Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė


Ballina / Intervista - Historia nuk i pranon histerikėt!

 

Historia nuk i pranon histerikėt!

INTERVISTĖ EKSKLUZIVE ME KADRI OSMANIN, publikuar herėn e parė mė 15 qershor 1999.  

Intervistoi: SHEFQET DIBRANI  

Fol njė fjalė qė tė zė vend!

(Murat Osmani)

Datėlindjen e kemi rregulluar bashkė me gruan time, dhe anash i kemi lėnė datat e saktėsitė, pra fshati i lindjes, Makreshi i Poshtėm, komuna e Gjilanit. Nėpunės administrate dhe mėsues: nė nja 10 ndėrmarrje e shkolla, prej nga gjysma e tyre kam ikur me vullnetin tim, e nga gjysma tjetėr mė ka pėrjashtuar pėr papėrshtatshmėria "ideopolitike"! Notesi (libreza) i punės mban firmat e Entit Higjenik nė Gjilan, Komuna nė Prishtinė, Enti Krahinor i Statistikės nė Prishtinė, Ndėrmarrja e Mobilieve nė Prishtinė, Revista „Jeta e Re“ nė Prishtinė, Shkolla 8-vjeēare nė Koliq, Shkolla 8-vjeēare nė Keqekollė, Shkolla 8-vjeēare „Vlladimir Nazor“ nė Prishtinė, Gjimnazi nė Viti.

            Qysh nė moshėn 12- vjeēare mė kanė dyshuar, pėr shkak tė vėllaut Ramiz, i cili mė 1949 qe dėnuar me 18-vjet burgim, si pjesėtar i NDSH-sė. Vetėm me 25-vjet burgim jam dėnuar. Itinerari i burgjeve pėr 17 vjet sa kam vuajtur burg: Prishtinė – Mitrovicė – Pejė - Beograd (CZ / burgu qendror), Pozharevc – Nish –Leskovc – Dob – Maribor – Zagreb - Lubjanė. Ėshtė zor vetėm t`i numėrosh!? - pra, unė i kam vuajtur, me tri pėrsėritje, dhe sėrish kam pėrsėritur. Formova ORSH-nė (Organizata Revolucionare Shqiptare). Kur, mė kanė kėrcėnuar me arrestim, njė natė tė errėt kam rrėshqitur pahetueshėm nė Han tė Elezit - Shkup - Tiranė. Nė Shqipėri kam qėndruar katėr vjet e gjysmė pa shtetėsi e pa katandi!

            Sot, pėrplot „patriotė“!? Kur patėn vėrshuar shkiet nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, ne ishim nė vlugun e brengosjes e tė organizimit pėr njė protestė masive, Neritan Ceka nga Tirana e njėfarė Ismet Kryeziu nga Prizreni... kėrkonin qė refugjatė shkie tė vendoseshin edhe nė Tiranė! Ata po i barazonin refugjatėt boshnjakė me refugjatėt serbijanė! Ata e fajėsonin viktimėn sikurse tė ishte barabar xhelati! Dhe duhet tė hesht Kadri Osmani?!

            Pėrmenda vetėm njė rast, ka qindra e mijėra raste tė tjera tė stėrpėrsėritura, nė burg dhe jashtė burgut, e qė jemi detyruar t`i pėrballojmė, ndonėse me grithma e kacafytje. Dhe, pėr kė...!? Shumė para meje kanė dhėnė jetėn nė veprimtari e sipėr (e ne jemi nė pėrfundim tė saj), dhe tė injoruar e tė pėrbuzur nga sqepverdhit politik! Edhe mė shumė se unė, janė: Raif Halimi, Rrustem Mahmutaj,...

            Nė fshatin tonė, mejtepi ėshtė bėrė shkollė katėr klasėshe menjėherė pas Luftė sė Dytė, unė kam kaluar nga mejtepi nė shkollė (pasi e pata bėrė hatme Kur`anin). Vitin e V-tė kam vijuar nė Pėrlepnicė, po pėr shkak tė largėsisė sė madhe, tė kushteve dhe moshės, 8-vjeēaren e kam pėrfunduar me provime private. Shkollėn e mesme ekonomike (tė mbrėmjes), pa shkėputje nga puna nė Gjilan. Po ashtu kam studiuar herė i rregullt e herė privatisht, dhe kam absolvuar nė Albanistikė, pranė Universitetit tė Prishtinės. Nė Tiranė i kam dhėnė edhe 5 provime; por atje polli edhe viti i V-tė!- dhe sėrish nuk e pėrfundova...

            Zonja Shukrije Bunjaku - Osmani, i ka rritur tre fėmijėt tanė (dy ēuna e njė gocė). Pastaj i ka fejuar e martuar vetė, ngase unė isha nė burg. Tash kemi katėr nipa e shtatė mbesa! Po qe do kur nė 60-vjetorin tonė, nuk do t`i kemi pranė! Ata kanė ecur mirė. Vajza ka mbaruar gjuhė - letėrsi. Djali i vjetėr i ka ndėrpre studimet nė mes (mbase, kushtet ekonomike), i riu ka pėrfunduar fakultetin ekonomik.

            Me tė dalė nga burgu, mė 24.7.1991, kemi organizuar, dhe nė fund tė atij viti kemi formuar ORSH-nė, tė cilėn e kam udhėhequr njė vit, kur kam dhėnė dorėheqje, pėr shkaqe tė depėrtimit tė elementėve destruktivė... (nuk po zgjatem), ngase, nė librin „SHQIPTARĖT JANĖ ATJE!“ me 400.- faqe (vėllimi i I-rė), po aq ka edhe vėllimi i II-tė, i kam thėnė tė gjitha.

            Auu, gati kalova nė letėrsi pa pėrmendur zanafillėn: Vjershėn e parė „Maca dhe mini“ e kam shkruar mė 1960, qė trajtonte raportet e Xhelatit e tė viktimės... Po, nėnēmimi, mos interesimi i rrethit, tė pengon sa edhe ta humb kurajėn pėr... kryesisht shkruaj vjersha dhe prozė: bėj dallim nė relacionin vjershė - poezi, vjersha shkruan ēdokush, qė nga bankat e fillores, poezi shkruan rrallėkush! Pra, mund tė themi: vjershė - poezi, nė kuptimin tė vegjėl - tė rritur, ku konkurrenca ėshtė mė e madhe?

            Vjershat e tregimet e para i kam botuar te „Jeta e Re“, „Pionieri“, „Flaka...“... Pastaj Burgu?! Ēfarė tė bėja: nė burg, fillimisht shkruaja me fije shkrepsash, madje tinėzisht, sepse edhe fijet e shkrepsės konsideroheshin - lapsa! Pastaj, lapsi e fletorja, por si t`i nxjerrėsh!?! - (tash pasi kapitulloi pėrfundimisht Serbia, po flas shlirėshėm,  s'druaj se po i rrezikoj shokėt e burgut): Bashkim Kallaba, flinte me ne brenda, e punonte nė Kazanėt e Avullit, apo Kaldaja, nė Pavijon e III-tė, tė lirė, jashtė mureve. Ata hynin e dilni pa kontroll, nė tė gjitha ndėrresat: dhe njė nga njė, m`i kanė nxjerrė fletoret jashtė, duke i mbuluar nė depo me qymyr, kur vinte nė vizitė, familja e Ridvan Jasharit i merrte me vete nė Kumanovė!

            Prindėrit e mi, Murat e Sala Osmani, s`kanė ditur shkrim - lexim, por kanė qenė tė njohur nė shtatė lagje e nė shtatė fshatra, pėr sjellje fisnike e pėr karakterin e fortė me taban kombėtar. Andaj, nė ballė vura fjalėn e tij tė parapėlqyer e tė stėrpėrsėritur, kur kam qen vetėm dhe kur jam plotė. Babai me gruan e dytė (me nėnėn time) kishin dy vajza e njė djalė: ata po pritnin - djalė! Dhe kėshtu, do tė jenė gėzuar shumė kur kam ardhur unė.

            Unė dhe Shukrija, mburremi qė kishim dy kushėrinjtė kaēak: Bejtė Osmani e Ajet Bunjaku - Kosovica. Edhe fejesa e martesa jonė, ka pasur qėllim ndėrafrues: dy familje antiserbijane... Nė kėtė frymė i kemi edukuar fėmijėt tanė, edhe nxėnėsit, por mėsuesi nuk ėshtė fajtor pse ndonjėri syresh del hardall! Pra, nga babai jam Shaljan, nga nėna Berishė: kur tregohen barsoleta pėr dobėsitė e shaljanėve, anoj kah nėna, por kur mi pėrqeshin berishėt, kthej  kah babai!

            Po qe do kur i pėrndjekuri nuk mund tė ketė as karrierė profesionale as letrare! Kam mbetur nė  mes, dhe ndoshta pėr kėtė e kam parapėlqyer politikėn. Pra dita mė ditė politika po mė pėlqen mė shumė dhe m'u ka mbushur mendja top: Poqėse kandidohet Rexhep Qosja pėr kryetar, pranė kutisė sė tij, do tė jetė kutia ime e votimit, pra solemnisht pėrmes kėsaj interviste po e shpalli kandidaturėn time? Pėrse po shprehem kėshtu? Nė Kuvendin Kombėtar tė Tiranės mė 1991- kam qenė i deleguar nga ORSH-ja (ilegale), atėherė Qosja pati thėnė: na keni prishur punė! - kanė thėnė kanė marrė pjesė komunistėt! Kėshtu ėshtė kur stalinisti tė nxjerr komunist! Nė kėtė pikė, Qosja qėndron shumė lart: Ai ka shkruar aq vepra voluminoze(?!), por sikur t'ia redaktonim nė stilin e kritikės moderne, pa pėrsėritje dhe retorika, krejt krijimtaria e tij do tė futet nė dy fletore gjepi!

            Kur jem tek librat: “Shqipja e lartėsive“ - kurorė sonetike (tė shkruar nė Burgun e Mariborit-1978), ma pat botuar shtypshkronja “Pjetėr Bogdani“ nė Diasporė, sigurisht kanė menduar se kam ngelur - dinozaur, pėr mos tė thėnė stalinist! Librin e dytė: “Falė tė qoftė gjaku“ - poemė, e kam botuar (privatisht)-1998, librin e tretė: "Nėnė Tereza e Shqipėrisė“, 1998, kurorė sonetike (poashtu vetė) - ndėrsa librat tjera qė i pėrmenda, mund tė ngelin pa e parė dritėn pėr mungesė pagese?! Vepra tė tjera nė dorėshkrim: njė pėrmbledhje me vjersha pėr tė rritur me titull „Flakadaj“, njė pėrmbledhje me vjersha pėr fėmijė, “Stoli kemi diturinė“, njė roman me titull: “Nuset tona“, njė libėr polemikash me shkininė...

            Njė titull poetik?- ėshtė ai i librit tė fundit. Pse mos ta dijė bota se Nėna Terezė: as ėshtė katolike romane! - as ėshtė e Kalkutės! - as ėshtė maqedone - Tė tjerėt, pėrvetėsojnė emra e personalitete tė mėdha, e ne si ruajmė e as kujdesemi pėr tanėt. Poezi, nė vitin 1990, mė pat botuar „Fjala“, njė faqe tė plotė, - dhe kaq.

Nė Tiranė mė ka prezantuar revista „Afėr dhe larg“ nr. 2 / 1993, f. 17. me titull „Poezi“ - nė njė faqe tė plotė. Dhe kaq?!

Po hallet familjare po trashėgohen, herėt na qe burgosur e gjithė lagja, me burra  gra e fėmijė, derisa ėshtė dorėzuar Bejta, (kushėriri), jua pagoi gjobėn me dukatė... mėpastaj „tepricat“ dhe torturat gjatė tė ashtuquajturit: “Aksion pėr grumbullimin e armėve“... ka pėrvijuar vetėdijen time, se Kosova ėshtė e robėruar, e ndarė nga Shqipėria, dhe nga pjesėt tjera nėn Jugosllavi e nėn Greqi; dhe, mė nė fund, formėsimi i bindjes, se pėr bashkimin e trojeve tona nė njė shtet tė pėrbashkėt, s`ka rrugė tjetėr pėrpos luftės kėmbėngulėse shumėdimensionale: Sė pari shkollimi, emancipimi - me dije dhe pastaj me armė. Kėto janė arsyet qė kam folur, mbase ndoshta "kimja e ukit" i ka fajet sepse pėr njė fjalė t`imėn merrte vesh mahalla? Edhe tashti, nė Sankt Gallenin tėnd mė kanė premtuar tė mė qerasin(?), pėr shkak se si shumė po kritikuakam!

