Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė


Ballina / Intervistė - Njė popull i jep kuptim jetės duke krijuar dhe zhvilluar kulturėn e vet kombėtare

 

NJĖ POPULL I JEP KUPTIM JETĖS DUKE KRIJUAR DHE ZHVILLUAR KULTURĖN E VETĖ KOMBĖTARE


Njė popull i jep kuptim jetės duke krijuar dhe zhvilluar kulturėn e vet kombėtare

-thotė poeti, publicisti dhe atdhetari i devotshėm nė Gjermani Shaban Cakolli

Nga Sokol Demaku


Sokol Demaku

Njė popull i jep kuptim jetės duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dh pėrfaqėsuar kulturėn e vet kombėtare.

Kjo do tė tregon realitetin nė tė cilin jeton shoqėria jonė. Nėse kemi pasur fatin tė pėrfaqėsojmė njė kulturė tė mirėfilltė, para botės jemi mė tė njohur. Arti ėshtė ai qė i jep kuptimin dhe realitetin kulturės.

Krijimtaria ėshtė diēka e shenjėt, sidomos pėr ne shqiptarėt tė cilėve fati na ka pėrballur me vėshtėrsi tė tilla, ku pushtues pas pushtuesi, kanė kaluar mbi kurrizin tonė me qėllim pėr tė na e mohuar atdheun. Pushtuesit tonė kishin dy forma pėr tė na zhdukur: zhdukėjen fizike dhe kulturore , e qė asnjėra nuk ishte mė e padhimbshme se tjetra.Krijimtaria jonė ėshtė rruga mė fisnike e cila mbanė gjallė ndėrgjegjen kombėtare.

Njeriu qė jeton nė mėrgim, temat i imponohen vetvetiu, kjo vie nga dashuria pėr atdheun, malli pėr njerėzit e tij, nga se kam fituar pėrshtypjen se njeriu peshėn e dashrisė pėr atdheun e ndjenė kur ėshtė larg tij, kur atdheu i mungon. Pra krijimtaria nė mėrgim pa mėdyshje ka ngarkesėn emocionale, ka peshėn e mallit, e mungesės sė atdheut, e tė dashurėve tė vet

 

 


Shaban Cakolli

Njė prezantim tė shkurtėr.Jam Shaban Cakolli, i lindur nė Krilevė tė Dardanės. Shkollėn fillore e kreva nė vendlindje, tmesmen nė Dardanė, kurse studimet nė Univerzitetin e Prishtinės. Nga mosha fėmijėrore u frymėzova pėr shkrime, kulturė dhe veprimtari kombėtare. Si i ri punoja me rininė e fshatit nė grupe letrare, ku nxirrnim gazeta tė murit. Me shkrime dhe kulturė vazhdova edhe nė shkollimin e mesėm dhe univerzitar. Kam botuar shkrime nė poezi, prozė dhe publicistikė nė gjitha gazetat qė botoheshin atė botė nė Kosovė, ku edhe tani botoj nė gazetat dhe revistat qė botohėn nė diasporė e Kosovė.

Kam udhėhequr jetėn kulturore nė vendlindje dhe mėrgatė. Nė Gladbeck isha sekretar i SHKA “Aleksandėr Moisiu” nė kryesinė e Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptar nė Mėrgim(BISHM),

jam nė Kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve Artistėve dhe Krijuesve Shqiptar nė Gjermani LSHAKSH. Kam botuar nė gjuhėn shqipe, gjermane dhe turke. Jam i pėrfshirė nė 18 antologji nė gjuhėn shqipe, njė gjermane nė mėrgim dhe Kosovė.

Pėrkohėsisht jam me banim nė Gjermani.

 

I lindur nė Krilevė tė Dardanės ku edhe kaluat rinin tuaj, ēfarė mundė tė na thoni pėr atė kohė pėr vendlindjen tuaj?

Po; fėmijėrinė time e kam kaluar nė kėtė fshat tė bukur, dhe malli pėr te mė pushton gjėthnjė.Krileva ėshtė njė fshat i bukur i komunės tė Dardanės, me tokė pjellore, me kullosa, rrethuar me kororė malesh, me ajr tė freskėt,me gurra uji tė ftohėt tė pijes;aty nė arat e bukės kultivohen gjitha kulturat bujqėsore,mes arave tė punės kalon lumi,shtėpitė janė tė ndėrtuara pėrbri rrugės,e nė mes tė fshatit ėshtė shkolla,ambulanca dhe shitoret.

Krileva ka njė shtrirėje mjaft tė bukur gjeografike,tė cilės ja kanė lakminė fshatėrat pėr rreth.Mė se njėqind shtėpi,me qindra banorė,me punė e aktivitete nė tė gėdhirė i japin gjallėri fshatit.

Nė Dardanė(ish-Kamenicė) shqiptarėt kanė frymuar mė vėshtirė, mbase nė punėn zyrtare kanė mbretėruar sėrbėt.Vendasit e mijė nuk kanė pasur rastin atėbotė tė punojnė nė ndonjė vend pune me perspektivė.

Aty-kėtu ndonjė kanė punuar si minatorė,apo rojtar tė ndonjė fabrike.Po njerėzit e fshatit tim ishin punėtorė,punonin nė bujqėsi e blegtori,por fitonin rendimente tė larta.Po,tė parėt tanė tė fshatit ishin burra tė menēur,kėtė menēuri ua kishte falė pėrvoja e jetesės,burra tė pashėm,tė dalluar nė veshėje,nė mikpritėje,dhe udhėheqės tė mirė familjar.Jam rritur mes tyre,si fėmijė kam ndejur me tė vjetrit nėpėr dhama tė pritėjes sė miqėve dhe kam mėsuar shumė gjėra prej tyre.Kur vinin miqėt nėpėr odat tona,i zoti i shtėpisė ngrohej nga nderi qė i bėnin vizitorėt,u bėnte nderė e rrespekt,u shtronte nė sofėr gjithė tė mirat qė posedonte,pije nga mė tė veēanta,pemė,mė pas shkriheshin nė biseda shumė interesante,shpalosnin gėzimet e dhimbjet e tyre,pėrvojat e kujtimet.Kur vinin miqėt dimrit qėndronin ditė tė tėra,natėn e parė

i mbante pritėsi,tė nesėrmen vinte ia mirrte fqiu,e kėshtu fqinjė pas fqinji me radhė.Unė si i ri kam shkuar me miqėt fqi,pas fqiut,kam dėgjuar biseda tė kėndshme dhe interesante,kam mėsuar lojėra interesante qė luanin fshatarėt tanė odave,mė pas tregime tė ndryshme,kėngė interesante qė shpalosnin historinė tonė kombėtare,rrapsodėt tanė para miqėve.Gjithēka e kishte bukurinė e vet.Shkollime pos atyre fillore deri nė gjeneratat tona nuk kishte,fshatarėt iu kishin pėrkushtuar punėve nė blegtori e bujqėsi dhe ndiheshin mirė,pasi fitonin mirė prej tyre.Kur kam filluar unė tė shkollohem,nuk ishte shkolla e plotė fillore nė vendlindje,aty kryanim katėr klasėt e para,pastaj tjerat nė njė fshat fqinjė qė quhej Strezofc.Nga shtėpia nė shkollė dhe anasjelltas,bėnim katrėmbėdhjetė kilometra kėmbė.Si tė rinjė kjo nuk na pengonte aspak.

Pavarėsisht kushteve tė vėshtira ne mėsonim, rrespektonim prindėrit,arsimtarėt dhe tė vjetrit.Edukimin dhe frymėzimin e kam fituar nė fshat nė mesin e fshatarėve tė mijė.Qė nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare unė ėshtė dashur tė shkėputem nga fshati,mėsimet e mesme i kam kryar nė Dardanė,ato univerzitare nė Prishtinė,ku edhe blemė shtėpi dhe u vendosėm,po askund nė asnjė vend,nė asnjė ndejė,nuk jam ndier mė i ngrohėt ,mė i lumtur,mė i frymėzuar,se sa kur i kam bėrė vizitė fshatit.Krileva ėshtė vend i bukur,ka njerėz tė dashur e tė menēur,ka njė rini tė shkėlqyeshme.Sot tė gjithė tė rinjėt nė Krilevė janė tė shkolluar,kemi doktora shkencash,magjistėr,profesor,mėsues,shkrimtar e poet.Gjėthnjė kudo qė gjindem,mendjen dhe mallin e kam te fshati im,i njerėzve tė mijė Krileva e bukur e dashur dhe e ngrohėt.

 

Shkollimin fillore ne Krilevė dhe tė mesėm keni bėrė nė Dardan, mund tė na thuash mė shumė pėr jetėn tuaj shkollore?

Jeta ime shkollore ishte pak e mundimshme: Nė fshatin tonė nuk kemi pasur shkollėn e plotė fillore.Shkolla nė fshatin tonė atė botė ishte katėr klasėshe,pjesėn tjetėr tė shkollimit e kemi ndjekur nė njė fshat tjetėr tė komunės sonė.Fshati ku ndiqnim mėsimet quhej Strezofc,nga shtėpia nė shkollė dhe anasjelltas bėnim 14 kilometra rrugėtim nė kėmbė. Kur ktheheshim nga shkolla,kishim pak pushim derisa drekonim, prindėrit na angazhonin nė punė tė shtėpisė,mėsimet i pregadisnim orėt e natės,rryma elektrike ende mungonte nė fshat,mėsonim nėn dritėn e qiririt apo ndonjė vajguri.Mund tė them se prindėrit na flisnin fare pak,ose fare pėr rėndėsinė e shkollimit,nga se ishin tė lodhur me punėn e tyre pėr mbijetesė.Ne i kushtonim rėndėsi mėsimit,madje garonim pėr notat mė tė larta,kemi pasur shumė rrespekt pėr mėsimdhėnėsit,pėr tė moshuarit.Kur nisa mėsimet nė shkollėn e mesme nė Dardanė, nuk kisha mundėsi tė udhėtoja,mungonin autobusėt nė fshatin tonė,u desh tė paguaja banesė nė Dardanė, po hargjime kishim mė shumė,por kushtet pėr mėsim ishin shumė mė tė mira,madje edhe kohė pėr aktivitete tė lira kishim mjaft.Mundohesha tė bėjė njė orar kohe pėr mėsime,pėr aktivitete,pėr miq,me njė fjalė isha shumė i gjindshėm,i dalluar nė mėsime,nė aktivitete kulturoro-letrare,i rrethuar me shumė miq.Mund tė them nė kohėn e kushtet e vėshtira qė kemi jetuar,kam pasur njė jetė tė mirė rinore,me kujtime tė ngjeshura,tė cilat i evakuoj tani shpesh.

 

Keni studiua nė Prishtinė, ēfarė ka nė mendje sot Shabani nga kėto kohėra, nga jeta studentore?

Jeta studentore pėr mua ėshtė e shenjėt, pjesa mė e mirė e jetės sime. Nuk kam banuar nė konvikte, kam banuar nė shtėpi private, por kam pasur mundėsi tė mira tė rrugėtoj me kohėn, si dhe tė provoj gjėra qė nuk kisha pasur rastin mė parė tė i provoj. Isha student i rregullt, kur ndiqja ligjeratat i pėrcillja me vemendje, kishim edhe literaturė tė mjaftueshme, biblioteka ku mund tė zgjidhnim tituj e mėsonim.

Aty, kisha kohė mė tepėr tė i pėrkushtohem krijimtarisė, madje isha i angazhuar edhe nė disa Shoqėri Kulturore, Artistike(SHKA). Si student ndihesha mė i pavarur, mė i burrėruar, mė i zhdėrvjellur nė aktivitete dhe shoqėri.

Edhe jetėn e natės e bėnim tė organizuar, aty krijova rrethin, shoqėrinė, aktivitetin, por fatkeqėsisht nga viti 1981,filluan zbehėjet. Demostratat e studentėve u etiketuan si armiqėsore, studentet si nacionalist, iridentist, e deri nė kanibal. Filloj diferencimi ideopolitik, pėrcjellja nė katedėr, punė ,shoqėrim,etj…Kohė tė vėshtira ishin,por ishim tė pėrkushtuar dhe ia dolėm tė hapėrojmė dhe tė mbijetojmė ato kohė tė liga.

 

Nga mosha fėmijėrore u frymėzua pėr shkrime, kulturė dhe veprimtari kombėtare., kujtimet e juaja nga kjo kohė e rinisė suaj nė punė me brezin e ri, njė paralele mes punės si i ri nė vendlindje dhe asaj nė mėrgim?

Po, kishim njė mėsues nė shkollėn fillore, quhej Ejup Ahmetaj, nga Hogoshti i Dardanės. Mėsuesi banonte me familje nė banesat e shkollės sonė. Mė dukej mėsues dhe mik, sikur tek ai isha mė i ledhatuari i shkollės.

Mė mirrte nė banesėn e vet mė shoqėronte me fėmijėt e vet, mė udhėzonte si tė pregadis lėndet, si tė recitoj vjershat, si tė vizatoj, tė shkruaj tregime, mė pas shkrova njė vjershė kushtuar fshatit tim.

Mėsuesi sikur nė fytyrėn e tij tregonte gėzimin pėr vjershėn time, kjo mė jipte kurajo dhe kohė mė pas shkrova edhe disa nga vjershat. Nė njė program shkollor mė prezantuan me vjershat e mia, kisha emocione, pak edhe frikė, po vjershat e mia u shpėrblyan me duartrokitje,madje edhe muarėn dhenė,kudo flitej pėr to,kjo mė jepte forcė dhe mė nxiste pėr punė.Fshati ynė kishte njė rini tė mrekullueshme,njė rini tė dashur,njė rini aktive,kemi bashkėpunuar,kemi mbajtur gjallė jetėn kulturoro-artistike,kemi shėnuar ditėn e shkollės,festa kombėtare,me programe letrare dhe artistike,kemi ēfaqur koncerte me muzikė tė pasur e tė mirėfilltė shqipe,kudo jemi mirėpritur e shpėrblyar. Kjo na ka nxitur tė punojmė mė shumė, kemi nxjerrur gazeta tė murit nė shkollė e lokale rinore, i kemi mbushur me vlera dhe zbukuruar mirė. Ishin punė tė mira ato, i kujtoj me mallėngjim, kemi pasur shumė suksese por gjėthnjė kemi qenė tė palodhur, nė krye tė aktiviteteve, duke u pėrpjekur gjithnjė qė punėn qė kemi bėrė tė jetė mė e mira, tė jetė vlerė. Kur shkova nė Dardanė nė shkollėn e mesme, aty ishte aktiv grupi letrar.

Nė kėtė grup u kyēa edhe unė, u desh disa kohė pune dhe profesori i gjuhės shqipe mė cilėsoj si mė aktivin nė atė grup. Profesori quhej Mehmet Surdulli, njė ditė mė thirri nė bisedė dhe ngadal e qetė me disa ledhatime, mė lavdėroj duke mė cilėsuar si shumė tė aftė me shkrime, mė tha se duhej tė botoja nė gazeta e revista! Nuk munda pa e pyetur, si bėhet kjo? Ai mė tha se njeh njė poet tė famshėm dhe do tė mė njeh me te: Kėshtu edhe u pėrcaktuam.

Njė tė shtune nga Dardana mė mori pėr dore, mė pagoi biletėn e udhėtimit rrugėtuam drejt Prishtinės nė Ulpianė mė drejtoj nė zyren e njė poeti. Me vete kisha njė fletore ku kisha renditur shkrimet. Tek kur hyra nė byro, kuptova se me poetin qė duhej tė takohesha ishte Azem Shkreli! Pėr Azem Shkrelin kishim mėsuar nė shkollė, e dija se ishte poet me famė, por ajo ēka mė trishtonte mua ishte: Si do tė mund tė bashkėpunoja unė me Shkrelin? Profesori u pėrshėndet me ne, kurse mua mė la kokė me kokė me Shkrelin. Filluan tė mė dridheshin gjunjėt, por aty kam mėsuar se Azem Shkreli ishte mik, nuk dallonte shoqėri nė shtresa, ishte i thjeshtė me miqėt, ishte poezia vet. Pas njė bisede tė gjatė, disa kėshillave qė mi bėri, mė kėrkoj fletoren e shkrimeve, ia lash me kėnaqėsi, u pėrshėndetėm me te. Nuk ishte bėrė njė muaj i plotė kur nė revistėn”Zėri i Rinisė” mė zėri syri tri poezi tė mijat, me pak ndryshime qė kishte bė i madhi Shkreli, poezitė e mija ishin mė tė dalluarat nė atė revistė. Nuk dijė tė pėrshkruaj gėzimin qė kam ndier, kemi pasur edhe shumė takime me Shkrelin, mė ka ndihmuar tė ndryshoja diēka qė nuk shkonte, kėshtu kohė pas kohe arrita tė botoj nė gjitha gazetat e revistat qė botoheshin nė Kosovė. Kur erdhėm nė mėrgim, qėllimi ynė ishte tė zhvillojmė veprimtari nė dobi tė kombit. U njohėm me mėrgimtarė tė tė gjitha moshave.

Erdhėm nė pėrfundim tė formojmė njė Shoqėri Kulturore mes tė cilės do tė zhvillonim veprimtarinė tonė. Shoqatėn e pagėzuam”Aleksandėr Moisiu”, e regjistruam te organet gjermane dhe vite tė tėra kemi kryar aktivitete tė nduarduershme, pėr atdheun dhe kombin. Pėrmes saj kemi internacionalizuar ēėshtjen kombėtare tek gjermanėt, kemi ndihmuar fondin e Qeverisė, Fondin Vendlindja Thėrret, shkollat shqipe nė Kosovė, skamnorėt, kemi punuar me rininė, i kemi ndihmuar nė jetėn kulturore e letrare, ku nė krye tė punės gjithnjė isha unė.Kemi hapur shkollėn shqip kėtu nė Gjermani,nė vendin ku jetojmė ne,kam qenė vite tė tėra si kryetar i kėshillit tė prindėrve,kam ndihmuar krejt ēka kam mundur nė mbarėvajtėjen e mėsimit tė shkollės shqipe kėtu nė Gjermani.

 

Pėrveēse njė mėsues i pasionuar, shkrimtar me renome, do tė ishte mė interes tė mėsonim nga ju se si e pėrkufizoni rolin e shkrimtarit nė jetėn bashkėkohore?

Si mėsues nuk vajti mbarė, ishte kohė e vėshtirė pėr shqiptarėt, pėr mėsuesit tanė. Nisa punėn si mėsimdhėnės nė njė shkollė afėr Prishtinės, punoja me pėrcjellje nė ēdo hap, komitetet atėhere mė cilėsonin si njeri i papėrshtatshėm ideo-politikisht pėr arsim, dhe mė dėbuan, pjesėn tjetėr kam punuar nė “XIQ”Karaqevė. Mbase rolin e njė krijuesi mė sė miri do e zhvilloja nė arsim, por kjo nuk mė ka lėkundur asnjėherė dhe kurrė nuk iu kam nda krijimtarisė. Krijimtaria ėshtė diēka e shenjėt, sidomos pėr ne shqiptarėt tė cilėve fati na ka pėrballur me vėshtėrsi tė tilla, ku pushtues pas pushtuesi, kanė kaluar mbi kurrizin tonė me qėllim pėr tė na e mohuar atdheun. Pushtuesit tonė kishin dy forma pėr tė na zhdukur: zhdukėjen fizike dhe kulturore,e qė asnjėra nuk ishte mė e padhimbshme se tjetra.Krijimtaria jonė ėshtė rruga mė fisnike e cila mbanė gjallė ndėrgjegjen kombėtare.Nuk mundemi tė themi se muza poetike ka shkathėsi tė shkatėrroj luftėra,tė mund ushtri,por mund tė themi lirisht se ėndėrren pėr liri e bėjnė tė lakmueshme,ndez gjakėra pėr tė i dalur zot atdheut, kjo ka dėshmuar pėrpjekėjet e gjata pėr tė kundėrshtuar zaptuesit,kėtė e kanė dėshmuar rilindas pas rilindasi,lufta e fundit qė i solli humbje pushtuesit,nga se arti ishte dhe mbetėt shpirti i kombit qė mėson tė duam e mbrojmė atdheun, qė ka mbajtur gjallė e tė patjetėrsueshėm kombin. Krijimtaria ėshtė fisnikėria e shpirtit ajo ka fisnikruar vendasit nė mbrojtėje tė atdheut, ajo fisnikronmėrgimtarėt qė sot nuk janė pak, ku krijimtaria atje ka peshėn e mallit, ngarkesen e madhe emocionale,,mungesen e atdheut,po qė ndėrton shoqėrinė ,brezat mė tė ri,nė forcimin e atdhedashurisė.Pėrmua krijimtaria e shkrimtarit bashkohės ėshtė e shejtė,ėshtė armė e fortė e mbrojtėjes sė atdheut e kombit,gjuhės….Fatbardhėsisht krijues bashkohės kemi sot mė shumė se kurrė, pėr fat kemi tė mėdhenj,e tė vegjėl, kjo ėshtė mirė, sot kemi njė Kadare tė madh, nesėr do tė kemi Kadare tė tjerė dhe kjo ėshtė krenari pėr ne.

 

Qysh si student jeni marrė me shkrime, cilat janė shkrimet e juaja te para dhe ku i keni publikua nė atė kohė ato?

Po, atė kohė nuk mendonim pėr ndonjė botim libri, nuk gjindej sponzor, kurse si student na mungonin mjetet materiale pėr kėtė. E rėndėsishme ishte se ne punonim nė atė drejtim, nuk ndaleshim, mė pas kur mendonim se punimi ėshtė brumosur mirė, ua shpėrndanim redaksive tė pakta qė atėherė kishim nė Kosovė. Dorėn nė zemėr, na i kanė botuar tė gjitha gazetat dhe revistat, na imponohej tė kėnaqeshim me mundėsitė qė kishim.

 

Krijimtaria juaj i pėrket njė periudhe tė gjatė kohore. Cila ėshtė tema dhe motivi ne veprat e juaja?

Unė fillova me shkrime nė vegjėli, fillimisht si i vogėl mė nxiste tė shkruaj pėr vendlindjen, mė pas duke ndier vetėn mė tė burrėruar mė flaku motivi i dashurisė. Kam disa fletore tė shkruara me poezi nė kėtė motiv.

Vitet e 80-ta, pėr ne filluan njė dridhėje tė madhe, hetime, pėrndjekje, burgosje, privime, kjo nuk do tė thotė se na lėkundi nga krijimtaria, nga se pikėrisht nė kėto kohė tė vėshtira arti shpėrthente mė tepėr, po u desh tė u kthehemi temave tė kohės.

Nuk dijė ndoshta kam gabuar, por mė dukej se nuk kishim kohė pėr dashurinė, por as kohė dashurie nuk ishte, andaj me kujdes ato fletore tė atij motivi i palosa nė njė kėnd, ku sot e atė ditė, mė kanė mbetur tė pabotuara.

 

Nga e merrni frymėzimin, ēfarė ėshtė tema apo subjekti nė veprat e juaja?

Ju e dini, unė edhe pak muaj mbushi njėzet vite nė mėrgim. Njeriu qė jeton nė mėrgim, temat i imponohen vetvetiu, kjo vie nga dashuria pėr atdheun, malli pėr njerėzit e tij, nga se kam fituar pėrshtypjen se njeriu peshėn e dashrisė pėr atdheun e ndjenė kur ėshtė larg tij, kur atdheu i mungon. Pra krijimtaria nė mėrgim pa mėdyshje ka ngarkesėn emocionale, ka peshėn e mallit, e mungesės sė atdheut, e tė dashurėve tė vet.

Mė duket kjo krijimtari ka njė ndikim mė tė fortė nė ndėrgjegjėjen e dashamirėve tė saj. Madje nga kėto rrethana, mendimi im ėshtė qė shumė prej atyre qė ndoshta kurrė mė parė nuk janė marrur me krijimtari, pikėrisht malli pėr atdheun e vet, rrethanat e jetės nė mėrgim i kanė nxitur tė i rreken punės, tė shkrojnė rreshta apo vargje pėr mallin e atdheut. Pra frymėzimi pėr temat, si tė tė gjithė krijuesit nė mėrgim ėshtė, atdheu, kombi, malli, kurbeti…

 

Ju keni botuar nė shqip, ēka ka botua deri mė tani Shabani?

Kam mundur tė botoj mė shumė, ndryshe nga ata qė nxitojnė tė botojnė nė numėr, mua mė duket mė e arsyeshme tė bėjė hapa mė tė ngadalshėm nė botim. Mė parė kam pasur dėshirė tė botoj romane, por

pėr fat tė keq, njė roman nė tė cilin kam punuar disa vite”Gjurmėve tė Vuajtjeve Shqip”mė pat konfiskuar regjimi i atėhershėm dhe nuk e dijė sakt nėse ka pėrfunduar diku nė flakė, apo shportė mbeturinash, por qė kurrė mė nuk ka rėnė nė dorėn time. Thėnė drejt mė ėshtė dhimbsur shumė, kam hargjuar kohė e mund, dihet atėbotė si shtypej nė kushte tė vėshtira, me disa makina shkrimi aspak praktike. Nga atėherė sikur ndjejė njė dozė frike tė botoj libėr nė prozė, botoj pjesė nė gazeta, por asnjėherė nuk i kam pėrmbledhur nė libra. Jam pėrkushtuar nė poezi, dhe deri mė tani kam botuar:

 

“TOKĖ DARDANE”

“LOTI I ATDHEUT”

“DETI I QIELLIT”

“KRISMA E FJALĖS”

“AGSHOLI”

 

Kam edhe tė tjera pėr botim, nuk kam pasur ndonjėherė oferta pėr sponzor, botojmė me mjetet nga djersa, duhet tė matemi mirė kur vie nė radhė botimeve, nga se kemi edhe shumė halle tjera, tė ndihmojmė familjet, tė afėrmit e ndonjė nga skamnorėt, e rėndėsishme ėshtė se ato rrijnė nė sirtar tė pregatitura, me shpresė njė ditė do u vie radha. Jam i pėrshirė edhe nėpėr shumė antologji, si e dini ju edhe nė njė antologji tuajn”Jehona e Shekujve”, e cila ka dalur njė antologji mjaft e mirė pėr tė cilėn u jam mirėnjohės.Jam futur edhe nėpėr antologji gjermane,nė tė cilat jam mjaft i kėnaqur,nga se punimet tona kanė kaluar nėpėr duart e Ferdinand Lahollit, njė pėrkthyesit mė tė njohur nė shqip-gjermanisht.

 

Keni udhėhequr jetėn kulturore nė vendlindje dhe tani nė mėrgatė, cka mund tė na thotė pėr kėtė Shaban Cakolli?

Nė kulturė kam qenė dhe jam i angazhuar gjithnjė. Kjo punė mė duket punė me peshė dhe fisnike. Njė popull i jep kuptim jetės duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dh pėrfaqėsuar kulturėn e vet kombėtare.

Kjo do tė tregon realitetin nė tė cilin jeton shoqėria jonė. Nėse kemi pasur fatin tė pėrfaqėsojmė njė kulturė tė mirėfilltė, para botės jemi mė tė njohur. Arti ėshtė ai qė i jep kuptimin dhe realitetin kulturės.

Padyshim tė punosh nė kėtė lėmi duhesh tė jesh njohės i saj,po nuk mjafton vetėm kjo:duhet durim, qėndrushmėri e pėrkushtim.Duhesh tė luash me mė tė ēmuarėn ,kohėn,unė kam humbur kohė,madje kam dėgjuar njerėz tė mė pėrqeshin si unė humbas kohė,por kur i kam vėrejtur rezultatet,mė ėshtė dukur shpėrblim.Nė vendlindje kjo kishte njė lehtėsim,ishim edhe tė sigurtė pėr rezultate,kurse nė megrim kishte pragje tė panjohurash:Nuk njihnim tė rinjėt,nuk dinim prirėjet,shkathėsitė dhe kjo ishte mė tepėr se mundi. Unė nė mėrgim e kam nisur i vetėm kėtė nismė, tek kur tė tjerėt kanė pa rezultatet e para kanė filluar aty-kėtu tė mė bashkangjiteshin.Nė qytetin ku unė gjeta strehė nė mėrgim,kishte shumė tė rinjė e tė reja shqiptare.Fatkeqėsisht mes vete bisedonin nė gjuhėn gjermane.Kjo mua mė brente,ishte dhimbje,shkolla shqipe ende nuk kishte,fillimisht mė ėshtė dashur tė zbuloj dhuntitė dhe talentet e tė rinjėve qė nuk i njihja.Ishte e vėshtirė,por jo edhe e pamundur.Problem tjetėr ishte se isha i nxėnė me punė, nuk kam ditur tė mendoj pėr pushimin,kam kaluar edhe orėt e vona tė mesnatės me tė rinjėt nėpėr ushtrime me tė rinjėt. Lokale pėr ushtrime nuk kishim,i patėm nda dhoma nga banesat tona pėr ushtrimore.

Njė lokal pėr shėnime kulturore e paguanim.Me kėta tė rinjė kam punuar nė gjitha fushat e kulturės,l etėrsi, art, muzikė, sport, mė pas edhe kemi organizuar kuize pėr matjen e njohurive nė lėmi tjera.

Veē kėsaj gjatė jetės kulturore fėmijėt janė pasuruar edhe me tė folurit dhe tė shkruarit drejt nė gjuhėn amtare. Pas hapjes sė shkollave shqipe udhėheqja e jetės kulturore sado pak na u lehtėsua. Punonim

bashkarisht me mėsuesit dhe ushtrimet i mbanim nėpėr lokalet e shkollave. Falė kėsaj, ne kemi zhvilluar njė veprimtari tė begatshme kulturore, kemi organizuar orė letrare,ekspozita,programe muzikore, kemi shėnuar festa tė shkollave, festa kombėtare, jemi prezantuar nė Ditėt e kulturės, e cila mbahet nė vit nė Gjermani. kemi prezantuar kulturėn tonė dhe kudo kemi dalur faqebardhė.Kishim njė mėsues tė vyar Sejdi Gashi,tani nė pension me te kam qenė i pandarė nė aktivitetet kulturore, si pėr kėtė veprimtaria ime ėshtė futur nėpėr disa monografi tė shkollave shqipe. Nė vendlindje pėr organizimin e kėsaj veprimtarie ndoshta kushtet ishin mė tė vėshtira, por kemi pasur veprim tė pėrbashkėt me njohės tė mirė tė kėsaj lėmie, kemi njohur edhe talentėt, kėshtu qė na nevojitej vetėm mundi dhe koha, tė cilat nė asnjė rast nuk i kemi kursyer.

 

Ishit sekretar i SHKA “Aleksandėr Moisiu” dhe nė kryesinė e Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptar nė Mėrgim, cfarė ėshtė roli i kėtyre sdhoqateve nė mėrgim?

Bashkimi i Intelektualėve Shqiptar nė Mėrgim(BISHM) kishte pėr qėllim tė bashkonte intelektualėt e shkapėrderdhur nėpėr mėrgim, njerėz me vyrtyte njerėzore, tė dashur dhe intelektual tė kompletuar,

qė tė tillė nė Gjermani ka shumė. Ata duhej tė tuboheshin, tė analizonin gjendėjen e atdheut i cili ishte nėn okupim, tė formulonin e publikonin mendime, rreth formave tė organizimit, pėr tė dalur nga ajo

gjendėje e mjerueshme. Zėri i tyre do tė duhej tė dėgjohej e jo rrallė kėtė zė tė tyre e pėrhapnim edhe ne mes mjeteve tė informimit. Fillimisht kėtė nismė e pat marrur njė intelektual i mirėfilltė, njė veprimtar i shquar Ramiz Kugleci, tani i ndjerė.Nė kėtė BISHM,isha edhe unė anėtar kryesie.Pėr habi ky Bashkim i Intelektualėve Shqiptar nė Mėrgim,i cili ndoshta ishte shpresa mė e madhe e mėrgimtarėve,nuk qėndroj shumė.

Pėrse, si, ēndodhi?Pėr kėtė nuk mund tė flas mė shumė nga se nuk kam njohuri tė sakta,njė gjė mund tė them,nuk ia dolėn tė organizoheshin si kėrkohej.

 

Jeni ne Kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve Artistėve dhe Krijuesve Shqiptar nė Gjermani LSHAKSH, cka mund tė na thoni pėrpunėn tuaj nė kėtė Shoqatė?

Ndryshe ėshtė me Lidhjen e Shkrimtarėve Artistėve dhe Krijuesve shqiptar(LSHAKSH), ajo u themelua tani pesė vite. Nismėtar i themelimit tė LSHAKSH, ishte Martin Ēuni,njė intelektual,veprimtar i shquar,i burgosur politik, reporter i luftės sė Kosovės,njeri i penės dhe pushkės,njeri i dashur pėr miqėt,i kalitur pėr punė,mbas tė cilit kemi hecur ēdo hap.LSHAKSH,nuk ka lokal tė vetin nė Gjermani,organizohen tubime vend,pas vendi nė Gjermaninė e madhe, krijuesit bėjnė qindra kilometra udhėtime, pėr tė marrur pjesė nė tubime. Gjithēka arritet vetėm me vullnetin e mirė tė krijuesve.LSHAKSH, veprimtarinė e kryajnė me njė fond shumė tė vogėl,po aty janė bėrė punė tė mėdha e sukseshme.Janė promovuar disa dhjetėra libra tė krijuesėve tanė,janė botuar disa antologji nga LSHAKSH,si:Asht e Gjak Arbėrie,Trinomi i Lirisė,”Njė Shekull Dritė”,e disa qė pėr momentin nuk po mė kujtohen.LSHAKSH,fillimisht kishte organ tė vetin”Muzēn Poetike”,revistė mujore,tani po e njejta nxirret nė formė elektronike,poashtu ka njė faqe nė facebook ,me emrin LSHAKSH.Krijuesit tanė tė palodhshėm secili ka dhėnė kontributin e vet, organizojmė orėn e Pavarėsisė qė mbahet njėherė nė vit,organizojmė poashtu Takimet”Azem Shkreli”, ėshtė organizuar ēdo vit Dita e Kulturės,Njėqindvjetori i lindjes sė Nėnė Terezės.

LSHAKSH, nė ēdo vit ndanė ēmime e mirėnjohėje pėr tė merituarit nė gjitha fushat e arteve kulturore dhe veprimtarėve tė kombit. LSHAKSH, posedon gjitha seksionet e kulturės, letėrsi, art, pikturė, muzikė …. Nė aktivitetet e LSHAKSH, marrin pjesė edhe krijuesit jashtė Gjermanisė :si nga Holanda, Belgjika e Zvicrra,Ėshtė pėr tė pėrmendur Valdete Berishėn,njė poete dhe piktore e shquar,e cila nga Belgjika ndjek tubimet tona.

Ajo vitin e kaluar ka marrė ēmimin pėr pikturėn mė tė mirė, por kėtė ēmim ajo menjėherė e dedikoj pėr fėmijėt bonjak nė Kosovė. Muaj mė parė ka pasur zgjedhje nė LSHAKSH, ku kryetar u zgjodh Hasan Qyqalla, njė krijues intelektual, njė punėtor i pa epur, unė jam zgjedhur sekretar, po punojmė, kemi promovuar antologjinė”Trinomi i Lirisė”, kushtuar vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, ėshtė mbajtur orė kushtuar letrarit dhe veprimtarit Tahir Desku, ėshtė promovuar libri”NJĖ SHEKULL DRITĖ” nė shenjė tė njėqindvjetorit tė pavarėsisė tė Shqipėrisė, libėr ky qė ėshtė promovuar edhe nė Tiranė e Prishtinė, nga LSHAKSH.

Ėshtė mbajtur orė letrare pėr Ali Podrimen, e kemi nė plan edhe shumė aktivitete tė ngjeshura, ēka besoj se do tė shkojnė mirė. Lirisht mund tė themi se punėt mė tė mira qė munden tė kryhen nė mėrgatė janė kryar nga LSHAKSH.

 

Sa jeni ju i kėnaqur me punėn nė shkolla nė mėrgim kur kemi tė bėjmė me

Lėndėn e Gjuhės shqipe, sa ėshtė ky mėsim sot efektiv tek fėmijėt mėrgimtar?

Organizimi i mėsimit tė shkallave shqipe me mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe, nė Gjermani ėshtė tradicional. E them kėtė nga se nė korrik tė kėtij viti, unė mbushė njėzet vite qėndrim nė Gjermani.

Njėzet vite, janė shumė vite por Shkollat shqipe nė Gjermani kanė funksionuar shumė mė heret se tė vinim ne kėtu. Kur flasim pėr mėsimin shqip nė Gjermani, nuk flas nė ēdo cep tė Gjermanisė, nga se Gjermania ėshtė shumė e madhe, duhet shumė rrugėtime pėr tė u njohur me gjendėjen e saktė tė mėrgimtarėve tanė. Unė po flas pėr republikėn nė tė cilėn jetoj unė Nord Rhein Westfahlen(NRW) si republikė shumė e madhe. Natyrisht shkollimi nė gjuhėn shqipe ėshtė bėrė nėpėr etapa, ashtu si shqiptarėt kur dhe ku janė strehuar.Nė qytetin Gladbeck,ku unė jam strehuar,kjo traditė e punės sė shkollės shqipe ėshtė nėntėmbėdhjetė vjeēare.Kohėn kur unė erdha kėtu,nė kėtė qytet nuk ka pasur shkollė shqipe.E kujtoj si sot,mbas mėsimit tė gjuhės gjermane,fėmijėt shqiptar kohėn e lirė e kalonin nėpėr strehimore, apo rrugėve duke biseduar nė gjuhėn gjermane.Kjo nuk mė linte tė qetė,kishte dhjetėra fėmijė shqiptar qė po tė vazhdonin kėshtu do tė tjetėrsoheshin.Pata vendosur qė tė u pėrkushtohem kėtyre fėmijėve pa pagesė dhe bėra kėrkesė te organet gjermane.Fati i keq pėr mua ishte si pėr ēdo shqiptar fillestar nė mėrgim.Nuk kisha status qėndrimi dhe nuk e njihja gjuhėn gjermane,gjithėēka bėhej mes pėrkthyes.

Dorėn nė zemėr, organet gjermane na kanė pritur mirė, ata na thanė se kėtu nė Gjermani mėsimin e shkollave shqipe e paguajnė, por mėsuesi duhet tė ketė status qėndrimi, tė cilin unė nuk e kisha.

Kam lobuar kohė pėr njė mėsues shqiptar. Nuk po zgjėrohem shumė rreth kėsaj, dikur nė gazetėn “Bota Sot”, pata bėrė njė shkrim me titull”Ditėn kur loboja pėr shkollėn shqipe, nė shtėpinė time kishte dasmė”

Dikush qė ka mundur tė e lexoj do tė i kujtohet, pra nė shtėpinė time kishte dasmė, por unė nuk isha prezent nė dasmėn tonė! Ishim nė kėrkim tė njė mėsuesje shqiptare dhe fatbardhėsisht e gjetėm. Mė kujtohet kur ime mė pat pyetur: Je normal ti im shoq? Mendoj se po, iu pata pėrgjegjur,por mė thuaj pėrse mė pyet?Si pėrse tė pyes,nė shtėpinė tonė ka dasmė,kurse kreu i shtėpisė nuk ėshtė nė shtėpi,mu gjegj ajo!

I pata thėnė: Sot kishte dasmė vetėm nė shtėpinė tonė, po nėse do bėjmė shkolla shqipe kėtu gjithė shqiptarėt do tė kenė dasmė, dhe qesh ndier mirė, kur ajo miratoj mendimin tim.Mėsuese e patėm zgjedhur Feride Gashin, e cila ka bėrė punė tė madhe nė edukimin e rinisė tonė kėtu.Po kthehem nė fillim tė pyetjes sėrish:Shkollat shqipe nė Gjermani kanė bėrė dhe po bėjnė njė punė tė madhe kombėtare,dhe kėtė pėrmes formave tė ndryshme tė organizimit:Pėrmes mėsimit tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe, historisė kombėtare, gjeografisė tė trojeve shqiptare,artit e kulturės sonė,angazhohen me tė madhe pėr tė arritur njohuri tė mėdha, pėr traditėn kombėtare shqiptare,historinė dhe kulturėn e popullit tonė tė lashtė. E them kėtė me plot besim, sepse i kam ndjekur angazhimet e tyre nė ditėt e shkollave, nė festat kombėtare, nė kuizin e diturisė i cili mbahet nė ēdo vit nėpėr qytete tė ndryshme tė Gjermanisė, ku fėmijėt tanė kanė dėshmuar me rezultate tė mėdha nė matėjen e njohurive. Fėmijėt qė flasin e shkruajnė drejt gjuhėn amtare, qė pėrzemėrsisht i shkruajnė e recitojnė atdheut, kombit, gjuhės, flamurit, dėshmorėve, qė mėsojnė historinė kombėtare, qė kanė rrėnjosur nė zemėr gjeografinė e vendit tė tyre, nuk u kanoset asimilimi.

Kėtė rezultat pa dyshim ua kanė mundėsuar prindėrit, mėsuesit dhe intelektualėt e rrethit tė tyre. Tani mund tė ketė edhe vende ku mėsimi nė gjuhėn shqipe pėr fėmijėt tanė nė Gjermani, nuk organizohet.

Nėse ėshtė kėshtu, do tė mė vinte keq. Unė do tė thoja: aty ku ka dhjetė fėmijė, duhet tė hapet shkolla shqipe, kėtė mundėsi duhet tė ua ofrojnė mėsuesit, prindėrit dhe intelektualėt tanė.Askush tė mos mendojnė se njė ditė gjermanėt do tė vijnė e tė na lusin:Ju keni shumė fėmijė dhe ja ne po ua hapim njė paralele shqipe!Ata tė cilėt duhet tė bėjmė kėto kėrkesa jemi ne,madje duhet edhe shumė mund e djersė pėr kėtė, po mė nė fund shpėrblimi ėshtė i yni.

 

Keni botuar nė gjuhėn shqipe, gjermane dhe turke sa jeni i kėnaqur me prezsentim e punės suaj?

I kėnaqur nuk mund tė jetė njeriu me atė qė ka bėrė brenda njė periudhe.Nėse themi jemi tė kėnaqur gabojmė rėndė,ne synojmė pėr arritėje tjera mė tė mėdha,pėrpara kemi mund,por detyra e krijuesit

nuk bėhet ndryshe.Nė botimet shqip duhet tė jem i kėnaqur,ate qė kam dhėnė nga vetja,e kam nxjerrė nga bota shpirtėrore,tani libri im mė nuk ėshtė i imi,librat e mija kanė rėnė nė dortė tė lexuesėve, lexuesit e thonė mendimin pėr te, fundja kjo ėshtė ajo qė kam pasur mundėsi tė e bėjė. Nė gjermanisht, kjo mua mė duket mirė, ėshtė mirė lexuesit gjerman tė njohin kulturėn tonė,poashtu ne kulturėn e tyre. E ceka diku mė lart, libri im ka kaluar nėpėr dorė tė sigurt tė pėrkthyesit, Ferdinand Laholli, ėshtė ndėr pėrkthyesit mė tė sigurtė tė letėsisė shqip-gjermanisht, po e themi ne, kėshtu e kanė thėnė edhe gjermanėt. Nė gjuhėn turke, as qė mė ka shkuar mendja tė pėrkthej. Sot mundėsia mes internetit ėshtė njeriu tė zgjedh. Dikush nga turqit shqipfolės e ka pėrkthyar librin tim”TOKĖ DARDANE” nė gjuhėn turke, nuk mund tė flas pėr nivelin e pėrkthimit pasi nuk e njoh gjuhėn turke, e kam pa edhe nė njė forum turk komplet librin tim tė pėrkthyar, unė nuk di as tė flas, as tė lexoj turqisht,sidoqoftė u jam mirėnjohės atyre qė kanė marrur mund tė pėrkthejnė librin tim.

 

Njė shkrimtar, njė publicist, njė pėrkthyes kėrkon te jetė pothuajse pėr gjithēka i informuar. Kjo ka tė bėjė kryesisht me natyrėn e personit. Thjesht doja njė pėrgjigje te shkurtėr si ėshtė Shbani nga natyra ?

Fillimisht mė duhet tė them: krijues mund tė jetė njė individ qė lexon, qė mediton leximin, i nxjerr thelbin, gjithnjė kėrkohet leximi. Vartėsi pėr ne ėshtė se ne jemi larg atdheut tonė, gjėra tė ndryshme zhvillohen brenda ditės nė atdheun tonė dhe jasht tij, qė mua mė nxisin tė njoh aktualitetin e pėrditshėm. Pra pėrdor shumė mjetet elektronike dhe tė shkruara, kėrkoj gjėra interesante, lexoj literaturė tonėn dhe tė huajn, dua tė ndjek tė arriturat kulturore kombėtare dhe ato tė huaja, kjo ėshtė natyrė e imja, nėse ndonjėherė pamundėsohem tė i njoh kėto, nuk ndihem mirė.

 

Ju jeni shkrimtar, publicist, ēfarė ėshtė aktiviteti juaj nė media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicist nė mėrgim?

Tė arriturat, por edhe humbjet njeriu mė sė miri i pėrballon nė vendin e vet. Tani ne jemi jasht atdheut dhe nuk mund tė vajtojmė e arsyetohemi: ja jemi nė vend tė huaj, ēka na duhet shtypi, ēka na duhet libra, e jona ėshtė tė punojmė, tė sigurojmė familjet, tė kthehemi nga puna, tė pushojmė e relaksohemi. Ata qė mendojnė kėshtu bėjnė gabim tė madh. Unė kam qenė i lidhur me mediat si i ri nė vendlindje, por nuk e kam pushuar kurrė interesimin tim pėr mediat. Fillimisht lexoj, pėr tė ditur tani ēka duhet tė shkruaj. Po, nė media aktiviteti imėshtė mjaft i pėrhapur, nė gazeta, revista, radio, televizion,internet,faqe interneti,pushimin nuk e dua,as nuk e njoh. Si fėmijė kam lexuar pak revista e gazeta qė botoheshin atė botė te ne: Rilindja, Zėri i rinisė, Pioneri, e ndonjė revistė e kėsaj natyre, mė vonė kam botuar nė tė gjitha dhe nė gazetėn studentore. Pėr fat, tani ne kemi shumė media tė shkruara dhe elektronike, kjo ėshtė mirė, unė trajtoj shkrime publicistike, opinjone, letėrsi, po duke falemnderuar redaksitė qė mė botojnė shkrimet e mia, thuaj se jam i pranishėm nė tė gjitha. Kam bashkėpunuar dhe bashkėpunoj me gazeta e revista, qė disa prej tyre sot nuk janė aktive si: Rilindja, Zėri i Rinisė, Republika, EmigrantiShqiptar, Kosovapress, Zėri i Kosovės, RRuga jonė po qė bashkėpunoj gjithnjė me Bota Sot, Zeri i Dites, Fakti, madje me revistėn tuaj Dituria, pėr tė cilėn ju jem mirėnjohės. bashkėpunoj me shumė radio shqiptare, kurse tė pėrhershme e kam Radio Zeri i Arbėrit nė Norvegji, ku mė sė miri e gjejė veten, bashkėpunoj fal jush edhe me radion lokale tuajn Dituria dhe ate nė Athinė.

Si krijues i LSHAKSH, kemi bashkėpunime edhe me RTK, Rrokum, e televizione tjera, qė pėrshkruajn aktivitetet tona por edhe shpalosin opinjonet tona, pėr tė cilat u jam mirėnjohės.

 

Planet e Shbana cakollit pėr tė ardhmen, ēka lexuesit presin nga ju?

Jeta e njeriut ėshtė shumė interesante e ngjeshur me plane, e pangopur, jetė si hije qė diēka realizon gjatė kohės, e shumė shkrihen si vesa brenda pak ēastesh. Kėshtu ndodhi me mikun tim tė madh tė letrave shqipe Azem Shkrelin, i cili kishte shumė plane vetėm njė javė para se tė ndahej nga jeta, Podrimja, Ibrahim Ibishi, Adem Berisha, Ferit Ramadani, etj. qė shumė plane iu shkėputėn pėrgjysmė.

Diku mė lart e ceka: Nė krijimtari punoj nuk ndalem, kam materiale pėr botim, por pėr momentin materialisht nuk qėndroj mirė. Sponzor nė letėrsi nuk hasen shpesh, janė koncentruar mė shumė nė fusha tjera, ku ka fitime materiale. Nėse do tė jem shėndosh, me forcat e mia vetanake, nė njė tė ardhme jo tė largėt para lexuesėve do tė dal me njė pėrmbledhje tė re poetike, qė e kam titulluar “ME MALLIN E LULEVE”, dhe ka kohė prit botimin.

 

Nėse do te kishe mundėsinė te jepje ndihmėsen tende nė realitetin qė jetojmė ne shqiptaret pa marrė parasysh se ku, ku mendon konkretisht qė duhet ndryshuar diēka ne pėr tė mirė?

Ndoshta vetėm pse jam shqiptar, po nuk mendoj kėshtu, mė duket nė realitet se shqiptarėt janė populli mė i lashtė, mė tradicional, mė i vuajturi nė Ballkan, krenarė, i pathyeshėm nė realizimin e ėnėrrave tė tyre pėr aspirata kombėtare. Kėto mundėsi nuk i kam unė, unė kam ndonjė mundėsi tė vogėl pėr tė ndihmuar ndonjė individ sadopak, por pėr shqiptarėt nė pėrgjėthsi kam shumė dėshira: Shqiptarėt janė mė tė coptėzuar se ēdo komb tjetėr kėtė coptėzim ua sollėn tė tjerėt. Tė punojmė pa rreshtur pėr tė ia bashkuar atdheut copėzat qė ia grabitėn grabitēarėt. Sot shqiptarėt po mendojnė se kjo nuk ėshtė e rėndėsishme, nuk po them pėr shqiptarėt nė tėrėsi(pėr krerėt e tyre) qė mendojnė se integrimi europian, do tė ulte rėndėsinė e teritoreve!

Unė mendoj se shqiptarėt e coptėzuar, nė Evropėn e bashkuar, kanė pak, apo fare hiq rėndėsi.Si tė tillė shqiptarėt nėse arrijnė nė pragun evropian ,janė tė parėndėsishėm dhe tė varur nga tė tjerėt. Dėshira dhe mendimi im ėshtė: Shqiptarėt duhen tė bėjnė bashkimin kombėtar dhe tė bashkuar tė hyjnė nė portat e Evropės, kėshtu do tė ishin tė fortė dhe tė pavarur nga tė tjerėt.

 

Ēka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare nė pėrgjithėsi, parė nė prizmin Shqipėri-Kosovė dhe trojet tjera shqiptare?

Pa pritur kėtė pyetje nga ju, sikur dhash pėrgjigjejen mė lart. Shqiptarėt kanė bėrė hapa nė njėqindvjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė si dhe katėrvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės, por shqiptarėt kanė tė bėjnė edhe shumė. Si krijues asnjėherė nuk jam ngjeshur nė politikė, por opinjonin drejt ēėshtjes kombėtare e shoh obligim kombėtar e moral. Shqipėria nė njėqind vjet pavarėsi ka hapėruar ngadal, i duhen dyfishuar dhe pėrshpejtuar hapat. Kosova fatbardhėsisht ka bėrė hapin e rėndėsishėm, tė cilin e ka la me gjak e sakrifica njė shekull, nėn kėmbėt e huaja. Tani falė gjakut dhe sakrificave tė kombit, pėrkrahėjes tė miqėve nga bota Kosova sot nuk e ka kėmben fashiste mbi kokė, por nuk mund tė themi se po frymon krejt lirshėm.

Disa uzurpime, banda, barikada, sikur i kanė mbyllė portat Mitrovicės, kurse Kosova Lindore mbeti e shkeputur dhe nėn sundimin e huaj, shqiptarėt nėn pushtetin maqedonas dhe malazez janė tė pėrbuzur, pa harruar asnjėhere Greqinė qė ka tjetėrsuar e greqizuar trojet tona. Sot nė ēdo vend tė shqiptarėve flitet pėr mossundim tė ligjit, varfėri, urrejtėje, analfabetizėm, tregėtim me njerėz, me substanca narkotike, njerėz tė humbur, pasuri tė vjedhur, etj……. Shqiptarėve mė tepėr se pasuria materiale,e cila e paligjshme po bie nė gjepa tė individėve, kurse populli ka rėnė nė varfėri, i duhet menēuri, i duhen qofshin edhe sakrifica me tė cilat jemi tė mėsuar, qė tė bashkojnė copėzat qė po na i mbajnė me dhunė tė tjerėt, i duhet bashkimi kombėtar, udhėheqja intelektuale dhe reale, qė atėhere shqiptarėt do tė jenė tė fortė, tė lirė e tė pasur.

 

Pėrveē artit te tė shkruarit, publicistikės si e kalon kohėn e lirė Shabani?

Gjumi dhe pushimi nuk mė pėlqejnė, kur nuk kam kohė tė lirė hulumtoj miq intelektual, pėr tė shkėmbyar ndonjė pije, opinjonet tona rreth kombit, kulturės, traditės mė pėlqen shetitja me familjen, me miqėt, muzika e mirėfilltė shqipe, ngapak shiqoj televizor sidomos emisione nga kultura, por kohė tė lirė e konsideroj leximin e librave dhe afirmimin e krijuesve tė rinjė tė cilin e kam bėrė gjithnjė dhe vazhdoj tė e bėjė, nė gazeta, revista, faqe shqiptare nė net, radio, e kėshtu me radhė…..

 

Ēka ju benė tė lumtur dhe ēka ju mundon mė sė shumti nė jetė?

Asgjė mė tė lumtur se shėndeti, puna dhe ndihma nėse mund tė ua ofroj tė tjerėve, pėr mua nuk ka, kjo ėshtė lumturia ime.

Mė mundojnė breshėritė e vuajtėjeve qė kanė rėnė padrejtėsisht mbi popullin tim. Ato nė memorien tonė kanė mbetur tė pashlyera, edhe pse ndoshta pėr interesin kombėtar duhen tė falen, por jo tė harrohen. Aq mė mundon ngecja shtetėrore e shqiptarėve dhe pėrqarėja e tyre, si dhe pasurimi i disa individėve nė kurriz tė popullit tanė.


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .