Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė


Ballina / Intervistė - Intervistė ekskluzive pėr “Zhurnal Plus” me poeten Suzana Zisi

 

Intervistė me poeten Suzana Zisi


Intervistė ekskluzive pėr “Zhurnal Plus” me poeten Suzana Zisi

Suzana Zisi, u lind nė Vlorė nė vitin 1967. U diplomua pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Elbasanit nė vitin 1990. Qysh atėherė e deri nė vitin 2000, ka botuar krijimet e veta poetike nė faqet e gazetave letrare tė kohės.

Nė vitin 2004 botoi vėllimin e parė poetik “E bardha ėshte pak”. Libri u prit mirė nga kritika dhe lexuesit. Ai u pėrzgjodh ndėr 5 vėllimet poetike mė tė mira, nga Juria e Konkursit Kombėtar “Penda e artė” nė vitin 2005.

Nė vitin 2006, botoi vėllimin e dytė poetik “ Imazhet kanė ftohtė”, me parathėnie tė studiuesit dhe poetit tė mirėnjohur, Agim Vinca. Nė librin e saj tė dytė, Suzana, prezanton njė botė tė veēantė poetike, nėpėrmjet njė ndjeshmėrie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtėn e saj, pėrmes metaforave dhe simboleve individuale.

Nė vitin 2009, shtėpia botuese "ODYSSEAS" nė Athinė (Greqi), boton nė gjuhėn greke, vėllimin poetik “ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ .”,(Nė shkretėtirat e heshtjes), pėrkthyer nė greqisht nga poeti dhe perkthyesi i mirenjohur Niko Kacalidha.

Ne maj 2011, botoi vellimin e katert poetik “TĖ JESH... FJALĖ” - Shtepia Botuese “OMBRA GVG”, Ne kete liber, poetja rikonfirmon edhe nje here qe nuk eshte rastesisht ne udhen e poezise por, rrugeton me dinjitet dhe profesionalizem ne udhen e veshtire te artit poetik.

Shumė nga krijimet poetike tė Suzanė Zisit, janė prezantuar jo vetėm nė revista e gazeta letrare shqiptare por edhe nė prestigjioze tė huaja. Disa poezi tė saj, nė vitin 2008, janė botuar nė revistėn letrare franceze “Le capital des mots”. Sė fundmi ajo ėshtė prezente edhe nė revista letrare sllovene dhe kroate. Nė poezinė shqipe pas viteve 90, Suzana Zisi ka spikatur gjithmonė e mė shumė si njė zė i vecantė poetik, modern dhe elegant.Jeton nė Gjirokastėr dhe punon nė Universitetin “Eqrem Ēabej” tė kėtij qyteti.

 “Zhurnal Plus”: Si do ta pėrshkruanit me disa fjalė vetveten?Pra, duam njė autoportret Tuajin!

Suzana Zisi: E brishtė. E fortė. Mirėnjohėse. Kaq. Tepėr e vėshtirė tė flasėsh pėr veten.

 “Zhurnal Plus”: Pėr poezinė thuhet se ėshtė mbretėresha e arteve,se ajo ėshtė ari, proza argjendi e tė tjerat vijnė pastaj, se poetėt nuk e krijojnė atė, sepse ajo ekziston diku, poeti vetėm e zbulon atė…Rrugėn deri te poezia si e gjetėt? Ē`ėshtė poezia pėr ty? A mund tė jetojnė njerėzit pa poezinė?

Suzana Zisi: Poezinė e gjeta brenda vetes. Isha 5 vjeēe kur shkruajta sprovėn e parė.

Dėgjoja zėra brenda vetes tė cilėt mė pėshpėrisnin, mė kėndonin, mė zhurmonin. Njė ditė, duke i kėrkuar ndihmė mėsuesit pėr shkronjat qė ende nuk i dija, arrita qė “zhurmėn” ta shndėrroj nė fjalė e mandej fjalėt nė vargje. Poezia ime e parė ėshtė kjo:

 

JAM

Jam vajzė.

