Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Faruk Buzhala, Rreth autores dhe romanit “PERSERI PERSERITET”  

Për filolet, pregaditi:

Shaban Cakolli

 

Shaban Cakolli

 

Romani "Përsëri Përsëritet", fjalët e redaktori te romani: Faruk Buzhala
November 12, 2013 at 4:30pm Rreth autores dhe romanit “PERSERI PERSERITET”


Qendresa Halili eshte nje krijuese e re qe po i shtohet letersise sone. Nje
e re kjo qe ballafaqohet me problemet e moshes se saj. Dihet se cdo
gjenerate perballet me problemet dhe komplekset e moshes qe jane evidente
te cdonjeri nga ne. Shpesh here ne te humbur ne vorbullat e kohes, i
harrojme me te dashurit tane dhe nuk ua kushtojme vemendjen e duhur atyre!
Nga kjo neglizhence e jona krijohen percarjet dhe problemet qe jane te
paevitueshme. Keto probleme prishin balancin jetesor ne te cilin ne
investojme gjithe kohen. Pra, kujdesi yne nuk eshte i mjaftueshem sa i
perket raporteve dhe lidhjes me me te dashurit tane. Nga e gjithe kjo
pervoje e hidhur, ne duhet te vetedijesohemi dhe ti perkushtohemi sa me
shume familjeve tona. Nuk thuhet kot se Familja e shendoshe eshte nje nga
shtyllat kryesore te nje shteti. Per raportet familjare dhe problemet me te
cilat ballafaqohet shoqeria jone, kane shkruar shume shkrimtare te njohur.
Keta kane shkruar per te gjitha problemet dhe ceshtjet me te cilat
perballemi ne njerezit. Per kete ceshtje na shkruan edhe Qendresa ne
shkrimet e saja ku si figure kryesore e ve FEMREN dhe emancipimin e saj. Ne
kete reference timen qe po ua lexoj, e qe ka te bej me romanin te cilin po
e promovojme sot, dua t’ju tregoj se: Kemi dy lloj shkrimtaresh. Kemi
shkrimtare vezhgues dhe kemi shkrimtare hulumtues. E Qendresa ne kete mes
hyn si nje shkrimtare qe veneron dhe qe gjurmon situatat. Pra, ben pjese ne
grupin e dyte qe jane shkrimtaret kerkimore! Qendresa eshte nje krijuese qe
shkruan me tastier telefoni ne te shumten e rasteve dhe shpesh here i gabon
shkronjat dhe ne vend te shkronjes M shkruan shkronjen K dhe keshtu fjala
MOS behet KOS. Prandaj edhe ne kete roman asaj i jane pervjedhur disa
gabime drejtshkrimore qe nuk qojne shume peshe. Romani i Qendreses ‘’
Perseri Perseritet’’ eshte nje ngjarje e imagjinuar ku flitet per nje
vajze te re e cila peson krize mendore pas nje lidhjeje dashurore qe perfundon me
ndarje dhe me prishje fejese. Une tani nuk po hy me thelle ne pershkrimin e
permbajtjes se romanit ngase juve pastaj nuk iu duket interesant permbajtja
gjate leximit sepse do ta keni te njohur paraprakisht motivin e vepres si
dhe rrjedhen e ngjarjes ne te. Si redaktor i ketij romani, une jam
misheruar me subjektin dhe e kam dhene mendimin tim ne parathenie te
librit.
Romani eshte intrigues ne menyren e vet dhe lexuesit i jep kenaqesi
gjate leximit. Qe nga titulli verehet se ky roman eshte paradoksal dhe me
ngjyrime ekzistencialiste e njekohesisht edhe feministe. Nje roman qe
autores ia hap rrugen drejt synimeve te saj krijuese ne te ardhmen. Me
duhet te them se krijimi i nje vepre letrare kerkon pergjegjesi te madhe.
Rruga e saj eshte e lodhshme dhe sfiduese. Kete me se miri e dime ne
shkrimtaret te cilet mundohemi qe veprat tona ti finalizojme dhe tua
sjellim ne duar lexuesve. Kete pervoje, mendoj se e ka fituar tashme edhe
Qendresa, e cila koheve te fundit eshte preokupuar me romanin e saj ‘’
Perseri Perseritet “ i cili keto dite u botua ne kuader te botimeve te
klubit letrar De Rada - Ferizaj. Kjo pervoje Qendreses i ka kushtuar me
situata plot stres, me nete pa gjume dhe me humbje ne peshe! (diku nja 5 kg
i ka humbur) Cuditem me kete vajze qe fati nuk e braktise dhe ne momentet e
fundit ia hap dyert. I kam thene shpesh here se ka fat dhe tani e uroj qe
te kete fat edhe me shume ne karieren e saj letrare qe dalngadale dhe me
plot besim po e nderton. Dhe per fund, shkrimtaren e re e pergezoj per
punen dhe per guximin e saj ne ballafaqim me vlerat krijuese – artistike qe
te ne mungojne.
 - Redaktori i librit: Faruk Buzhala -



Për filolet,pregaditi:Shaban Cakolli

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .