rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve


Intervistė me poetin, prozatorin dhe publicistin Arif Molliqi

Letėrsia jashtė vendit, nuk ėshtė pjesė periferike e letėrsisė shqipe

Me poetin dhe shkrimtarin Arif Molliqi u takuam nė Panairin e librit nė Frankfurt, ku Kosova pėr herė tė parė mori pjesė si shtet, nė tė cilin u prezantua edhe romani i tij "Gruaja e vizatuar nudo", botim i Shtėpisė Botuese "Faik Konica " (2008). Me krijuesin qė jeton dhe vepron nė mėrgim (Hamburg), biseduam pėr shumėēka, por temė bosht e bisedės ishte arti, kultura, poezia, publicistika...

Intervistoi: Halil Rrustemaj  

Diaspora

Zėri: Nė stendat e panairit ėshtė edhe romani juaj "Gruaja e vizatuar nudo" qė ėshtė botuar kėto ditė, nga titulli duket mjaft provokues!?

Molliqi: Nė romanin e ri "Gruaja e vizatuar nudo", jam munduar t“i sfidoj format e ngurta dhe tradicionaliste tė tė shkruarit sepse, nė prozė ky sfidim lejohet pasi romani ėshtė njė zhanėr i pakryer. Jam munduar qė vėmendjen e lexuesit ta mbaj tė pėrqendruar brenda rrėfimit, pėrkatėsisht brenda atyre ngjarjeve qė u ndodhin personazheve nėpėr kohėn qė duket mjaft absurde. Sado qė rrėfimi nė kėtė roman duket autobiografik, unė jam munduar tė shpalos paradokset e dhimbshme tė tė dy kohėve, dhe zhgėnjimet e njėpasnjėshme qė vijnė si tė qėllimta nė kėtė kohė. Besoj se ky roman do tė lexohet dhe do t“u pėlqejė tė gjitha gjeneratave. Tash rreth panairit. Ndjehem mirė kur shoh librat e mia nė panair, por ndjehem keq kur krijimet e autorėve qė janė nė mėrgim kalojnė aq heshtas atje nė kryeqytet, sikur kėta autorė tė mos u takojnė pėrbėrjes sė krijuesve shqiptarė.

Zėri: Pėrveē si poet, jeni edhe prozator (tri romane tė botuara), jeni marrė edhe me publicistikė, jetoni dhe veproni nė mėrgim, do tė ishte me interes tė mėsonim, cili nga kėto zhanre ka prioritet nė krijimtarinė tuaj ?

Molliqi: Poezia ėshtė mbretėresha e artit qė ka muzėn poetike, qė ka lojėn metaforike, ka butėsinė dhe ashpėrsinė brenda vetes. Andaj brenda kėsaj lufte unė shumė mė guximshėm mund tė pėrplasem, mund t“u pėrballoj dhembjeve qė shkaktojnė plagėt e ēdo vargu. Proza ėshtė njė botė tjetėr, nė pėrplasjen e parė mė e rėndė, plot pengesa qė herė-herė ėshtė vėshtirė tė kalohet. Sado qė nė poezi thellėsisht futem brenda saj, ta njoh botėn e ndjesive tė mia karshi botės qė mė rrethon, nė prozė rrėfimi dhe ligjėrimi ecėn si nė vrapim me pengesa qė nėse merr n“thua dhe bie, e ke mė vėshtirė tė ngrihesh.  

Zėri: Cila ėshtė lidhshmėria ndėrmjet mėrgimit dhe artit, poezisė dhe prozės?

Molliqi: Mund tė them se mėrgimi pėr krijuesit e pėrkushtuar nuk ėshtė pengesė, por progres. Kontakti ynė me vende, kulturė, gjuhė tė ndryshme e njohje me personalitetet letrare-artistike, sė paku tė jep mundėsinė e tė krahasuarit. Krijuesi emigrant, veē nostalgjisė sė pėrhershme qė ka pėr Atdheun, mendoj se nė distancė e me qetėsi e shikon me sy mė realisht botėn qė e rrethon (jasht baladės dhe mitit), aq sa, emocionalisht Atdheun e pėrjetojnė ndryshe tė tjerėt. Tjetra, letėrsia qė zhvillohet jashtė, nuk duhet konsideruar si periferike, por pjesė integrale e letėrsisė shqipe. E di, mėrgimi ėshtė njė shtegtim i rėndė, por nė kohėn tonė marramendėse me plot pėrplasje, mė gjithfarė krizash, veēimi i "shkrimtarit emigrant" nga ama, krijon dilema dhe paqartėsi. Shpesh ky veēim keqkuptohet ose keqinterpretohet, por a s“ėshtė dilemė kur kthehesh nė vendlindje dhe dėgjon kur tė thonė; "Ja ky gjermani(?!)" Kurse kėtu nė Gjermani gjithmonė tė konsiderojnė si njė tė huaj. Tjetra, kundėrvėnia dhe injorimi i krijuesve emigrantė nga Shoqata e Shkrimtarėve, apo, PEN Clubi i Kosovės, qė nuk interesohen pėr krijuesit qė jetojnė jashtė atdheut, ėshtė e pakuptimtė. Njė shembull nga kjo "pakuptimtėsi"; nėse kėrkon tė botosh ose promovosh ndonjė vepėr qoftė poetike apo nė prozė nė Prishtinė, mund ta bėsh vetėm nėse i  paguan organizatorėt, referuesit, kritikėt, sallėn e...

 

Dhe, kėto pėrplasje me "elitėn kulturore" tė  Prishtinės, deshėm apo s“deshėm nė poezinė dhe prozėn e krijuesve mėrgimtarė, pėrveē qė mbushen me ngjyra atdhedashurie (shpesh folklorike), brenda tyre ka plot zymtėsi dhe nervozizėm.  

Zėri: Kjo do tė thotė se pėrballeni me vėshtirėsi, madje edhe me zhgėnjim kur botoni, promovoni dhe kur pritni qė veprėn tuaj ta vlerėsojė dikush?

Molliqi: Po, unė ju thashė, vlerėsimi se shkruajmė mirė apo keq nuk ndodhė. Sipas asaj qė lexoj ēdo rrethi tė caktuar diku nėpėr kafe ose mirė....

Zėri: Po ku ėshtė Arif Molliqi nė botėn e madhe tė letrave shqipe?

Molliqi: He. Ku ndodhem?! Jam aty ku ka arritur fjala ime, ku ėshtė poezia e ime dhe proza ime.E, nė kėtė hapėsirė nuk e di sa kam mundur tė zė vend. Gjer ku jam shtrirė.

Zėri: A ju kanė kritikuar pėr ndonjė vepėr poetike apo roman?

Molliqi: Do tė isha i lumtur dhe kam dėshirė tė mė kritikojnė sepse .

Zėri: Po, shkrime-kritika pozitive a ka pasur?

Molliqi: Si ta them. Kur ulem tė shkruaj mendoj se do tė bėj diēka tė mirė. Me mendimin e tillė edhe e pėrfundoj librin. Kur libri botohet, ai s'ėshtė mė imi. Libri kalon te lexuesi, ose te kritikėt. Fatbardhėsisht asnjė vepėr letrare imja, qoftė me poezi, prozė apo publicistikė nuk ka kaluar pa ndonjė shkrim-vlerėsim, pa ndonjė gjykim. Nė pėrgjithėsi tonet vlerėsuese kanė qenė pozitive... Gjykimet nuk kanė qenė tė rėnda. Tek e fundit, ky ėshtė mjedisi ynė intelektual dhe kulturor qė e thash mė pėrpara dhe mos ta pėrsėris.

Zėri: Dhe, sipas kėsaj, tek ne gjithēka qė shkruhet i plotėson kriteret e njė vepre tė mirė. A ka edhe krijime qė nuk i plotėsojnė kriteret e mirėfilltė tė njė romani apo poezie?

Molliqi: Pėr mendimin tim nėse themi se gjithēka qė shkruajmė ėshtė letėrsi e mirė, gabojmė rėndė. Por, kėtu pa e bėrė gjykimin e letėrsisė, tė sė mirės dhe tė sė keqes, po e parafrazoj njė mendim tė Bodlerit (e kam lexuar diku): "Njeriu ėshtė i lirė tė bėjė edhe keq" Pra, edhe letėrsia ėshtė e pafundme dhe aty ka gjithēka. Gjithēka. Mendoj se as tregu nuk ėshtė barometri qė e matė cilėsinė e njė libri. Kohėve tė fundit shpesh ka libėr qė ėshtė shitur shumė, po nuk ka pasur vlera. Pse ndodh kėshtu? Lexuesi i rėndomtė kėrkon vepra tė lehta me tema sensacionale, ēudira, skandale seksi, letėrsi policore. Por nuk ėshtė kjo masa qė tregon letėrsinė e vėrtetė cilėsore. Kėtu mund edhe tė gabohem.

Zėri: Pėr fund si gjithmonė, ēfarė jeni duke shkruar, dhe kur shkruani mė sė shumti?

Molliqi: Gjithēka dhe ēdo ditė, por asgjė nuk e kam pėrfunduar. Vetėm dhe nuk qaj kokėn pėr tė. Le ta mundojnė kokėn tė tjerėt.

H.Rr.


 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 25 Jul 2010 01:05:42 +0200 .