            Pjetėr Bogdani, thoshte se ushtarėt e armikut hanin gjellėra tė ndryshme, por s`kishin moral tė vriteshin pėr tė pushtuar toka tė huaja, kurse ushtarėt tanė nė vend tė gjellėrave, hanin lėvore qarri, po morali ishte tepėr i lartė, ata luftonin pėr ēlirimin e trojeve etnike... Pra kėtu ndahet ai raporti i luftave tė drejta dhe ēlirimtare dhe i luftave tė padrejta e pushtuese. Kjo ėshtė ajo myja e palakueshme e popullit liridashės. Kjo edhe e formon botėkuptimin, dhe mobilizimin. Dyzimi i konceptit botėkuptimi e shprehja gjeografike, krijojnė - simbolin. Shprehje tjetėr,  e cila nė vete ngėrthen: ujė – bukė – kripė, diell – dashuri, familje – farefis, komb – atdhe.

            Po kthehem tek letėrsia pėr tė nxjerrur pėrfundime, prandaj do tė ndalesha kryesisht te gjuha e letėrsisė: Nė letėrsinė Kosovare hetohet tendenca pėr risimtari, njomja e stilit me fjalė tė reja gjegjėse, shembull: “Daullet e Varrimit“ - roman i shkrimtarit Rushit Ramabaja, „Sheshi i Unazės“- roman modern i shkrimtarit Zejnullah Rrahmani, etj. Nė letėrsinė e Shqipėrisė kjo tendencė mungon fare: te novela (gabimisht e kanė quajtur - roman): „Shkaba“ e Ismail Kadaresė, dhjeta herė pėrdoret emėrtimi „Barman“! Pa asnjė tendencė risimtarie nė gjuhė. Kėshtu qėndron edhe Thoma Kaēorri...

            Letėrsia e realizmit socialist, e hudhi poshtė edhe shkrimtarin botėror, Shtefan Cvajg, vetėm pse nė librat e tij kishte edhe fantazi! Pra, letėrsia e kėsaj periudhe kishte karakter stagnues, frenues, vendnumėrues. Nė kėtė pikė, letėrsia kosovare ka epėrsinė. Kurse nė mėrgim do ta theksoja romanin e shkrimtarit, Ramadan Rexhepi – Osmani: “Kumbonaret“, dhe njė citat tė tijin: "Ēdo njeri ėshtė njė diell, ēdo diell ėshtė njė kumbonare, ēdo kumbonare kumbon nė mėnyrėn e vet". Dhe doemos, sėrish, te gjuha: kumbona kumbon nė kumbonare, - fjalė e formuar nga onomatopeja kum – kum. E kurrėn e kurrės sikur rekomandon FSHS: kambanė – kėmborė!!

Copėtimi, gjeografik dhe pastaj ai ekonomik e tregtar, e ka copėtuar edhe unitetin e kulturės e tė letėrsisė. Nė ato pėrmasa territoriale, ngastra – ngastra veēohen e ngushtohen botėkuptimet dhe interesat e ēastit e tė rastit! Skamja dhe spiunazhi, e kanė zhbėrė karakterin e njeriut tė Shqipėrisė, njeriu qė s`ka – vjedh ėshtė bėrė hajn, kėshtu secili ka qen i detyruar t`i denoncon anėtarėt e familjes sė ngushtė. Pėrpara ēkafes duhet tė ngurrojmė?!

Tash Kosova ėshtė e lirė nga pushtuesit barbarė serbijanė, ka Protektoratin Perėndimor: Vetėm tashti janė kushtet pėr rindėrtim e zhvillim tė gjithanshėm, pra, edhe pėr zhvillimin e arteve e tė letėrsisė, sipas shembullit tė demokracisė Perėndimore: pa u strukur nė hermetizėm tė pakuptimtė. Klanet – klikat – tarafet letrare – politike, janė identike pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė. Klanet dialektore: Gegėrishtja – Toskėrishtja – gjuha letrare erdhi me dekret, dhe pa respektuar asnjė segment tė Veriut, toskėrishtja njėanshmėrisht u quajt – letrare! Mendoj se tani duhet korrigjuar Kongresin e Drejtshkrimit, (1972); dhe tė japin kontributin e tyre nė mėnyrė tė barabartė, tė tri Universiteteve tona: Prishtinė – Tetovė – Tiranė.

Nga shumė veprimtari qė pėrmendni Ju, unė jam nė radhė tė parė polemist – pleqnar (P.P.)! Nė vitet e fundit tė burgut e kam zbuluar: Isha nė spital tė burgut, nė njė gjendje qė as gazetėn nuk mund ta mbaja nė dorė; dhe po i lėshoja artikujt e punimet: informative – politike – letrare... Vetėm polemikat i preja me gėrshėrė dhe i lexoja mė vonė me pasion tė veēantė. Pavarėsisht se kanė kaluar dekada, jam nė gjendje shumė sish tė jua them me pėrpikėri. Mė kujtohen kur kanė polemizuar: Rexhep Hoxha (monolog!) me Rexhep Qosjen“, Rexhep Hoxha me Agim Devėn, i pari konservator i dyti cinik, Muhamet Kėrveshi me Ali Aliun, i dyti ishte mė nė nivel; kanė polemizuar Resul Shabani e Agim Vinca, i pari ishte nė nivel shumė mė tė lartė: Resuli e padiste pėr plagjiator, Agimi nuk pėrgjigjej nė akuzė, por jashtė objektit: shkruhej "tė nderuar lexues, a nuk tingėllon njėsoj „Resul Shaban“ sikur „Mark Anton“(?!), ...Fehmi Agani ka polemizuar me Rexhep Qosjen, alias me „veprėn“ e tij: “Morfologjia e njė fushate“.

Polemist i vėrtetė mund tė bėhet vetėm ai, i cili e do drejtėsinė, dhe kur padrejtėsinė e gėnjeshtrėn e godet nė loēkė tė zemrės.

Pėr vetėvrasjen

                „Duke marrė parasysh rėndėsinė e kėsaj lėnde, tepėr pak ėshtė shkruar pėr vetėvrasjen, dhe askush as qė e ka vėzhguar. Mbase kjo sėmurje (nėnvizimi – K.O.) as lejon tė vėzhgohet. Vetėvrasja ėshtė ndjesi, tė cilėn do ta quajmė, nėse doni, – konsiderata ndaj vetvetes, pėr tė mos e zėvendėsuar me fjalėn, nder. Atė ditė kur njeriu vetveten e pėrbuzė, atė ditė kur e sheh se ėshtė i pėrbuzur, nė atė moment kur realiteti jetėsor nuk ėshtė mė nė harmoni me shpresat e veta, mbytet dhe me kėtė i shpreh nder shoqėrisė, nė tė cilėn ėshtė i privuar nga virtytet e veta dhe shkėlqimi i vet, dhe nuk dėshiron tė mbetet mė nė tė. Kush ēfarėdo qė tė thotė pėr kėtė, nė mes ateistėsh (duhet zbritur tė krishterėt nga vetėvrasja), vetėm qyqarėt e durojnė jetėn tė pandershme.

            Ka tri lloje tė vetėvrasjes: mė e para vetėvrasja e cila ėshtė atak i fundit tė ndonjė sėmundje tė gjatė, dhe e cila, me siguri, bie nė lėmin e patologjisė; pastaj vetėvrasja nga dėshpėrimi;  mė nė fund, vetėvrasja me paramendim. (Balzaku).

            „Kjo urrejtje (por jo ndaj vetvetes! – K.O.) ėshtė njė nga shkaqet e mėdha tė vetėvrasjes: njeriu vritet qė t`i ofrojė vetes kėnaqėsi nderi“. (Stendali:“ O ljubavi“ – „Minerva“ – 1984, Suboticė).

             Duhet t`i besojmė Balzakut se kjo dukuri nuk ėshtė studiuar sa duhet gjer atėherė; – por nuk jemi tė informuar se a ėshtė marrė kush mė vonė me kėtė ēėshtje tė rėndėsishme? – pos Stendalit te „Mbi dashurinė“, dhe Herman Hesit tek „Ujku i stepės“?

            Pa mėtime tė bėhem shkencėtar, nga pėrvoja personale, mė jep tė drejtė tė pajtohem o tė mospajtohem me ca citate e konkludime tė Balzakut, tė Stendalit e tė Hesit. Pa mohuar se mund tė ketė edhe raste tė tilla personash, por – jonjerėzish!

            I kam dėnuar dhe i dėnoj vetėvrasėsit: Hemingvej, Shtefan Cvajg, Majakovski, Jesenini, Qopiqi ...Pse? – sepse qė tė gjithė kanė qenė jashtė, dhe nė kushte tė durueshme jetese, – pa njė barrė mbi shpinė!

            Nuk pajtohem kur vetėvrasja quhet – sėmurje! Pa pėrjashtuar mundėsinė qė tė ketė edhe raste tė tilla. Por ėshtė e vėrtetė: ndjesia, nderi dhe konsiderata ndaj vetvetes. Nuk e kuptoj pėrse njeriu do ta pėrbuzte vetveten? – pse Balzaku mendon se nė kėtė mėnyrė njeriu i shpreh nder shoqėrisė!? – pos nėse ėshtė thėnė me ironi therėse, e qė mund tė jetė tejet latente? – por nė atė rast, do duhej apostrofuar apo futur nė thonjėza? Ndėrkaq, pajtohem se vetėm qyqarėt e durojnė jetėn e pandershme.

            Ata do tė kenė shkruar pėr vetėvrasjen, tamam sikur shkrimtari Knut Hamsun pėr urinė, te romani i vet „Uria“ – me tė dėgjuar pėr raste urie, pa e pas pėrjetuar! Shembull: ai pėrmend  urinė, pa pėrmendur edhe – e t j e n! Gjatė urisė, organizmi fillon t`i shfrytėzojė rezervat e brendshme, dhe derisa pėr bukė qėndron me javė tė tėra, – pa ujė – mbaron!

            Edhe pėrfundimin Balzaku e ka dhėnė bukur, – po pėrse nuk e ka motivuar, dhe pėr pasojė s`kuptohet: pėr rastin e parė, patologjik (afekti astenik). Rasti i dytė (dėshpėrimi), ėshtė tepėr i pėrhapur dhe dėshpėrohen e vriten: personat e zymtė e pesimistė, ata qė pėrpara dreke e urrejnė veten, e pas dreke, e urrejnė gjithė botėn, dhe plus dy fshatra mė shumė!!! Ata vetėvriten pėr ēėshtje tė mėdha, tė mesme e tė vogla. Njėri ka dashtė tė vritet pse s`ka pas me kė tė loz shah! Kurse me paramendim vriten revolucionarėt, pėr tė mos tradhtuar. Nė kėso rastesh, kėrcehet nga jeta nė vdekje, pikėrisht si nė gara noti nga dėrrasa (shpėtimtare) kėrcimtare! Nė ato momente ngulet thika nė zemėr pa hamendje e pa ngurrim: as pa atė ngurrimin artistik tė hamendjes e tė keqardhjes para se ta presim mollėn e bukur e tė hijshme!

            Nė kėtė gjendje gatishmėrie kam qenė pas torturave nė burgun e Leskovcit, me rastin e pranimit mė 18 – 20.9.1984. Dhe nė njėshen e kazamatit tė Nishit, mė 30 – 31.1.1987, kur mė lanė nė betonin e akullt pa papuēe!!!

            Ja se si do t`i bėja „nder“ shoqėrisė:

            Do t`i preja damarėt e dorės sė majtė, e do ta mbushja grushtin ngjyrė tė kuqe, e me gishtin tregues tė dorės sė djathtė, do ta stolisja murin nė tė katėr anėt, nė stilin: lart – poshtė!!! Rrnoftė – coftė!!! Dhe fill do tė kėrceja nė lakun e  pėrgatitur qėparė, i kėnaqur se shkova i pastėr zambak, pa njollėn e urryer tė tradhtisė. Kėshtu xhelatėve mizorė iu jepen munxat! Mbeten duarthatė e tė zgėrdhirė mundimqarėt nė njėrėn anė, kurse familja dhe populli tė pėrkujtojnė me respekt, e dikush mund tė tė shpallė...

            Kėtu ėshtė zor tė dallohet gjendja e ngutshme pėr shkaqe depresioni, ose frika e bazuar se pas njė rraskapitjeje e sfilitjeje tė tepruar, mund tė bėhesh qyqar, sa tė mos jesh mė nė gjendje tė mendosh as tė veprosh??? – apo mendon dhe vepron destruktivisht, dhe padashje, nė gjendje halucinacioni, jep informata tė rrezikshme dhe tė dėmshme pėr shokė dhe pėr kauzė.

            Nė burgun e Leskovcit mė kanė rrahur: Aca, Llukiēi e Iliēi, – me  grushte rreth veshkėve dhe rreth zemrės. Kam pėshtyrė gjak. Nė vetmi s`kisha mjete. Mė nė fund gjeta dy: tehu i sportelit tė krevatit, nė dy anė ishte i topitur, po nė njėrėn anė ishte i mprehtė si brisk; – si dhe me kombinimin e tlinave dhe tė maicės (unė nuk i them – kanatjere! – pėr hatėr tė fshatarėve tanė qė nuk mund ta shqiptojnė, dhe e kanė si zor t`i dallojnė kanatjere – kantonire?) – mund tė formohej laku. Dėshira m`u plotėsua dhe po galdoja triumfin! Por, po mė behej se dikush po mė vėshtronte pėr syrin e deriēkės? – dhe e shtyja pėr mė vonė, – tevona mė zinte gjumi dhe gdhihej! Mė pastaj edhe tortura u avashitėn dhe – mbeta!

            Po kėshtu edhe nė burgun hetues tė Prishtinės: pėr ēdo ditė pas sillės dhe pas darkės, nė hetime. Pėrmendnin lloj - lloj emrash. I tregoja njė tregtari shqiptar, – mė thonte: edhe atė nė bėfsh, s`tė vyen jeta, mė mirė mbyte veten. Kur i tregoja cimerit serb, Nikolla Gjukiqit, malazias nga Lika (majstor – Nino!), me banim nė Prishtinė, mė thonte: fill trego! – shpėtoje veten!!!

            Isha nė fjetėn nr. 18, kati i II–tė . Sa herė mė dėrgonin nė hetuesi, vėreja me kujdes humnerėn midis shkallėve: nė rast nevoje, do tė kėrceja kryengul me kokė nė beton. Po ndėrmjetėsa ishte tepėr e ngushtė, dhe mund tė anohesha e tė mos bie dogri nė kokė, por anash? – pėrse nuk m`i solli ato tableta vdekjesjellėse, elementi... Sejdi Veseli? O ironi: nuk e miratonte kėtė mėnyrė vdekjeje, – e   tevona e kishte hapur gojėn si ēorape, dhe i ka marrė mė qafė nja 100. – veta!?! – edhe vėllaun e vet – Shemin, edhe dr. Skender Boshnjakun...

            Me zemėrim dhe urrejtje tė papėrmbajtur dhe tė papėrshkrueshme, hedh poshtė konkludimet mendjelehta e arbitrare tė atyre qė thonė: kanė gabuar luftėtarėt e lirisė, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, tė cilėt plumbin e fundit e kanė ruajtur pėr vete: “ėshtė dashtė tė dorėzohen“ – thonė ata!!!

            As Bajram Curri nuk ėshtė dorėzuar!

Histeria antidemokratike enveriste

            Enveristėt po na turpėrojnė pėrpara botės pėrparimtare, ata po prishin ēdo gjė, po bėjnė kėrdi, legalisht dhe ilegalisht, nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Me sjelljet e tyre konservatore, ata sillen nė mėnyrė patologjike: janė tė palogjikė, prepotentė dhe arrogantė. Arroganca e tyre kufizon me paramilitarėt serbijanė tė bandave tė sheshelėve e tė arkanėve.

            Atentatet enveriste – fashiste nė: Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Sabri Hamitin... janė kulmi i ligėsive tė tyre, e atyre fytyrave mizerabėl, dhe i atyre zėrave kerrmėza, mjaullitje macesh nė dėbime... Ata i pret mjerimi...

 

A P E L I

Anaaa moriii!!!,- na paska koritur daja Kadriii!!!

/A. S./

Ani edhe po loz valle!!!-

Ēika e spiunit Kadri Osmani!!!

/R. L./

Kadri Osmani, ti si shumė po na kritikon?

-          po kush ėshtė i mirė pėr ty!?-dhe me tė drejtė

-          kanė biseduar me tė dalė nė rrugė e me tė rrahė!

/S. Th. – Sangalla dhe F. B./

 

            Apeli ėshtė dhėnė nga a–zh, nga fillimi e nė fund, pėr ata qė duan tė nxjerrin mėsim e pėrvojė, – po edhe mė konkretisht, mund ta rezymoj, duke jua dhėnė njė titull tė librit tim me tregime nė dorėshkrim: “PUNĖ DHE RREGULL“.

            Po sa na e pranojnė kėtė jopunėtorėt dhe anarkistėt!? – mbase ata janė edhe jolexues, andaj ne po vijojmė pėr lexuesit dhe pėr tė urtėt: fitimi dhe kursimi, edhe kėtė e kemi thėnė mė lartė? – zhdukja e paqartėsive, e mosmarrėveshjeve – padashje. Duhet tė mėsohemi ta numėrojmė orėn, jo vetėm deri nė 12:00, po deri nė 24:00, treni nisėt nė ora 12:00, e treni niset edhe nė ora 24:00, – janė itinerare qė nuk duhet ngatėrruar. Ose, tė paktėn, tė shtohet: nė mes tė ditės – apo nė mes tė natės, para dreke ose pas dreke.

            Terminet e kontakteve nė rrugė, duhet tė jenė patjetėr tejet precize: ėshtė monotone dhe budallaqe tė endesh rrugėve duke pritur; madje edhe bie nė sy si budalla ose si “diversant”!?– kurse po tė jetė takimi nė lokal, le tė jetė toleranca aq sa pihet njė gotė.

            Mos mbivoto me tendencė, se tendenca tė kthehet nė prag – bumerang!

            Mos fol pa doganė!

            Udbashė sermaxhėt e udbashė shavellėt... dhe soji e sorollopi i tyre, do tė vijojnė intrigat e denigrimet e tyre prej spiunėsh tė neveritshėm; dhe do tė gjejnė spiunė me pagė a pa pagė fare, sikur (A. S. e R. L. apo edhe S. Th.) me kompani, avokatė tė ēdo ligėsie njerėzore: kokėn lartė ēika jonė e ēunat tanė, dhe nipa e mbesa! – mburruni pėrjetėsisht dhe amshueshmėrisht me biografitė tuaja dhe tė prindėrve e tė gjyshėrve tuaj me biografitė zambakė!!!

            As na dhimbsen pėrpjekjet as vuajt tona tė pafund, nė 60–vjetorin tonė tė jetės, vetėm po na vie keq e po na vie plasja, pse elementi i brendshėm dėshtoi me turp – pėr turpet e ligėsitė e kundėrshtarėve tanė tė panjerėzishėm; tė cilėt nuk dinė tė dallojnė erėn e lules nga duhma e mutit. Dhe edhe tash, kur kemi ngelur nė mėshirėn e elementit tė jashtėm, B. L. e taraluzhat nuk pushojnė sė lehuri, me kapacitetin e qenve tė racės tė posaēme, qė thotė analisti politik, i merituari M. B.

            Dhe do tė vijojmė: ne me tonėn, e ata me tė tyren: ne nė vazhdėn e traditės, ata nė vazhdėn antitraditė... dhe le tė na mbajė shpresa, se po afrohet dita e formimit tė Shtetit Tonė Juridik: para tė cilit do tė nxirėn stėrvinarėt – thonjėdhėmbėpėrgjakur, lugetėr e vampirė varrezash.

            E Shteti Juridik do tė vejė ēdo gjė nė binarė tė vet, edhe punė edhe rregull. Por, nė mos e pritshim ne atė Ditė tė Shenjtė, amanet gjeneratave: pėrjetėsi  tė ndjerit Raif Halimi, po ne nuk i falim pėrjetėsisht, as nė kėtė e as nė botėn tjetėr

                                                           

(Pyetjet e mespyetjet nė mes tė frymėmarrjeve/ autori Sh. D.).


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .