Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė


Ballina / Intervistė - Poezia ime shkruhet mė sė miri nė gegnisht

 

Poezia ime shkruhet mė sė miri nė gegnisht


Intervistoi: Enver NEZIRI

(Intervistė publikuar nė “Zhurnal Plus”)


Manjola Brahaj ka lindur mė 1986 nė Tropojė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i kreu ne vendlindje, studimet pėr Gjuhė dhe Letėrsi nė Fakultetin Filologjik nė Tiranė.Mbrojti masterin me temėn “Teori dhe kritikė letrare”, kurse tani vazhdon punėn pėr mbrojtjen e doktoraturės.

Nė ''Ēmimet Kombėtare tė Letėrsisė 2010'' ka fituar ēmimin ''Migjeni'' me vėllimin “Vajtimi i Kalipsosė”, si poete debutuese.

Shkruan dhe boton ese, artikuj dhe shkrime kritike nė shtypin shqiptar.

Jeton nė Tiranė.

“Zhurnal Plus”: Keni mbrojtur masterin pėr “Teori dhe kritikė letrare”. Mund tė na flasėsh se nė cfarė pėrfundimesh keni ardhur me kėtė studim dhe sa tė ka ndihmuar nė formimin tėnd letrar?

Manjola Brahaj: Po kam studjuar pėr Teori dhe kritikė letrare dhe objekti im i studimit, ka qenė tregimtaria e shkrimtarit Anton Pashku. E nė fakt tė thuhen kėtu nė kėtė intervistė pėrfundimet e studimit mė duket e pamundur, por mund tė them njė gjė, jam ndier e plotėsuar dhe e kėnaqur me studimet dhe gjėrat qė kam pėrfituar nė atė periudhė tė jetės sime.


“Zhurnal Plus: Po cila ėshtė tema e doktoraturės?


Manjola Brahaj: Tema e Doktoraturės, me tė cilėn po merrem kėto kohė, ka si objektiv tė njejtin shkrimtar, por kėsaj radhe po i kushtohem krejtėsisht veprės prozaike sė kėtij shkrimtari, me qėllimin pėr tė sjellė njė alternativė interpretuese, dhe pse jo pėr tė bėrė njė lloj rehabilitimi tė kėsaj figure qė nė studimet kritike, herė ėshtė ngritur nė qiell pa argumente konkrete, e herė tė tjera ėshtė hedhur poshtė duke u keqkuptuar. E nga ana tjetėr nė arealin e Shqipėrisė (nė Republikėn e Shqipėrisė, nuk ėshtė studjuar seriozisht dhe lexuesit gjithmonė i ka tė nivelit universitar, pra lexues qė janė tė detyruar ta lexojnė, jo pse e zgjedhin vet pėr ta lexuar atė.)


“Zhurnal Plus”: A ka ndikuar dikush, si njė udhėheqės nė rrugėn tuaj drejt letėrsisė?
Manjola Brahaj: Ndonjė udhėheqės shpirtėror apo idhull nuk ėshtė se kam pasur ndonjėherė, as nuk kam nė fakt, nė rrugėn drejt letėrsisė mė ka shtyrė vetėm dėshira dhe pasioni im i lindur bashkė me mua. Pastaj ushqyes tė kėsaj dėshire, nė mėnyrė tė drjtpėrdrejt dhe tė tėrthortė kanė qenė dy njerėz tė veēantė tė jetės sime, im atė, qė e donte shume letėrsinė, lexonte dhe kishte prirje pėr tė krijuar vargje satirike tė atypėratyshme, por edhe qė lexonte shumė, dhe sot e kėsaj dite mė kujtohen momentet kur ai recitonte pėrmendėsh me qindra vargje tė Lahutės sė Malcis. E personi i dytė ka qenė gjyshja ime, e cila ka njė fuqi tė pa imagjinueshme rrėfyese tė ngjarjeve, sa edhe sot i kam nė mendje pėrrallat e saj, por edhe talentin e saj tė ēuditshėm tė krijimit tė vargjeve nė vajtimet e ndryshme, sepse ėshtė vajatore.

“Zhurnal Plus”: “Profesionizmi nė letėrsi, nė vendin tonė, ėshtė hėpėrhė njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt, se u bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije, do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi” thoshte dikur Mitrush Kuteli. Si ėshtė gjendja tani?