Jam lule.

Jam bletė…

Po mjalti ku humbi?

Do tė ta falja Ty…

 

Procesi i tė shkruarit ėshtė njė shtjellė qė sa mė shumė t`i japėsh pėr tė ngrėnė, aq mė tepėr i shtohet oreksi… Gjatė gjithė jetės, unė e kam ushqyer kėtė shtjellė me lexime dhe studime pa fund. Ende vazhdoj tė jem lexuese me L tė madhe dhe do vazhdoj tė jem e tillė. Mendoj se njė poet e ka detyrim ndaj poezisė, edukimin e shpirtit me tė bukurėn dhe me dijen. Kjo ėshtė njė punė sublime, e gjatė dhe e lodhshme sa vetė jeta…

Ēdo qenie me shpirt e ka poezinė pėrbrenda por poetėt spikasin si tė tillė pėr shkak tė ndergjegjes specifike estetike qė posedojnė e cila ėshtė, as mė shumė e as mė pak, njė ngarkesė e pastėr hyjnore.

Poezia ėshtė: Jetė + Frymė + Ėndėrr + Ide + Filozofi + Ngjyrė + Imazh + Muzikė; tė gjitha kėto, tė pleksura nė  pėlhurėn pėrrallore gjuhėsore.

Poezia ėshtė kujtesė e asaj qė ka kaluar, ėshtė harrim i atyre qė kanė pasur destin vdekjen, ėshtė jehonė e asaj qė lufton pėr tė mbijetuar, ėshtė luftė e sė sotmes  me tė nesėrmen, ėshtė triumf  i jetės mbi vdekjen.

Poezia pėr mua, ėshtė grimca e lumturisė, “Guri Filozofal”, thėrrmija qė krijoi botėn(botėn time sigurisht) dhe qė unė guxoj ta pėrplas nė realitetin qė mė rrethon, duke sfiduar veten e duke kėrkuar qė brenda saj tė pėrfshij ata qė e mbajnė gjallė duke e lexuar e duke gjetur veten aty.

 “Zhurnal Plus”: Pse “E bardha ėshtė pak”?

Suzana Zisi: Sigurisht qė ėshtė njė metaforė por edhe sepse kjo e bardhė ėshtė vėrtet pak. Sepse “e zeza” ėshtė murtajė, bakteri i sė cilės e ha ēdo ēast tė bardhėn, edhe si kategori estetike dhe si dukuri filozofike,  edhe nė tė perditshmen tonė qė pėr ta parė kėtė tė bardhė, na duhet “tė shpikim” lupa tė mėdha e tė sofistikuara pėr ta gjetur…tė strukur diku nė ndonjė kėnd tė errėt. E shoh gjithmonė e mė pak kėtė tė bardhė, nė hapėsirėn qė arrin tė pėrfshijė syri dhe mendimi im. Kjo mė trishton.

 “Zhurnal Plus”: Vėrtet “Imazhet kanė ftohtė”?

Suzana Zisi: Po, kanė ftohtė imazhet, pėrderisa ka ftohtė njeriu. Ka ftohtė bota ku ne jetojmė. Ka ftohtė shpirti. Ka ftohtė demokracia. Ka ftohtė dashuria e njeriut pėr njeriun…

 “Zhurnal Plus”: Si kalove nė “Nė shkretėtirat e heshtjes”?

Suzana Zisi: Teksa tė gjitha llojet e armėve vrasin trupin, heshtja, ėshtė arma qė vret shpirtin. Ajo ka njė diapazon aq te gjerė, sa brenda saj humbet…si nė njė shkretėtirė.

Heshtja e njeriut pėrballė padrejtėsive, pėrballė te drejtės sė humbur, pėrballė lirisė sė pėrdhunuar tė fjalės, pėrballė impotencės intelektuale, pėrballė pamundėsisė pėr t`u shprehur e realizuar, pėrballė marramendjes politike, pėrballė dhunimit tė shpirtit, pėrballė frikės nga vetvetja, frikės nga dashuria, pamundėsisė per t’iu kundėrvėnė vetes…

Ja nė keto shkretėtira pa fund, brenda vetes dhe brenda njeriut, jam endur tek ai libėr.

 “Zhurnal Plus”: Si mund “Tė jesh… fjalė”?

Suzana Zisi: E kam identifikuar veten me fjalėn, qysh prej fėmijėrisė, kur ndodhesha aq larg tė qenit fjalė dhe tė qenit poete. Nuk  e kam patur tė vėshtirė kėtė dyzim. Fjala ėshtė ura qė na lidh me lexuesin. Tek vellimi poetik “Tė jesh…fjalė”, asnjė poezi nuk ka ardhur rastėsisht. Ėshtė njė kumt pėr lexuesin, tek i cili jam munduar tė shkoj si njė ligjėrim poetik i botės, jetės, dashurisė, njeriut, gruas, fjalės…Nėpėrmjet fjalės, lexuesi hyn brenda krijuesit dhe deshifron botėn e tij njerėzore dhe poetike.

Ky identifikim, ėshtė fillimi dhe fundi…ėshte starti dhe finishi i tė qenit poet.

“Zhurnal Plus”: Si i zgjidhni titujt e pėrmbledhjeve tuaja poetike?

Suzana Zisi: Njė vėllim poetik, nuk ėshtė zgjedhje e rastėsishme.

Formėsohet nė njė mėnyrė tė ēuditshme qė, edhe pse e ndiej, asnjėherė nuk e kam kuptuar.

Pasi ndiej qė pėrhumbjes i vjen fundi dhe libri ėshtė gati “pėr tė ardhur nė jetė”, mė kaplon ngėrēi i titullit.

Pėrpėlitem mė kot dhe ndihem e paaftė pėr ta pagėzuar.

Ai fle aty midis fletėve, i fshehur mes vargjeve, e unė nuk mundem ta identifikoj.

Dhe, “barra e rėndė”, i ngelet redaktorit tim tė rreptė, i cili ka perzgjedhur tė gjithė titujt e librave te mi.

Ėshtė bashkėshorti im Prof.as.Dr Roland Zisi.

Ai, duke mė njohur mirė mua dhe njėkohėsisht duke njohur po aq mirė poezitė e mia, besoj se nuk e ka tė vėshtirė ta identifikojė, atė qė duhet tė jetė  kryefjala e njė libri.

Pas sugjerimit, kam kuptuar qė keta tituj janė pikėrisht ata qė meritojnė tė pėrfaqėsojnė identitetin vėllimeve poetike.

Mė pėlqejnė titujt, janė pėrfaqėsues, shprehės, koncentrat i asaj  ēka unė kam thėnė nė ato libra.

 “Zhurnal Plus”: Kur shkruani, sa kohė merr pėrfundimi i njė poezie?

Suzana Zisi: Poezia vjen tek unė si njė cikėl  i pėrfunduar brenda vetes.

Ėshtė njė tjetėr Suzanė brenda meje, ajo qė e shkruan.

Mbledh pėrjetimet e mia, i pleks, i shpleks, i ngjiz dhe m`i sjell gati, nė njė formė tė cilėn kam frikė ta prek.

Thjesht unė e shkruaj nė letėr, kompjuter, celular apo makinėn time tė vjetėr tė shkrimit…

Mendoj se fjala gjendet lehtė nėqoftėse krijuesi zotėron idenė.

Poezia tek unė nuk vjen si njė ngacmim i ēastit.

Ajo ėshtė energji, ngarkesė emocionesh, ndjesish, tė cilėn e mbart brenda vetes gjatė, duke medituar  mes reales dhe ireales, derisa, ajo, duke mė sfiduar mua dhe unin tim, gjen udhėn pėr tė dalė nė dritė.

Shqetėsimet, ndjesitė, pėrfundimet, ngacmimet qė sjell jeta, teksa sillen rrotull nė hullinė time tė perceptimit, shkojnė dhe ngacmojnė njė tjetėr “unė”, i cili ėshtė hallka e fundit e rrethit vicioz tė krijimit.

Poezinė, ky “pėshtjellim” ma sjell aq tė plotė sa nuk guxoj ta  prek pėr ta pėrpunuar. Lėmimi i mendimit, bėhet instiktivisht gjatė procesit tė ngjizjes dhe fermentimit brenda meje.

Pasi e kam sjellė nė formėn e shkruar, thjesht mundohem tė bėj ndėrhyrje tė vogla nė formė si p.sh. kur njė fjalė ėshtė e pėrsėritur apo njė tjetėr qė duhet zėvendėsuar me njė sinonim mė elegant.

Jo te gjitha poezitė vijnė tek unė nė kėtė mėnyrė.

Njė pjesė e tyre, janė endur tek unė pėr vite tė tėra, duke mė ngacmuar e duke mė provokuar ide dhe mėnyra shprehjeje qė pėrjashtonin njėra – tjetrėn, deri nė ēastin ku njėra prej tyre mbizotėronte.

Ka poezi pėr tė cilat mė ėshtė dashur tė punoj dhe tė meditoj aq gjatė sa janė bėrė pjesė e ekzistencės sime, si p.sh. poezitė: “Jam po ajo bebe”, “Puthja e djallit”,  “Shekspiri im”.

 “Zhurnal Plus”: Njė kritik letrar thotė:“Poezia e Zisit ėshtė e thjeshtė nė ndėrtim dhe e pasur nė ndjenjė. Ky fakt e bėn poezinė e saj tė dallueshme. Suzana Zisi ėshtė njė njohėse e mirė e fjalės. Ēdo mendim i saj shprehet nga fjalėt duhura tė renditura ashtu siē ato tingėllojnė mė bukur, duke e shfaqur atė si njė poete me fjalor tė pasur, tė pastėr e tė admirueshėm, ēka i jep vulėn e origjinalitetit identitetit tė saj krijues.”Ē`duhet tė ketė njė poezi e mirė?Me ēfarė lehtėsie ose vėshtirėsie e shkruani poezinė?

Suzana Zisi: Njė poezi e mirė duhet tė ketė nje ide/mesazh qe shkon tek lexuesi (madje edhe tek vetė poeti si lexues), nėpėrmjet  filozofisė qė mbart, madje edhe kur nė pamje tė parė nuk duket.

Poezia e mirė duhet ta bėjė lexuesin tė mendohet, tė hyjė mė thellė tek ajo dhe tė meditojė.

Poezia e mirė duhet tė krijojė imazh, pėrfytyrim. Nėqoftėse gjatė leximit kjo tėrėsi e fjalėve, figurave dhe ideve, nuk shoqėrohet me njė imazh, atėherė nuk ėshtė poezi, por thjesht njė lojė fjalėsh.

Poezia e mirė duhet tė ketė lėng, duhet tė mbajė aromė njeriu dhe shqetėsimi…aromė dashurie apo ankthi. Tė ndjehet jeta duke pulsuar brenda saj. Atje ku ka njė njeri tė gjallė, ka edhe njė vepėr arti.

Njė poezi e mirė duhet tė ketė muzikalitet…

Fjala poetike duhet tė rrjedhė lirshėm si njė ujėvarė tingujsh me racionalitet.

Ēehovi thotė: “Arti i tė shkruarit, ėshtė arti i tė shkurtuarit”.

Pra, njė poezi e mirė duhet tė jetė  konēize, e plotė dhe e pėrgjegjshme.

Duhet tė qėndrojė si njė entitet mė vete dhe tė pėrfaqėsojė jo vetėm veten.

“Zhurnal Plus”: Njė fėmijė ka kėndvėshtrimin e tij pėr botėn. Tė gjithė e dimė se nga ai kėndshikim bota ėshtė ndryshe ... Ju kujtohet si e konceptonit botėn kur ishit fėmijė? A ka lėnė gjurmė atmosfera e vendit ku u rritėt nė brumosjen e personalitetit tuaj?

Suzana Zisi: Kur isha femijė, bota ime ishin loja dhe libri…

Lojė ishte gjithēka mė rrethonte.

Ndėrsa librin, e kam identifikuar qysh sė pari kur jam ndier njeri.

Jam lindur e rritur nė njė familje ku libri ishte mė i shtrenjtė dhe mė me vlerė se gjithēka tjetėr materiale.

Jam rritur mes kėtyre dy portave tė cilat me ndihmuan tė hyj nė jetė e formuar dhe e pėrgatitur pėr sfidėn e mbijetesės.

Loja, teksa rritesha u shndėrrua nė eksperiment (gjithmonė kam eksperimentuar me veten), ndėrsa libri mbeti po ai, njė magji e madhe qė ende vazhdon tė mė pėrpijė si nė ēastin kur lexova fjalėn e parė. Ēdo libėr mė mahnit, sepse siē thote Borgesi, nga tė gjitha mjetet qė pėrdor njeriu, libri ėshtė mė i habitshmi.

 “Zhurnal Plus”: A ka ndikuar dikush, si njė udhėheqės nė rrugėn tuaj drejt letėrsisė? Kush janė disa prej shkrimtarėve qė e kanė formuar opinionin tėnd?

Suzana Zisi: Po, janė dy njerėz, dy burra qė kanė udhėhequr projektin tim letrar.

I pari ėshtė babai im, i cili mė mėkoi me letėrsi tė pėrzgjedhur qysh prej foshnjėrisė dhe mė vonė nė ēdo hap tė formimit dhe rritjes sime.

Ėshtė lexuesi mė i madh qė kam njohur nė jetė.

Ai, diti tė mė ushqejė cilėsisht dhe kjo ėshtė dhurata mė e ēmuar qė mė ka ofruar ai dhe jeta.

I dyti ėshtė poeti, shkrimtari dhe njeriu i madh e i menēur Teodor Keko i cili ishte  mik i vyer i babait dhe i familjes sime. Ne e kemi ende mik atė, pavarėsisht se tani ai jeton nė njė trajtė tjetėr. E kam njohur qysh nė fėmijėri dhe sa herė vinte nė shtėpinė tonė mė fliste pėr poezinė, thelbin, qėllimin dhe mjeshtėrinė e vėshtirė tė saj. Ai mbetet engjėlli i dėrguar tek unė pėr punėt e poezisė dhe ligjėrimit. Pėr kėtė i mbetem pėrjetė mirėnjohėse, Dorit, njėrit  prej poetėve dhe prozatorėve mė tė mirė tė letėrsisė shqipe.

Shkrimtarėt dhe poetėt qė kanė qenė tė pranishėm nė formimin tim, janė tė shumtė.

Mė duhet tė shkruaj njė listė tepėr tė gjatė…

Iu jam mirėnjohėse dhe i falenderoj  pėr  shpirtin, ndikimin, botėn, kulturėn, ndjesitė dhe  emocionet qė mė dhuruan!

 “Zhurnal Plus”: Dėshira pėr tė treguar ėshtė e lashtė sa vetė njerėzimi. Ju keni zgjedhur poezinė pėr tė treguar, po a ėshtė nė gjendje poezia qė tė jap nė mėnyrė tė koncentruar thelbin e jetės?

Suzana Zisi: Poezia, krijon njė univers paralel me kėtė qė jetojmė.

Ajo nuk ėshtė rrėfim me njė vijimėsi logjike si proza e gjatė.

Vetė formati i saj i vogėl, tė krijon mundėsinė pėr tė gjetur mėnyra shprehjeje koncize, me njė fjalė -  tė nėnkuptosh shumė, me njė tingull - tė zgjosh ėndėrra e tė vesh nė lėvizje botėn. Po tė mos ishin poetėt, piktorėt, muzikantėt, bota do ishte ende nė foshnjėrinė e saj. Besoj se poezia ėshtė mėnyra pėr tė hyrė thellė brenda qenies. Ajo ka armė -  FJALĖN, sepse siē e dimė “E para ishte fjala”.

Pėrmes poezisė, njeriu njeh veten.

Shpesh e gjejmė veten tė pėrfshirė aq shumė brenda poezive qė lexojmė, sa nuk arrijmė tė kuptojmė se si njė poet i para disa shekujve ka mundur tė na lexojė shpirtin dhe trurin…se si ai/ajo, ka mundur tė hyjė kaq thjesht nė botėn tonė tė ndėrlikuar.

Po, poezia e pasqyron thelbin e jetės.

Unė e kam gjetur.

Se sa poezia ime transmeton, kėtė nuk jam nė gjendje ta pėrcaktoj unė.

Ėshtė lexuesi ai qė e vendos.

Mundohem tė dua artin nė veten time dhe jo veten time nė art.

 “Zhurnal Plus”: Shkrimtari i mirėnjohur Roland Gjoza duke u shprehur pėr poezinė tėnde, shkruan: “Ndjeva femrėn, rashė nė dashuri me femrėn, u ndava me femrėn, gjithsesi kisha punė me femrėn, aq sa edhe kur bėhej pjalmimi, degėt mbusheshin me lule, mė vinte afėr femra, edhe kur vdiste vjeshta, mė humbte nga pak femra, dėbora e dimrit ma ngrohte e ma ndizte ēmendurisht, pranvera ma suferonte e m'i merrte mendtė e kokės. Nė libėr, pra ishte femra, nė tė gjitha fazat, gjer nė amshim.” Femrat, pėr mė shumė se 20 shekuj kanė shėrbyer si muzė pėr poetin, pra si objekt, po tani qė ato janė subjekt, qė flasin pėr vetveten, cila mendon se shėrben si muzė pėr ta, a ėshtė gjithnjė njė burrė, muza(i) e njė poeteje?

Suzana Zisi: Gjoza i referohet poezisė sime, jo muzės nga e cila ėshtė inspiruar ajo. Nuk mendoj se muza e njė poeti ėshtė njė femėr dhe muza e njė poeteje ėshtė njė mashkull. Ky modalitet mendimi ėshtė i tejkaluar dhe i vjetėruar.

Poeti kur shkruan pėr dashurinė  mund tė frymėzohet nga femra por kjo si njė frymėmarrje apo shtysė pėr tė fluturuar drejt thelbit.

Poetėt nuk shkruajnė VETEN, nuk pėrcjellin vetėm atė qė gjejnė nė universin e tyre tė brendshėm.

Nėqoftėse do ndodhte kjo, nuk do kishim art por thjesht njė ditar individual.

Poeti, me apo pa dashjen e tij, shndėrrohet nė njė ZĖ.

Poeti bėhet zėri i kohės sė tij, pėrfaqėsuesi i njė grupi tė caktuar njerėzish, bėhet mushkėria e njė organizmi mė tė madh se sa mund tė pėrfytyrojė ai vetė…

Frymezimi tek unė, nuk vjen nė menyrė spontane si p.sh. nga njė njeri i veēantė apo nga njė emocion apo ndjesi e ēastit.

Asnjėherė nuk kam shkruajtur poezi e nxitur nga njė pėrjetim sporadik.

Gjithēka, ndodh brenda meje pas njė “fermentimi” tė gjatė dhe unė ende nuk di tė them se si hyj apo dal nga kjo marramendje krijuese.

Ajo ēka unė shoh, pėrjetoj, mėnyra se si e perceptoj jetėn, gjykimi, mėnyra se si brezi im e sheh jetėn, ankthet, vuajtjet, lotėt, dashuritė…besoj se te gjitha kėto i mbėshtjell hullia e krijimit, diku brenda meje dhe nė “luftėn” pėr mbijetesė, teksa shkatėrrohen dhe rilindin sėrish, vjen ajo: POEZIA.

Shpesh, teksa lexoj poezi qė mbajnė autoresinė time, ndihem e huaj.

Pėrjetoj po ate gjendje qė kam pėrjetuar teksa kam lexuar poezi tė poetėve tė tjerė.

Nė ndonjė rast tjetėr, nuk di si ta kuptoj poezinė, nuk di si t`u jap pėrgjigje pyetjeve qė mė lindin teksa e lexoj.

Mė ka ndodhur qė njė poezi timen ta kuptoj mė qartė teksa kam parė pėrjetimin e lexuesve tė mi.

Krijohet njė gjendje sa e bukur, po aq edhe e sikletshme.

Kjo ėshtė pjesė e vuajtjes sė ėmbėl qė nuk pėrfundon as me krijimin e as me botimin. Vazhdon tė tė ndjek pas nė ēdo sekondė tė ekzistencės.

Poezitė, bėhen hije, hije te cilat tė ndjekin pas duke tė mbushur e zbrazur njėherazi, duke tė dhėnė e duke tė marrė...

 “Zhurnal Plus”: A e ka kushtėzuar krijimtarinė tuaj sadopak kritika? Si do ta pėrshkruanit rolin e kritikės sot nė krijimtarinė e njė poeteje?

Suzana Zisi:  Mė intereson mendimi i kritikės letrare por nuk jam e ndėrvarur nga ajo. Kam treguar respekt dhe pėr ata qe mė kanė vlerėsuar pozitivisht dhe pėr ata qė mė kanė kritikuar me dashamirėsi. Jam totalisht kundėr “kritikes” denigruese, ashtu sikundėr jam kundėr kritikės pėrkėdhelėse dhe glorifikuese. Raporti mes kritikės dhe vlerėsimit ėshtė njė raport i brishtė dhe shpesh herė abuzues. Vovenarg, filozof i madh frėng, ka thėnė se ėshtė e lehte ta kritikosh njė autor por ėshtė e vėshtirė ta ēmosh. Ka raste qė nė hapėsirėn tonė kultrore, ndodh e kundėrta, domethėnė, ēmohesh shumė dhe lehtė dhe kritikohesh pak ose aspak.

“Zhurnal Plus”: Leximi ėshtė art mė vete.Sa gjen kohė pėr tė lexuar? Sa lexon dhe ēfarė lexon?

Suzana Zisi: Dikur, kur isha fėmijė, lexoja pėr orė tė tėra, gjithēka, pa pėrzgjedhur.

Pėrpija romane apo vėllime poetike madje edhe libra qė i kuptoja pak ose aspak se ishin letėrsi pėr tė rritur.

Pyesja babain tė nesėrmen dhe ai, me durim, mė ndihmonte tė kuptoja.

Kjo mėnyrė tė lexuari, mė bėri qė tė rritesha dhe tė kėrkoja mė shumė.

Kam lexuar nė vijim shumė letėrsi, filozofi, histori, psikologji, por, duke pėrzgjedhur cilėsinė dhe materialet qė mė interesonin nė ēdo fazė tė jetės.

Vazhdoj tė lexoj shumė, edhe pse gjatė viteve tė fundit, teksa shkruaja dy romanet, koha ėshtė zvogėluar disi.

Por, gjej hapėsirė edhe nė ditėt mė tė ngarkuara me punė.

Dita me e gjatė ka qenė me 12 apo 13 orė lexim, ndėrsa me e shkurtėra me 3 orė. Unė lexoj gjithēka qė ėshtė letėrsi e vėrtetė, pavarėsisht pėrkatėsisė sė rrymave,  emrave po drejtimeve letrare.

 “Zhurnal Plus”: Sipas jush ka ndryshim midis njė shkrimtari dhe njė shkrimtareje nga mėnyra sesi e perceptojnė botėn? A mund tė ketė shkrimtaria njė kėndvėshtrim gjinor?

Suzana Zisi: Kjo ėshtė temė pėr tė cilėn ėshtė diskutuar gjatė, qysh kur letėrsia ėshtė institucionalizuar e deri sot. Mendoj qė ndarja  nė letėrsi femėrore apo mashkullore, ėshtė jo vetem diskriminuese por mbi tė gjitha aspak shkencore

Ka vetėm LETĖRSI.

Nuancat e ngrohta tė poezisė sė njė femre, nuk duhen interpretuar si tendenca pėrkatėsie gjinore.

 “Zhurnal Plus”: Ēfarė ju nevojitet pėr tė shkruar? Shumė shkrimtarė kanė vese tė ndryshme: disave nuk u pėlqen tė shkruajnė drejtpėrdrejtė nė kompjuter, disa tė tjerė e kanė tė nevojshme tė largohen nga shtėpia etj. Po ju?

Suzana Zisi: Poezia nuk ka nevojė pėr njė vend tė caktuar. Vjen kur do ajo, nė gjumė, nė punė, nė mal, nė udhėtim.

Ėshtė shtėpia, studioja ime e punės.

Pėrgjithėsisht shkruaj nė kompjuter.

Ndodh qė nga ngarkesa e madhe e meditimeve tė shkuara, zgjohem prej gjumit e shkruaj si somnambule, pa ditur se ēfarė po shkarravis.

Tė nesėrmen, mė duket si gjuhė e huaj teksa e lexoj.

Ēuditėrisht, edhe kėto produkte tė natės, janė tė tilla qė nuk kanė nevojė as tė redaktohen. Vijnė tė pėrfunduara nė atė ciklin e mbyllur tė unit krijues i cili vepron pavarėsisht nga unė.

Ndėrsa tė shkruarit e njė romani, ėshtė tjetėr gjė.

Romani do kohė, pėrqėndrim, meditim, depėrtim tė thellė brenda vetes, dukurive apo fenomeneve, orė tė gjata pune, vjedhje tė kohės sė gjumit.

Tė gjitha keto, ndodhin nė shtėpinė time. Ėshtė vendi mė  i qetė dhe mė tundues.

Unė e adhuroj tavolinėn time tė punės, laptopin, divanin, dyshemenė time.

Home sweet home…

Shpesh mendoj qė njė udhėtim i gjatė, njė shkėputje nga e pėrditshmja, njė endje nėpėr botė, do jetė eksperiencė produktive.

Mbetet pėr t`u provuar.

 “Zhurnal Plus”:Agim Vinca thotė:” Me kėto 4 libra dhe sidomos me kėtė tė fundit, ajo dėshmon qė nuk ėshtė nisur rastėsisht nė udhėn e poezisė.”, kurse Andi Meēaj:” Duke marrė shkas nga arritjet e deritanishme tė librave poetikė tė Suzana Zisit dhe duke besuar fort nė vlerat e saj, presim tė na falė nė tė ardhmen edhe befasi tė tjera.”.Vėrtet, kur do t`jua bėni lexuesėve surprizėn e radhės?

Suzana Zisi: Janė duke pritur radhėn e botimit njė vėllim poetik, njė sprovė letrare me prozė poetike, njė roman i shkruar tre vite mė parė dhe romani qė jam duke e pėrfunduar.

Nuk nxitohem pėr t`i botuar.

Jam selektive dhe besoj se gjithēka e shkruar, ka nevojė pėr t’u riparė e rishkruar.

Besoj se deri nė shtatorin e kėtij viti, njėri prej librave do e shohė dritėn e botimit.

Intervistoi: E. Neziri


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .