rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



 

 

Konflikti


S.Miftari

  Shkruan:
Laureta Miftari
  Debatet mbi konfliktin duket tė kenė zanafillėn e tyre qė nė kohėrat mė tė lashta por pėr na, definitivisht njihen shkrimet e Platonit ("Republika") mbi relacionet zotėriu (ose pronari) / robi. Nė kohėrat mė tė reja, gjegjėsisht me Hegelin, nė "Dialektika e tė zotit (pronarit) dhe skllavit" fillon njė epokė e re e spjegimit mė tė kompletuar tė konfliktit.

Konflikti, ėshtė gjendja e tejkaluar e izolimit. Nė kėte stad, flasim pėr situatė tė bllokuar nga kacafytje tė marrėdhėnieve me tjetrin, duke patur gjithėmonė parasyshė se kėto marrėdhėnie tani janė tė zhvlerėsura dhe si tė tilla nuk plotėsohen dhe kjo lind konfliktin: kėtu flasim pėr konflikt ku unė ėshtė nė konfrontim me njė unė tjetėr pa patur tė bėjė me forcat fizike dhe mjeteve tjera. Konflikti zgjat pa asnjė pėrjashtim, gjer nė arritjen e shkallės mbisundim/skllavėrim. Si qė pėrmenda, konflikti nuk ka tė bėjė me forcat por, nė pikė tė parė me vullnetin e mėtej guximin, inatin dhe dėshirėn. Dy "unet" qė pėrplasen me shiqim tė egėrsuar dhe qė pėrfundon medoemos me lėshim pé tė njėrės palė. Njėri "unė" ėshtė dominuesi e tjetri i skllavėruari. (Tezė e shtjelluar nga Hegeli).

Henri Laborit, ( 1914-1995), kirurg, neurobiolog, eutonolog dhe filozof, qėndrimin konfliktual e ndanė nė tri qėndrim-sjellje:

ikja

pezmatimi (revolta)

nėnshtrimi (bindja tjetrit)

Njė shembull tė bukur mbi konfliktin ėshtė kalimi nėpėr njė fazė dyluftuese tė shiqimit nė sy mes dy uneve; unit un dhe unit tjetri. Nė mes tė Sartre-it nė njė shtjellim tė bukur qė bėnė nė veprėn e tij "L'Etre et le Néant", pjesa e 3tė, Gallimard), dhe njė kallėzimi nga jeta e vet e njė profesori tė pensionuar, e zgjodha ngjarjen nga jeta e vėrtetė, pra pėrjetimin e profesorit tė dikurshėm. Relacionet qė pasojnė nga kjo ngjarje, prodhojnė dhe themelojnė marrėdhėnien dominues/i dominuari. Nė vijim, pėr tė shtjelluar marrėdhien konflikt, po kaloj nėpėr  skicėn e shkurtėr tė pėrjetimit gjatė sekondave tė dyluftimit vizual tė profesorit X.

… Ky vit, solli modėn e fundeve mbi gjunj e unė me tė pesėdhjetat e mia, kisha ėndjen ti fiksoj tė rejat. Asgjė nuk mė pengonte tė harrohem mbi lėkurėn e bukur tė kėmbėve joshėse. Kėsaj rradhe u "kapa" pėr shiqimin e njė bukuroshje qė afrohej… Dhe ajo nuk dij nga dhe si mė kapi pėr shiqimi. Mirėsjellja apo mė mirė tė them morali i kohės donte qė femra ti lėshoj sytė. Ajo ecte nė drejtim timin dhe nuk mposhtej dot para shiqimit tim tė etur. Po pra tė etur se kėshtu jam unė nė natyrėn time: atė qė dua nuk e ngulfas. Dhe nė afėrsinė ekstreme, sytė me ranė pėr tokė. Ajo kaloi pranė meje duke ndjekur rrugėn e vet. E ndjeva vehten tė humbur. Sa i vogėl qė jam!!!. Hop! Paska akoma dikush…! Nga kėndi, njė i ri kishte parė kėtė gjendje. Tani e kapa vehten ngushtė. Ai sikur me sytė e tij ngjyrė kafje mė pėrbuzte. Duheshte ti tregoj kush jam. Vetėm kėshtu do tė ēlirohem nga ndryrja nė duarėt e tij. Ia ngula sytė vengėr, durova shigjetat e kafta aq sa ata u mposhtėn. Djaloshi pėlpiti kapakėt e syve dhe dredhoi shiqimin e u largua pa fjalė…Unė u ēlirova. Faji ėshtė i tij… Njė sekondė mė parė unė ishe "gjeza" e tij. Pasi perballova at shiqim poshtėrues, e shėndrova atė nė skllav timin. E di, barra e fajėsisė dhe nėnshtrimi i ngelėn atij… I ngrati as qė mund ta ēel gojėn tė flas…

Shohim njėherit se konflikti drejton pashmangshėm drejt marrėdhėnive tė reja relacionale. Krijon vlera morale dhe sjellje shoqėrore e kjo ndėrton e rindėrton themele tė tjera ndėrnjerėzore. Shėndron nė "objekt" dhe nė fajtor; nė sundues dhe tė sunduar…

Reakcionet e ngjallura nga shiqimi, nga tė qenurit i pamė, i vėrejtur, ėshtė nevojė e patjetėrshme e Unit. Kjo ngren vetėdijen e egzistimit. Ėshtė nevojė e pazėvendsueshme e njeriut. Fakti i tė qenurit gjithėmonė i parė, se shiqimi i jashtėm na pėrcjell pa ndėrpre forcon unin dhe e shoqėron gjatė jetės. Njeriu  ėshtė tani UNĖ me tė gjitha pasojat qė formohen nė tė. I dashur, i urryer, i toleruar, i gėrditshėm…, pra prezent gjithėmonė. Kjo njohje ėshtė kėrkesė e pashlyeshme e subjektit. Dėshirė dhe nevojė pėr tė qenė i njohur dhe i trajtuar, dėshirė qė njeriu e kėrkon me ngulm se kjo e bėn qė tė jetė i pranishėm. Kjo ėshtė kėrkesė e dhunshme dhe dhunė nė vetvete sepse kjo ėshtė forma e parė qė krijon relacione dhe pra nė rastin konkret, konflikte. Shiqimi fton nė dyluftim, nė pasion, nė dashuri dhe nė tė gjitha format tjera tė marrėdhenieve ndėrnjerėzore. Kur jemi te konflikti, themi se shiqimi ka rolin kryesor tė themelimit tė gjendjeve tė shkallėzuara shoqėrore dhe shpirtėrore. Armiqėsia e parė e njeriut ndaj njeriut lind nga « matja » nė shiqimin luftarak. Askush nuk pranon tė jetė objekt i tjetrit por mungesa e dėshirės dhe e vullnetit, mungesa e qėndrimit pėrballė situatave tė tensionuara dhe nėnshtrimi para tensioneve, shėndron subjektin nė element tė tjetrit subjekt.

 

Kėto lloj relacionesh nė fakt janė relacion i ndėrprerė por i pranishėm gjithėsesi. Ajo shkakton reakcione sė paku pasive tė vazhdueshme ndėrpalėshe.

Konflikti vendos dhe prodhon qartėsisht dy unet. Kjo na ēon nė njė analizė tė situatave tė shpeshta  kur ku bėhet tretja e unit me me njė unė tjetėr dhe afrim mė i ngushtė me turmėn. Faktikisht, kjo nuk ėshtė afrim me turmėn dhe nuk prodhon jetė e situata jokonfliktuale. Marrėdhėniet mė tė ngushta nuk arrihen me anė tė  identifikimit me masat. Kjo vetėmse shkrin dhe ēpėrfytyron unin. Nė kėtė un tė shkrirė ngelėn vetėm prirja pėr tė bėrė si « tė gjithė », mė drejtė, tė mendojmė si tjerėt, tė sillemi si tjerėt dhe tė « ndahemi nga tė tjerėt vetėm me zgjedhjet « e bukur dhe jo e bukur ». Uni i kėtillė ndjek rregullimet e ngritura shoqėrore pa gjykuar vet pėr ta duke krijuar relacione kofliktesh tė heshtura dhe amortizim vetanak. Duke ndjekur turmėn, uni flijon UNIN e tij. Nė njė gjendje tė kėtillė shėndrohet nė njė « ēdokush » qė kėrkon vetėm atė se ē’mendojnė tė tjerėt, tė bėj si tė tjerėt dhe tė sillet si tė tjerėt. Kėtu qėndron modeli qė ndjek uni i shkrirė nė turmė. Heidegger thot se njeriu i zhytur nė turmė, disponon me mundėsinė tė ndjek tė pėrgjithshmen dhe tė humb unin e vet. Shkrirja nė masa, ēon nė njė barazim tė vlerave dhe normave tė ngirtura. Ajo njėherit mbjell njė ngurim tė daljes jasht tyre si dhe krijon njė hapėsirė pėr biseda - llafe qė nuk ēojnė mė larg se: « sot mot i mirė"; dje "nuk pamė diell » dhe « risi » qė nuk dalin nga banaliteti i zakonshėn. Kėtu nuk egziston aspak anim pėr ndonjė ideal apo arrijtje tjetėr madhore. Konstantja apo qėllimet janė po aq banale sa edhe dialogu. Kujdesi i jepet asaj  se ka do tė mendojnė e ēka thonė tė tjerėt pėr mua. A i largohemi konfliktit me kėtė sjellje ? Gjithėsesi qė jo. Kėtu vetėmse qė nėshtrimi ėshtė i thjeshtėsuar sepse nuk ka bashkėbisedim tė vėrtetė. Bashkėsedimi i vėrtetė egziston atėherė kur ballė pėr ballė gjinden njė UNĖ me njė UNĖ tjetėr, do tė thotė dy vetė qė janė koshientė se kanė diēka tė thonė, tė propozojnė, tė vendosin…

lm

 

NGA E NJĖJTA AUTORE:

Altruizmi
Dhuna
Egoizmi
Konflikti
Lumturia
Mėsimi
Vartėsia
Vartėsitė qė na sundojnė
Vetmia
Vuajtja



Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                          Kreu i faqes
 

 

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 26 Jul 2010 20:46:06 +0200 .