Manjola Brahaj: Gjendja ime tani ėshtė, me ca ndryshime shumė tė vogla ajo qė ka qenė gjithmonė, nėse iu referohemi pėrfitimeve financiare qė mund tė tė vijnė nga letėrsia. Unė tani pėr tani falė studimit tė letėrsisė kam njė punė si mėsuese, e falė krijimtarisė nuk ėshtė se kam shpresuar ndonjėherė qė tė pėrfitoj ndonjė gjė. Nuk i kam shkruar poezitė asnjėherė duke menduar pėr sukses, as pėr famė e aq mė pak pėr para. Mund tė tingllojė si shumė idealiste kjo qė them, por ėshtė e vėrtetė. Nėse Ferdinand Celine thotė se fillova tė shkruaj romane pėr tė blerė njė shtėpi, unė nė fakt nuk e kam bėrė pėr njė gjė tė tillė edhe pse vazhdoj tė mos kem njė shtėpi timen.

“Zhurnal Plus”: Pėr poezinė thuhet se ėshtė mbretėresha e arteve, se ajo ėshtė ari, proza argjendi e tė tjerat vijnė pastaj, se poetėt nuk e krijojnė atė, sepse ajo ekziston diku, poeti vetėm e zbulon atė…Ē`ėshtė poezia pėr ty? A mund tė jetojnė njerėzit pa poezinė?

Manjola Brahaj: Po ėshtė e vėrtetė, ka shumė mėnyra tė perceptuarit dhe tė kuptuarit tė artit tė poezisė, Sokrati ka thėnė se poetėt janė thjesht interpretuesit e Zotave, e nganjėherė bazuar tek mėnyra se si poezia vjen tek unė e kam besuar kėtė gjė. Pėr mua poezia ėshtė njė terapi shpirtėrore, nga e cila unė kam krijuar varėsi, qė do tė thotė pa tė nuk jetoj dot. Marrėdhėnia ime me poezinė ėshtė pikėrisht siē thotė poeti J. Brodskij pėr gjuhėn, qė poetėt janė nė gjendje varėsie nga gjuha siē mund tė jetė njeriu i varur nga narkotikėt. Nuk mund ta pėrcaktoj ndryshe. Njerėzit jetojnė pa poezinė, sepse ka plot njerėz qė nuk kanė lexuar kurė njė poezi, sepse gjejnė dhe kanė mėnyra tė tjera tė pėrmbushjes sė shpirtit tė tyre, por unė nuk jetoj dot.

“Zhurnal Plus”: Njė fėmijė ka kėndvėshtrimin e tij pėr botėn. Tė gjithė e dimė se nga ai kėndshikim bota ėshtė ndryshe ... Ju kujtohet si e konceptonit botėn kur ishit fėmijė? A ka lėnė gjurmė atmosfera e vendit ku u rritėt nė brumosjen e personalitetit tuaj?

Manjola Brahaj: Mbaj mend shumė ēuditėrisht nga fėmijėria ime, di qė kam qenė shumė tip kurioz, por edhe i qetė, e i mendueshėm nė tė njejtėn kohė. Kam kaluar njė fėmijėri shumė tė pėrplasur, tė shoqėruar me shumė aksidente dhe rrėzime, sa nga ballkoni, sa nga pema, sa nga kati i dytė, sa nganjėherė mendoj se si jam ende gjallė. Bota mė dukej e vogėl, dhe bota ime ishte fshati, shtėpija, maksimumi oborri i saj, dhe tani qė bota ime ėshtė zgjeruar qoftė nė aspekt hapėsinor, qoftė ideor, trishtohem sepse e kujtoj lumturinė qė kam ndjerė kur nuk kam ditur shumė gjėra. Vendi ku jam rritur dhe natyra nė tė cilėn kam kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime, ka ndikuar fuqimisht, nė personalitetin tim, nė krijimtarinė time, nė mėnyrėn time tė konceptuarit tė botės dhe nė mėnyrėn e tė jetuarit. Janė gjėra tė cilat shfaqen e dalin herė pas here nė krijimtarinė time, e nė fakt janė pikėrisht ato qė i japin ngjyrat dhe e bėjnė atė tė dallueshme prej tė tjerave.

“Zhurnal Plus”: A e ka kushtėzuar krijimtarinė tuaj sadopak kritika? Si do ta pėrshkruanit rolin e kritikės sot nė krijimtarinė e njė shkrimtari? Ka njė qortim pėr kritikėn se ajo nuk e luan plotėsisht rolin e duhur pėr afirmimin e shkrimtarėve tė rinj. Gjithashtu thuhet se tani mė nuk ka fare kritikė letrare. Mendimi juaj ?

Manjola Brahaj: U shpreha nė fillim se unė nuk shkruaj, as nuk kam shkruar ndonjėherė duke menduar pėr famėn, suksesin apo vrejtjet qė do tė mė bėjė dikush, unė kur shkruaj mendoj vetėm pėr veten dhe pėr atė qė unė ndjej nė atė moment. Pra gjatė procesit tim krijues unė jam njė ekzocentrike nė ekstrem.

Roli i kritikės sot nė krijimtarinė e njė shkrimtari ėshtė i domosdoshėm, sepse ndikon nė orjentimin e lexuesit. Lexuesi shpesh bie nė grackat e publicitetit dhe tė masives, kėshtu qė ėshtė i humbur pa njė lloj busulle, qė do tė ishte kritika nė kėtė rast. Mirėpo sa e bėn punėn e saj kritika sot? Nuk ėshtė nė njė rrjedhė dhe as serioze sa duhet, mirėpo ka dhe njė dukuri tė ēuditshme, se tė gjithė dalin dhe ia hedhin fajin kritikės, e kam fjalėn kėtu pėr studiuesit, ata qė janė kompetentė nė kėtė fushė, dhe askush nuk merr guximin qė tė bėjė rolin e kitikut. Ka njė lloj ngėrēi, njė lloj kritike lajkatare, ku secili qė shkruan, shkruan pėr mikun e tij, dhe mos e thėntė zoti tė nxjerrė nė pah ndonjė cent ė veprės, por vetėm vlerat e saj tė “mėdha”. Kritikė ka, e kanė gabim ata qė mendojnė qė nuk ka dhe me raste ndodh qė tė jetė shumė koherente pėr afirmimin e shkrimtarėve tė rinj, por kjo ndodh tek tuk, jo gjithmonė.

“Zhurnal Plus”: Tregimet, esetė etj. i shkruani nė gjuhėn letrare, kurse poezinė nė gegnisht. A ėshtė e vėrtetė se poezia shqipe mė sė miri shkruhet nė gegnisht?

Manjola Brahaj: Nuk mund tė marr njė pėrgjegjėsi tė atillė sat ė them qė poezia shqipe shkruhet mė sė miri nė gegnisht se pastaj do mė duhej tė fshihja diku L. Poradecin, gjė qė ėshtė e pamundur tė bėhet. Por unė mendoj se poezia ime shkruhet mė sė miri nė gegnisht. Pra unė jam unė nė gegnisht dhe dallohem sikur njė varg tė vetėm tė shkruaj, gjė qė nuk ndodh kur provoj nė standard. Poezisė sime nė gegnisht ia ndjej tingullimin mė shumė, e shoh mė tė fuqishme dhe shumė mė origjinale, kjo ėshtė arsyeja pse unė shkruaj nė gegnisht. Pra ėshtė thjesht zgjedhje personale, e cila nuk ka tė bėjė me askėnd dhe me asgjė tjetėr.

“Zhurnal Plus”: A jeni e kėnaqur me pritjen qė iu bė librit tėnd tė parė me poezi “Vajtimi i Kalipsosė”, duke pasur parasysh reagimin e kritikės, tė lexuesit, pastaj Ēmimin e Ministrise sė Kulturės etj. Kur mund ta presim librin e dytė me poezi?

Manjola Brahaj: Po jam e kėnaqur. Kur vendosa ta botoj mendoja qė do tė numėrohen me gishtat e dorės ata qė do ta lexojnė librin, por parashikimet nė lidhje me lexuesin nė letėrsi janė thjesht hipoteza. Dhe “Vajtimi i Kalipsosė” mė ka befasuar, sepse reagimi i lexuesve ka qenė shumė pozitiv. Dhe sa i pėrket kritikės ishte edhe mė befasues, sepse libri i parė mori ēmimin Migjeni nė ēmiment Kombėtare tė Letėrsisė qė ndan Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe sporteve ēdo vit. Dhe pas asaj pati disa shkrime kritike pėr poezitė e mia, qė erdhėn nga disa persona qė unė nuk i njihja fare dhe qė mė kanė befasuar pėr mirė me shkrimet e tyre, sidomos Virgjil Muēi. Libri i dytė ėshtė nė proces dhe sė shpejti do tė botohet. Nuk dua tė them gjė tjetėr pėr tė sepse ende jam duke punuar.

Ju falenderoj shumė. Me respekt Manjola Brahaj



Intervistoi: E.Neziri


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .