Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

Kritika dhe analiza - Reçension

  

Gamë emocionesh purpuritëse

Shkruan:
Vjollca Tiku - Pasku
 


 


Një  gamë emocionesh purpuritëse të përshkojnë shpirtin kur lexon ‘’Mozaik ndjenjash" shkruar nga Klubi i letrarëve “Mësonjtorja Dertliu”. Lëkura ajrore e imazheve bëhet flutur dhe të udhëheq në botën e dashurisë ku hapin portat e kontekstualizuara me origjinalitetin e secilit krijues.Libri hapet me poezitë e kolosëve të penës shqiptare, ku ofrojnë për të pirë nektar kënaqësie nga oazi i frymëzimit, dhe vazhdon me rrezet e zemrave të brishta rinore.Dashuri,kjo fjalë, ky art i ndjerë dhe i shkruar në qindra shekujt,shtrihet si një horizont që ngjyroset me një pikë të kuqe nga çdo zemër, tërheq gjithë vatrën e ngrohtë të diellit nga qielli i kaltër, gjithë kuqëlimin e yjeve në netët e ëndrrave.Kjo ëndërr, e përjetuar, e puthur, valëzohet si qielli në sytë njerëzorë dhe herë qesh e herë qan..

Dhe pyetja :ç’je ti ?
Rrjetë  mbi botë ti qëndis me gishtërinjth te fildishtë,
Duarar vështrimthe qëndis magjifshehur,
të brishtë Kraharor, frikëzhveshur endesh larg,
në pakohesi Vajzë-zanë-perëndi gjurmë-diell,
valle c’je ti?! :ç’je ti ?

Një pyetje e vjetër në pakohësi që endet botës sonë, kozmosit e gjithë universit.Ç’je ti?..Gjurma e diellit kur puth tokën? ..apo zanat e malit mishëruar njeri?.. .Ç’je ti.. mos vallë zhveshja e ditës para diellit apo zhveshja e natës frikësuar para yjeve të saj. Një ndjenjë e ëmbël sa qielli dhe kripur sa oqeanet e tokës, e mbush botën tonë . Sa ngjyra të panjohura zbulojmë në të, sa efekte të fshehura, sa buzëqeshje të lumtura rendin pas saj:

"Dashuri”
Perla ime e shndritshme...
Jeta dhe vdekja ime!
Është e habitshme sa energji më jep,
 Ti, magnet i pamëshirshëm.
Sa do te pres për të puthur sytë që po zgjohen,
Krahët që shtriqen,
Flokët e shpupurisura me poezi spërkatur,
Thonjtë e holle e të lëmuar,
Gjinjtë e bardhe,
Kofshët përvëluese ...
Lauresha ime, miremëngjes..

Origjinaliteti i një ëndrre mbështillet me imazhet dhe romantikën e amforës së shpirtit. .Një botë magjike e ngrohur me zjarrin e lumturisë dhe e rënkuar me ofshamat e kënaqesisë, ku gjithësekush përpiqet ta gjej...Pa këtë zjarr jeta është bosh, është një erë kërkimi, që ulurin në zbrazëti..në ftohtësinë e vetmisë.
Zemra ulëriu si e marrë
Të kërkoi në boshësi.
 Oh, sa larg që ishe ti!

Larg ku shpirti e kërkon këtë dashuri, veshi i zemrës përgjon me përgjërim zhurmën e vogël të ndjenjës, por nuk e ndjen ..do ta zbulojë në sytë e verbër të diellit ,por nuk sheh dot.Psherëtima të pikëlluara treten motit të shpirtit.Eshtë tepër larg……. Por edhe atherë kur kjo ndjenjë është e gënjeshtërt,një iluzion, forca dhe llogjika ngrihen mbi muzgun e pikëllimit duke u shprehur;
E bindur në ndjenjën time tani;
Në dhembjen time trishtuar rri.
Grindem me naivitetin tim.
E bindur në ndjenjen time tani
E di, i humburi je ti... ..

Zhgënjimi në dashuri është si shuplaka e reve të zeza.Shpirti përbytet në vaj Tradhëtia një lug dhembjesh që bën në shpirt gropëza me pellgje lotësh, ku duhet kohë përt’i shëruar..deri sa të vijë paqja e një dite, dhe shpirti të shpaguhet njësoj…Vetëm atherë do të gjejë prehje.

Dikur, diku , ti do të përballesh,
Me tradhtinë e tradhtisë tënde.
Atëhere, me dhembje do te qesh une.
Në vajin dashuror të një kënge ...

E megjithate kur ndjenja është e pastër dashuria është rjedha e lumenjve të emocioneve , është përqafimi i kaltërsisë së oqeanit, është drita që mban ndezuar botën e zemrës.Kjo ndjenjë e madhërishme nuk ka përkufizim, por ka me qindra titullime, përthith gjithë zemrat njerëzore.Mesazhet janë si zambakët e bardhë,që lëshojnë aromën zanore të një mësimi. Një vend të rëndësishëm zënë letrat e dashurisë. Duke u ndaluar tek tregimi “Unë isha fare e vogël” një mama snobiste ngul thikën e artë në trupin e vajzës së vet, që jeta të mos ketë dashuri , por vetëm mirëqënie materiale.Një mama egoiste ku mbytej në asfiksin e parasë.Poret e zemrës vajzërore u pastruan vetëm kur ajo me guxim thotë të vërtetën dhe ikën nga ambjenti i hipokrizisë së mamasë, dhe jeton me gjyshen për të akumuluar gjithë qetësinë e brendëshme shpirtërore..
Brenda botës ku jetojmë egziston vetëm një ndjenjë shpirtërore që pa bujë dhe pa elozhe ndërton një botë ku mbret,apo mbretëresh, skllav apo padron është vet shpirti jonë.Origjina e dashurisë është mbrujtur që me rrënjët e krijimit tonë,ndaj ndodh që ajo të shfaqet me shikimin e parë, duke fiksuar imazhin brenda kapakëve të syve, duke na bërë pelegrinë në yllin e parë të mëngjesit ,fragmentuar me copëza zërash, fjalësh , puthjesh.Kush i provon është në gjendjen magjike të shkaktuar nga ajo dhe sikur të vdesi , ka përjetuar gjithë lumturinë e kësaj jete.

Ca drurë pylli me furi,
I  mblodhëm në të ftohtë,
një zjarr të madh dhe unë e ti,
të çmendur ndezëm sot.

Kur afshi dogji buzë e gushë,
u ngashëreve në dënesë.
tek urat shtyje përmbi prush,
“Tani-the- le te vdes!

Fryma e dashuruar shpërndahet në të gjithë ajrin duke përbërë ogzonin efrymarrjes. Fjalët “të dua” kanë tingullin e pafundësisë dhe krijojnë skena reale sikur të ishim pjesmarrës në të gjitha nuancat e ndjenjave që rjedhin nga dashuria.Efektet shpirtërore të kënaqësisë apo dhimbjes janë pasojë e emocioneve që përcjellin poezitë.Ky libër impresionon me larminë e syve dhe të ndjenjave eksluzive ku furnizon vizionin e gjuhës së artit. Nje falenderim i madh shkon edhe  për sponsoren Merita Dertliu, që bëri të mundur daljen ne dritë të këtyre vibracioneve poetike, dhe na jep mundësine t'a kemi në shpirt gjithë frekuecën emocionale që lëshon libri..
Një falenderim i madh më rjedh  nga zemra edhe për  profesoren, poeten , shkrimtaren, redaktoren e disa librave  Antoneta Priftaj që më dha kenaqesine jo vetem të leximit  por edhe të shkruaj parathenien e librit” Mozaik ndjenjash”Elokuenca dhe finesa që përshkojnë vargjet ka padyshim edhe punesën e madhe të saj.Çdo poezi është përzgjedhur me kujdes. Kompozimi prej botëve të ndryshme shpirtërore shkruar nga zemrat rinore, luajnë tingujt e një universi të madh  me epiqender dashurine. Dhe për të ndjerë melodinë e mrekullueshme të këtij universi mjafton të çelësh vetëm një dritare , atë, të  një flete libri dhe e gjithë melodia do të tërheqi..I uroj nga zemra suksese të mëtejshme klubit të letrarëve "Mësonjëtorja Dertliu"dhe dritë vazhdimësie krijuesve të rinj.

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja



Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .