Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

Kritika dhe analiza - Recension

Vargje të fuqishme për Azem e Shotë Galicën

Shkruan:
Bedri Tahiri
 


 

 

Dhe, një ditë, më 28 shtator 2013, tek po bisedonim buzë Adriatikut kaltrosh me Skënder Kapitin ra fjala për një atdhetare që po jetuaka në Durrës me mbiemrin Jorgoni. Sakaq më erdhi ndërmend Perikliu, cili para ca ditësh na e kishte lënë shëndenë në një aksident trafiku. Në mbrëmje zgjodhëm enigmën. Elida Jorgani erdhi me poemën që për herë të parë po e shihja, të cilën ma besoi dhe më autorizoi që kur të më jepet mundësia edhe ta publikoj. Është fjala për poemën “Nën qiellin e mrrolur të Kosovës”, hartuar diku në vitet ’70 nga poeti, përkthyesi, redaktori, gazetari e atdhetari i madh, nipi i Hilë Mosit, i palodhuri Perikli Jorgoni...


 

    Cili ishte Perikli Jorgoni?


 

      Perikli Jorgoni u lind më 15 gusht të vitit 1936 në Tiranë dhe po aty kreu shkollën dhe studimet universitare. Për shumë vite  ka punuar mësues në shkollat e Tiranës e më pas si gazetar e si përkthyes në shtëpinë botuese "Naim Frashëri". Ishte shumë aktiv në jetën letrare të vendit, veçanërisht si përkthyes. Ka botuar disa vëllime me poezi dhe me përtkhime, ndërsa kohët e fundit ishte bërë promotor i botimit të revistës letrare "UpDate D" në Durrës.


     Jorgoni gjatë gjithë jetës së tij karakterizohet si një individualitet njerëzor, një krijues origjinal, i shumanshëm dhe një përkthyes më një talent të spikatur, kryesisht i poezisë botërore, duke lënë pas një trashëgimi të vyer edhe për brezat e ardhshëm. Falë kulturës dhe aftësive të tij si shqipërues, ai mundi të sjellë në
gjuhën shqipe emra të tillë nga poezia botërore si: Safo, Kavafis, Gijom Apoliner, Friedrich

Horderlin etj.


       Perikli Jorgoni, me një frymëzim të fortë intelektual dhe patriotik, mori pjesë në të gjitha debatet që shoqëruan rritjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, duke lënë gjurmë të qarta edhe si publicist i lirë dhe veprimtar i lidhur ngushtë me vendin dhe kombin, deri kur u nda nga jeta, më 12 dhjetor 2012, në moshën 76 vjeçare.


 

      “Ka bërë një mal me përkthime dhe keqardhja më e madhe është se nuk i kanë bërë jehonë veprës së tij, nuk i kanë marrë në analizë vlerat"- shprehet shkrimtari i njohur Faslli Haliti.  Ndërkaq, shkrimtari Shpend Topollaj tha se e ka pasur Perikli Jorgonin mësues të letërsisë në Shkollën Ushtarake "Skënderbej". "Prej një shkolle ushtarake ai ka nxjerrë një plejadë shkrimtarësh, poetësh, dramaturgësh". "Ai bëri të flasë shqip shumë nga kolosët botërorë, duke sjellë përkthime me atë dashurinë Noliane për gjuhën shqipe". 


 

     Elida Jorgoni, bashkëshortja e tij e fundit,  Misionare e krishterë ungjillore, e cila në vitet 1992-2002, la qytetin e saj të lindjes Korçën, për të udhëtuar drejt Tropojës në mbështetje të njerëzve në nevojë gjatë luftës. E rritur nga një nënë greke, e cila erdhi në Shqipëri për të ndjekur të dashurin e saj ushtar, dhe rastësia e fati e bëri të mbetej këtu, ndërsa ushtria ku ishte i dashuri u kthye pikërisht mbrëmjen që ajo mbërriti në Korçë në Greqi, Elida u rrit duke dëgjuar për atdheun. “Atdheu” i nënës së saj, të cilën ajo e kujtonte me aq mall e dashuri, e frymëzoi vajzën që ishte rritur mes leximesh të donte atdheun e saj. 


   …Të fundit la plot. Donte të përkthenet edhe 30 vjersha që kishte ndërmend të plotësonte veprën e Garsia Lorkës me rreth 300 faqe në prozë dhe poezi, përkthime. 90 për qind të veprës e ka kryer, ka mbetur dhe pak, por unë do t'ia botojë me atë që më la,- përfundon ajo, duke ju njomur sytë nga lotët që nuk i mban dot… 


 

    Poemë për Azem e Shotë Galicën


 

Se Azem Galica, edhe për të gjallë qe bërë hero kombëtar, veprimet luftarake të të cilit nuk pyesnin fare për kufijtë artificialë të vënë padrejtësisht nga fqinjtë grabitçarë e të lejuar nga Evropa shtrigë, tregojnë muzat poetike që thurën vargje profetike në të çdo cep të atdheut tonë, me emrin Shqipëri. Krahas Shuteriqit, Tiganit, Poradecit, vargje margaritarë për kryeheroin e shqiptarëve, Azem Galicën, shkroi edhe Perikli Jorgani.

Poema kushtuar Azem e Shotë Galicës, me titull “Nën qiellin e mrrolur të Kosovës”, e cila që shkruar në vitet e 70- ta e që qe botuar në revistën Nëntori, por në konkursin letrar nuk qe vlerësuar mirë nga juria për shkaqe ideologjike, andaj edhe kur u botua si libër, le që u censurua, duke ia hequr edhe emrin e Kosovës, por edhe ato kopje të pakta sikur u tretën gati pa u hetuar fare. Iu bë një censurë e heshtur që ajo të “harrohej”. Botimi i pakët në numër dhe paskëtaj bllokimi i saj, ka gjasa shumë ekzemplarë u bllokuan vetë, e bënë si të pa qenë këtë poemë me vlera të mëdha letrare, artsistike e mbi të gjitha historike- kombëtare. Kështu, për këtë poemë, kanë pasur njohuri njerëz që numëroheshin me gishtërinjtë e dorës. Ne në Kosovë as që dinim për të...


 

         Poema “Nën qiellin e mrrolur të Kosovës” është konceptuar në katër pjesë jo të barabarta e me një strukturë të përzier formash e vargjesh.


 

Kreu i parë- ka 15 pjesë, me vargje monokolonë, me rimë të kryqëzuar, herë- herë edhe të parregullt e gjithnjë në frymën e këngëve tona më të moçme, këngëve kreshnike.


 

Kreu i dytë- përbëhet nga 23 strofa me një ndërtim krejt tjetër, tetë vargjëshe, me rimë të çrregullt e me një kredo përmbajtësore tjetërfare.


 

Kreu i tretë- ka 10 pjesë, që, për nga forma dhe shtjellimi kanë ngjashëri me ato të pjesës së parë.


 

Kreu i katërt- përbëhet nga 19 strofa të thukëta e të brumosura me ngjyryme atdhetarie, të përafërta me ato të pjesës së dytë.

            *  *  *

Në pjesën e parë paraqitet atmosfera heroike, me ca ngjyrime mitike, e kohës së kryeheroit Azem Galica. Vargjet, në frymën e rapsodive popullore, gjegjësisht të këngëve kreshnike, tregojnë zymtësinë  e krijuar pas tradhtisë së Kostë Vojvodës, fill pas luftës së përbashkët kundër asutrohungarezëve. Ai zgërdhihet para Ceroviqit për atë mashtrim e pabesi, trashëguar që nga car Dushani. Në mesin e tyre, mjerisht, ka edhe shpirtshitur e kukudha që ndihmojnë barbarët, të cilët kapedani i damkoste me vulën e turpit:


 

Në mes serbësh edhe Dan veshpreri,

Veshin, ç’turp, ia prenë si hafije!

Ben sikur krekoset majë kalit,

Po ka frikë se mos prej korije

A prej guvash i del prapë Azemi...



 

             *  *  *


 

Pjesa e dytë, siç thamë më lart, ka një strukturë, një ritmikë e një përmbajtje krejt tjetër. Një atmosferë gëzimi e hareje pas atij dimri të gjatë e të mundimshëm, si nga natyra si nga barbaria. Drenica gjëllonte bashkë me diellin përcëllues të korrikut 1924. Ajo nuk e dinte se tinëzisht përgatitej t’i vërsulej një stuhi e paparë shkatërrimtare:


 

Por ti s’di moj Drenicë,

Ç’gjamë të kurdiset,

Batalion pas batalioni,

Ç’ushtri po të niset!

Po ti s’di moj Drenicë,

Teksa qesh nga gazi,

Se Zhupani e Bozhidari

Mrrolën nga marazi!


 

Pra, me mjeshtri e saktësi, jepet plani operativ tinëzar i ushtrisë serbe, udhëhequr nga Zhupani i Shkupit dhe nga Bozhidari i Serbisë, për rrethimin e Arbërisë së Vogël të Azem Galicës. Krerët e Beogradit kishte vite që nuk kishin venë gjumë në sy. Edhe në ëndërr e shihnin Azem Galicën duke fluturuar me kalin e tij mitik. Ajo klithma lemëritëse: O prite Azem Galicën!, u tingëllonte ashpër në vesh edhe në zyrat e tyre luksoze, rrethuar me roje të shumta. Andaj, sonte, në terrin e zi katran, kur ia kishin vënë tre rrathë të hekurt, zunë të çirreshin:


 

Tani s’ke se nga na ikën,

S’ke se nga na vete,

Kur edhe foshnja vdes plot ankth

Majë bajonte;

Kur kaq topa do të derdhin

Zjarr dhe hekur!

Të erdhi koha për t’u lidhur

Apo për të vdekur!


 

Por, jo. Katilat kishin bërë hesapin pahanxhiun. Kulla e trimit nuk flinte dot. Ajo kishte shumë sy, që vëzhgonin edhe natën. Atë Natë Bajrami kishte pak shokë në konakun e kapedanit. Pak, ama trima që të merrnin gjak në vetull e mordjes i thoshin plaq!

Dhe, kushtrimi liridashës sikur ngriu çdo gjë:


 

-Prite, o Azem Galicën!

Oshëtiu pylli,

Bozhidari e Zhupani

Zverdhën porsi dylli.

Kot bërtasin e xhindosen,

Kot këmbët përplasin,

Se topçinjtë të tmerruar

Topat s’po i zbrazin!


 

Sakaq, beteja u ndez ashpër. Luftohej fyt më fyt e dhëmbë për dhëmbë. Trimat çajnë rrethimin. Plagoset edhe kapedani. Shokët e bartin në shpinë. Shota në anën tjetër ua merr krahët armiqve të pabesë. Takohen në Qyqavicë:


 

        Ç’ka Azemi që t’u mblodh,

        O Kamber, mbas shpine?!

                .....................................

        Baca ka një plagë

        Brinjeve, në anë!

        Por tani e zuri gjumi

        Fjalë më s’po thotë...

        Se kjo plagë që e hidhët,

        Mjaft e hidhët Shotë!


 

             *  *  *


 

Kreu i tretë hapet me një zymtësi vrastare. Azem Galica i plagosur qëndron në heshtje dhe mediton. Para sysh i dalin varg e vi betejat, që nga Gryka e Carralevës, kur si i ri luftoi përkrah dajë Isa Boletinit. Kujton rropatjet nëpër luftëra e beteja dhe satrapin Ahmet Zogu që me vargoj dëshironte ta lidhte Shqipërinë e shkretë...

E te koka  i rrinte Shota trime, duke ia fshirë djersët  e ftohta të ballit. Trimi, shtrëngon shtatin dhe i zgjuar nga kllapia i flet:

, saze e tis dasme

        I ndërrove shpejt me plumba e gjemba

        Mos m’u nda n

        E ti Shotë që më ndejte pranë

        Në çdo hap e çdo rrëpirë jete

        E që lule ga çeta, po të rrish

        Në mes  trimash porsi sokoleshë!

        Po përpara se të mbyllen sytë,

Që m’i djeg fort djersa  e zjarrmia,

Merr sharkinë se të vdes  nuk dua

Në mes mrrolje balli edhe gjëme.


 

Ashtu e kanë trimat, me këngë lindin, me këngë luftojnë e me këngë shkojnë në pavdekësi. Gishtat e Shotës mbi telat e sharkisë dhe zëri i saj kushtrimtar ngjallë emocione të veçanta në shpirtin e trimit që po lëngonte sa nga plagët aq edhe nga dhimbja për plojën e paparë mbi  banorët e fshatrave Galicë, Lubovec e Mikushnicë. Vargjet për Kadri Bajrin e Rexhë Avdinë, për rugovasit që i dalin përballë Mark Milanit të Nokshiqi etj. mbushën malet përreth shpellës...

Në fund edhe një amanet jetik:


 

                                 Kur të vdes me zjarr kurmin ma digjni

                                  E në erë hirin ma shpërndani

                                  A ma hidhni në një pus të thellë

                                  Që armiku mos ma shkel varrin!


 

        Shota, për herë të parë, zu të ligështohet. Pranë saj,  Plaku i Çetës, Bekë Galica, i jep forcë :


 

Mbaje veten moj fisnike trime,

Rroi si burrat e ra si kreshnik,

Trimat s’vdesin, trimat veç këndohen!


 

Dhe, loti ngriu në qepallë. Burrat e besës e të pushkës u lidhën tok në besa- besë. Kapedani lëshohet tatëpjetë shpellës e  betejat vazhdojnë nën thirrjën: O prite, prite, Azem Galicën!


 

         *  *  *


 

Në Kreun e katërt ritmi i heroizmit hepohet, por nuk bie. Megjithatë, hasmi nuk qetësohet dot, sepse nuk e mori vesh vrasjen e kryetrimit.  Krajlit serb i fanitej natën e ditën, andaj kërcënonte vartësit e tij:


 

Pa më thuaj, pse më rrejte,

Pse më the ka vdekur?

A s’e ndien vikamën natën,

Që më shpon si hekur?!

A s’e ndien si nga çdo anë

Oshëtin mes territ:

-Prite, o Azem Galicën!

                                   Ç’t’i bëj   tani vrerit?!   


 

    Shota e lënduar në shpirt e me plagë në shtat, me ca pleq e me shumë jetimë të luftëtarëve të vrarë në betejën e Galicës, injorohet e keqtrajtohet edhe në Shqipërinë e ëndrrave të saj.

    Sidoqoftë, poema nuk përmbyllet me zymtësinë që rëndoi mbi Nusen e Maleve. Përkundrazi, fryma atdhetare e Azem Galicës rronte në zemrën e çdo shqiptari. Çetat e lirisë luftonin me emrin e tij. Në ballë të tyre, e shoqja, Shotë Galica. Hasmi karpatian sërish përpëlitej për ta kapur e mbërthyer atë nam që mbante gjallë atdhetarizmin:


 

            Por nuk kapet dot rrufeja,

            S’kapet vetëtima,

            Sapo erret e zbret muzgu,

Ndihet sokëllima:

-Prite, o Azem Galica!

Oshëtin krejt dheu,

Ia rikthen jehona bjeshkës,

Era e rrëmbeu


 

Shumë beteja që u zhvilluan pas rënies së Azem Galicës, gjithmonë nën emrin e tij, vërtet krijuan bindjen se ai ishte ende gjallë:


 

Shih si sulet në mes predhash,

Kas ngrihet përpjetë,

Sikur do në vrull luftimi

Të përpijë retë!

Dhe gjëmon në krejt Kosovën

Plot me mllef e shpresë:

-Prite, o Azem Galicën,

Krismën e rrufesë!


 

Dhe, këtë amanet e bartën vath në vesh të gjithë brezat e ardhmërisë, deri tek Komandanti legjendar, Adem Jashari. Këtë synim pati edhe autori Perikli Jorgoni, kur  e përfundon poemën me vargjet profetike:


 

Dhe të ngjan sikur kjo britmë

Vjen nga thellësitë,

Nga gremina e përrenjtë,

Flladet e stuhitë.

Dhe s’pushon e grish në luftë

Trimat syshqiponjë,

Gjersa dielli i lirisë

Tokën ta ndriçojë!



 

    Galicë, 5 maj 2013

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .