Poetesha
Sevdije Rexhepi, na ėshtė njė emėr i njohur nė fushėn e poezisė,
po mė shumė ky emėr ėshtė ndeshur nė shkrimet e saja nga njė zonė
lufte siē ishte Iraku. Pas njė periudhe prej 4 vitesh e gjysmė, ajo
kohė mė parė ishte nė Zvicėr. Pėr gazetėn Zėri i Ditės bėmė
njė intervistė e cila u publikua mė 7 maj 2011, faqe 10-11., ku kemi
folur pėr poezinė siē donte ajo, dhe siē donim ne edhe pėr njė mėrgim
specifik qė nga muaji nėntor 2006.

Poetesha
Sevdije Rexhepi gjatė qėndrimit nė Irak
|

Poetesha
Sevdije Rexhepi nė Zvicėr
|
Pyetje:
Zonjusha
Sevdije Rexhepi, ėshtė njė emėr i njohur pėr lexuesit shqiptarė
kudo por edhe nė diasporė. A ndani edhe ju kėtė mendim?
Sevdije
Rexhepi: Nė
kėtė pyetje, mbase kritika dhe lexuesit do tė pėrgjigjeshin mė mirė
se sa unė, por shpresoj tė mė njohin.
Pyetje:
Me
pak fjalė: Ēfarė iu shtyu tė gjendeni nė Irak?
Sevdije
Rexhepi: Tė
them tė drejtėn,
ishte njė forcė brenda meje tė shpreh falėnderimin tim pėr Amerikėn,
pėr pėrkrahjen dhe ndihmėn e saj para, gjatė dhe pas luftės nė
Kosovė. Pastaj konsideroja se ėshtė njė sfidė shumė
interesante (natyrisht edhe me rreziqe) por qė ia
vlente tė ballafaqohesha me te sigurisht.

Shqiptarėt nė Mesopotami (Shpallja e
Pavarėsisė 2008)
Pyetje:
Me sa kemi kuptuar, ti nuk ke qenė e vetmja kosovare atje. A mund tė
na flisni pėr rolin e femrės shqiptare nė kėto shėrbime?
Sevdije
Rexhepi: Numri
i tyre ka qenė i madh, dhe e them me shumė krenari se ato i kanė
dhėnė njė imazh shumė tė mirė femrės shqiptare aty ku kemi punuar
dhe kjo nuk ėshtė pak. E them kėtė sepse femra jonė ka arritur qė
tė jetė nė vendet kyēe tė punės, madje edhe nė ato poste me shumė
pėrgjegjėsi.
Pyetje:
Gjatė
kėsaj kohe, sigurisht keni bėrė njė eksperiencė tė mirė, ēfarė
mund ta porositėsh lexuesin?
Sevdije
Rexhepi: Eksperienca
ėshtė e madhe natyrisht, si ajo e punės, po mė shumė ajo jetėsore,
prandaj unė porosis ata qė tė shkojnė pėrtej horizontit dhe ta sfidojnė rastin
kur t'u jepet...
Pyetje:
Si
ngrysej njė ditė nė kėto rrethana?
Sevdije
Rexhepi: Asnjė
ditė nuk ka qenė e njėjtė... nganjėherė e gjeje vetėn nė njė
botė krejt tjetėr tė paparamenduar. Ndonjėherė me zhurmė, me
krisma e mjegullnajė pluhuri, ndonjėherė humbsh nėpėr labirintet e
kohės, ktheheshe mbrapa nė thellėsinė e shekujve dhe udhėtoje nėpėr
histori... gėrshetim ndjenjash tė ndryshme nė njė vend, krejtėsisht
tjetėr...
Pyetje:
Natyrisht
nėpėr shkrimet tuaja, por veēmas nė poezi sikur i keni pėrshkruar
disa momente pėrjetimi.
Sevdije
Rexhepi: Pėrherė
iu kam gėzuar letrės sė bardhė, aty derdhja momentet e mira dhe tė
vėshtira, mallin e mėrzinė, dhe qėndisja me shumė krenari
ndjenjėn time pėr vendin prej nga vija.
|
|
Sevdije
Rexhepi nė Bern
|
Muzgu
nė Irak |
Pyetje:
Vitin
e shkuar keni botuar pėrmbledhjen me poezi Baladė
mbi Balad. Vet
titulli i pėrmbledhjes tuaj poetike, flet pėr njė metaforė tė
ēuditshme Baladė mbi Balad! A ka mundėsi tė na zbėrtheni
alibinė e kėsaj metafore.
Sevdije
Rexhepi: Balad
ėshtė qyteti ku unė kam punuar pėr mė shumė se 4 vite e qė
gjendet 68 km nė veri tė Bagdadit, gjersa balada nė kėtė libėr
mė shumė shihet si njė tėrėsi tė pėrjetimeve dhe momenteve tė
mia nė njė zonė lufte. Titulli dhe vendi, kanė qenė njė koincidencė
rasti, por qė reflekton diēka nga kuptimi i brendėsisė sė librit
ska dyshim.
Pyetje:
Po
nė pėrmbledhjen tjetėr me poezi nė gjuhėn angleze Between Rivers
of Babylon, (e cila po ashtu u botua nė vitin e kaluar), a
shtjellohet edhe aty motivi i luftės?
Sevdije
Rexhepi: Motivi
ėshtė po i njėjti veēse poezitė janė tė shkruara direkt nė
gjuhėn angleze, d.m.th pa u pėrkthyer fare. Duke e marrė parasysh se
gjuha e artit ėshtė njė pasaportė e njė vendi atėherė zėnia e
momenteve dhe shkrimi i kujtimeve prej mė tė ndryshmeve nė kėtė
gjuhė mė ka bėrė tė ndihem mirė nga fakti qė miqtė e mi
atje dhe kudo nėpėrmjet vargjeve kanė mundur tė bėhen pjesė e kėtij
ditari jetėsor vetėm duke i lexuar.
Pyetje:
Kur
jemi kėtu: Sa ju ka ndihmuar poezia dhe shkrimi letrar nė ato
rrethana? Nėse iu kanė gjendur afėr nė momente malli e mallėngjimi?
Sevdije
Rexhepi: Ka
qenė njė eksperiencė shumė interesante ngase pas ēdo momenti tėrė
ndjenjėn time e kam derdhur nė poezi... njė natė pa gjumė, njė
lajm, njė krismė, njė humbje jete... por edhe njė ditėlindje, me njė
fjalė kam pikturuar tėrė bukuritė qiellore tė ndjenjave dhe pėrjetimit,
si njė sfidė, si njė sukses...
Pyetje:
Edhe
cilat gjuhė tė tjera i flet rrjedhshėm Sevdija?
Sevdije
Rexhepi: Gjuhėn angleze e kam mėsuar nga dėshira, gjersa atė
frėnge e kam studiuar nė Universitetin e Prishtinės. Natyrisht edhe
gjuhėt e rajonit i flas mirė, me njė fjalė kam pasion dhe prirje pėr gjuhėt
e huaja..
Pyetje:
Po frika a ka pas vend, pasi nėpėr
shumė poezi shtjellohet si fenomen, si dukuri po mė shumė si pėrjetim
artistik.
Sevdije
Rexhepi: Nė
momente tė caktuara ka pasur edhe frikė, por mė shumė janė pėrjetime
artistike, me pėrjetime e ndjenja shumė origjinale, ashtu siē janė pėrjetuar,
pa anime e pretendime drejtė njė imagjinate tė stėrmadhuar.
Pyetje:
Diku
nė shėnimin pėrcjellės tė librit thuhet se poezia juaj ka pėsuar
njė dridhje nga koncepti lirik qė keni shtjelluar nė librat e mėparshėm.
Ēėshtė kjo mynxyrė?
Sevdije
Rexhepi: Mendoj,
qėndrimi nė njė vend si Iraku, dhe rrethanat e luftės tė bėjnė mė
tė fortė, tė bėjnė tė kuptosh vėrtetė rėndėsinė e jetės
bashkė me imtėsitė e saj, dhe kjo mynxyrė siē thoni ju, kjo dridhje
nga koncepti lirik e ka mė shumė gjenezėn nga pėrjetimet nė njė
vend lufte, ku jo rrallė (pėr tė
mos thėnė kurrė), nuk tė lejonte me menduar fare pėr lirikat
dhe dashurinė. Tė jesh pjesė e saj dhe nė rrethana krejtėsisht
tė tjera nga ato qė je mėsuar tė bėjnė tė shprehėsh pėrjetimet
ndryshe, nga njė moshė dhe jetė tjetėr fare kur janė shkruar tre
librat e parė. Prandaj shprehja e asaj qė ndien nė momente tė
caktuara paraqet kėtė gufim shpirtėror qė ėshtė i ndryshėm,
natyrisht nėse krahasohen me librat e mėparshėm.
Pyetje:
Poezia
ėshtė njė mjet shprehės i fjalės artistike nė mes autores dhe
lexuesit. A mendoni se i keni shtyrė edhe mė tej kėto vlera shprehėse,
qofshin edhe tė natyrės estetike?
Sevdije
Rexhepi: Besoj
se po... mu nga kėta dy libra lexuesi do tė kuptojė momentet e pėrjetuara
atje, jo veē tė miat por edhe tė tė gjithė atyre qė janė
ende nė atė pjesė tjetėr tė botės, sa e largėt aq edhe
e rrezikshme.
Pyetje:
Padyshim,
poezia jote nėse jo pėr gjė tjetėr, do tė mbetet njė relikt i
rrallė i poezisė shqipe qė ka sjellė me besnikėri njė lloj
idiolatrie letrare, pėrkatėsisht poetike nga njė vend i tretė, dhe
kjo idiolatri vjen nga njė zonė, pėr tė mos thėnė nga njė front
lufte. A mendoni se kėshtu, duke qenė nė njė mision, i paskeni shėrbyer
sadopak edhe letėrsisė shqipe?
Sevdije
Rexhepi: Besoj
se po, por ėshtė kritika ajo qė i pranon kėto vlera, mbase tė
shpresojmė se koha do ta vlerėsojė kėtė gjė...
Pyetje:
Pak
a shumė ju keni strukturuar edhe idilin tuaj poetik, a mendoni se me
besnikėri keni ruajtur e kultivuar kėtė vlerė si njė vazhdimėsi nė
poezinė tėnde.
Sevdije
Rexhepi: Duke
u nisur nga stili qė unė shkruaj, nuk i kam ikur shumė, pėrkundrazi
sikur e kam pėrpunuar pak mė shumė, sidomos nė kėto dy botimet e
fundit.
Pyetje:
Po
ēfarė mund tė na shtjelloni pėr ndijimet poetike (sidomos
nė vėllimin shqip), tė cilat sikur janė mbuluar me njė lloj
tymnaje, me njė lloj pluhuri, pastaj shumė vargje e strofa janė
stilizuar me figura mitologjike, por kjo mitologji mė shumė ka origjinė
nga Lindja e Afėrt, nga ato anė ku ju keni qenė nė mision.
Sevdije
Rexhepi: Mė
besoni se elementet qė mund t'i gjeni nė poezitė e mia, sidomos nė
dy titujt e fundit nuk mund tė vjelėn nė jetėn e pėrditshme,
pluhuri ka domethėnien shumė mė tė thellė nė Irak se sa pluhuri i
zakonshėm. Qėndrimi nė atė tokė-zonė ku konsiderohet si djep i
civilizimit botėror doemos tė jep pėrjetime tė papėrsėritshme, tė
ēon shpirtin peshė. Prandaj edhe ato gjėra qė nuk shihen e as nuk
kapen, siē janė figurat mitologjike, tė bėjnė sikur flet me
to... mendja dhe shpirti pėrherė tė fluturojnė nėpėr atė hapėsirė
shkretėtire.
Pyetje:
Gjatė
librit keni mjaftė vargje rrėqethėse, apo jo?
Sevdije
Rexhepi: Janė
pėrjetime origjinale, disa prej tyre lexuesi mund t'i kuptoj e
pėrjetojė nė mėnyrėn e vet, po qė se do kenė rastin
t'i lexojnė.
Pyetje:
Po
ndonjė ngjarje specifike qė do tia vlente pėr ta shėnuar nė kėtė
intervistė?!...
Sevdije
Rexhepi: Ka
pasur disa sosh: Por ajo qė ka ndodhur nė vitin 2007, po e ndaj me ju
dhe lexuesin. Rrėzimi i njė aeroplani udhėtarėsh ka qenė njė
ngjarje e dhimbshme. Po ky pėrjetim ėshtė regjistruar si poezi qė
gjendet edhe nė brendinė e librit me poezi 'Baladė mbi Balad'.
Pyetje:
Pas
kėtij misioni ju ishit pėr pushime edhe nė New York, tani prej sa ditėsh
gjendeni edhe kėtu nė Zvicėr. Pa dashur tė ju pyeti pėr mrekullitė
e kėtyre dy vendeve, doja tė ju pyesja pse e bėtė kėtė udhėtim, pėrkatėsisht
kėto pushime.
Sevdije
Rexhepi: Ishte
mė shumė njė nevojė pėr tė parė diēka ndryshe nga ato qė kam pėrjetuar gjatė
kėtyre 4 viteve nė Mesopotami, dhe natyrisht pak relaksim
dhe motivim nga civilizimi pėr t'iu kthyer mė pas jetės normale nė
Kosovėn tonė tė dashur!...
Pyetje:
Sigurisht
nga ky vend do tė ktheheni nė Kosovė. Do tė ishte nė interes tė
lexuesit tė dijė si e keni konceptuar tė ardhmen tuaj: Si poete, si
politikane a si diplomate!
Sevdije
Rexhepi: Nga
kėto tė tria mua mė pėrshtatet mė shumė tė mbetem poete, ėshtė
diēka lirike, diēka mė melankolike... sepse pėrmes poezisė,
gjithmonė shprehem atė qė e ndiejmė, apo jo?
Pyetje:
Faleminderit
pėr intervistėn!
Sevdije
Rexhepi: Faleminderit
edhe nga ju, po natyrisht mė shumė pėr lexuesit me tė cilėt do tė
njihemi edhe pėrmes kėsaj bisede miqėsore!...
Zürich/St.Gallen,
maj 2011.
Intervistoi:
Sh. Dibrani
|