Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Kritika dhe analiza - POETJA E CILA JETON NË NJË ÇATI ME VARGJET

POETJA E CILA JETON NË NJË ÇATI ME VARGJET

Shkruan:

Shaban Cakolli

 


Shaban Cakolli

 

Kohët e fundit  poezia  jonë  kombëtare sikur është bërë vullkan.Ajo po shpërthen nga shpirtërat e poetëve. Po shpërthen,nga se populli ynë kaloi nëpër një situatë dramatike, nëpër të cilën u kalitën poetët.Pikërisht për këtë lindën këta vrunduj poetik,sepse poezia nuk lindë kur të duash dhe si të duash në mendjen  dhe shpirtin e poetit.Poezia fundja lindë nga dhembja, buron nga ndjenja e vetmisë së madhe, lindë për të i rezistuar,për të e sfiduar dhe mposhtur vuajtëjen dhe trishtimin.Arti i fuqishëm lindë në kohët e vështira,në kohët dramatike,kohë të cilat i përjetuam ne,kohë këto kur pushtuesi sllav po ushtronte dhunë të hapur,për të na zhdukur përmes dhunës fizike dhe kulturore.Të gjithë ata që angazhoheshin kombëtarisht, pushtuesi po i vriste, dënonte, po i përndiqte në çdo skaj të botës.Njëra nga ato të përndjekura ishte poetja dhe veprimtarja jonë Silva  Tërrnava.

Shaban Cakolli

 
 

E detyruar të braktis atdheun,Silva u strehua në Auckland të Zelandës së Re.Ajo  e quajtur botë shkëlqimtare e Zelandës së largët,për  Silvën  ishte e huaja dhe trishtuese.Ajo nga lart atdheut nuhati  fort dashurinë dhe mallin për atdheun,hulumtoj,rrugëtoj,kërkoj formulime të ndryshme,ku përmes vargjeve shprehu gjendjen e vet shpirtërore, nga se në vendin e huaj ku ishte strehuar,vargjet e nxitnin të nxjerr në pah ndjenjat e saj poetike,ku përmes tyre gjë e përkryar ishin  atdheu,gjuha dhe njerëzit e saj.Silva me dhembjen e mallit preku në vargjet e shpiertit,ku përmes vargjesh ushtroi dashurinë për vendlindjen,gjuhën,kombin e atdheun.Poezia e Silva Tërrnavës u bë këmbanë e zgjimit,armë e fortë në duart e lexuesëve,ajo shquhet me një dhunti për kapjen e mendimeve të shpejta,për të shprehur dhe thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata.Kështu  Silva larg  vendlindjes  lexoj dhe shkrou shumë,leximi dhe shkrimi u bënë pasion i saj, dashuri e shpirtit të saj,mënyrë e të jetuarit të saj,ku përmes vargjeve të çiltërta pastron shpirtin, mes poezive nxjerr mesazhe të fuqishme,zgjon ëndrrat e artdashësve, ndritë mendimet dhe gëdhend  bukur vargjet.  
 

SILVA  TËRNAVA

                                       

Vargjet e Silvës janë vargje të cilat i rezistojnë kohës,vargje ku ka një mjeshtri të magjisë së fjalës,e cila tek lexuesit lëkund shpirtin,ua zgjon ndjenjat,mendimet,qoftë kur shkruan për gëzimet,qoftë për dhembjet.Poezia edhe kur është një dhimbje,bëhet dhimbje e mendjes së ndritur,e cila rrugëton dhe orvatet të i shëroj ato.A mund të thuhet se mund të bëjmë një poezi të mirë pa nxitëje të shpirtit dhe mendjes?Jo,nga se pa këtë nxitje nuk do të mundeshim të e shkruanim poezinë e dhimbjes kolektive,poezinë e motivit patriotik,atij të kurbetit,i cili në të shumtën e rasteve është plagë e cila trajtohet nga të gjithë poetët në mërgim.Silva  Tërrnava ka mjeshtri të  shprehë bukur në art të gjitha këto motive.Laryshia e vargjeve të saja flakëron dhe përcjell porosi,ku mjetet e saj shprehëse janë të pasura,ku figuracionet e saja poetike janë përdorur me shije dhe kulturë gjuhësore.Në poezitë e saja kemi trope të përdorura me mjeshtri,si simboli,metafora,krahasimi,të cilat vargjeve të saja u sigurojnë vlera të njëmendta artistike dhe estetike.

 

me thonj të gjakosur 

u zvarrite deri ne piedestale, 

me gjoks të plagosur

të Bijave, 

Nenave

 

Silva Ternava u lind në Fushë Kosovë dhe kreu studimet në Universitetin Pedagogjik të Prishtinës. Është rritur në një familje me taban të fortë patriotik, ku qysh në djep është mëkuar me dashurinë e zjarrtë për Kosovën e pushtuar. Qysh e vogël ishte e dhënë shumë pas tregimeve e këngëve të trimërisë, që duke i dëgjuar të risin sigurinë, krenarinë në vetvete dhe të bëjnë të ndjehesh e fortë dhe e denjë për vendin ku ke lindur. Ashtu e urtë nga natyra, Silva merr lapsin qysh fëmijë dhe nis të shkruajë poezitë e para. Shkruante dhe dërgonte për botim në gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar te “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë ” dhe revista të tjera. Letrat dhe shkrimet e saj janë mirëpritur dhe vlerësuar në atë kohë, e shumë prej tyre janë lexuar dhe në emisionet e ndryshme të Radio Prishtinës. Ësht fituese e disa çmimeve dhe pllakave muzikore që jepeshin si stimulim. Në moshën 17 vjeçare shkruan romanin e pabotuar kurrë, sepse dorëshkrimi i këtij libri, së bashku me shumë fletore tjera të mbushura me poezi e tregime, i rrëmbeu flaka e luftës. Tani vjen në rradhët e poetëve, me një debutim dinjitoz. Poezitë e saj pëlqehen nga lexuesi dhe ka vlerësime shumë inkurajuese, sidomos te Zemra Shqiptare. Jeton me familjen e saj si refugjate në New Zeland, me një zjarr dhe mall e dashuri të pashuar për Kosovën ku e ka shpirtin e saj. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe ëndërron kohën kur të kthehet e të punojë e jetojë në Atdhe. Zonja Ternava defolon në faqet e Vargut në përjetësi me poezitë Dëbora e lagjes sime, Fëmijët e lagjes, Anita, Nëna ime, Amaneti i fundit, Vapë në Prishtinë, Udhëtimi në përjetësi (Kushtuar viktimave të Himarës) etj. Kjo biografi e Silveseshte botuar ne Antologjite poetike: " Keshtjella e Endrr ave" dhe"Vargu ne Perjetesi"  nga poeti ynë i mirënjohur(Eduard M. Dilo)


 

Silva Tërrnava,është poete e cila u  bë zë i kohës,e cila vargëron me mjeshtri të rrallë,vargjet e së cilës sigurojnë vlera të njëmendta artistike,përmes të cilave diçka ndizet,flakëron,fisnikron,dhe si e tillë është shumë e mirëpritur  tek lexuesit.Silva Tërrnavën e kam njohur në Koblenz të Gjermanisë,ditë më parë  në themelimin  e Kuvendit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM);ku mendoj se arti ishte privilegji më i madh që na njeh me krijues,si është krijuesja jonë e mirëfilltë Silva Tërrnava.


 

Për lexuesit shkëputëm një cikël të zgjedhur poetik nga Silva Tërrnava.


 


 

Mos harro Kosovë!

 

Identitetin ta mohuan,

përtokë te shkelen 

për Pazar,

të shkarraviten neper truall

të shqyen copë e grimë, 

kartën, emrin, mbiemrin,

po dhe fotografitë, 

të zhveshën

në të reshur të hodhën... 

Lumi i mori, 

i derdhi përtej oqeaneve

e ty të pajisën në karton të verdhë,

holokaust 

në shekullin njëzet e një,

pa shkronjë,

pa ditëlindje,

pa orë,

vetëm me

TRE NUMRA ...

 

Djemve,

për vetveten,

Idealin,

Kombin...

 

TE LUTEM MOS HARRO KOSOVE!


 


 

SI TË, TË QUAJ 


 

Të kërkova ...

ndoqa rrugën

te thurur ashtu siç mendova

nëpër gjemba

pikova gjak

por rrugën nuk lëshova dot

plaga ime

krenaria ime

të mbajta me vite në kraharor

s’u dorëzova

tu përula 

në ditën e lindjes

ne ditën e vdekjes

po pres

të, të takoj

apo vallë

do të… — 


 

 

NENA IME

 

Dua te fluturoj

Dua të shkoi

Atë shikim hyjnor prapë ta takoj

E di se diku është duke me pritur

Ashtu e dashur dhe e brishur

Atë shikim qe pash për herë te pare n’ketë jetë

Ti them se sa shumë e dua me fjale ketë here

Dhe shume te tjera qe si ka dëgjuar…

Dua ti them ati shikimi te mëshiruar

 

Ti je hyjneshë e mirësisë, qe solle paqen dhe dëlirësin

Ti mbushe zemrat me ngrohtësi,

Ti je frymëzime për rini

Edhe atëherë kur unë  lozja e lazdruar

Buzëqeshja kurrë nuk te ka munguar

Ti je mjeshtër I rehatisë

Ti je buzëqeshje ne buzën me vaje

Ti je ilaçi I zemrës se vrarë

Ti je dielli ne dite me shi

Je dhe yll për udhëtarin ne vetmi

Ti je brumi I besueshmërisë

Ti je thesar mrekullisë   


 


 

EMRI I LASHTË
 

Kur t’prek n’ mendime

t’ kthej në vargje

kur të dua në ëndërr

mbyll sytë

bëhesh sekret i bardhë

nën retë e kthjellëta


 

Për një çast luaj

me kaçurrelen tuaj

duke qëndisur goblenin e të kaluarës

më vijnë prajshëm pasion valësh

derisa ledhatueshëm dorëzohesh...

si ortak epshi rrëshqet

shtati i skulpturës tuaj...


 

Emri im është

nga fiset e lashta...

që për dashuri

jep jetën

per puthje vdes.


 

Me kot


 

Më kot

 

Më kot të gjitha

këngët dhe letrat,

taket të lumtura

në rimë...

Çdo petal

lule pranvere

drithërim në zemra,

qirinj djegur

më kot.

 

Të gjitha

pakot me ëndrra,

balona

me mijëra ngjyra

të bukura mbyll

në çantë versace

Mesazhet që sjellin avionët

në miliona

më kot...!

 

Për vetëm një emocion

të gjitha at pikëpyetëshmëri...?!

Ashtu si të gjithë ato ngjyra

vetëm një ...kujdes instinkti !

 

Dëgjoni

sytë,

ritmi i zërit

në netët më të errëta

janë port strehimi,

dorë për të fjetur,

një krah për të qarë

 

zgjoni të gjitha

nëse nuk frikësoheni ..!

 

Nganjëherë

kur bien në gjumë

dhe të ligët

vërtiten s’trehen gjallë

 

në vend

puthje në qafë,

nxjerr sytë,

ndërsa tjerët vjedhin....?!

 

Jo nuk mund të di

nëpër dhomë të errët

vështrim i tij apo butësisht (përjetësisht ) larë ...!

 


 

Ty te desha

 

Ty te desha,

shikimin tendë

nën qerpikët tuaj,

lëkurën e zhveshur.

 

Ty te desha...!

Erën tënde në flatrat e mia,

buzën e nxehtë e të butë

prekjen tuaj,

gishtat në flokë

dhe kudo ...

 

Ty te desha,

jo lirinë tënde,

se edhe liria ime është

e dashur dhe e vlefshme ...!

 

nuk di pse u frikësove ?

ndoshta nga vetvetja

dhe ndjenja mes nesh

si vetëtimë u trondite...!

 

Ty të desha

me shpirt,

në kohën qe kalon

qe tani pak do të thotë ...!

 



 

ESHKE KOHE

 

Përcëllimë shkëndije

në eshkën e kohës

aq e shkurtër...

jetonte në buzët tua

momentin hyjnor

në realen e jorealen 

çasti

kur horizonti hapur 

në penxheren e rrëgjuar 

zemërthyer ...!

Unë shita shikim ëndërror, 

tingujt e pafund,

agimit të thyer,

një kumon në 

fund të fshatit 

në drojën

e vellos së natës

si një LUNE

që fryn mbi oqean

ditar me faqe

ende të pahapura 

në mister të pikëpyetshëm,

sikur ne të dy

të mundur

në këtë luftë të vogël 

të dashurisë

midis dy dhembjeve...!


 


 

Brilantit


 

Sonte mora ngjyrat e ylberit 

Ne tavolinë I bashkova 

Një ëmbëlsire me rreze Dielli 

Për ditëlindje gatova

Mora gjuhen e botes 

Dhe thura vargje lumturie 

I gatova me dashurin 

E zemrës 

Për ketë dite shenjtërie

Mi Gëzofsh te njëzetat djali Nënës


 


 

SHPRESA…

 

 

Shpresa është gjelbërim në plafin e verdhë

është ylber me njëmijë ngjyra pas shiut… 

 

Shpresa është zë  bilbili qe lajmëron pranveren,

është krah' dallëndyshje qe shtegton per re t'bardha

 

Shpresa është drit ne shpellen e errtë 

është koral ne kthjellesin e oqeanit t'pafundë 

 

Shpresa është shikimi i te verbuarit 

është yll qe ndriçon qiellin e murrmë

 

Shpresa është e drejta e gabimit t'korrigjuar,

është e përgjithshmja e së thjeshtës

 

Shpresa është buzëqeshja e vajit 

është fitorja e humbjes se papritur 

 

Shpresa është ushqim i t'uriturit  

është mirësi ndaj pamshirësisë 

 

Shpresa është fund i ditës së pashprese ..

është parajsa e ferrit qe ngushëllon 

 

Shpresa është trimëri e frikacakut 

është ngrohtësi e polit të ngrirë

 

Shpresa është  jeta e t'vdekurit 

është vullneti i ndrydhur për t're 

 

Shpresa është ëndërr lakuriqe, 

është frymëmarrja vetë

 

 

Shpresa është ëndrra e njerëzimit…


 


 

Gjuha

 

 

... do të bisedojmë vetëm me poezi

 

Pse jo pra ti m’ thuaj 

Kur këtë gjuhë t’ëmbël e kam trashëguar 

Di të flas, shkruaj e këndoj 

Bisedën stilizoj

Me dëshirë e pasion flas me Fishtën 

Është e ëmbël sa shumë e dua 

Sa gjuhë tjera i mësova 

n’asnjë tjetër prehje nuk ndjeja

 

E tillë do ngel përjetë 

Të gëzoj çastin e ndjerë 

Të thurë vargje e këngë në sirtarë 

Në çdo shfletim jam shqiptarë

 

 

 

VAPE NE PRISHTINE

 

Me djeg

Me than 

Me qan 

Me dhemb 

Me burrëron 

Nuk largohem

Pjese e juaj jam

Përcëllim

Nen lëkure

Nen fik

Nen ure

Vapullim

dhe ne breg.

Jam këtu 

Damarë ne deje

Djerse ne ballë

Hije nen sy

Buzëqeshje

Tash te kam TY

…Prishtine !

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .