Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 
 

 

 

 Kritika dhe analiza

1

2


   

DASHURIA LIND BASHKĖ ME POEZINĖ

Sevdije Rexhepi “SIMFONI E HESHTUR”, poezi, botoi “URA”, Gjilan 2003, faqe 64

Nga: Shefqet DIBRANI

Sh. Dibrani

 

 

Poezia e Sevdije Rexhepit ngjallė emocione lirike tė cilat sikur pa dashje rikujtojnė zymtėsinė e njė vjeshte e cila pa mėshirė i ka zhveshur pemėt nga frutat e tyre, kurse gjethet era e ftohtė ua ka pėrplasur ndanė rrugės... Poezia e Sevdije Rexhepit ėshtė njė tip i poezisė lirike, por qė ka edhe imazhe tė theksuara metaforike, duke e bėrė poezinė dhe autoren mė tė ndjeshme, mė pėrjetuese dhe mė melankolike: “Ditė vjeshte.../ Bie shi i ftohtė ngadalė/ ..../ Diēka tė qetė s’mė lė?.../ Nuk e di pse shpirti im nuk pushon,/ Pse nuk fle?!”, (faqe 5).

Sevdije Rexhepi i takon brezit mė fatkeq tė krijueseve dhe krijuesve letrarė qė ka pasur Kosova, ngase ajo ka bėrė njė rini tė pa rini. Tėrė shkollimin e saj e ka kryer nėnė rrethanat e aparteidit klasik qė ishte mbėrthyer Kosova. Ajo nuk ka pasur rastin as t’i shijoj dhe as t’i pėrjetoj aktivitetet dhe angazhimet kulturore qė i ka kudo rinia studentore, as kurrė nuk ka pasur rastin tė bėjė njė bujtje nė konviktin dhe as tė hajė njė shujtė tė ngrohtė nė mensėn e studentėve. Por: “Nė kėtė ditė tė pakohė/ Nė pikėn e njėjtė qėndroj/ Mbi valėt e momentit mundohem tė fluturoj/ Bashkė me kohėn qė nuk pret”, (faqe 10).

Ajo, e mbrusur me idealin pėr tė ardhmen e saj, sikur nxitoi t’i ikte jetės studentore, qė pėr brezin e saj ishte mė shumė se torturė, tė paktėn nga bastisjet e policisė serbe nėpėr tė tė ashtuquajturat  “shkolla – shtėpi”.  Gjatė gjithė shkollimit tė saj, privilegjet qė i kishin kudo studentet nėpėr universitetet botėrore, shqiptarėve  u ishin mohuar krejtėsisht,  dhe krejt natyrshėm vargjet qė poetizohen si sinonim i erėrave tė ftohta, tė vjeshtės a dimrit, shirat qė binin pa pra, e pa reshtur, personifikojnė personalitetin e studentes kosovare nė ato rrethana kur Sevdija u shkollua. “Kjo erė e ftohtė dimri/ Shprish pa mėshirė flokėt e mia/  E mė mbyll sytė si pėr inat/ Me pluhurin e qytetit tim,/ .../ A thua, cili do ta triumfojė dėshpėrimin?/ .../ Nė heshtje lexojnė vuajtjet e njėri-tjetrit,/ .../ Pėr njė ditė tė ngrohtė, pa erė.”, (faqe 6).

E vetėdijshme pėr gjendjen qė mbretėronte nė atė kohė, ajo me sukses i sfidoi vėshtirėsit e kohės pėr tė marrė mė vonė epitetin e njė intelektualeje e cila me vetėdije ka regjistruar kohėn e saj tė rinisė e tė studimeve nėn njė pushtim, siē thamė klasik dhe tejet primitiv. Poetja ka vazhduar rrugėtimin e saj “Nėpėr shtigjet e panjohura/ Qė kurrė mė parė shkelur si ka(m)/ Por erdhi stuhia/ E mori gjithēka me vete...”, (faqe 13). Pikėrisht ishte kjo vetėdije krijuese, si indikacione qė mė rikthyen pėr tė rikujtuar (edhe njė herė) atė kohė tė trishtėt, qė mos ia pafsha askujt, pa le femrės e studentes kosovare, veēmas njė intelektualeje qė tashmė ėshtė edhe poete, siē e kemi rastin me Sevdije Rexhepin dhe lirikat e saj: “Ky shi qė bie e nuk ndalet dot/ gėlltit pa mėshirė orėt e kėsaj dite/ dhe e mbėshtjell me monotoninė e saj...”, (faqe 15). Ndėrsa beftėsia e kėtyre lirikave, dhe sidomos tendenca e pėrhershme pėr t’iu dhėnė njė sharm lirik, sa tė dėshirueshėm po aq edhe tė pranueshėm,  japin  njė nuancim personifikues, poetik e letrar, duke e bėrė kėtė poezi edhe mė tė pranueshme.

 

PIKAT E SHIUT

Sa shumė pika

Nė dritaren time

Nuk mund t’i numėroj

Dhe as qė mundohem fare

Bien shumė ngadalė

Dhe qetė-qetė rrėshqasin

Deri nė pakufi

Ngase fundin e kėtij udhėtimi nuk e di,

Sodis me kureshtje

Humbėm nė thellėsinė  e imagjinatės sime

Papritur ylberi shfaqet

Dhe nė dritaren time troket

                 Faqe 18.

 

Dhe, tani pas kaq e kaq vitesh, mund tė mendojmė se autorja: nėse jo qėllimisht, biles nė mėnyrė spontane i paska regjistruar ato fenomene tė cilat kanė lėnė gjurmė nė vetdijen e saj krijuese. Kjo poete dhe brezi i saj, jo vetėm qė pėrballuan njė apartaid klasik, por pritėn e pėrcollėn luftra tė ashpėra, pikėrisht atėherė kur ishin nė njė lloj embrioni krijues “sepse sa herė qė bėn(j) hapin e parė/ takuan(oj) edhe udhėkryqet e saj”, (faqe 27), kurse jeta me tė papriturat e saj vinte pengesat e saj si njė “erė e ftohtė fryn/ ditė e marrė marsi/ mė mėrdhin zemrėn/ ngase nuk e di...”, (faqe 19).

Mbarimi i luftės do ta gjenė Sevdijen dhe brezin e saj, dik pa shtėpi e katandi, tė tjerė pa tė afėrmit e tė dashurit, e pėrgjithėsisht Kosovėn pa institucione tė konsoliduara shtetėrore e kulturore, dhe pa ndonjė vizion e ardhmėri tė qartė. Sado qė Kosova tashmė e kishte fituar (bile?!) lirinė e tė shprehurit, ky vend edhe sot e kėsaj dite mbetet pa njė brezė qė mund tė mendohet si elitė e re krijuese.

 

PSE SOT... KĖSHTU?

Ndoshta pse diell nuk jam

E tė lėshojė rrezet

Pse s’mund tė shndėrrohem nė re, nė shi

Tė shpėrndaj freski

Apo pse jam dikush tjetėr

Se gjithēka qė ndiej vė nė letėr

Apo pse jam shumė e marrė

Qė pėlqeva nė shikim tė parė

Ndoshta pse i besoj ēdo fjalė qė shkruan miku

Qė rrjedhin nga brendėsia apo kotėsia

Nuk e di

Por e di se sot ndihem si fėmijė.

                     Faqe 23.

 

Jo vetėm rasti i Kosovės, por i tė gjitha vendeve qė kanė kaluar tranzicionin politik me kaq dhembje, kanė mbetur pa njė brez, pasi siē thotė maksima filozofike “revolucionet i hajnė bijtė e vet”, por nė atdheun tonė kemi mungesėn e disa brezave krijuesish pėr shkak tė rrethanave qė i pėrjetoi ky vend dhe ky popull. Kurse Kosovės edhe sot e kėsaj dite i mungon njė brez elitė qė do ta pėrfaqsonte me dinjitet krijimtarin letrare tė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar dhe kėtė dekadėn e parė tė kėtij shekulli qė sapo kemi hyrė. Megjithė rrethanat e kohės, Sevdije Rexhepi arriti tė konsolidohet dhe tė formsohet si poete, duke u paraqitur  me pėrlmbledhjen e saj tė parė poetike “Simfoni e heshtur”.

 

SIMFONI E HESHTUR

Ditė vjeshte...

Bie shi i ftohtė ngadalė

Nuk dėgjohet tjetėr veēse ushtimė dhe ritėm

Tė shndėrruar nė melodi qė pėrsėritet

Me nota nostalgjike

Deri nė mbarimin e kėsaj simfonie

Mendoj,

Kujtoj,

Dhe pyes mendjen:

Pse diēka tė qetė s’mė lė?...

Nuk e di pse shpirti im nuk pushon,

Pse nuk fle?!

             Faqe 5.

                                                   

Pėrmes metaforės sė “simfonisė” ajo mėton tė imponohet si njė poete qė nuk rri nė heshtje sado qė nė pjesen e dytė tė titullit sinonim ka heshtjen. Pėrmes kėsaj heshtje poetja ka mėtuar tė sjell mesazhin e tė  gjithave rrapėllimave tė ditės tė cilat me tėrė ato kufizimet e shumta, sikur tregojnė se ajo ka pasur njė mungesė jete. Por, duke sfiduar tragjiken kolektive dhe atė individuale, ajo ka sėndertuar konceptin e veprės qė marret me fenomene dhe devijime qė e dėmtojnė njė shoqėri tė tėre: “Dhe mė pėrkujtojnė rrugėn e nisur nga Ti/ Me fjalė falso...”, (faqe 32), “Topi ishte nė anėn tėnde/ Mė propozove tė luaj/ Edhe pse rregullat e lojės/ Nuk i dija/ Kur fillova tė mėsohem/ Tė luaj mė mirė/ Godite aq fort/ Sa...”, (faqe 35), diku tjetėr poetja shprehet edhe mė me zemėrim si ta zėmė nė vargjet qė po citojmė: “Ti ndoshta i ke dhėnė zemėr dikujt tjetėr/ E kėta rreshta do tė gjejnė ngushėllimin/ Ku tjetėr, pos nė letėr!...”, (faqe 48). Duke e kundruar fenomenin e lėnies, braktisjes e tė fjalės peng pėr pritje tė gjata, poetja me mjaftė mllef e pėlcet durimin: “Zėri yt mė vjen nga larg/ Si njė ushtimė.../ Ē’thua ti?/ Tė pres dashurinė tėnde/ O tė nis kėrkim tė ri?!”, (faqe 53).

Poezia e Sevdije Rexhepit imponohet me njė qasje reale, ofron mesazhe aktuele me prirje sforcuese edhe nė aspektin kualitativ. Pa dyshim poeza e Sevdijes ėshtė produkt i rrethaneve qė kaloi kombi ynė, ėshtė vet shtrati i kėtyre venerimeve letrare, ku ka bėrė pėrpjekje pėr tė regjistruar fenomenet dhe ngjarjet qė kanė ndodhur rreth dhe nė unin e saj. “Shtegtimi ėshtė aq i ngadalshėm/ Nėpėr valėt e jetės/ .../ Nga ndrojtja nuk zbehem/.../ nėpėr gjurmėt e mia tė arrish/ Nė pikėqėndrimin ku unė pres...!”, (faqe 54).

Pavarėsisht nga ajo qė thuhet se poezia ėshtė intime, poezia e Sevdijes sikur kalon kėtė eviniment pasi ajo ka thėnė edhe tė pėrgjithshmen e atyre, pėrkatėsisht ka pėrshkruar me sinqeritet realitetin shoqėror e politik, dhe atė historik qė kaloi kombi ynė, pėr t’u bėrė si njė “flluskė bore qė pret lindjen e njė tė nesėrmeje tė re”.

Mė shumė se sa njė poezi estetike, kjo poete ka bėrė pėrpjekje qė lexuesit tė saj t’i sjell njė poezi etike e cila me indikacione tė theksuara merret edhe me fenomenet qė kenė qitur krye viteve tė fundit. Sidomos nė Kosovėn e pas luftės ku atė vend tė ēliruar nga njė pushtues i egėr klasik, e kanė pushtuar kulturat e gjithė universit tokėsore, dhe kjo ka ndodhur nė kuadėr tė misionit pėr tė ruajtur paqen politike.

Natyrisht, Sevdija ėshtė e vetėdijshme pėr misionin qė ka; qoftė si poete, qoftė si intelektuale, po mė shumė si njė femėr e emancipuar. Vetėdija si njė nocion etik e lidh mė shumė autorėn me fatin tragjik dhe historik qė kaloi kombi ynė. Pastaj angazhimet e saj letrare lidhen edhe me lėvizjet e shumta soc-kulturore dhe me pasojat e rrėmujes e rrėmetit qė kalojnė tė gjitha shoqėrit nė konsolidim politik, shoqėror e kulturor. Por, poezitė qė ua kushton: gjyshit-babokit, nėnės dhe babait dėshmojnė pėr njė etikė kulturore e letrare karshi etėrve qė na sollėn deri nė tė tashmen tonė tė gėzuar.

Shikuar nga ky prizėm mund tė themi se poezia e Sevdijes ėshtė zė i lidhur me lėvizjet qė kalon koliktiviteti i vet nacional dhe ai kombėtar, tamam siē potencuam mė parė, poezia e saj ėshtė e lidhur ngusht me fatin dhe tragjikėn historike dhe atė sociale tė kombit tonė. Duke lexuar poezinė e Sevdijes, vėrejmė se ajo si autore thellė e ka kuptuar procesin e sėndertimit tė koncepteve, dhe lehtė e ka pranuar jetėn si njė proces nė pėrpunim e sipėr, kurse  shoqėrin e pėrdor si njė argument pėr t’i pasqyruar ndryshimet etike e psikike qė po i bėnė kombi ynė.

Fryma lirike e kėsaj poezie, sikur paraqet dramen reale tė femrės nė shoqėri e cila pėr ditė e mė shumė pėrballet me nėnēmimin, pėrbuzjen dhe injorimin dhe kėto fenomene ajo mė shumė i ka ndrydhur e shtrydhur si ndjenja personale tė cilat vazhdimisht shoqėrohen me pika tė ftohta uji, shiu, a erėra tė ftohta vjeshte e dimri, fate kėto qė nuk e lėnė atė tė dalldiset si njė poete pa koncept, madje duket se kėto rrethana atė mė shumė e kanė detyruar tė preokupohet me tė qenit pjesė e shoqėrisė nė ndryshim nė njėren anė, dhe nė anėn tjetėr pėr t’i dhėnė koncept real jetės dhe poezsisė sė saj.

 

JAM KĖTU

Nėpėr agimet e para

Kur rrezet ballin tim lėmonin

E mė zgjonin

Eca ngadalė nėpėr vite

Dhe thura vargje

Tė mbėshtjella me ėndrrat e mia

 

Kur qielli ishte i ngrysur

Retė pa mėshirė luftonin

E sillnin shiun rrebesh

Pas kėtij rrugėtimi me shtrėngata

Bashkudhėtare me ylberin u bėra

Ia fala ngjyrat e arta

Dhe ngrohtėsinė e diellit...

 

Sot sėrish jam kėtu

Nė kėtė Tokė

Me Ty...

          Faqe 60.

 

Vėllimi poetik “Simfoni e heshtur” i Sevdije Rexhepit jep indikacione tė mjaftueshme pėr tė kuptuar se autorja ka sens poetik, ka ideshmėri dhe ka stil pėr tė prekur fenomene a dukuri interesante. Dhe padyshim me njė kujdes paksa mė tė shtuar nė aspektin estetik dhe figurativ, ajo mund tė ndertoj njė varg edhe mė tė qėndrueshėm, dhe karshi kėsaj mund tė profilizoj stilin e saj krijues, pėr t’u bėrė pastaj njė poete e kėrkuar dhe admiruar.

 

St. Gallen/Zvicėr, tetor 2009.


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .