fushesė, tė cilit i pati shkruar biografinė, dhe do t’ i parashikonte Fevziut njė karrierė tė ngjashme me atė tė Fushesė. Kjo nuk do tė thoshte qė Fevziu do tė bėhej domosdoshmėrisht shef suprem i policisė si Fushe. Thjesht do tė thoshte se, pėr Zweig, sjellja e Fevziut do tė ishte e ngjashme me atė tė Fushesė. Gjithsesi, Zweig ėshtė debitor ndaj Fevziut pėr shkak se ky i fundit ka marrė mundimin qė tė thotė disa mendime qė do ta kishin ndriēuar Zweig pėr tė qenė mė i madh se ē’ ishte. Derisa Zweig nuk ia paguan dot borxhin Fevziut, po pėrpiqem unė tė bėj diēka, duke menduar se Zweig nuk do tė ishte kundėr, nisur nga ato qė ka shkruar ai. Unė besoj se edhe vetė Zweig do tė tundohej qė tė shkruante biografinė e Fevziut, nėse do tė njihte faktet e jetės sė tij. Aq mė tepėr kur vetė Fevziu ka shkruar nė artikullin e pėrmendur mė lart se:
      Cvajgu ėshtė njė nga ata tė paktė shembuj qė tregon se ē’ mund tė bėjė talenti i madh edhe me njė ngjarje tė zakonshme, para sė cilės shumė shkrimtarė do tė kalonin mospėrfillės. E gjithė vepra e tij, me aftėsinė e saj pėr tė qėmtuar nė ndėrgjegjen dhe psikologjinė e njeriut, ka fituar diēka jashtėkohore, tė tejjetshme.[iii]
      Sipas kėsaj logjike, nuk ėshtė ekzagjerim qė vetė Blendi Fevziu, tė jetė subjekt i njė libri biografik. Ironia e Historisė, ajo qė e mrekullonte Zweig, solli qė dy vjet pasiqė Fevziu kishte shkruar gjėrat qė kam cituar mė lart pėr Zweig, ai do tė ndėrmerrte njė sfidė tė llojit tė atyre tė Zweig. Nė vitin 1991 Blendi Fevziu, Ben Blushi dhe disa miq tė tyre shpallėn njė lloj manifesti intelektual, me titull “Brezi 22”, qė pėrmbante njė projekt pėr njė elitė intelektuale shqiptare. Emėrtimi “Brezi 22” vinte ngaqė Fevziu, Blushi dhe tė tjerė si ata patėn qenė 22 vjeē nė atė vit tė ndryshimeve nė Shqipėri. Nė manifestin e “Brezi 22” thuhej:
      Grupimi “Brezi 22” del nė njė kohė kur nė Shqipėri po masturbohet me fjalėn. Ai ėshtė njė grupim intelektualėsh tė rinj tė cilėt nuk pretendojnė tė jenė zėri i njė brezi, por pėr tė cilėt ky pozicion do tė ishte kėnaqėsi. Ata besojnė nė nocionin e brezit dhe pėr ta ky truall mė shumė se kurrė ka nevojė pėr dorėn e njė brezi. Me nocion brez ata kanė parasysh vetėm anėn cilėsore dhe aspak atė sasiore ose moshore. Ata janė tė sigurt se ai brez qė ia ndėrroi fytyrėn kėtij vendi njė vit mė parė ėshtė brezi mė i aftė, mė i talentuar, mė i pakompromentuar, mė i pakonsumuar, mė i paunifikuar dhe mė i varfėr aktualisht. Pėr ta, koncepti luftė brezash ėshtė sa naiv, aq edhe pasiv. Ata nuk pretendojnė tė thonė tė vėrtetėn e kulluar pėr sa kohė qė janė tė ndėrgjegjshėm se kėtė tė vėrtetė s’ e dinė as vetė. Ata shpresojnė qė me anė tė “Brezit 22” tė shkojnė tek e vėrteta.[iv]
      Cila ishte rruga, metodologjia, qė kishte gjetur Fevziu pėr tė shkuar tek e vėrteta, dy vjet pasiqė e pati qortuar shkrimtarin e madh Zweig nga pozita e kritikut marksist-leninist, dhe kur tashmė e pati braktisur marksizėm-leninizmin? Nė shoqėritė e lira ku e vėrteta nuk ėshtė njė dogmė qė imponohet zyrtarisht, kėrkimi i sė vėrtetės ka tė bėjė me gjetjen e njė shpjegimi, tė njė teze, mbi bazėn e fakteve, e cila tezė pastaj do t’ i nėnshtrohet kritikės dhe ballafaqimit me tezat rivale. Intelektuali paraqet versionin e tij tė sė vėrtetės dhe ai version ballafaqohet me tė tjerėt nė debatin publik. Por parakushti metodologjik i kėrkimit tė sė vėrtetės, ėshtė qė kėrkuesi i saj tė jetė i sinqertė nė kėtė pėrpjekje. Natyrisht, se pėr njė intelektual imperativi moral ėshtė e vėrteta, kėrkimi i sinqertė i saj. Amoralitet intelektual ėshtė qė tė shtiresh se kėrkon tė vėrtetėn, por nė fakt tė paraqesėsh me vetėdije diēka tė tjetėrsuar, tė rreme, si tė tillė. A ishte Fevziu i sinqertė nė kėrkimin e sė vėrtetės, kur e shpallte kėtė sfidė tė tij? Blendi Fevziu dhe miqtė e tij tė “Brezi 22” patėn pėrcaktuar pėr vetveten njė imperativ sjelljeje tė moralit intelektual, qė ishte kėrkimi i sė vėrtetės. Cila qe e vėrteta e Fevziut? Sot, 21 vjet pas manifestit “Brezi 22” Fevziu qartėsisht nuk ka dėshirė qė tė reflektojė nė paskqyrje mbi atė se ēka ndodhi me pėrpjekjen pėr tė gjetur tė vėrtetėn. Nė emisionin “Opinion” tė Fevziut, nė Tv Klan, ku diskutohet pėr gjithēka, nuk ėshtė gjetur kurrė koha qė njė mbrėmje t’ i dedikohet pikėrisht “Brezit 22”.
      Kurthi nė tė cilin bien shpesh biografėt ėshtė qė e teprojnė duke u bėrė  gjykatės moralė[v] tė personit, biografinė e tė cilit kanė marrė pėrsipėr tė shkruajnė. Vėshtirė se ndonjė biograf arrin ta kuptojė se ku ėshtė kufiri kėtu. Pjesa mė e madhe e tyre madje as qė e kanė kėtė dilemė. Njė shembull pėr kėtė ėshtė njė autor shumė i lexuar nė Shqipėri dhe nė Kosovė, Paul Johnson, i cili nė librin e tij “Kohėt moderne: bota nga 1920 nė 1990” e shqyrton historinė e botės nė shekullin XX, duke e matur me standard moral dhe duke kqyrur nga kjo pikėpamje sjelljen e aktorėve relevantė politikė dhe historikė tė kėsaj periudhe. Nė njė libėr tjetėr, me titull “Intelektualėt”, qė pėrmban biografitė e disa prej intelektualėve mė tė shquar laikė tė tre shekujve tė fundit, ai shkruan:
      Nė mėnyrė tė veēantė dėshiroj tė ndalem nė kredencialet morale dhe nė legjitimitetin e gjykimeve tė atyre intelektualėve qė kanė pretenduar t’ i diktojnė njerėzimit normat e sjelljes. Nė ē’ mėnyrė jetonin? Sa tė drejtė ishin kundrejt familjarėve, miqve dhe kolegėve? A ishin korrektė nė marrėdhėniet seksuale dhe ekonomike?[vi]
      Metoda e Paul Johnson ėshtė korrekte nga njė pikėpamje. Vetėm nė njė rast ka kuptim qė tė gjykohet moralisht njė intelektual, atėherė kur ai pretendon se ndjek njė imperativ moral. Ndėr rastet mė interesante qė shqyrton Johnson janė ata tė Jean-Jacques Rousseau (Zhan-Zhak Ruso), Karl Marx, Henrik Ibsen, Lev Tolstoy, Bertolt Brecht, Bertrand Russell, Jean-Paul Sartre. Kqyrja e njė individi nga pikėpamja morale, siē bėn Johnson, ėshtė sigurisht njė gjė e rėndėsishme, por ajo mbetet e paplotė nėse nuk zbulohen arsyet pėr tė cilat individi ėshtė sjellė ndryshe nga parimet qė ka shpallur se do t’ i prijnė sjelljes sė tij. A ka qenė ai i sinqertė kur ka shpallur credo tė tij? Nėse po, ēka e ka bėrė qė tė ndryshojė sjellje? Nėse jo, pėrse e ka shpallur atė, pėr vanitet intelektual, apo pėr arsye tė tjera? Pra, ėshtė ēėshtja e motiveve tė sjelljes. Sa i pėrket kėsaj, Johnson, dhe tė tjerėt si ai, thonė pėrgjithėsisht pak, se kėshtu do tė rrėshqasin nė “humnerėn” e teorive tė konspiracionit. Prandaj, tekefundit, biografi pėrfundon qė tė bėjė atė punė qė mund ta bėjė vetė lexuesi, dua ta them gjykimin thjesht moral sipėrfaqėsor. A nuk do tė ishte njė zhgėnjim i madh pėr lexuesin e kėtij libri nėse kur ta pėrfundonte atė do tė shikonte se bėhej fjalė pėr njė kronologji tė fakteve tė njohura dhe tė panjohura tė jetės sė Fevziut, tė cilat janė kqyrur nėn prizmin moral? Unė mendoj se njė intelektual ose politikan duhet gjykuar moralisht, jo thjesht pėr tė parė se sa pajtueshmėri ka mes imperativit moral qė shpall ai dhe sjelljes sė tij, por kryesisht pėr tė parė shkaqet e mospajtueshmėrisė, motivet qė kanė bėrė tė devijojė sjellja e tij. Paul Johnson, nė librin e pėrmendur mė lart, ka pėrzgjedhur individė qė pėrfaqėsojnė frymėn e kohės kur ata jetuan. Nga kjo pikėpamje, Blendi Fevziu, i cili ka lindur nė 1969, ėshtė njė individ qė pėrfaqėson frymėn e kohės nė tė cilėn jeton ai, nė Shqipėri, duke filluar qė prej periudhės sė fundit tė regjimit komunist dhe deri mė sot. Gjithsesi, unė nuk kam ndėrmend qė nė kėtė libėr t’ i bėj njė gjyq moral Fevziut. Nė metodėn e shkrimit tė kėsaj biografie, ka njė qasje morale vetėm pėr tė kqyrur nėse amoraliteti bėhet vetėshkatėrrues, nė kuptimin qė shkatėrron edhe aspiratat qė personi kishte nė jetė, dhe tė cilat mendonte se mund t’ i pėrmbushte me anė tė njė sjelljeje tė llogaritur amorale nė shoqėri. Shumėkush mendon se amoraliteti intelektual nuk e ka njė ēmim, por ėshtė e kundėrta, dhe jeta dhe karriera e Blendi Fevziut ėshtė njė provė pėr kėtė gjė.
      Njė nga mangėsitė mė tė mėdha tė letrave shqipe nė kohėn tonė ėshtė qė nuk shkruhen biografi kritike nga bashkėkohėsit pėr bashkėkohėsit. Njė nga gjėrat e pritshme qė mė pezmaton kur mendoj pėr tė ardhmen e largėt,  ėshtė se, kur pas disa dekadash tė shkruhen biografitė e personave tė njohur tė kohės sė sotme, ato do tė jenė pėrgjithėsisht tė ndikuara nga kulti qė ata kanė krijuar pėr vetėveten. Njė nga mangėsitė serioze tė njė biografi, kur ai shkruan pėr njė njeri qė ka jetuar nė tė kaluarėn, ėshtė se atij i mungon nė mėnyrė tė kupteshme njohja qė vjen nga pėrjetimi i kohės kur ka jetuar subjekti i tij, e me kėtė i mungojnė edhe  kategoritė mendore tė nevojshme pėr tė kuptuar thellė veprimet e subjektit tė tij. Pra, sfida e parė e biografit ėshtė qė tė lexojė pėr kohėn nė tė cilėn ka jetuar subjekti i tij, nė atė masė sa t’ i afrohet sa mė tepėr qė tė jetė e mundur njohjes qė vjen nga pėrjetimi, tė rindėrtojė formėsimin e njeriut tė kohės kur ka jetuar subjekti i tij, tė fitojė kategoritė mendore tė nevojshme pėr tė kuptuar veprimtarinė e subjektit tė tij nė kohėn e tij. Ne sot mrekullohemi me biografitė qė ka shkuar Zweig, si ajo pėr Fushe, por Zweig nuk qe bashkėkohės i Fushe, dhe me gjithė talentin e tij tė padyshimtė ai nuk nuk mund tė rrokte shumė gjėra nga mjedisi ku u formua dhe jetoi Fushe, nėse do t’ i mungonin libra tė mirė nga koha kur jetoi Fushe. Biografėt e sė ardhmes nė Shqipėri, nuk do tė kenė fatin e mirė tė Zweig, pėr shkak tė mungesės sė librave seriozė tė kėtij lloji, tė shkruar nga njerėz qė kanė pėrjetuar kohėn e komunizmit dhe tė tranzicionit, tė cilėt libra tė kenė aftėsinė qė tė shėrbejnė si guidė intelektuale pėr ata qė do tė jetojnė nė ardhmėri. Nė kėto rrethana ka shumė gjasa qė biografėt e sė ardhmes tė bien nė kurthet e kohės sonė. Gjithsesi, mjeshtri i biografive, Zweig, pėr mendimin tim ka bėrė njė gabim tė madh qė nuk na la asnjė libėr biografik pėr politikanėt dhe intelektualėt bashkėkohės me tė, botėn e tė cilėve e njihte mirė. Disa portrete qė ai bėn nė librin e tij me kujtime “Bota e djeshme: kujtime tė njė europiani” janė bėrthamė e librave tė mrekullueshėm qė nuk u shkruan kurrė, fatkeqėsisht. Ndoshta Zweig, njė njeri shumė i ndjeshėm, nguronte tė shkruante pėr bashkėkohėsit, tė cilėt gjendeshin pėrreth tij. Kėto e tregon fakti qė edhe kėto portrete tė bashkėkohėsve i bėn nė njė libėr qė e ka shkruar nė fund tė jetės kur gjendej i mėrguar nė Brazil dhe nga Europa e ndante jo vetėm oqeani, por edhe lufta botėrore. Johann Peter Eckermann, sekretari i Johan Wolfgang Goethe (Gėte), nė librin e vet “Biseda me Gėten”, shkruan se Goethe, nė 25 shkurt 1824, i tha:
      Unė kam pasur fatin e madh tė lind nė njė kohė kur bota ishte pjekur pėr ngjarje tė mėdha, ngjarje qė vazhduan gjatė tėrė jetės sime tė gjatė, duke u bėrė kėshtu dėshmitar i gjallė i Luftės Shtatėvjeēare, i shkėputjes sė Amerikės nga Anglia, pastaj i Revolucionit Francez, e mė nė fund i krejt epopesė napoleoniane deri nė pėrmbysjen e heroit si dhe tė shumė ngjarjeve tė tjera; ndaj edhe kam arritur nė tė tjera pėrfundime e bindje nga ē’ mund tė arrijnė ata qė lindin tani, tė cilėt do t’ i njohin kėto ngjarje nėpėrmjet librash qė ata nuk i kuptojnė.[vii]
      Koha e jetės sime ishte dhe ėshtė njė kohė e ngjashme me atė pėr tė cilėn flet Goethe. Por, derisa Goethe shqetėsohej pėr dėshmitė me shkrim qė po u liheshin pasardhėsve nga ajo kohė, ēka mund tė thuhet pėr dėshmitė qė po u lihen pasardhėsve nga Shqipėria e kohės sonė? Nuk ėshtė ekzagjerim tė them se kėto dėshmi mund tė pėrmblidhen nė dy grupe tė mėdha: nga njėra anė versioni i Blendi Fevziut, dhe nė anėn tjetėr ai i rivalit tė tij Sokol Balla. Kėshtu qė nuk ėshtė ēudi qė nė vitin 2012, bie fjala pėr Blendi Fevziun tė shkruhen biografi ku tė paraqitet si njė nga intelektualėt mė tė mėdhenj tė kohės sė tij, njė njeri qė ndoqi traditėn e paraardhėsve fisnikė qė ishin personalitete historike. Natyrisht se njė biograf qė do tė shkruajė pas 100 vjetėsh, do tė jetė i kufizuar nga mosnjohja e e shumė detajeve tė jetės dhe prejardhjes sė Fevziut. Kėshtu qė ka shumė gjasa qė biografi i sė ardhmes tė trashėgojė nga koha jonė vetėm njė kritikė tė pėrciptė dhe patetike ndaj Fevziut, tė cilėn ai, nė pjesėn mė tė madhe, do ta shpėrfillė si joserioze dhe politikisht tendencioze. Unė jam bashkėkohės i Fevziut, kam lindur tre vite para tij, nė 1966 dhe kam pėrjetuar kohėn e regjimit komunist nė tė cilėn jetoi ai, dhe kohėn e tranzicionit nė tė cilėn veproi ai. Pra, ndryshe do ta gjykoj unė si bashkėkohės sjelljen dhe veprimet e Fevziut, dhe ndryshe njė biograf i tij pas njėqind vjetėsh. Prandaj unė vendosa tė mos i shmangem sfidės sė cilės iu shmang Zweig, dhe ndėr bashkėkohėsit zgjodha Fevziun pėr t’ i shkruar biografinė, edhe si njė lloj stėrvitjeje para se tė shkruaj biografinė e ndonjė bashkėkohėsi mė tė rėndėsishėm se ai. Pėr arsyet qė tregova mė lart, nė kėtė libėr timin pėr Fevziun, veē tė tjerash kam edhe pretendimin, nė tė vėrtetė asfare modest, qė ky libėr tė bėhet nė tė ardhmen, deri edhe atė tė largėt, njė lloj guide pėr studiuesit, biografėt e sė ardhmes, mbi atė se si duhet qė ta shohin ata kohėn tonė dhe se si mund tė hynė dhe tė orientohen nė realitetin e asaj tė shkuare tė tyre, qė ėshtė koha jonė.
       Fevziu mė intrigon si personalitet, pėr shkak se ai pėrmbledh tė gjitha simptomat qė ka politikani, gazetari, intelektuali, madje edhe biznismeni shqiptar i kohės sė tranzicionit. Kur nė 11 qershor 2012, kandidati pėr President i shumicės parlamentare, analisti politik, Artan Hoxha u tėrhoq nga kandidimi nė momentet e fundit, kur zgjedhja e tij tashmė quhej punė e kryer, ai thjesht po ndiqte njė precedent tė krijuar nga Fevziu. Vetė kandidati Hoxha foli pėr shantazh qė iu bė prej opozitės, pa sqaruar mė tepėr se ku konsistonte ky shantazh, por analistė pranė opozitės, si Mustafa Nano, thanė qartė nė televizion, nė momentet kur kandidatura e Artan Hoxhės duhej tė kalonte pėr votim, se ai kishte qenė bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Kryetari i PS, Edi Rama aludoi pėr kėtė kur tha se kandidati Hoxha qe tėrhequr pėr shkak tė historive tė sė shkuarės sė vet. Precedenti i parė i bujshėm i njė tėrheqjeje tė tillė, pas fillimit tė pluralizmit politik nė Shqipėri, nė 1990 ishte tėrheqja e Blendi Fevziut nga kandidimi si deputet i PD nė zgjedhjet e para pluraliste nė 1991. Kėtė episod e bėn edhe mė tė dyshimtė fakti qė Fevziu nuk kandidoi mė pėr deputet, as mė pas, kur kaloi nga PD nė PAD.
      Fevziu ndonėse formalisht nuk ėshtė mė politikan prej vitit 2003, megjithatė ėshtė politikėbėrės i nivelit tė lartė. Fevziu ėshtė njė politikan-hije, madje njė politikan-hije i lartė, shumė aktiv. Nuk pėrjashtohet qė Fevziu t’ i rikthehet politikės aktive nė PD, nga ku doli nė vitin 1991. Fevziu sot ėshtė 43 vjeē dhe ėshtė lodhur duke bėrė punėn e gazetarit televiziv me njė rutinė tė pėrditshme. Pėrse tė ndjekė pas ministrat pėr t’ u kėrkuar benefice, kur mund tė bėhet vetė ministėr? Tekefundit, Fevziu nuk i pranon humbjet, dhe ai nuk mund tė rrijė pa e rifilluar edhe njė herė lojėn atje ku u ndėrpre pėr tė, nė 1991. Sot nė retrospektivė vetėm sa mund tė spekulohet pėr atė se si do tė kishte shkuar karriera e Blendi Fevziut nėse ai do tė ishte bėrė deputet i PD-sė nė vitin 1991, ēka ai e pati dėshiruar aq shumė nė atė kohė dhe pėr pak ia arriti. Gjasat qenė qė Fevziu tė kishte vazhduar tė bėnte karrierė politike nė PD, duke u bėrė deputet dhe ministėr, dhe duke qenė vazhdimisht nė rrethin e afėrt tė Berishės, ku ėshtė rikthyer tashmė, pas njė endjeje zhgėnjyese nė hapėsirėn e majtė tė politikės. Nė kėtė rast Fevziu nuk do tė kishte pasur njė karrierė mediatike si drejtues emisioni televiziv. Por, Fevziu-politikan, pa pėrmasėn e tij televizive do tė kishte qenė mė pak intrigues. Dhe Fevziu bėn gjithēka pėr t’ u dukur sa mė intrigues. Ai bėn gjithēka qė tė duket si njė njeri i formatit perėndimor, dhe kėtė kėrkon qė ta shartojė ēuditėrisht me diēka anakronike, me pėrmasėn aristokratike otomane tė sė shkuarės sė tij familjare. Kjo i jep njė ngjyrim donkishotesk Fevziut, pa frymėn ideale tė Don Kishotit. Nėse do tė parafrazoj titullin e kopjuar tė librit tė Fevziut “Piedestale pa statuja” do tė them se Fevziu ėshtė duke ndėrtuar pėr vetveten njė “statujė” pėr tė cilėn po kėrkon njė piedestal. Blendi Fevziu kėrkon tė ndėrtojė pėr vete imazhin dhe “statujėn” e aristokratit-intelektual. Por mjafton qė kėtij imazhi dhe kėsaj “statuje” t’ i japėsh ndriēimin e duhur dhe do tė duket qartė se ėshtė fjala vetėm pėr bejlurēinėn-laro, pėr tė cilin flet Noli. Ky libėr imi, ndoshta mund tė shėrbejė si piedestali mė i pėrshtatshėm pėr “statujėn” e Fevziut, qė ajo tė duket mė qartė. Nė Shqipėri, nėse dikush boton njė libėr biografik pėr njė bashkėkohės, shumėkush do tė thotė se autori e ka bėrė kėtė gjė pėr njė inat personal. Ende nuk ėshtė krijuar kultura e shkrimit tė biografive pėr personat bashkėkohės me profil tė lartė nė shoqėri, posaēėrisht nė politikė dhe nė formėsimin e opinionit publik, siē ndodh nė botė. Blendi Fevziu ėshtė padyshim njė person i tillė. Seneca ka thėnė:
      Bonis nocet, qui malis parcit.[viii]
      Shumėkush mund tė thotė se unė e kam shkruar kėtė libėr kundėr Blendi Fevziut se ai nuk mė ka ftuar nė emisionin e tij, apo se mė ka paguar dikush. Natyrisht se kėshtu do tė flasė Fevziu, jopublikisht kuptohet. E vėrteta ėshtė se unė kam qenė i pranishėm, me masė natyrisht, nė tė gjitha emisionet e rėndėsishme tė televizioneve shqiptare, me pėrjashtim tė atij Fevziut. Kėshtu qė lexuesit mund ta nxjerrin vetė pėrfundimin. Sa pėr atė se mė ka paguar dikush qė ta shkruaj kėtė libėr, lexuesit mund ta nxjerrin vetė pėrfundimin mbi atė se a kishte interes Fevziu tė mė paguante qė ky libėr tė mos botohej dhe madje tė mos shkruhej fare, duke qenė se Fevziu ishte nė dijeni se ky libėr po shkruhej dhe do tė botohej. Pra, secili le tė gjykojė sipas dėshirės pėr kėto dy ēėshtje. Ky nuk ėshtė njė libėr i shkruar me mllef, e shumta ėshtė njė libėr i shkruar me ironi dhe, ndonjėherė, me sarkazmė tė detyruar. Ky libėr nuk e kam shkruar me kėnaqėsi, siē mund tė mendojė ndokush. Tė shkruarit e kėtij libri ka qenė pėr mua njė lloj pune e detyruar intelektuale, nė sensin qė unė e nisa kėtė punė me bindjen se ky libėr ishte i nevojshėm. Ky libėr biografik pėr Fevziun ėshtė shkruar edhe pėr ata njerėzit e mirė, tė cilėt ulen para televizorit nė mbrėmje pėr tė pėrcjellė sadopak emisionin e Fevziut. Njė biografi e Blendi Fevziut ėshtė nė mėnyrė tė pashmangshme njė psikobiografi, siē quhet njė zhanėr shumė i lėvruar nė botė kohėve tė fundit. Fevziu ka njė personalitet tė deformuar tė pervertuar nga diktatura komuniste, nė rrethana dhe nė mėnyrė tė veēantė. Kėtė personalitet tė deformuar Fevziu e ka zhvilluar mė tej, ashtu siē zhvillohet njė pėrbindėsh si pasojė e njė mutacioni.
      Shteti shqiptar, pėr herė tė parė qėkurse tė rinjtė i nėnshtroheshin njė procesi tė imponuar shtetėror formėsimi, me anė tė librave tė Enver Hoxhės, sot ėshtė angazhuar qė me anė tė librit tė Blendi Fevziut “Enver Hoxha”, tė bėjė formėsimin e nxėnėsve dhe studentėve me njė version praktikisht zyrtar mbi Enver Hoxhėn. Promovimi i librit tė Fevziut u shndėrrua praktikisht nė njė mbledhje tė pėrbashkėt jozyrtare tė qeverisė dhe tė shumicės parlamentare, ku vetė kryeministri Berisha u angazhua pėr tė bėrė njėfarė recensuesi tė librit tė Fevziut, duke e ēmuar atė si libėr tė pakundėrshtueshėm. Duket se Fevziu e shkruajti librin “Enver Hoxha”, pėr tė fituar kredencialet e biografit antikomunist, para se tė shkruajė biografinė e autorizuar tė Sali Berishės. Njė biografi qeveritare e Enver Hoxhės ėshtė shėrbimi mė i keq qė mund t’ u bėhet letrave shqipe, ndoshta edhe mė e keqe se njė libėr idolatrik pėr Enver Hoxhėn. Ėshtė perversion intelektual. Prandaj u ula tė shkruaj njė kritikė tė librit tė Fevziut “Enver Hoxha”.       Unė kam arsye qė tė besoj se libri i Blendi Fevziut “Enver Hoxha”, i botuar sė fundmi, nė thelb nuk ėshtė gjė tjetėr veēse libri qė Blendi Fevziu filloi tė shkruante pėr Sali Berishėn, nė 1996, por i pėrshtatur, siē do tė tregoj nė vazhdim tė librit tim. Nė atė kohė, Blendi Fevziu filloi tė shkruante njė biografi pėr Berishėn, nė bashkėpunim me Aurel Plasarin, ose mė saktė nėn drejtimin e kėtij tė fundit. Kur lexon librin e Fevziut pėr Enver Hoxhėn, e kupton se ky libėr ėshtė shkruar nė bashkėpunim tė ngushtė me Aurel Plasarin, madje nėn drejtimin e kėtij tė fundit.
     
Kastriot Myftaraj
Tiranė shtator 2012
 

Mė shum mund tė lexoni duke klikuar kėtu: BLENDI EVZIU Biografia e tij dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhėn


[i] Gazeta “Studenti”, 23 shkurt 1989, f. 7
[ii] po atje: f. 7
[iii] po atje: f. 7
[iv] Ben Blushi, Blendi Fevziu, “100 ushtarė”, Botimi i Grupimit Brezi 22, Tiranė 1992, f. 3
[v] Me fjalėn “moral” kėtu kuptoj normėn e sjelljes sė pėrgjithshme tė individit, tė pėrcaktuar mbi bazėn e koncepteve tė sė mirės e sė keqes, dhe natyrisht pėrjashtoj kuptimin e gabuar tė kėsaj fjale, qė ka konotacion thjesht seksual. 
[vi] Paul Johnson, “Intelektualėt”, Botimet “Elta BS”, Prishtinė 2009, f. 8
[vii] J. V. Gėte, Vepra tė Zgjedhura, vol. IV, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1987, f. 77
[viii] Lat.- Njerėzit e mirė i dėmton, ai qė toleron tė keqėt.

 

 


 
     
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .